Galaxy Tab S10 Lite (Wi-Fi)

Galaxy Tab S10 Lite (Wi-Fi)

SM-X400NZSREUC

  • Ekrani 10,9”
  • Funksioni Handwriting help
  • Përputhshmëria e aksesorëve

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Zgjidhni magazinën tuaj

Shiko pikat kryesore

Shiko më shumë në një ekran 10,9"

Kap idetë me S Pen 1

Çifto lehtësisht me aksesorët Galaxy

I lehtë për t’u mbajtur. Gati për stil

Galaxy Tab S10 Lite është një tablet i hollë vetëm 6,6 mm dhe me peshë të lehtë, që e bën të thjeshtë ta mbash në çantën e krahut, çantën e shpinës ose në dorë. Ky tablet me ekran të madh vjen në tre ngjyra plot stil: gri, e argjendtë dhe e kuqe koral, që duken po aq bukur sa edhe ndihen. Pavarësisht nëse je në lëvizje apo duke u çlodhur në shtëpi, ky tablet me peshë të lehtë është projektuar për t’iu përshtatur stilit tënd të jetesës duke e bërë lehtësisht të transportueshëm.2

Gri

E argjendtë

E kuqe koral

I gjallë si vizioni yt. I gjerë sa idetë e tua

Galaxy Tab S10 Lite ka një ekran të madh 10,9 inç me shpejtësi rifreskimi 90 Hz për lëvizje të pandërprerë dhe reagim të shpejtë ndërsa shikon, lexon ose krijon. Ekrani përfshin gjithashtu reduktim të dritës blu të certifikuar nga SGS për të ndihmuar në reduktimin e lodhjes së syve gjatë seancave të gjata të shikimit. Nga transmetimi i përmbajtjes tënde të preferuar deri te modifikimi i projekteve, ky ekran e mban pamjen të gjallë dhe të qartë.3

Fuqia për të bërë më shumë. Hapësirë për t’i mbajtur të gjitha

Performanca mbetet e pandërprerë ndërsa transmeton, shfleton ose kryen shumë detyra falë memorjes deri në 8 GB. Ti përfiton deri në 256 GB memorje të brendshme, që mund të zgjerohet deri në 2 TB me kartë microSD. Ky tablet me mbështetje për stilolaps e bën të lehtë kapjen e ideve dhe punën në mënyrë efikase, duke të dhënë hapësirën dhe shpejtësinë që të duhet për të krijuar pa ndërprerje dhe për të mbajtur gjithçka në një vend.4

Shkarravit me S Pen. Matematikë e zgjidhur menjëherë

Po has vështirësi me një formulë të ndërlikuar matematikore? Thjesht shkruaje me S Pen dhe Solve Math do të llogarisë automatikisht përgjigjen për ty. Ky tablet i bën më të thjeshta seancat e studimit duke të lejuar të zgjidhësh problemet e matematikës shpejt, pa ndryshuar aplikacionet ose pa humbur fokusin. Pavarësisht nëse po punon në detyra ose po ushtron ekuacione, ai të ndihmon të mësosh dhe të ecësh përpara.5

Shkruaje në stilin tënd me S Pen.

Handwriting Help të lejon të rregullosh shpejt shënimet e rrëmujshme me shkrim dore për ta bërë punën tënde të duket e rafinuar. Mund të drejtosh vijat e pabarabarta, të bësh hapësirat të njëtrajtshme, të rregullosh shkronjat dhe të korrigjosh format e tyre në çast. Shkruaj idetë, merr shënime studimi ose vizato lirshëm me S Pen, shkrimi yt i dorës duket i natyrshëm.6

Një shtypje. Çelësi për tek AI

Prek çelësin e dedikuar Galaxy AI për të aksesuar menjëherë në ndihmën inteligjente kur të nevojitet. Me vetëm një shtypje, mund të nisësh asistentin tënd të preferuar AI për të marrë përgjigje të shpejta, sugjerime të dobishme ose mbështetje në kohë reale ndërsa vazhdon të jesh produktiv. Me AI në dispozicionin tënd, detyrat duken më të thjeshta dhe më të shpejta në Galaxy Tab S10 Lite.7

Modifikime të menjëhershme me Fshirësin e Objekteve

Hiq shpërqendrimet në sfond ose objekte të padëshiruara në fotografitë e tua me Fshirësin e Objekteve. Thjesht rretho zonën që dëshiron të heqësh duke përdorur S Pen, dhe ajo zhduket. Mund të krijosh imazhe të pastra dhe profesionale pa përdorur aplikacione modifikimi shtesë ose hapa të komplikuar. Nga personat që ju prishin fotografinë deri te sfondet e ngarkuara, Fshirësi i Objekteve bën që fotografitë e tua të duken pa shpërqendrime.8

Super Fast Charging për një ditë të plotë në lëvizje

Qëndro i palidhur më gjatë me tabletin me bateri 8000 mAh, të projektuar për të përballuar punën, studimin dhe argëtimin pa ndërprerje. Kur të vijë koha për t‘u karikuar, Super Fast Charging ngarkon baterinë në pak kohë, kështu që nuk ke nevojë të presësh gjatë. Ky tablet me karikim të shpejtë është ideal për mëngjeset e ngarkuara, planet e njëpasnjëshme, ose seancat e gjata të transmetimit me energji të besueshme që të ndjek në çdo gjë që bën.9

I përputhshëm me aksesorët Galaxy që ti adhuron

Galaxy Tab S10 Lite funksionon pa probleme me një gamë aksesorësh për tablet, duke përfshirë Book Cover Keyboard, Book Cover Keyboard Slim, Smart Book Cover, dhe mbrojtësin e ekranit kundër reflektimit. Këto opsione të pajtueshme mund të të ndihmojnë të shkruash në mënyrë më komode, të shijosh shikimin pa përdorur duart, dhe të mbrosh ekranin me qartësi të shtuar, në këtë mënyrë mund të personalizosh pajisjen tënde sipas nevojave të tua.10

Aplikacionet e Galaxy Spotlight. Krijo si profesionist

Zhblloko me shumë kreativitet në Galaxy Tab S10 Lite me aplikacionet e nivelit profesional. Frymëzohu me Clip Studio Paint, Goodnotes, LumaFusion, Notion, Noteshelf 3, ArcSite, Sketchbook dhe Picsart.

Pyetjet e shpeshta

Galaxy Tab S10 Lite ofron dy opsione memorieje: 6 GB memorie + 128 GB hapësirë ruajtjeje ose 8 GB memorie + 256 GB hapësirë ruajtjeje. Po, nëse ju nevojitet më shumë hapësirë, mund ta zgjeroni lehtësisht memorien deri në 2 TB me një kartë microSD (shitet veç). Kjo ju jep shumë hapësirë për aplikacione, shënime mësimi, video dhe projekte krijuese pa u shqetësuar se do të mbarojë hapësira.11

Kur të hiqni kutinë e Galaxy Tab S10 Lite tuaj të ri, do të gjeni një S Pen për shënime të sakta dhe detyra krijuese, një udhëzues të shpejtë për t'ju ndihmuar të filloni, një kunj nxjerrjeje për kartën SIM/microSD dhe një kabllo të dhënash USB Type-C për karikim dhe lidhje.12

Po, Galaxy Tab S10 Lite mbështet si S Pen ashtu edhe tastierat e përputhshme Book Cover. Një S Pen përfshihet në kuti dhe lejon shkrim, skicim dhe shënime të sakta. Galaxy Tab S10 Lite është gjithashtu i përputhshëm me Samsung Book Cover Keyboard dhe Book Cover Keyboard Slim që e shndërrojnë Tab-in tuaj në një konfigurim të gatshëm për punë. Për shkathtësi dhe mbrojtje të shtuar, mund të përdorni Smart Book Cover i cili ofron kënde shikimi fleksibël dhe Mbrojtësin e Ekranit Anti-Refleks i cili ndihmon në zvogëlimin e shkëlqimit.13

Po, Galaxy Tab S10 Lite është një tablet i gjithanshëm i projektuar për punën, studimin dhe argëtimin. Ai vjen me një S Pen për të mbajtur shënime, skicuar ose për të zgjidhur probleme matematikore lehtësisht. Ekrani i tij i madh 10.9 inç ofron një pamje të rehatshme për lexim, pjesëmarrje në kurse online ose transmetim përmbajtjeje. Është i lehtë dhe portativ, me përmasa 254.3 × 165.8 × 6.6 mm dhe peshë rreth 524 g, duke e bërë të lehtë për ta mbajtur kudo. Me jetëgjatësi të baterisë dhe performancë të qetë, është një zgjedhje e shkëlqyer për detyrat e përditshme dhe relaksimin.14

Galaxy Tab S10 Lite ka një bateri 8,000 mAh që ofron deri në 16 orë kohë riprodhimi videosh, kështu që mund të shikoni, shfletoni ose punoni pa karikim të shpeshtë. Kur vjen koha për ta karikuar, karikimi super i shpejtë 25 W mund ta fuqizojë baterinë nga 0% në 100% në afërsisht 120 minuta, kështu që mund të riktheheni në përdorimin e tabletit tuaj pa pritje të gjata.15

Po, mund t’i transferoni shpejt dhe lehtë të dhënat tuaja iOS në Galaxy Tab S10 Lite duke përdorur Smart Switch. Smart Switch është një mjet që thjeshton transferimin e të dhënave nga një pajisje në tjetrën duke ju lejuar të zhvendosni pa probleme kontaktet, fotot, videot, shënimet, ngjarjet e kalendarit dhe më shumë. Mund ta lidhni Galaxy Tab S10 Lite me pajisjen tuaj të vjetër duke përdorur një kabllo ose pa tel duke përdorur aplikacionin Smart Switch.16

Funksioni Handwriting Help aktualisht mbështet arabisht, gjermanisht, anglisht (Australi), anglisht (Mbretëria e Bashkuar), anglisht (Shtetet e Bashkuara), anglisht (India), spanjisht (Spanjë), spanjisht (Meksikë), spanjisht (Shtetet e Bashkuara), frëngjisht (Kanada), frëngjisht (Francë), hindisht, indonezisht, italisht, japonisht, holandisht, polonisht, portugalisht (Brazil), portugalisht (Portugali), rumanisht, rusisht, suedisht, tajlandisht, turqisht, vietnamisht, kinezisht (Kinë kontinentale), kinezisht (Hong Kong), kinezisht (Tajvan), koreanisht.

Po. Galaxy Tab S10 Lite vjen me gjithçka që studentëve u nevojitet — direkt nga kutia. S Pen përfshihet pa kosto shtesë, kështu që jeni gati të mbani shënime që nga dita e parë. Handwriting Help rregullon shënimet e çrregullta duke korrigjuar menjëherë vijat, hapësirat dhe format e shkronjave. Bateria 8,000 mAh ofron deri në 16 orë riprodhim video, duke përballuar seanca të gjata studimi pa pasur nevojë të kërkoni një prizë. Për më tepër, deri në 7 vite përditësime të Android OS dhe sigurisë e mbajnë tabletin tuaj të sigurt gjatë gjithë kohës që jeni në shkollë.17

Specifikimet

  • Madhësia (Ekrani kryesor) 10.9" (277.0mm)
  • Kamera kryesore - Rezolucioni 8.0 MP
  • Pesha (g) 524
  • Shpejtësia e CPU 2.4GHz, 2GHz

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

ngjyrën : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi