Për ata që dëshirojnë të bëjnë shumë.


Në botën celulare, gjithnjë aktive, ju nevojitet një telefon që mund të ndjekë mënyrën sesi punoni — që nga momenti që e merrni. Një telefon në përdorim gjatë gjithë kohës, me siguri dhe kontroll të personalizueshëm, që transformon sesi merrni pjesë në Ekonominë e ardhshme mobile. Është telefoni që ju lejon të bëni atë që nuk mund të bëhet.

Imazh në sfond i një personi ulur jashtë në errësirë, duke parë një Galaxy Note9 me ngjyra të ndezura
Prezantimi zyrtar i Galaxy Note9
Note e re super e fuqishme Galaxy Note9

Ju prezantojmë Galaxy Note9 e ri super të fuqishëm.

Galaxy Note9 Blu Oqeani parë nga pas, vendosur në anën e djathtë, me S Pen të verdhë që qëndron përpara

Fuqizimi i produktivitetit në lëvizje


Ndjehuni të fuqizuar me tipare inteligjente dhe elementë bazë të fuqishëm në Galaxy Note9. Është telefoni që ndjek ritmin e biznesit.

Kaq i fuqishëm sa që është telefon dhe kompjuter në një pajisje


Udhëtoni lehtë dhe shndërroni çdo vend në një vend pune me një kabëll të vetëm ose adaptues të dobishëm HDMI. Kur është i lidhur me një ekran, Galaxy Note9 siguron një përvojë si një kompjuter në mënyrë që të bëni më shumë në një ekran edhe më të madh. Përdorni Galaxy Note9 tuaj për të komanduar me prekje dhe shkruani ose vizatoni duke përdorur S Pen — kështu që nuk keni nevojë për një tastierë dhe maus. Plus, bëni shumë punë në të njëjtën kohë duke përdorur Samsung DeX në ekran si dhe duke përdorur aplikacione në ekranin e telefonit — në mënyrë që të mund të bëni më shumë, si rishikimi i një prezantimi dhe mbajtja e shënimeve, në të njëjtën kohë.

*Rekomandohet përdorimi i adaptuesit HDMI autentik Samsung ose kablli i përshtatshëm për Samsung DeX.
*Ekrani dhe aksesorët shiten veç.
*Disa aplikacione mund të mos funksionojnë ose kërkojnë liçensë (për blerje) në Samsung DeX.
*Samsung DeX duke përdorur një adaptues HDMI ose kabëll është vetëm i disponueshëm në Samsung Galaxy Note9 dhe Galaxy Tab S4.
*Disa funksione të Samsung DeX me adaptuesin HDMI ose kabllin mund të ndryshojnë nga ato me DeX Pad.

Shkoni te SAMSUNG DEX
Imazh i simuluar i një personi që përdor Galaxy Note9 të lidhur me Samsung DeX përmes një kablli të vetëm, duke parë një tabelë në ekranin e lidhur dhe duke përdorur Galaxy Note9 si një tastierë

S Pen krejtësisht i ri, inteligjent


Përdorni edhe më mirë Galaxy Note9 tuaj të fuqishëm me S Pen e tij po aq të fuqishëm. I përmirësuar së fundmi me kapacitete Bluetooth, S Pen funksionon si një telekomandë, gjithashtu. Mund të ndryshoni ekranet, të kontrolloni kamerën tuaj dhe të hapni shpejt aplikacionet tuaja më të përdorura për të përdorur telefonin tuaj edhe me mirë — pa e prekur atë. Për edhe më shumë kontroll, mund të personalizoni funksionet gjithashtu.

*Funksioni i telekomandës së S Pen arrin deri në 10 metra në vend të hapur. Performanca në varësi të rrethanave.
*Jeta e baterisë e S Pen mund të ndryshojë në varësi të përdorimit.
*Funksioni i përdorimit të S Pen si telekomandë mund të ndryshojë sipas aplikacionit.

Imazh i simuluar i një personi që mban S Pen me një prezantim në sfond që tregon një vijë të grafikut. Pasi personi klikon butonin e S Pen, pamja e prezantimit kalon tek një grafik tjeter.
Imazh i simuluar i një personi që mban S Pen me një prezantim në sfond që tregon një vijë të grafikut. Pasi personi klikon butonin e S Pen, pamja e prezantimit kalon tek një grafik tjeter.
Imazh i simuluar i një personi që mban S Pen me një prezantim në sfond që tregon një vijë të grafikut. Pasi personi klikon butonin e S Pen, pamja e prezantimit kalon tek një grafik tjeter.
᠎

Memorie 128GB. Ruani më shumë, fshini më pak.


128GB e brendshme | Deri në 400GB të jashtme

Jepuni ideve tuaja të mëdha hapësirë për t’u rritur me kapacitetin fillestar prej 128GB. Është hapësirë e mjaftueshme për të gjitha simulimet, fotografitë dhe dokumentat tuaja. Dhe nëse ju nevojitet më shumë, mund t’a zgjeroni atë përmes kartës microSD, deri në 400GB.

*Deri në 400GB memorie shtesë me kartën e jashtme microSD që shitet veç.

*Deri në 400GB memorie shtesë me kartën e jashtme microSD që shitet veç.

Një imazh i simuluar i Galaxy Note9 parë nga ana e djathtë me një shumëllojshmëri dokumentash dhe imazhe që shfaqen nga pas

Përjetoni procesorin modern


Biznesi nuk pret, kështu që as ju nuk duhet të prisni. Galaxy Note9 me performancë të lartë ka një AP 10nm dhe 6GB RAM duke siguruar fuqi dhe shpejtësi të pabesueshme kështu që pavarësisht nëse jeni duke punuar, duke u shlodhur ose duke bërë shumë detyra në të njëjtën kohë, gjërat mund të bëhen pa probleme.

*Modelet 6GB RAM kanë vetëm memorien e brendshme 128G.

*Modelet 6GB RAM kanë vetëm memorien e brendshme 128G.

Galaxy Note9 në regjimin e peisazhit me një diagramë në ekran me një shkallë të transparencës që tregon harduerin pranë kreut. S Pen është i vendosur përpara pajisjes

Punoni me shpejtësinë e biznesit


Dorëzoni projektet tuaja dhe shkarkoni të dhëna në një çast me shpejtësitë si vetëtimë të rrjetit LTE gigabit dhe Wi-Fi. Galaxy Note9 lejon përdorimin e 4x4 MIMO për të maksimizuar nivelet e transferimit, që do të thotë se nëse jeni duke parë ose dërguar, bëhet shpejt.

*Maks. 1.2Gbps. Shpejtësia e vërtetë mund të ndryshojë sipas vendit ose operatorit.

Imazh i një personi që mban Galaxy Note9 me shkarkimin GUI në ekran, një shkarkim po përfundon dhe një tjetër ka përfunduar










Punoni përmes motit

Galaxy Note9 dhe S Pen kanë vlerësim IP68 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhrit, kështu që mund t’a merrni telefonin tuaj në shi ose në terren dhe të vazhdoni të punoni dhe të shkruani pa shqetësim. Kjo gjithashtu do të thotë se nëse bëhet pis, mund t’a pastroni lehtësisht atë.

*Vlerësimi IP68. Bazuar në kushte të analizës për zhytje deri në 1.5 metra ujë pa kripë për deri në 30 minuta. Shpëlani mbeturinat/thajeni nëse është i lagur.
Një imazh i simuluar i Galaxy Note9 dhe S Pen nën ujë deri në 1.5 metra me Always On Display të aktivizuar dhe një telefon tjetër në sfond me një ekran bosh
Galaxy Note9 Blu Oqeani me ekranin lart, parë nga ana e majtë

Fuqizon ditën dhe natën tuaj


Qëndroni të lidhur edhe pasi dita ka përfunduar — veçoritë e Galaxy Note9 janë si për punë ështu edhe për argëtim. Dhe një bateri gjatë gjithë ditës ju çon nga dita tek nata me vetëm një karikim.

Shihni më shumë në Infinity Display më të madh se asnjëherë


Bëni shumë punë në të njëjtën kohë pa kufizime në Infinity Display 6.4 inç. Me fshehjen e shqetësimeve vizive, ekrani i madh përfshirës ofron një shikim të pandërprerë pavarësisht nëse jeni duke punuar ose duke u argëtuar, në zyrë ose në shtëpi.

*Infinity Display: një ekran pothuajse pa kornizë, me xham të plotë përpara, nga skaji në skaj.
(Opsioni A) *I matur në mënyrë diagonale, madhësia e ekranit është 6.4" në katrorin e plotë dhe 6.3" duke llogaritur cepat e rrumbullakosur.
(OpsioniB) *I matur në mënyrë diagonale, madhësia e ekranit është 162.0mm në katrorin e plotë dhe 160.4mm duke llogaritur cepat e rrumbullakosur.
(OpsioniC) *Ekrani i matur në mënyrë diagonale si një katror i plotë pa llogaritur për cepat e rrumbullakosur.

Imazhi i një personi që mban Galaxy Note9 përpara një pamje të një rruge plot njerëz me një tabelë dhe aplikacionin e Kalendarit në ekran, duke treguar kapacitetet e kryerjes së shumë detyrave në të njëjtën kohë

Një kamera e fuqishme gjatë gjithë kohës


Kamera me lente të dyfishtë inteligjente ju lejon të bëni fotografi mahnitëse, plot hollësi ditën dhe natën. Hapja e Dyfishtë i përshtatet automatikisht dritës, si syri i njeriut. Dhe Përmirësuesi i Pamjes zbulon atë që shihni për të përmirësuar cilësimet e ngjyrës, ndërsa Zbulimi i të Metës kontrollon për mbyllje të syrit, turbullime, njolla dhe dritë nga pas. Të gjitha së bashku, Galaxy Note9 e bën pothuajse të pamundur që të bëni një fotografi të keqe.

*Lentja e pasme me kënd të gjërë lejon përdorimin e regjimeve F1.5 dhe F2.4.
*Saktësia e Përmirësuesit të Pamjes mund të ndryshojë në varësi të kushteve të rregjistrimit, përfshirë subjekte të shumtë, të qënit jashtë fokusit ose subjektet që lëvizin.
*Saktësia e Zbulimit të të Metës mund të ndryshojë në varësi të kushteve përreth ose subjektit.
*Zbulimi i mbylljes së syrit dhe turbullimit funksionon më mirë kur mund të zbulojë deri në tre njerëz në kuadër, 1.5 metra ose më pranë kamerës.
*Zbulimi i një njolle dhe drite nga pas mund të njoftohet vetëm një herë në një periudhë prej 24 orësh.

Një telefon, dy numra


Lehtësoni ngarkesën tuaj me kapacitetet e dual SIM në Galaxy Note9. Mbani numrin e biznesit dhe atë personal në një telefon, në mënyrë që të mbani jetën tuaj të punës dhe të shtëpisë të ndara. Ose futni një SIM ndërkombëtar kur jeni në një udhëtim biznesi jashtë vendit.

*Karta SIM shitet veç. Disponueshmëria e dual SIM mund të ndryshojë sipas vendit ose operatorit.
*Karta MicroSD shitet veç.

*Karta SIM shitet veç. Disponueshmëria e dual SIM mund të ndryshojë sipas vendit ose operatorit.
*Karta MicroSD shitet veç.

Sirtari i kartës SIM i hapur me dy karta SIM të vendosura
Galaxy Note9 Blu Oqeani me ekranin poshtë, parë nga poshtë

Fuqizimi i biznesit tuaj


Galaxy Note9 vjen me siguri të shkallës ushtarake të Samsung Knox, duke mbrojtur të dhënat tuaja që nga momenti që ndizni pajisjen tuaj. Autentifikimi biometrik shton një shtresë tjetër të mbrojtjes. Që do të thotë se forca e punës tuaj mobile qëndron e sigurtë, edhe jashtë zyrës.

Siguri e shkallës ushtarake nga çipi e sipër


Mbroni të dhënat e biznesit tuaj me një platformë të sigurisë të plot-fuqishme: Samsung Knox. Është e përfshirë në pajisje dhe program, duke siguruar shtresa të shumta të mbrojtjes sapo e hapni kutinë. Dhe monitorimi i menjëhershëm ndihmon në sigurimin e mbrojtjes dhe parandalon shkelje në zyrë ose në një udhëtim biznesi. Kudo që shkon Galaxy Note9 juaj, shkon edhe Knox.

MËSO MË SHUMË PËR KNOX
Imazh i simuluar i Galaxy Note9 me ekranin lart parë nga e majta, duke treguar ekranin Workspace PIN dhe ilustrime që tregojnë 5 shtresat e mbrojtjes Knox: Knox Container, SE për Android, TIMA, Secure Boot & Trusted Boot, Hardware Root of Trust

Mbajeni punën të sigurtë, mbajeni jetën të ndarë nga puna


Ndjehuni rehat që t’a merrni me vete pajisjen tuaj në zyrë. Secure Folder mban të dhënat tuaja të ndjeshme në një pjesë të mbrojtur, duke ndarë jetën tuaj të punës nga ajo e shtëpisë.

Dy telefona Galaxy Note9 njëri pranë tjetrit, njëri tregon ekranin e aplikacioneve dhe tjetri tregon ekranin e aplikacioneve të Secure Folder

Menaxhoni pajisje të shumta me lehtësi


Menaxhimi dhe mbajtja e regjistrave në një zyrë plot me pajisje është me e kollajtë me Knox Manage të mbështetur në cloud EMM. Një tarifë e liçensës me kosto të ulët dhe procesi i thjeshtë i vendosjes ju lejon të kontrolloni nga larg dhe të siguroni pajisjet përmes strategjive MDM. Knox Manage gjithashtu u përshtatet si praktikave të përgjegjësisë të korporatës dhe BYOD, duke ju lejuar të garantoni siguri për të gjitha llojet e modeleve të përdorur.

*Kërkon blerjen e një liçense Knox Manage.

Imazhi i një personi ulur në një tryezë pune me shumë Galaxy Note9 që tregojnë azhornimin nga Android të GUI dhe GUI të Knox Manage të shfaqur në ekran

Zgjidhje që punojnë për ju


Bëni që GalaxyNote9 të përmbushë kërkesat individuale të biznesit tuaj me smartfonë të shkyçur të Samsung Enterprise Edition. Knox Configure, Samsung E-FOTA dhe azhornime të rregullta të sigurisë janë të përfshira, duke ju dhënë menaxhim intuitiv të pajisjes, zgjidhje të përshtatura të partnerit, kapacitete të personalizimit dhe siguri të shkallës ushtarake.

*E-FOTA duhet të mbështetet nga shërbimet MDM.

Imazh i simuluar i Galaxy Note9 në një tryezë me azhornimin nga Android të GUI në ekran

Lidhje që zgjerojnë botën tuaj


Lidhuni me një botë të novacionit përmes Galaxy Note9 tuaj dhe Ekosistemit Samsung. Duke u lidhur me një sërë pajisjesh si pajisje që mund të vishen, tableta dhe më shumë, Galaxy Note9 hap teknologjinë e fuqishme
që transformon jo vetëm sesi punoni, por edhe sesi jetoni. Shkoni më tej, më shpejt me Ekosistemin Samsung.

Lidhur me pajisje të përputhshme si Galaxy Watch, Galaxy Tab S4 dhe Galaxy Note9 me aplikacionin Samsung Flow

Eksploroni Galaxy Note9 e ri super të fuqishëm.

Faqja B2C e Galaxy Note9