LH55OMDPWBC/EN

Ekran professional gjysëm-jashtë, seria OM55D-W, 55"

Madhësi 55

Ofrojini mesazhet promocionale me gjallëri dhe shikueshmëri të shkëlqyer

Tërhiqni më shumë vizitorë në biznesin tuaj të shitjes me pakicë duke ofruar mesazhet promocionale me shikueshmëri të shkëlqyer. SMART Signage e Serisë OMD paraqet ndriçim të lartë prej 2500 nit dhe raport kontrasti 5000:1 për shikueshmëri të mahnitshme në ambiente të ndryshme ndriçimi. Edhe klientët që mbajnë syze të polarizuara mund t’i shohin mesazhet me qartësi dhe shkëlqim të jashtëzakonshëm, pa efektin e mosdukjes së ekranit që haset rëndom në ekranet LCD.

Ofrojini mesazhet promocionale me gjallëri dhe shikueshmëri të shkëlqyer

Shfaqni përmbajtjen me shkëlqim optimal dhe efikasitet në kosto

Optimizoni kontrollin e ndriçimit duke pakësuar shpenzimet e përdorimit të ekranit dhe konsumin e energjisë me një sensor automatik të ndriçimit. Mund të personalizoni ndriçimin maksimal dhe minimal brenda një sfere prej 350 nit deri në 2500 nit për t'iu përshtatur çdo ambienti dhe për të kontrolluar shpenzimet, teksa zgjasni jetën e monitorit.

Shfaqni përmbajtjen me shkëlqim optimal dhe efikasitet në kosto

Mbështetuni tek qëndrueshmëria e lartë gjatë gjithë kohës në ambiente të ndryshme të jashtme

Prezantojini mesazhet e biznesit gjatë gjithë kohës edhe nëse ekrani ekspozohet ndaj dritës së diellit drejtpërdrejt dhe tërthorazi, për një funksionim të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës SMART Signage e Serisë OMD është projektuar nga ana mekanike dhe ka kaluar analizim të brendshëm për t'i bërë ballë nxehtësisë me një panel që mund të durojë temperatura deri në 110°C (230°F).* 110°C (230°F) tregon temperaturën që mund të durojë sipërfaqja e panelit, jo vetë ekrani, nën ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.

Mbështetuni tek qëndrueshmëria e lartë gjatë gjithë kohës në ambiente të ndryshme të jashtme

Përjetoni menaxhim të lehtë dhe pa gjëra të tepërta me SSSP

Shfrytëzoni SSSP e gjeneratës së 2-të nga Samsung që kryeson industrinë dhe një procesor të fuqishëm quad-core me teknologji SoC për rendiment të jashtëzakonshëm. SSSP e gjeneratës së 2-të ka zgjidhje të integruar tërësore dhe të përparuar menaxhimi të përmbajtjeve MagicInfo® Premium S që eliminon nevojën për një kompjuter apo aparat për mediat. Rezultati është një konfigurim jo i ngarkuar dhe i thjeshtuar i sinjalistikës dixhitale që ofron përmbajtje të pasura të mediave, efikasitet të përmirësuar në punë dhe TCO më të ulët.

Përjetoni menaxhim të lehtë dhe pa gjëra të tepërta me SSSP

Menaxhoni përmbajtjen me lehtësi e profesionalizëm nga një pajisje celulare

Menaxhoni përmbajtjen me rehati nga një pajisje celulare me Wi-Fi të integruar dhe me zgjidhjen MagicInfo®, edhe nëse ekranet instalohen në pika që arrihen me vështirësi. MagicInfo mundëson menaxhim profesional të shumë ekraneve dhe aplikacioni MagicInfo Mobile mund të përdoret në tabletë apo pajisje tjetër celulare, për të ofruar me lehtësi përmbajtje tek ekranet ose për të përditësuar shabllonet apo përmbajtjet e ekraneve.

Menaxhoni përmbajtjen me lehtësi e profesionalizëm nga një pajisje celulare

Ofroni përmbajtje angazhuese me një dizajn shumë të dallueshëm, elegant dhe të jashtëzakonshëm

Bëjuni përshtypje klientëve dhe pakësoni shpërqëndrimet me një skicim të sofistikuar që paraqet një kontur të hollë 9,3 mm dhe trashësi të hollë që jep një pamje elegante. Kornizat e holla u lejojnë ekraneve të Serisë OMD që të përdoren të mure të videos të puthitura për paraqitje të mahnitshme në dritare dhe mure. Dhe me panelet e trashësisë së hollë këto ekrane me stil ofrojnë një përdorim efikas të hapësirës teksa ulin kostot e modelimit për kasa të veçanta.*Gjerësia e konturit ndryshon sipas madhësisë së ekranit.

Ofroni përmbajtje angazhuese me një dizajn shumë të dallueshëm, elegant dhe të jashtëzakonshëm

Zgjidhni llojin ideal të ekranit për çdo ambient biznesi

Shfrytëzoni një larmi faktorësh të formës për t'iu përshtatur ambientit tuaj të shfaqjes. Si një panel i llojit komplet i pavarur, OMD-K është projektuar për përdorim të specializuar në kasa të ndryshme të personalizuara, për të shërbyer për një gamë të gjerë nevojash në konfigurime dhe ambiente. OMD-W është një panel i pavarur i këndshëm nga ana estetike dhe i përshtatshëm për përdorim në dyqan për ekspozim në dritare, me kapakun e pasmë që fsheh sërën e hapësirave dhe prizave të lidhjes. Të dy modelet OMD-K dhe OMD-W ofrohen në madhësi të ndryshme (46”, 55” dhe 75”) për fleksibilitet konfigurimi.

Zgjidhni llojin ideal të ekranit për çdo ambient biznesi
Specifikimi
  • Ekrani
    • Madhësia diagonale 55"
    • Lloji i panelit S-VA
    • Rezolucioni 1920 x 1080 (16:9)
    • Madhësia e ekranit aktiv (HxV) 1209.6(H) x 680.4(V)
    • Ndriçimi (Tipik) 2,500 cd/m2
    • Shkalla e kontrastit 5,000:1
    • Këndi i shikimit (H/V) 178/178
    • Koha e reagimit 6 ms
    • Ngjyra e ekranit 8 bit - 16.7M
    • Gama e ngjyrave 72 %
    • Frekuenca e skanimit H 30 ~ 81kHZ
    • Frekuenca maksimale e pikselëve 148.5Mhz
    • Frekuenca e skanimit V 48 ~ 75Hz
  • Lidhja
    • RGB hyrës D-SUB analog, DVI-D, Porta e Ekranit 1.2
    • RGB dalës DP1.2 (Dalja)
    • Audio hyrëse Spina Mini Stereo
    • Audio dalëse Spina Mini Stereo
    • Video hyrëse HDMI1, HDMI2, Element përbërës (CVBS i zakonshëm)
  • Ushqyesi
    • Furnizimi me energji AC 100 - 240 V~ (+/- 10 %), 50/60 Hz
    • Konsumi i energjisë (Regjimi joaktiv) nën 0,5 W (KR,EN) / nën 0,3 W (NA)
    • Konsumi i energjisë (Regjimi aktiv) Maks.: 495 W, Zakonisht: 297 W (KR,EN) / 296 W (NA), BTU (maks.): 1687,95 W
    • Konsumi i energjisë (Regjimi i fjetjes) nën 0,5 W (KR,EN) / nën 0,3 W (NA)
  • Përmasat
    • Përmasat e setit (GjxLxTh) 1,227.4 x 698.2 x 139.5 mm
    • Përmasat e paketës (GjxLxTh) 1,335 x 808 x 265 mm
  • Pesha
    • Pesha e setit 24.0 kg
    • Pesha e paketimit 29.5 kg
  • Specifikimi mekanik
    • Kllapë montimi VESA 600 x 400 mm
    • Gjerësia e kornizës 9,3 (lart) / 6,5 (poshtë) / 7,8 (majtas/djathtas) mm
    • Lloji i opsionit të Media Player I integruar, SIM (modul me rrëshqitje)
  • Kushtet e punës
    • Temperatura 0~30 (në dritë të drejtpërdrejtë nga dielli), 0~50 (pa dritë të drejtpërdrejtë nga dielli)
    • Lagështia 10~80 %
  • Veçori të përgjithshme
    • Special Vendos-dhe-Përdor, MagicInfo S2, Modul me Rrëshqitje, Zinxhirë Dixhitale (100 secili)), Altoparlantë të Integruar, Zbulimi i Gabimeve të Llampës, Kundër Mbetjes së Imazhit, Sensor Temperature, RS232C/RJ45 MDC, PIP/PBP, Muri i Videos (10x10), Mbështetje për Instalim Portreti, Kyçje e Butonave, Planifikim Inteligjent, Wi-Fi e Integruar, Mund të Shikohet me Syze Dielli
    • Altoparlanti Altoparlant i integruar (10 W + 10 W)
  • Veçori opsionale
    • Xhami mbrojtës N/A
  • Lexuesi i brendshëm (MagicInfo)
    • Mbështetja MagicInfo Po
  • Eco
    • Klasifikimi i efikasitetit të energjisë D
  • Certifikimi dhe pajtueshmëria
    • EMC FCC (SHBA): Pjesa 15, Nënpjesa "B", Kategoria "A", CE (EUropë): EN55022, EN55024, VCCI (Japoni): V-3 (CISPR22), KCC (Kore): KN22, KN24, BSMI (Taivan): CNS13438 (CISPR22), C-Tick (Australi): AS/NZS3548 (CISPR22), CCC (Kinë): GB9254-2008, GB17625.1-2012
    • Siguria UL (SHBA) : UL 60950-1, CSA (Kanada): CSA C22.2 No. 60950-1, TUV (Gjermani): EN60950-1, NEMKO (Norvegji): EN60950-1, KC (Kore): K60950-1, CCC (Kinë): GB4943.1-2011, PSB (Singapor): IEC60950-1, GOST (Rusi): IEC60950-1, EN55022, SIQ (Slloveni): IEC60950-1, EN55022, PCBC (Poloni): IEC60590-1, EN55022, NOM (Meksikë): NOM-019-SCFI-1998, IRAM (Argjentinë): IEC60950-1, SASO (Arabia Saudite): IEC60950-1
  • Aksesor
    • Përfshirë Sensor i Jashtëm Infrakuq/Ndriçimi, Udhëzuesi i Konfigurimit të Shpejtë, Udhëzuesi i Rregulloreve, Karta e Garacisë, Kabllo D-Sub, Kablli i Energjisë, Telekomanda, Bateritë

Mbështetje teknike

Shkarkim manual

Ekran professional gjysëm-jashtë, seria OM55D-W, 55" (LH55OMDPWBC/EN)

Manualet

2016.10.05

Udhëzues i shpejtë versioni 1.0

(ANGLISHT, FRËNGJISHT, GJERMANISHT, HUNGARISHT, ITALISHT, POLONISHT, PORTUGALISHT, SPANJISHT, SUEDISHT, TURQISHT)

2016.06.02

CE DoC

(ANGLISHT)

2016.06.02

Manuali i përdorimit versioni 1.0

(ANGLISHT)

2015.06.15

CE DoC

(ANGLISHT)

2015.05.07

CE DoC

(ANGLISHT)

2015.05.07

CE DoC

(ANGLISHT)