- Home /
- Kondicionerë
- / Për biznese
Për biznese

Zgjidhje për biznesin tuaj
Sistemet "Samsung" kombinojnë dizajnin mahnitës me performancën e përparuar për të përmbushur nevojat unike klimatike për kompaninë tuaj.
Zgjidhje klimatike për biznesin tuaj
"Samsung" ka një sistem të shkëlqyer klimatik të përshtatur në përsosmëri me nevojat e biznesit tuaj - pavarësisht industrisë ku bëni pjesë.
Ftesë për hapësira me pakicë
"Samsung" ju ndihmon që klientët të kenë përvoja të këndshme dhe komode. Krijoni një mjedis mikpritës me ftohje të qëndrueshme që arrin në çdo kënd, si dhe me dizajnin elegant sikurse produktet e reklamuara.
Kasetë 360
Me qarkullim të ajrit në 360°, kaseta 360 shpërndan ajër të freskët në mënyrë të njëtrajtshme, duke krijuar ftohje të qëndrueshme dhe humbje minimale presioni në të gjithë dyqanin tuaj.
Me qëndrim në dysheme
Njësia me dizajnin funksional ka distancë të qarkullimit të ajrit që siguron mbulimin e çdo këndi të dyqanit.
CAC për ambiente të jashtme
Ky sistem i jashtëm klimatik me efikasitet energjie ofron komandim të menjëhershëm të temperaturës, instalim praktik për përdoruesit dhe funksione të avancuara.
Kasetë 4-drejtimëshe
Njësia me kasetë 4-drejtimëshe përdor deflektorë të vendosur në fund të çdo flete, për të krijuar shpërndarje më të mirë të ajrit, si dhe mbulim për të gjithë dyqanin.
Kasetë e vogël 4-drejtimëshe
Kjo njësi e vogël, por e fuqishme klimatike mund të instalohet në një pllakë standarte tavani për të ofruar ngrohje ose ftohje të hapësirës së dyqanit.
Tub S
I vendosur pas tavanit për t'u përshtatur me çdo dizajn dyqani, njësia e tubit siguron klimë të qëndrueshme dhe efikase në hapësira më të mëdha.
Tavan i madh
Njësia e fuqishme e tavanit nga "Samsung" mbulon një sipërfaqe më të madhe, duke siguruar kështu komoditetin e klientëve tuaj, pavarësisht se ku ndodhen në dyqan.
Tejkaloni pritshmëritë e klientëve
"Samsung" ju ndihmon t'u jepni klientëve komoditet dhe kënaqësi maksimale. Përmes sistemeve tona fleksibël klimatike, klientët mund të komandojnë cilësimet e ajrit në dhomat e tyre, ndërsa ju rrisni efikasitetin duke menaxhuar zonat e përbashkëta përmes komandimit të centralizuar.
Kasetë 360
Me një qarkullim ajri në 360°, kaseta 360 shpërndan ajër të freskët në të gjitha drejtimet, duke krijuar ftohje të njëtrajtshme në të gjithë dhomën.
Komandim i centralizuar
Komandimi i centralizuar ju lejon të rrisni efikasitetin e kontrollit klimatik duke menaxhuar në mënyrë të centralizuar cilësimet e ajrit në dhoma të veçanta dhe ambiente të përbashkëta.
Kasetë 1-drejtimëshe
Dizajni kompakt, super i lehtë në peshë i kasetës 1-drejtimëshe e bën instalimin dhe mirëmbajtjen e njësive klimatike të hotelit tuaj më të lehtë se kurrë.
Tub i hollë
Njësitë e tubacionit "Samsung" vendosen me kujdes prapa tavanit, duke i siguruar dhomës kontroll të qëndrueshëm dhe efikas klimatik.
DMS 2.5
Serveri i menaxhimit të të dhënave ju lejon të menaxhoni të gjithë rrjetin klimatik të hotelit duke u lidhur me sistemin qëndror ose nëpërmjet internetit.
Kasetë e vogël 4-drejtimëshe
Kjo njësi e vogël, por e fuqishme klimatike mund të instalohet në një pllakë standarte tavani për të ofruar ngrohje ose ftohje të dhomave të veçanta të hotelit.
Tubacion HSP
Ky tub me presion të lartë statik siguron klimë të qëndrueshme dhe efikase në hapësira të mëdha. I fshehur pas tavanit, përshtatet me çdo dizajn dhome.
DVM S për ambiente të jashtme
Kjo njësi e jashtme klimatike me efikasitet energjie ofron komandim të menjëhershëm të temperaturës, instalim praktik për përdoruesit dhe funksione të avancuara.
Rrisni produktivitetin e vendit të punës
Klima e zyrës ndikon mjaft në produktivitetin e personelit. Sistemet "Samsung" kombinojnë kontrollin e qëndrueshëm të temperaturës, fleksibilitetin dhe funksionimin pa zhurmë - duke ndihmuar ekipin tuaj të arrijë rezultatet më të mira, duke rritur efikasitetin, si dhe duke ulur shpenzimet.
Komandim i centralizuar
Komandimi i centralizuar ju lejon të rrisni efikasitetin e kontrollit klimatik duke menaxhuar në mënyrë të centralizuar cilësimet e ajrit në çdo zyrë dhe në të gjithë zonat e përbashkëta.
Tubacion MSP
Tubacioni me presion të lartë statik siguron klimë të qëndrueshme dhe efikase në hapësira të mëdha. I vendosur pas tavanit, përshtatet me çdo dizajn zyre.
Kasetë e vogël 4-drejtimëshe
Kjo njësi klimatike e vogël, por e fuqishme mund të instalohet në një pllakë standarte tavani për të ofruar ngrohje ose ftohje të zyrave të veçanta.
Kasetë 360
Me një qarkullim ajri në 360°, kaseta 360 shpërndan ajër të freskët në të gjitha drejtimet, duke krijuar ftohje të njëtrajtshme në të gjithë vendin e punës.
DVM S për ambiente të jashtme
Kjo njësi e jashtme klimatike me efikasitet energjie ofron komandim të menjëhershëm të temperaturës, instalim praktik për përdoruesit dhe funksione të avancuara.
Njësia e ujit
Njësia e fuqishme dhe pa zhurmë e ujit përdor teknologjinë ajër-ujë për të siguruar ujë të nxehtë deri në 80°C në të gjithë ndërtesën e zyrës.
DMS 2.5
Serveri i menaxhimit të të dhënave ju lejon të menaxhoni të gjithë rrjetin klimatik të kompanisë duke u lidhur me sistemin qëndror ose nëpërmjet internetit.
Përvoja më e mirë e ngrënies
Restorantet kanë nevojë për ajrim efikas për të eliminuar nxehtësinë dhe aromat nga kuzhina, si dhe për të mbajtur të freskët ajrin në zonën e ngrënies. Me dizajne që i përshtaten çdo ambienti të brendshëm, "Samsung" ju mundëson të krijoni komoditetin dhe ambientin që meritojnë klientët tuaj.
Kasetë 360
Me qarkullim të ajrit në 360°, kaseta 360 shpërndan ajër të freskët në mënyrë të njëtrajtshme, duke krijuar ftohje të qëndrueshme dhe humbje minimale presioni në të gjithë restorantin.
Paketa AHU
Paketa AHU nga "Samsung" lejon lidhje me palë të tretë që mundëson komandimin e funksioneve të ftohjes së sistemit klimatik të restorantit tuaj.
DVM S ECO
Kjo njësi e jashtme VRF jashtëzakonisht kompakte, por sidoqoftë e fuqishme siguron ftohje dhe ngrohje efikase me efikasitet energjetik, si dhe është njësia ideale për restorantet e vogla.
Njësia e ujit
Njësia e fuqishme dhe pa zhurmë e ujit përdor teknologjinë ajër-ujë për të siguruar ujë të nxehtë deri në 80°C në të gjithë restorantin tuaj.
Rikuperim i energjisë DVM S
Me aftësi të sinkronizuar të ngrohjes e të ftohjes, kjo njësi e jashtme mund të freskojë kuzhinën e restorantit, ndërsa ngroh zonën e ngrënies.
Me qëndrim në dysheme
Njësia me dizajn funksional ka distancë të qarkullimit të ajrit që siguron mbulimin e çdo pjese të zonës së ndenjes së restorantit.
Një mjedis arsimor produktiv
Strukturat arsimore duhet të kenë kushte të shëndetshme dhe komode që nxisin mësimmarrjen. Sistemet praktike të "Samsung" e bëjnë kontrollin dhe komoditetin të lehtë, duke përdorur dizajne elegante dhe funksionim pa zhurmë për t'u integruar në mënyrë të përsosur në të gjithë strukturën.
Ajrim (ERV)
Kjo njësi efikase ajrimi ka një sensor të integruar për CO2 dhe operacione automatike që ndryshojnë në bazë të ndryshimeve të brendshme dhe të jashtme klimatike.
Komandim i centralizuar
Komandimi i centralizuar ju lejon të rrisni efikasitetin e kontrollit klimatik duke menaxhuar në mënyrë të centralizuar cilësimet e ajrit në çdo klasë dhe në të gjithë zonat e përbashkëta.
Kasetë 360
Me qarkullim të ajrit në 360°, kaseta 360 shpërndan ajër të freskët në mënyrë të njëtrajtshme, duke krijuar ftohje të qëndrueshme dhe humbje minimale presioni në të gjithë strukturën.
Tubacion MSP
Tubacioni me presion të lartë statik siguron klimë të qëndrueshme dhe efikase në hapësira të mëdha. I fshehur pas tavanit, përshtatet me çdo dizajn të strukturës.
DVM S për ambiente të jashtme
Kjo njësi e jashtme klimatike me efikasitet energjie ofron komandim të menjëhershëm të temperaturës, instalim praktik për përdoruesit dhe funksione të avancuara.
Paketa AHU
Paketa AHU nga "Samsung" lejon lidhjen me palë të tretë që mundëson komandimin e funksioneve të ftohjes së sistemit klimatik të strukturës.
DMS 2.5
Serveri i menaxhimit të të dhënave ju lejon të menaxhoni të gjithë rrjetin klimatik të strukturës duke u lidhur me sistemin qëndror ose nëpërmjet internetit.
Gjej partnerin Samsung me te afert
Partnerët e Samsung janë ekspertë te specializuar për sistemet tuaja klimatike. Gjeni më të afërtin.
Rreth zgjidhjeve klimatike të "Sams
"Samsung" po ndryshon rrënjësisht botën e kondicionimit me sistemet më të mira klimatike të njohura anembanë botës për risinë dhe efikasitetin e tyre.