MagicIWB S2

SMART Signage Solutions

MagicIWB S2 nga "Samsung” për kompanitë

MagicIWB S2 nga "Samsung” për kompanitë
KENI PYETJE?
KENI PYETJE?
  • none
Përmirësoni bashkëpunimin përmes softuerit interaktiv të ndarjes së njohurive  MagicIWB S2 nga "Samsung"

Përmirësoni bashkëpunimin përmes softuerit interaktiv të ndarjes së njohurive MagicIWB S2 nga "Samsung"

    Duke qenë se kufijtë midis ambienteve korporative dhe administratës shtetërore po zgjerohen edhe më përtej kufijve lokalë për të arritur një lidhje në shkallë botërore, ndarja e ideve dhe bashkëpunimi përmes rrjeteve dhe pajisjeve është bërë gjithnjë e më thelbësor. Informacioni jetik duhet të jetë i aksesueshëm nga audienca të ndryshme në të gjitha kohët. Për të optimizuar këto bashkëveprime të brendshme dhe të jashtme, organizatave dhe departamenteve të IT u duhen zgjidhje intuitive në sallat e mbledhjes për të mbështetur me efikasitet bashkëpunimin, fleksibilitetin dhe angazhimin e klientëve. 

    Duke ofruar një ofertë fleksibël dhe të plotë, softueri i menaxhimit të përmbajtjeve MagicIWB (dërrasa interaktive) nga "Samsung" për IWB SMART Signage  nga "Samsung" revolucionarizon angazhimin dhe efikasitetin e prezantimit duke transformuar mbledhjet e rëndomta në përvoja dinamike. Nëpërmjet ekranit interaktiv me prekje, MagicIWB ofron përmbajtje tejet të lexueshme, në cilësi definicionit të plotë të lartë (FHD) që tërheq vëmendjen e shikuesit duke qenë se u ofron shumë përdoruesve njëherësh akses të drejtpërdrejtë në përmbajtje të pasura.

     Për t’iu përshtatur nevojave të ambienteve të ndryshme përdorimi, softueri i fuqishëm interaktiv nga "Samsung" vjen në dy shërbime të ndryshme, MagicIWB S2 për kompanitë dhe administratën, dhe MagicIWB I2 për arsimin.* Softueri MagicIWB S2 integrohet në formë të përshtatshme brenda ekraneve IWB të "Samsung", duke përfshirë DME-BR dhe DME-BM, ndërsa MagicIWB I2 opsional dhe i avancuar mbështetet qoftë si modul (PIM), qoftë si kompjuter shtesë. Përmes këtyre zgjidhjeve softuerike të “MagicIWB” nga "Samsung", përdoruesit kanë mjetet e avancuara që u duhen për të promovuar bashkëpunimin, angazhimin dhe efikasitetin gjatë prezantimeve, me kosto minimale totale pune (TCO).

Përmirësoni bashkëpunimin në mbledhje përmes softuerit të dërrasës interaktive praktike në përdorim

Përmirësoni bashkëpunimin në mbledhje përmes softuerit të dërrasës interaktive praktike në përdorim

    Krijuar për t’iu përgjigjur kërkesave të larta të cilitdo ambienti korporativ dhe të administratës, softueri shumëfunksional dhe i integruar “MagicIWB S2” nga "Samsung"* përmirëson efikasitetin përmes një pakete të fuqishme që nuk kërkon kompjuter të veçantë të dedikuar. MagicIWB S2 ofron komunikim optimal përmes mbledhjeve virtuale apo fizike të orientuara drejt prezantimit, përmes bashkëveprimit me ekrane me prekje pa kompjuter, menaxhimit të skedarëve nga një burim i vetëm, mjeteve të ndarjes së përmbajtjeve multimedia dhe lidhjes së pandërprerë me sistemet e videokonferencave. Për më tej, përdoruesit mund të lidhin pajisjet e tyre personale, duke përfshirë laptopët dhe tabletat, në ekrane IWB “Samsung” përmes programit të posaçëm “MagicIWB Agent”. Duke ofruar një ndërfaqe të lehtë në përdorim, programi “MagicIWB Agent” u mundëson përdoruesve të kenë komunikim në kohë reale për efikasitet të optimizuar në punë. 

    Përmes integrimit të këtyre kapaciteteve në një platformë multifunksionale, MagicIWB S2 e integruar nga "Samsung" për ekranet IWB nga "Samsung" ndihmon në efikasitetin në punë dhe performancën e biznesit, që rezulton nga vendimmarrja dhe zgjidhja më e shpejtë e problemeve, procesi i përmirësuar i biznesit dhe ulja e kostove. 


* Softueri MagicIWB S2 nga "Samsung" vjen i integruar falas me IWB DME-BR (modelet 65-, 75- dhe 82-inçëshe) dhe DME-BM (modeli 82-inçësh). Për më tej, “MagicIWB S2” mbështet modele të tjera IWB të serive DHE, DBE dhe DME nga "Samsung" kundrejt një pagese lejepërdorimi.

Hapni, përditësoni dhe ndani përmbajtje jetike të mbledhjeve në çdo kohë dhe vendndodhje

Përmirësoni bashkëpunimin përmes softuerit interaktiv të ndarjes së njohurive MagicIWB S2 nga "Samsung"

    Softueri fleksibël MagicIWB S2 nga "Samsung" ngre prezantimet standarde në diskutime angazhuese dhe bashkëpunuese përmes përfshirjes së funksioneve të lehta në përdorim, grafikës interaktive dhe kapaciteteve të modifikimit në kohë reale. Veçoritë kryesorë përfshijnë:

• Vizatoni mbi çdo burim përmbajtjeje: Softueri IWB u mundëson përdoruesve të vizatojnë mbi çdo burim të zgjedhur përmbajtjeje që shfaqet në sipërfaqen e ekranit me prekje. Edhe nëse përmbajtjet e jashtme shfaqen në nëndritare (PiP), përdoruesit mund të vizatojnë mbi përmbajtjet e nëndritareve. Këto funksione të përmirësuara praktike sigurojnë që pikat kritike të diskutimit të mund të theksohen në ekran, duke i bërë prezantimet më dinamike dhe produktive. 

• Shfletoni dhe shfaqni përmbajtjet: Shfletuesi i përmbajtjeve i MagicIWB S2 mundësin hapjen e lehtë të skedarëve foto, audio, video dhe të dokumenteve nga burime të brendshme dhe të jashtme ruajtjeje. Për bashkëpunim të njësuar përpara, gjatë dhe pas diskutimit, “Shfletuesi i historikut” mbështet edhe vendndodhjen e përmbajtjeve të përdorura më parë, si p.sh. shabllonet e mbledhjeve, për ripërdorim të mëvonshëm. 

• Regjistroni, ruani dhe ndani përmbajtje: Përdoruesit mund të ndajnë përmbajtje, duke përfshirë figura, me pajisjet portative të pjesëmarrësve të tjerë të aktivizuara nga “MagicIWB Agent”. Përdoruesit mund dhe të hapin në ekranin IWB skedarë nga pjesëmarrësit e tjerë, të plotësojnë prezantimet me këta skedarë, si dhe t’i ndajnë këta skedarë me një grup më të gjerë. Për më tej, butoni i regjistrimit të ekranit të softuerit ofron një mënyrë pa vramendje për të regjistruar menjëherë shënimet e mbledhjes. Pas regjistrimit, shënimet e mbledhjes mund të dërgohen lehtësisht me email, përmes një funksioni emaili. 

• Menuja pluskuese: Të gjitha funksionet themelore të IWB nga "Samsung", duke përfshirë mjetet e fshirjes dhe të vizatimit, mund të gjenden në menunë pluskuese të MagicIWB S2. Për lehtësi të mëtejshme, “Menuja pluskuese” mund të pozicionohet thuajse kudo në ekran.