Galaxy Tab A (2019)

SM-T510NZKDSEE

  • Ekran përfshirës 10.1 inç
  • Dolby Atmos
  • Samsung Knox

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Zgjidhni lidhjen tuaj

Tableta e gjithanshme e brezit të ardhshëm për biznesin tuaj

Në Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç), zbuloni një tabletë të optimizuar për biznes, të gjithanshme dhe me kosto të përballueshme për përdorim në ndërmarrje të çdo madhësie. Nga puna në terren tek shitja me pakicë, arsimi dhe më shumë, Tab A e çon biznesin tuaj në nivelin tjetër me shkallëzim të shpejtë dhe performancë.

Një shtesë e re e shkëlqyeshme që i përshtatet biznesit tuaj

Me një dizajn të shkëlqyer dhe që bie në sy, është vetëm 7.5 mm e hollë nën një finiturë premium prej metali dhe zgjidhjen e ngjyrës së artë, argjendtë ose të zezë. Korniza të holluara, heqja e tastit të ekranit fillestar dhe logo e markës ju japin mundësinë të shtoni personalizimet tuaja për vlerë të shtuar për markën tuaj.

Ekran i gjallë që i jep jetë punës

Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) paraqet një ekran të gjallë 10.1 inç që jep riprodhim të mahnitshëm të ngjyrave me pikselë 1920 me 1200. Raporti 80% i ekranit me trupin me ndriçim optimal rrit produktivitetin, kërkon vëmendje dhe e bën atë ideale për detyra jashtë ose brenda, ditën ose natën.

Tingull i pastër 3D për përfshirje të përmirësuar

Duke paraqitur një sistem me altoparlantë të dyfishtë, Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) jep tingull autentik, të gjallë. Më tingullin përfshirës Dolby Atmos 3D mund t’i mbani klientët plotësisht të përfshirë në atë që është në ekran kur shohin një prezantim të linjës së produkteve tuaja.

Krijuar për të qenë një hap përpara jush

Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) vjen me 2 GB RAM dhe 32 GB hapësirë të ruajtjes, plus deri në 512 GB memorie të jashtme përmes përdorimit të microSD. Gjithashtu, me performancë të përmirësuar të AP mund ta mbani pajisjen tuaj në përdorim në nivele optimale kur bëni prezantime ose përdorni aplikacione të shumta të biznesit.

*Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) ju jep një mundësi të zgjidhjes të ruajtjes prej 2GB RAM dhe madhësinë e ruajtjes prej 32GB ose 3GB RAM dhe madhësinë e ruajtjes prej 32/64/128GB. Kombinimet e memories dhe të ruajtjes mund të ndryshojnë në varësi të vendit ose rajonit.**Kapaciteti i vërtetë i ruajtjes mund të ndryshojë sipas vendit dhe rajonit.***Karta microSD shitet veç.

Energji që është gati për sukses

Energji për të bërë punë kur jeni në lëvizje. Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) paraqet një kohëzgjatje të baterisë prej 6150mAh (zakonisht) që mban ritmin e atyre që janë në terren për periudha të gjata kohe pa u dashur të shqetësohen se do të mbeteni pa energji.

*Vlera e zakonshme analizuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera e zakonshme është vlera e parashikuar mesatare duke marë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë mes mostrave të baterive të analizuara sipas standartit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është 6,000mAh. Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, formës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë.

Siguri e shkallës së mbrojtjes për biznesin tuaj

Mbajeni konfidencialitetin e kompanisë tuaj të kyçur mirë. Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) është e ndërtuar nga themeli e lart në platformën e sigurisë së Knox që kryeson industrinë celulare, kështu që të dhënat tuaja personale nuk bien pre e njerëzve që hyjnë pa leje ose hakerave. Me çdo shtresë të siguruar, mund ta kryeni biznesin tuaj me besim.

*Imazhi i simuluar për qëllim ilustrimi.

Menaxhim i thjeshtë dhe i lehtë

Menaxhimi Knox vendos menaxhimin e lehtë të pajisjeve të shumta në pëllëmbë të dorës tuaj. Sigurohuni nga larg se të gjitha aplikacionet e nevojshme janë në pajisjet që kanë nevojë për to dhe azhornojini dhe menaxhojini ato në përputhje me nevojat tuaja. Madje gjeni, kyçni dhe fshini pajisjet nëse është e nevojshme kur njëra prej tyre humbet ose vidhet.

Çojeni biznesin e shitjes me pakicë në nivelin tjetër

Shtoni integrimin e tabletës së brezit të ardhshëm tek përvoja e shitjes me pakicë. Kosto e përballueshme, një trup unik prej metali dhe Dolby Atmos bashkohen në përshtatjen e përsosur për përdorimin në kioskë. Zgjidhjet e Konfigurimit Knox të Samsung e bëjnë atë të mundshme, duke ju lejuar të vendosni markën tuaj dhe të personalizoni nga larg dhe të konfiguroni pajisje të shumta.

Dixhitalizoni fushën e forcës tuaj me produktivitet

Kur duhet të punoni jashtë, menaxhimi i detyrave dhe komunikimi në kohë reale është i rëndësishëm për të shmangur vonesa të kushtueshme. Një Galaxy Tab A (2019, 10.1 inç) në dorë zgjat gjatë gjithë ditës së punës, duke ndërsa ju jep mundësinë e përdorimit në çast të të dhënave, emailit dhe veglave të raportimit për të mbajtur kryerjen e detyrave sipas planit dhe nën buxhet.

*Imazhet e ekranit të simuluara për qëllim ilustrimi.

Sillni arsimin tek brezi i ardhshëm

Menaxhoni lehtësisht tableta të shumta të studentëve me Menaxhimin Knox të Samsung. Instaloni aplikacionet e nevojshme të studentëve nga larg dhe konfigurojini ato nga një vendndodhje e vetme. Ruani atmosferën e përsosur të arsimit duke mos lejuar përdorimin e aplikacioneve dhe faqeve në internet shpërqëndruese dhe të paautorizuara.

Specifikimet

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

ngjyrën : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi