MagicInfo™ Server 4.0

SMART Signage Solutions

MagicInfo™ Server 4.0

MagicInfo™ Server 4.0
KENI PYETJE?
KENI PYETJE?
  • none
Utilisez plusieurs types d'écrans au moyen d'un seul serveur unifié

Hapni lloje të ndryshme ekranesh përmes një serveri të vetëm të njësuar

Fuqia e vërtetë e “MagicInfo™ Server” nga "Samsung" është aftësia të ofrojë zgjidhje të shumta me bazë rrjeti për ekranet që ndodhen në ambiente me konfigurime të ndryshme, qofshin këto në vend apo jashtë vendi. Një mundësi tjetër e veçantë e “MagicInfo™ Server” është përputhshmëria dhe kapaciteti për të funksionuar më së miri nëpër pajisjet e lidhura SMART Signage nga "Samsung", si p.sh. ekrane të pavarura, mure ekranesh, ekrane për ambiente gjysmë të jashtme dhe të jashtme, ekrane të vogla sinjalizimi ekrane “eBoard” etj. Menaxherët e IT mund të kenë më shumë mundësi tani se kurrë më parë duke monitoruar me komoditet dhe shpejtësi gjendjen e ekraneve të ndryshme që ndodhen në ambiente ose në kompani nga një pikë e vetme, dhe të zgjedhin nëse duan t’i komandojnë ekranet menjëherë apo në bazë të një orari të paracaktuar.

Hapni “MagicInfo™ Server” nga thuajse kudo përmes internetit

Hapni “MagicInfo™ Server” nga thuajse kudo përmes internetit

Çdo ekran në rrjetin tënd botëror mund të menaxhohet tani në distancë nëse aktivizohet hyrja nga interneti. Lehtësia dhe fleksibiliteti theksohet edhe më tej teksa administratorët e sistemit ose të përmbajtjeve mund të lidhin me “MagicInfo™ Server” thjesht duke dhënë një adresë IP ose adresën URL në shiritin e adresës së shfletuesit. Duke përdorur ndërfaqen e serverit nga interneti, menaxheri përkatës mund të kryejë të gjitha detyrat e menaxhimit të infrastrukturës së sinjalizimit dixhital, si p.sh. monitorimin dhe komandimin e ekraneve, menaxhimin e përmbajtjeve dhe të orareve, analizimin e të dhënave të matjes së audiencës e të tjera.

Menaxhoni të gjitha SMART Signage nga "Samsung" në distancë nga një pikë e vetme

Menaxhoni të gjitha SMART Signage nga "Samsung" në distancë nga një pikë e vetme

Me konfigurimin e të gjitha SMART Signage nga "Samsung" duke i lidhur në “MagicInfo™ Server”, kompanitë mund të arrijnë nivele të reja përfitimi duke pasur mundësinë e monitorimit dhe menaxhimit të ekraneve në distancë. Kjo anashkalon angarinë dhe efikasitetin e monitorimit të ekraneve në vendet ku ndodhen. Monitorimi në distancë përfshin çdo gjë, që nga mundësia për ta ndezur apo fikur SMART Signage nga "Samsung” deri te ruajtja e sigurimit të cilësisë së mesazheve dixhitale përmes shikimit të përmbajtjes që luhet nëpër pajisje në kohë reale. “MagicInfo™ Server” është ura që lejon menaxhimin e njëhershëm të një numri të pafundmë ekranesh të lidhura në rrjet.

Menaxhoni të gjitha SMART Signage nga "Samsung" në distancë nga një pikë e vetme

Shton një dimension të fortë qëndrueshmërie me anë të “Luajtësit rezervë”

“Luajtësi rezervë” shton një dimension të fortë sigurie dhe qëndrueshmërie përmes rolit që ka për ruajtjen e gjendjes operative të përmbajtjeve kritike, edhe në rast se ndonjë ekran i caktuar bie ose fillon të shfaqë probleme. Përmes përcaktimit të një ekrani të caktuar që të punojë me efikasitet si “Luajtësi rezervë” për një ekran tjetër që projekton përmbajtjen kritike, “MagicInfo™ Server” ndërhyn menjëherë dhe ia ricakton detyrën e përmbajtjes “Luajtësit rezervë” për të përcjellë informacionin prioritar të ekranit të parë. E gjitha kjo ndodh me ndërmjetësimin dhe reagimin e funksioneve themelore të “MagicInfo™ Server” për monitorim dhe diagnostikim në kohë reale. Pas rikthimit në punë të ekranit problematik brenda rrjetit tuaj të ekraneve, “MagicInfo™ Server” i ricakton detyrë ekraneve të kthehen në konfigurimet standarde.

Përditësojini përmbajtjet automatikisht duke i lidhur me burime databazash në distancë me anë të “Datalink”

Përditësojini përmbajtjet automatikisht duke i lidhur me burime databazash në distancë me anë të “Datalink”

“MagicInfo™ Server” mund të shfrytëzohet nga SMART Signage nga "Samsung" për të shfrytëzuar funksionet e tij dinamike të “DataLink”. “DataLink” vepron si përçues i zgjidhjes tuaj të ekraneve dhe mundëson lidhjen e përmbajtjes së vet me burime databazash në distancë. Duke u siguruar gjithnjë për kapacitetin e automatizuar për ofrimin e përmbajtjeve të përditësuara pa qenë nevoja të modifikohen manualisht dhe individualisht përmbajtjet për secilin ekran, mund të qëndroni të qetë në dijen se klientëve po u dërgohet informacioni i destinuar për ta në kohën e duhur dhe pa ndonjë përpjekje nga ana juaj. Buletinet RSS mbështeten gjithashtu nga “MagicInfo™ Server”, duke i mundësuar rrjetit tuaj të ekraneve të përmbajë informacion me bazë teksti, si p.sh. informacione për motin apo të natyrës financiare sipas nevojës.

Përdorni njohjen e të dhënave të klientëve me anë të “Matjes së audiencës”

Mesurez l'indice de satisfaction grâce aux données d'audience

Gjithashtu pjesë e “MagicInfo™ Server” nga "Samsung", funksioni “Matja e audiencës” mundëson vjeljen e të dhënave të njohura nga klientët në bazë të moshës dhe të gjinisë kur kamera opsionale instalohet në ekran. Funksioni aktivizohet automatikisht dhe punon vetëm nëse ka të lidhur kamerën e dedikuar. Zgjidhja softuerike përfshin dy veçori thelbësore: “Luajtjen dinamike të përmbajtjeve” dhe “Statistikat e të dhënave”.

Menaxhojini fuqimisht ekranet dhe përmbajtjet me serverin e ri “MagicInfo 4.0 Server” të rimenduar nga ana vizuale dhe teknike

Assurez une gestion puissante des écrans et du contenu grâce aux ajouts visuels et techniques de la nouvelle version de MagicInfo 4.0

“MagicInfo Server” është aktualizuar nga ver. 3.1 në 4.0. “MagicInfo Server 4.0” është rimenduar nga ana vizuale dhe teknike me funksione të përmirësuara dhe funksione praktike në dallim nga versioni i mëparshëm. Përjetimi i njëtrajtshëm përgjatë gjithë zgjidhjeve “MagicInfo” ofron të njëjtin nivel kënaqësie dhe lehtësie përdorimi, si dhe funksionesh të fuqishme menaxhimi pavarësisht madhësisë së organizatës.

 

• Ndërfaqe tërësisht e re për funksion dhe përdorim më të mirë - Strukturë koherente menush në gjithë gamën e aplikacioneve - Strukturë intuitive menush - Planifikim i thjeshtuar nga panelet  - Dizenjim i ri krijuesi për internet
• Funksione të reja dhe të përmirësuar për menaxhim më të lehtë të përmbajtjeve - Skedë e re historiku - Modifikim i shpejtë - Ngarkim i drejtpërdrejtë i të dhënave pa instalim modulesh  - Shirit praktik për të kontrolluar ngarkimin e skedarëve 
• Menaxhim i pajisjeve i aktualizuar për menaxhim të centralizuar - Etiketim i lehtë i pajisjeve - Aftësi të përmirësuara kërkimi - Grup i njësuar