Të punosh në Samsung

Të punosh në Samsung

Bëhuni pjesë
e inovacionit
kuptimplotë

Bëhuni pjesë e inovacionit kuptimplotë

Merrni përsipër sfida të mëdha

Gjatë historisë sonë kemi marrë përsipër sfida të mëdha dhe jemi përpjekur që të jemi më zotët në atë çka kryejmë. Kjo frymë është forca shtytëse që na ka bërë një udhëheqës botëror dhe mbështet ambicien tonë për të zhvilluar teknologji moderne që zgjerojnë kufijtë e së mundurës. Ejani dhe bashkohuni me ne ndërsa marrim përsipër sfidat e tjera të së ardhmes.

Jepini formë të ardhmes së botës sonë

Është kombinimi i larmisë, krijimtarisë dhe pasionit të njerëzve që punojnë te Samsung ajo që na ka bërë një nga kompanitë më inovative në botë dhe njerëzit vazhdojnë të çojnë përpara novacionin tonë. Ne punojmë bashkë në një mjedis të hapur dhe bashkëpunues që nxit ndarjen e njohurisë dhe ekspertizës unike që ofron çdo individ. Ky është një vend ky mund të punoni me njerëz fantastikë dhe idetë tuaja marrin jete nëpërmjet produkteve dhe zgjidhjeve të reja që po i japin trajtë të ardhmes së mënyrës sonë të jetesës

Ndikoni pozitivisht

Ajo që i jep kuptim punës në Samsung është njohuria që po luan një rol të rëndësishëm në sjelljen e një teknologjie të re në botë që përmirëson jetët e njerëzve. Novacionet tona u mundësojnë njerëzve mënyra të reja dhe ne e përdorim teknologjinë tonë për të kontribuuar në rritjen dhe zhvillimin në komunitetet ku ne operojmë anembanë botës. Këtu në Samsung ne kemi mundësinë të bëjmë punë vërtet domethënëse që kanë një impakt pozitiv në botë.

Zbuloni mundësitë interesante dhe aplikoni tani për tu bashkuar me ne