H.Browser

SMART Hospitality Display Solutions

H.Browser

H.Browser
KENI PYETJE?
KENI PYETJE?
  • none

    Zinxhirët e hoteleve Premium dëshirojnë të ofrojnë argëtim superior në dhomë si dhe shërbimet e personalizuara të menaxhimit të përmbajtjes që presin vizitorët e tyre. Duan gjithashtu t’u ofrojnë vizitorëve shërbime interaktive interneti pa qenë nevoja të blejnë, instalojnë dhe mirëmbajnë pajisje të mëtejshme si p.sh. dekodues videosh me pagesë. Si platformë me bazë IP, “H.Browser” u mundëson integruesve të sistemeve të ofrojnë zgjidhje tërësisht të personalizuara për dhënien e shërbimeve cilësore interaktive dhe funksioneve për video falas dhe me pagesë. Duke qenë se “H.Browser” mbështetet mbi gjuhë programimi interneti si HTML5 dhe “Java Script®”, integruesit e sistemeve mund të zhvillojnë lehtësisht dhe të instalojnë me shpejtësi, zgjidhje të personalizuara për hotele.

Pasuroni përjetimin e vizitorëve me një platformë të hapur me bazë IP dhe lehtësisht të personalizueshme

Si zgjidhje menaxhimi ekranesh hotelerie në platformë të hapur me bazë IP, “H.Browser” është tërësisht e personalizueshme dhe tejet fleksibël, në mënyrë që hotelet luksoze të mund të japin shërbime të fjalës së fundit të teknologjisë, duke përfshirë video me pagesë dhe aplikacione të mirënjohura mbarëbotërore për një përjetim të pakrahasueshëm në dhomë. “Samsung” ofron një paketë zhvillimi softuerik (SDK) që u mundëson integruesve të sistemeve të krijojnë zgjidhje superiore dhe të personalizuara për televizorët në hotele, nëpërmjet ndërfaqes intuitive dhe funksioneve të fuqishme. Ngritur mbi standardin HTML5, “H.Browser” përbën një zgjidhje vërtet inteligjente televizive, duke u mundësuar vizitorëve të shfrytëzojnë shërbime dhe funksione interaktive falas, video me pagesë, si dhe duke u mundësuar integruesve të sistemeve të zhvillojnë me lehtësi zgjidhje më të personalizuara me fleksibilitet më të lartë.

Enrich the guest experience with an easily customisable IP-based open platform

Krijoni një atmosferë të sofistikuar në dhomë, me zgjidhjen e integruar të “H.Browser”

Me zgjidhjen e integruar të “H.Browser”, zinxhirët e hoteleve mund të krijojnë ambient tejet cilësor në dhomë duke shmangur nevojën për dekodues të mëtejshëm për ofrimin e përmbajtjeve të personalizuara dhe të shërbimeve interaktive. Integruesit e sistemeve mund të shfrytëzojnë aftësitë e avancuara harduerike të "Samsung" nëpërmjet "H.Browser" dhe ekraneve optimale “Hospitality” të “Samsung” me procesorë të integruar “Quad Core”. Kombinimi u mundëson të përqendrohen në implementimin e zgjidhjeve optimale që janë përmirësuar për t’iu përgjigjur nevojave specifike të hoteleve.

Krijoni një atmosferë të sofistikuar në dhomë, me zgjidhjen e integruar të “H.Browser”

Bazohuni në mbështetjen teknike bashkëpunuese të "Samsung” për integruesit e sistemeve

"Samsung” ruan një marrëdhënie të fortë dhe të besuar me integruesit e sistemeve për t’i ndihmuar në procesin e zhvillimit të zgjidhjeve, duke ofruar jo vetëm paketën e zhvillimit softuerik (SDK), por edhe me anë të "Samsung D-forum” në adresën samsungdforum.com, si dhe mbështetje teknike të menjëhershme dhe asistuese. “Samsung" bashkëpunon aktualisht me rreth 15 integrues të mëdhenj sistemesh në shkallë botërore për zhvillimin e zgjidhjeve me "H.Browser” dhe është në pritje të zgjerimit të mëtejshëm të partneriteteve në hapat e mëtejshëm.

* http://www.samsungdforum.com

Bazohuni në mbështetjen teknike bashkëpunuese të "Samsung” për integruesit e sistemeve