MagicIWB S2

SMART Signage Solutions

MagicIWB I2

MagicIWB I2
KENI PYETJE?
KENI PYETJE?
  • none
Ofroni mësime shkollore që të mbeten në mendje me anë të softuerit të avancuar MagicIWB I2 nga "Samsung"

Ofroni mësime shkollore që të mbeten në mendje me anë të softuerit të avancuar MagicIWB I2 nga "Samsung"

    Duke qenë se kufijtë midis ambienteve korporative dhe administratës shtetërore po zgjerohen edhe më përtej kufijve lokalë për të arritur një lidhje në shkallë botërore, ndarja e ideve dhe bashkëpunimi përmes rrjeteve dhe pajisjeve është bërë gjithnjë e më thelbësor. Informacioni jetik duhet të jetë i aksesueshëm nga audienca të ndryshme në të gjitha kohët. Për të optimizuar këto bashkëveprime të brendshme dhe të jashtme, organizatave dhe departamenteve të IT u duhen zgjidhje intuitive në sallat e mbledhjes për të mbështetur me efikasitet bashkëpunimin, fleksibilitetin dhe angazhimin e klientëve. Duke ofruar një ofertë fleksibël dhe të plotë, softueri i menaxhimit të përmbajtjeve MagicIWB (dërrasa interaktive) nga "Samsung" për IWB SMART Signage  nga "Samsung" revolucionarizon angazhimin dhe efikasitetin e prezantimit duke transformuar mbledhjet e rëndomta në përvoja dinamike. Nëpërmjet ekranit interaktiv me prekje, MagicIWB ofron përmbajtje tejet të lexueshme, në cilësi definicionit të plotë të lartë (FHD) që tërheq vëmendjen e shikuesit duke qenë se u ofron shumë përdoruesve njëherësh akses të drejtpërdrejtë në përmbajtje të pasura. Për t’iu përshtatur nevojave të ambienteve të ndryshme përdorimi, softueri i fuqishëm interaktiv nga "Samsung" vjen në dy shërbime të ndryshme, MagicIWB S2 për kompanitë dhe administratën, dhe MagicIWB I2 për arsimin.* Softueri MagicIWB S2 integrohet në formë të përshtatshme brenda ekraneve IWB të "Samsung", duke përfshirë DME-BR dhe DME-BM, ndërsa MagicIWB I2 opsional dhe i avancuar mbështetet qoftë si modul (PIM), qoftë si kompjuter shtesë. Përmes këtyre zgjidhjeve softuerike të “MagicIWB” nga "Samsung", përdoruesit kanë mjetet e avancuara që u duhen për të promovuar bashkëpunimin, angazhimin dhe efikasitetin gjatë prezantimeve, me kosto minimale totale pune (TCO).

Ndani materiale mësimore angazhuese dhe të pajtueshme me pajisjet e ndryshme, pa shpërqendrime dhe ndërprerje

Ndani materiale mësimore angazhuese dhe të pajtueshme me pajisjet e ndryshme, pa shpërqendrime dhe ndërprerje

    Krijuar për të përmbushur kërkesat e ambienteve arsimore, softueri i aktualizuar “MagicIWB I2” nga "Samsung" përbën një zgjidhje të lehtë për t’u implementuar dhe me impakt të lartë që ndërthur efikasitetin, komoditetin dhe fleksibilitetin në një paketë të thjeshtuar. Programet e avancuara të softuerit jo vetëm që ndihmojnë arsimtarët të komandojnë klasat në mënyrë direkte, por u mundëson gjithashtu studentëve të kenë komunikim në kohë reale. Ekranet IWB me “MagicIWB I2” nga "Samsung" lidhen direkt me pajisjet e arsimtarëve nëpërmjet softuerit “MagicIWB Manager”. Së bashku me mjetet e optimizuara për ndarjen e dokumenteve, funksionet e menaxhimit të klasës së programit i ndihmojnë arsimtarët të drejtojnë interaktivitetin e bashkëbisedimeve. Për shembull, “MagicIWB Manager” u mundëson mësuesve të shkëpusin nxënësit nga rrjeti nëse u duhet të drejtojnë vëmendjen e një grupi. Për më tej, “MagicIWB Agent” i softuerit lidh laptopët dhe tabletat e nxënësve me ekranet IWB të "Samsung". Përmes ndërfaqes së lehtë në përdorim, “MagicIWB Agent” ua lehtëson nxënësve bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në bashkëbisedime. Kjo mësimmarrje e fokusuar te nxënësi përshpejton dhe thellon kuptimin dhe arritjet në klasë, duke siguruar njëherësh që arsimtarët të vlerësojnë vazhdimisht nxënien e njohurive. Si rezultat, “MagicIWB I2” nxit një bashkëveprim dhe efikasitet të paprecedent pune midis nxënësve dhe mësuesve për të arritur nivele të reja mësimmarrjeje.

* “MagicIWB I2” pajtohet me të gjitha modelet IWB të serive DBE, DHE, DME, DME-BR dhe DME-BM. Por përdoruesit duhet ta lidhin zgjidhjen e softuerit ose përmes një moduli, ose përmes një kompjuteri tjetër, pas blerjes së lejepërdorimit për akses në softuer.

Hiqni kufizimet e mësimmarrjes përmes aksesit të njësuar të përmbajtjeve

Hiqni kufizimet e mësimmarrjes përmes aksesit të njësuar të përmbajtjeve

    Softueri i ndarjes së njohurive MagicIWB I2 nga "Samsung" është dizenjuar posaçërisht për diskutime të orientuara drejt mësimmarrjes, duke ndihmuar në bashkëveprime më efikase duke hequr pengesat e zakonshme të bashkëveprimit midis nxënësit dhe mësuesit. Pajtueshmëria e pajisjeve të platformës dhe mjetet e posaçme arsimore nxisin shkëmbimin dhe bashkëpunimin e hapur, si dhe efikasitetin në trajnim. Veçoritë kryesore përfshijnë:

• Një prezantim pa vonesë të lëndës mësimore: Arsimtarët mund t’i nisin menjëherë planet mësimore përmes ekranit kryesor fleksibël të MagicIWB I2, ose me anë të “Modalitetit të punës” ose me anë të “Modalitetit të përmbajtjes”. “Modaliteti i punës” u mundëson arsimtarëve të zgjedhin përmbajtjet dhe projektet e mëparshme ose të nisin projekte të reja, ndërsa “Modaliteti i përmbajtjes” u mundëson përdoruesve të kërkojnë e të luajnë përmbajtjet e ruajtura në një memorie të brendshme ose të jashtme.

• Mjete për çdo mësim: Një paketë gjithëpërfshirëse mjetesh arsimore përshpejton kryerjen e mësimeve, mësimmarrjen vizuale dhe krijimtarinë në klasë. Me anë të paketës, mësuesit dhe nxënësit mund të hapin me të shpejtë e të shfaqin një sërë përmbajtjesh arsimore, duke përfshirë këtu fshirësen, raportorin dhe mjetet për vizatimin e formave gjeometrike. Për të përballuar subjekte dhe nivele të ndryshme arsimore, MagicIWB I2 ofron gjithashtu me një prekje edhe mjete gjeografike, matematike dhe shkencore.

• Shënime në kohë reale: Mësuesit dhe nxënësit mund të vendosin gjithashtu ngjitëse të dukshme virtuale direkt mbi përmbajtjet e spikatura përmes funksionit unik “Shënim i shpejtë” të MagicIWB I2, duke i ruajtur përditësimet e prezantimit në një vend të vetëm që mund të hapet lehtësisht.

• Njohje e shkrimit të dorës: Për lehtësi dhe dobi të mëtejshme, një funksion i saktësisë së lartë për njohjen e shkrimit të dorës, shndërron fjalët, numrat dhe format në tekst në ekranin IWB. Ky tekst mund të ruhet në vijim menjëherë, duke garantuar një përdorim më efikas të kohës mësimore.

 

    Përmes ndarjes optimale të skedarëve dhe një sërë mjetesh interaktive softueri MagicIWB I2  nga "Samsung" përmbledh elementet e shumta të nevojshme për një mësimmarrje efikase në një program të vetëm. Si rezultat, arsimtarët mund të ofrojnë një përvojë më të organizuar dhe pa ndërprerje në klasë.

Nxisni bashkëpunimin dhe bashkëveprimin në klasë me anë të menaxhimit të përmbajtjeve në kohë reale

Nxisni bashkëpunimin dhe bashkëveprimin në klasë me anë të menaxhimit të përmbajtjeve në kohë reale

    Softueri i fuqishëm MagicIWB I2 nga "Samsung" përmirëson cilësinë dhe ndikimin e prezantimeve përmes përfshirjes së funksioneve të lehta të përdorimit, përmbajtjeve interaktive vizuale dhe kapaciteteve të përditësimit në kohë reale. Veçoritë kryesore me orientim arsimor përfshijnë:

• Vizibilitet të zgjeruar të përmbajtjeve: MagicIWB I2 ngrihet mbi funksionet bazë të teknologjive të mëparshme IWB për të ofruar një funksion më të gjerë dhe më të fuqishëm të “Shfletuesit”. Sapo identifikoheni, “Shfletuesi i përdoruesve” kërkon cilësimet specifike të secilit prezantues, si dhe planet e ruajtura mësimore, duke u mundësuar shumë përdoruesve njëherësh të ruajnë dhe të hapin përmbajtjet brenda sistemit. Prej aty, funksionet “Faqja”, “Historiku” dhe “Shfletuesi i aplikacioneve” e softuerit u mundësojnë përdoruesve të shfletojnë e të zgjedhin më së miri materialet e reja dhe të ruajtura që kanë të bëjnë me diskutimin e ditës.

• Vizatoni mbi çdo burim përmbajtjeje: Softueri IWB u mundëson përdoruesve të vizatojnë mbi çdo burim të zgjedhur përmbajtjeje që shfaqet në sipërfaqen e ekranit me prekje, duke përfshirë dhe nëndritaret (PiP). Këto funksione të përmirësuara theksojnë edhe më tej pikat e diskutimit në ekran duke përmirësuar efikasitetin e përmbajtjes që prezantohet.

• Regjistroni, ruani dhe ndani përmbajtje: Mësuesit dhe nxënësit mund të ndajnë edhe ekranet, edhe përmbajtjen, duke përfshirë muzikën, fotot, figurat, videot dhe dokumentet me pajisje të tjera portative të aktivizuara nga “MagicIWB Agent”. Përdoruesit mund dhe të hapin në ekranin IWB skedarë nga pjesëmarrësit e tjerë, qoftë për të plotësuar përmbajtjen e prezantimit ose duke i ndarë me një grup më të gjerë. Për më tej, ekrani i softuerit dhe butonat e filmimit ofrojnë një mënyrë pa vramendje për të regjistruar menjëherë shënimet e mbledhjes dhe filmime të ekranit. Pjesëmarrësit në klasë mund t’i dërgojnë në vijim me email ose t’i printojnë shënimet dhe pamjet e ekranit, për një ndarje më të lehtë me njëri-tjetrin. 

• Menuja pluskuese: Të gjitha funksionet themelore të IWB nga "Samsung", duke përfshirë mjetet e fshirjes dhe të vizatimit, përfshihen në menunë pluskuese të MagicIWB S2. “Menuja pluskuese” mund dhe të pozicionohet thuajse kudo në ekran.