Galaxy A70 (Dual SIM)
Galaxy A70
Një ekran që ju jep më shumë hapësirë për të luajtur
Ekrani i zmadhuar 6.7 inç i Galaxy A70 ju sjell edhe më pranë gjërave që ju pëlqejnë duke u dhënë jetë atyre të gjithave në ekranin FHD+ sAMOLED Infinity-U. Pavarësisht nëse jeni duke shkarkuar ose parë programet tuaja të preferuara, raporti i zgjeruar 20:9 është një përvojë shikimi që ju çon në një botë të re.
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi.**Infinity Display: një ekran pothuajse pa kornizë, me xham të plotë nga përpara, nga cepi në cep.***Ekrani i matur në mënyrë diagonale si drejtkëndësh i plotë pa llogaritur këndet e rrumbullakosura. Sipërfaqja konkrete e shikimit është më e vogël për shkak të këndeve të rrumbullakosura dhe hapësirës së kamerës.
Krijuar për ju, krijuar për të qenë i lidhur
Galaxy A70 ka një pamje minimaliste falë sensorëve të integruar të tij dhe Shenjës së gishtit në ekran. Dhe me një dizajn 3D dhe pjesën e pasme prej xhami, është e lehtë ta mbani ndërsa shkoni në punë ose për drekë. Zgjidhni nga ngjyrat e zezë, e bardhë, blu ose korale për t’iu përshtatur personalitetit tuaj.
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi.
Tre mënyra për të regjistruar më shumë, për të përhapur më shumë
Kamera e trefishtë e Galaxy A70 përbëhet nga një Kamera Ultra e Gjerë me fushën e shikimit prej 123 gradësh si syri i njeriut, si dhe një kamera 32 MP (F1.7) për fotografi të shndritshme, të qarta gjatë gjithë ditës. E treta është Kamera e Thellësisë 5MP për të rregulluar thellësinë e sferës.
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi.
Ultra e gjerë, ultra epike
Kamera Ultra e Gjerë prej 123 gradësh ju lejon të regjistroni botën pa ndonjë kufizim. Regjistroni skena epike me kënde si syri i njeriut. Shkoni natyrshëm nga e gjerë në ultra të gjerë për të marrë poza të panoramave më të shtrira dhe të thjeshta, që do t’i bëjnë imazhet tuaja të duken ultra epike.
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi.
Më shumë fokusim, më pak shpërqendrim
Kamera e Thellësisë 5MP ju lejon të rregulloni thellësinë e sferës përpara dhe pasi të bëni pozën. Kamera e Thellësisë e përparuar 5MP eliminon zhurmat e padëshiruara të sfondit nga imazhet tuaja për t’i bërë të duken më profesionale.
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi.
Ndihmësi profesional i fotografive në xhepin tuaj
Një pozë ju del e tepron. Qoftë nëse po shkrepni një fotografi të ushqimeve, kafshës tuaj apo gjërave që ju pëlqejnë, Optimizuesi i Skenës e njeh dhe e përmirëson atë me anë të inteligjencës artificiale. Kështu merrni nivele optimale të shkëlqimit, ngopjes së ngjyrave dhe më shumë për të regjistruar momentin ashtu siç ju kujtohet.
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi. **20 regjime të disponueshme me Optimizuesin e Skenës: Ushqim, Njerëz, Lule, Brenda, Qen, Skena, Gjelbërim, Pemë, Qiell, Mal, Plazhe, Perëndim i diellit, Rrëshqitje në ujë, Rrugë të qytetit, Pamja e natës, Ujëvarë, Dëborë, Shpend, Tekst, Ndriçuar nga pas. ***Saktësia e Optimizuesit të Skenës mund të ndryshojë në varësi të kushteve të regjistrimit, përfshirë subjekte të shumtë, të qenit jashtë fokusit ose subjekte që lëvizin.
Ndihmësi profesional i fotografive në xhepin tuaj
Një pozë ju del e tepron. Qoftë nëse po shkrepni një fotografi të ushqimeve, kafshës tuaj apo gjërave që ju pëlqejnë, Optimizuesi i Skenës e njeh dhe e përmirëson atë me anë të inteligjencës artificiale. Kështu merrni nivele optimale të shkëlqimit, ngopjes së ngjyrave dhe më shumë për të regjistruar momentin ashtu siç ju kujtohet.
Zbulim i të Metës për të bërë pozën e duhur
Zbulimi i të Metës pikas mbylljen e syve, turbullimin e fotografisë dhe ndriçimin nga pas dhe ju njofton që të provoni sërish. Kështu mund të merrni pozën e duhur në çastin e duhur.
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi. **Saktësia e Zbulimit të së Metës mund të ndryshojë në varësi të kushteve përreth ose të subjektit.***Pikasja e mbylljes së syve dhe e turbullimit të fotografisë funksionon më mirë kur ka tre ose më pak persona në kuadër, 1,5 metra ose më pranë kamerës.****Pikasja e ndriçimit nga pas njofton një herë çdo 24 orë nëse haset e meta. Zbulimi i ndriçimit nga pas funksionon kur HDR është fikur.*****GUI mund të ndryshojë me azhurnimet e aplikacionit.
Zbulim i të Metës për të bërë pozën e duhur
Zbulimi i të Metës pikas mbylljen e syve, turbullimin e fotografisë dhe ndriçimin nga pas dhe ju njofton që të provoni sërish. Kështu mund të merrni pozën e duhur në çastin e duhur.
Zbulim i të Metës për të bërë pozën e duhur
Zbulimi i të Metës pikas mbylljen e syve, turbullimin e fotografisë dhe ndriçimin nga pas dhe ju njofton që të provoni sërish. Kështu mund të merrni pozën e duhur në çastin e duhur.
Një kamera për t’ju mbajtur në qendër të vëmendjes
Selfit do të thonë se jeni në qendër të vëmendjes. Dhe me një kamera të përparme prej 32MP, fotografitë tuaja dalin të shndritshme dhe të qarta gjithë ditën, në mënyrë që të vazhdoni të dukeni në pamjen më të mirë. Përdorni fokusin e Selfit për të rregulluar thellësinë e sfondit dhe për të mjegulluar sfondin.
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi.
Shpaloseni lirisht personalitetin tuaj
Tani keni më shumë mënyra për të shprehur vetveten. Bëni dhe personalizoni AR emojin tuaj, pastaj bëni një selfi në Regjimin e Maskuar për ta sjellë emojin tuaj në botën e vërtetë. Ose dekoroni pozat tuaja me ngjitëse AR, stampa dhe korniza për fotografi që thonë më shumë sesa fjalët.
*Imazhe të simuluara për qëllime ilustrimi.**GUI mund të ndryshojë me azhurnimet e aplikacionit.
Shpaloseni lirisht personalitetin tuaj
Tani keni më shumë mënyra për të shprehur vetveten. Bëni dhe personalizoni AR emojin tuaj, pastaj bëni një selfi në Regjimin e Maskuar për ta sjellë emojin tuaj në botën e vërtetë. Ose dekoroni pozat tuaja me ngjitëse AR, stampa dhe korniza për fotografi që thonë më shumë sesa fjalët.
Shenja e gishtit tuaj është çelësi
Autentifikimi revolucionar biometrik në ekran njeh dhe verifikon automatikisht shenjën tuaj të gishtit për t’ju dhënë mundësinë e personalizuar të përdorimit. Do të keni rehatinë e të diturit se të dhënat tuaja janë plotësisht të sigurta dhe se keni mundësinë e përdorimit të telefonit tuaj kur ju nevojitet. Thjesht takoni dhe vazhdoni.
*Nëse përdorni një mbrojtëse të ekranit, sigurohuni që të jetë e përshtatshme për përdorimin e Sensorit të integruar në ekran për shenjën e gishtave.
Shenja e gishtit tuaj është çelësi
Autentifikimi revolucionar biometrik në ekran njeh dhe verifikon automatikisht shenjën tuaj të gishtit për t’ju dhënë mundësinë e personalizuar të përdorimit. Do të keni rehatinë e të diturit se të dhënat tuaja janë plotësisht të sigurta dhe se keni mundësinë e përdorimit të telefonit tuaj kur ju nevojitet. Thjesht takoni dhe vazhdoni.
Karikim Super i Shpejtë në mënyrë që të jeni gjithnjë në lëvizje
Galaxy A70 vjen i pajisur me një bateri 4500mAh (zakonisht)* që mund të mbajë më shumë video, pjesën më të madhe të kohës. Teknologjia e efektshme e Karikimit Super të Shpejtë 25W ju jep energji plotësisht dhe jeni gati të lëvizni pa kabllo. Tani mund të karikoni më pak dhe të bëni më shumë.
*Vlera e zakonshme analizuar në kushte laboratorike të palëve të treta. Vlera e zakonshme është vlera e parashikuar mesatare duke marë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë mes mostrave të baterive të analizuara sipas standartit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është 4400mAh. Kohëzgjatja reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, formës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë. **Shpejtësia reale e karikimit mund të ndryshojë gjithashtu në varësi të përdorimit real, kushteve të karikimit dhe faktorëve të tjerë.***GUI mund të ndryshojë me azhurnimet e aplikacionit.
Bëni më shumë me Bixby
Bixby
Mënyra më e shpejtë për të arritur më shumë. Ndërfaqja intuitive e kontrollit të zërit të Bixby-t ju lejon të menaxhoni cilësimet e telefonit dhe të kryheni detyrat në mënyrë më efikase pa pasur nevojë të kaloni kohën duke lundruar përmes pajisjes suaj. Thjesht flisni dhe lejoni Bixby të bëjë pjesën tjetër.
Bixby Home
Përdorni shpejt atë që ju nevojitet me një prekje ose takim të thjeshtë. Bixby Home mëson zakonet tuaja dhe jep aplikacionet dhe përmbajtjen e dobishme bazuar në mënyrën tuaj të përdorimit. Nga njoftimet e mesazhit tek azhurnimet e lajmeve, Bixby merr informacionin e rëndësishëm nga aplikacione të ndryshme, në mënyrë që të mund të bëni më shumë brenda një ekrani të vetëm.
Vizioni Bixby
Zgjeroni horizontet dhe jetojeni jetën me zgjuarsi. Vizioni Bixby është i përfshirë në aplikacionin e kamerës tuaj, duke ju lejuar të kontrolloni për artikuj, të përktheni dokumente me lehtësi dhe të shihni sesi do të duken këto syze dielli përpara sesa t’i blini thjesht duke bërë një fotografi të tyre për ta bërë jetën më shumë të efektshme për ju.
- *Disponueshmëria e shërbimit Bixby kërkon hyrjen në Llogarinë Samsung dhe lidhjen e të dhënave. Funksionet e disponueshme dhe veçoritë mund të ndryshojnë sipas vendit, rajonit dhe gjuhës.**Disa veçori të Bixby mund të mos jenë të disponueshme në varësi të vendit, rajonit, pajisjes, veçorive ose gjuhës.**Të gjitha specifikimet dhe përshkrimet e përmendura këtu mund të jenë të ndryshme nga specifikimet dhe përshkrimet reale për produktin. Përmbajtjet brenda ekranit dhe imazhet janë të simuluara vetëm për qëllime të ilustrimit. Të gjitha informacionet rreth funksioneve, disponueshmërisë, veçorive, specifikimeve, GUI-së dhe informacion tjetër rreth produkteve të dhëna këtu mund të ndryshohen pa njoftim apo detyrim.

Më pak rrëmujë, përdorim më i mirë
One UI ju ndihmon të fokusoheni në atë që ka vërtet vlerë për ju. Hardueri dhe softueri punojnë së bashku, përmbajtjet dhe veçoritë i keni në majë të gishtave, ndaj mund t’i hapni më shpejt. Përdorni Regjimin e Natës për një përvojë më të rehatshme në errësirë dhe me anë të grafikës së qartë e intuitive përdorimi i telefonit tuaj është si natyrë e dytë.
*Disponueshmëria e veçorive të Një UI, aplikacioneve dhe shërbimeve mund të ndryshojë sipas pajisjes, versioneve të OS-së dhe vendit. **Imazhet e pajisjes dhe të ekranit të simuluara për qëllime ilustrimi. ***GUI mund të ndryshojë me azhurnimet e aplikacionit.
Të dhënat të mbrojtura jashtë e brenda
Fshehur për mbrojtjen tuaj
Dosja e Sigurt e Samsung është një zgjidhje e fuqishme e sigurisë që ju lejon të krijoni hapësirë konfidenciale dhe të shifruar për të ruajtur përmbajtje si fotografi, dokumente dhe regjistrime zëri për një shtresë shtesë mbrojtje.
Mbrojtja e personalizuar
Tani mund të shkyçni telefonin tuaj menjëherë thjesht duke e mbajtur pranë fytyrës tuaj. Teknologjia e Njohjes së fytyrës ju lejon vetëm juve përdorimin e celularit, për të siguruar që të dhënat tuaja personale të mos bien në duar të gabuara.
- *Disponueshmëria e këtij shërbimi mund të ndryshojë sipas vendit.**GUI mund të ndryshojë me azhornimet e aplikacionit.
- *Disponueshmëria e këtij shërbimi mund të ndryshojë sipas vendit.**GUI mund të ndryshojë me azhornimet e aplikacionit.
-
Procesori
- Shpejtësia e CPU 2 GHz, 1,7 GHz
- Lloji i CPU Octa-Core
-
Ekrani
- Madhësia (Ekrani_kryesor) 170.3mm (6.7" drejtkëndësh i plotë) / 166.0mm (6.5" kënde të rrumbullakosura)
- Rezolucioni (Ekrani kryesor) 1080 x 2400 (FHD+)
- Teknologjia (Ekrani kryesor) Super AMOLED
- Thellësia e ngjyrave (Ekrani kryesor) 16M
-
Kamera
- Kamera kryesore - Rezolucion (i shumëfishtë) 32.0 MP + 5.0 MP + 8.0 MP
- Kamera kryesore - Numri F ( i shumëfishtë) F1.7 , F2.2 , F2.2
- Kamera kryesore - Fokusimi automatik Po
- Kamera kryesore - OIS Jo
- Kamera kryesore - Zmadhimi Zmadhimi dixhital deri në 8x
- Kamera e përparme - Rezolucioni 32.0 MP
- Kamera e përparme - Numri F F2.0
- Kamera e përparme - Fokus automatik Jo
- Kamera e përparme - OIS Jo
- Kamera kryesore - Blici Po
- Kamera e përparme - Blici Jo
- Rezolucioni i regjistrimit të videos UHD 4K (3840 x 2160)@30fps
- Slow Motion 240fps @HD
-
Memorja
- Madhësia e RAM (GB) 6
- Madhësia e ROM (GB) 128
- Memoria e disponueshme (GB)* 108.3
- Mbështetja për memorien e jashtme MicroSD (deri në 512GB)
-
Rrjeti/bartësi
- Numri i kartave SIM Dual-SIM
- Madhësia e kartës SIM Nano-SIM (4FF)
- Lloji i folesë së kartës SIM SIM 1 + SIM 2 + MicroSD
- Infra 2G GSM, 3G WCDMA, 4G LTE FDD, 4G LTE TDD
- 2G GSM GSM850, GSM900, DCS1800, PCS1900
- 3G UMTS B1 (2100), B2 (1900), B5 (850), B8 (900)
- 4G FDD LTE B1 (2100), B3 (1800), B5 (850), B7 (2600), B8 (900), B20 (800)
- 4G TDD LTE B38 (2600), B40 (2300), B41 (2500)
-
Lidhja
- ANT+ Po
- Ndërfaqe USB USB lloji C
- Versioni USB USB 2.0
- Teknologjia e vendndodhjes GPS, Glonass, Beidou, Galileo
- Fisha e kufjeve Stereo 3,5 mm
- MHL Jo
- Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac 2.4G+5GHz, VHT80
- Wi-Fi Direkt Po
- Versioni Bluetooth Bluetooth v5.0 (LE deri në 2 Mbps)
- NFC Po
- PC Sync. Smart Switch (version për PC)
-
OS
- Android
-
Informacion i përgjithshëm
- Faktori i formës Shirit prekjeje
-
Sensorët
- Matës shpejtësie, Sensor i gjurmës së gishtit, Sensor xhiroskopi, Sensor gjeomagnetik, Sensor korridori, Sensor RGB drite, Sensor afërsie
-
Specifikimi fizik
- Përmasat (LxGjxTh, mm) 164.3 x 76.7 x 7.9
- Pesha (g) 183
-
Bateri
- Koha e përdorimit të internetit (3G) (Orë) Deri në 14
- Koha e përdorimit të internetit (LTE) (Orë) Deri në 16
- Koha e përdorimit të internetit (Wi-Fi) (Orë) Deri në 16
- Koha e luajtjes së videos (orë) Deri në 24
- Kapaciteti i baterisë (mAh, tipik) 4500
- E çmontueshme Jo
- Koha e luajtjes së audios (orë) Deri në 128
- Koha e bisedës (3G WCDMA) (orë) Deri në 28
-
Audio dhe video
- Mbështetja stereo Jo
- Formati i luajtjes së videos MP4, M4V, 3GP, 3G2, WMV, ASF, AVI, FLV, MKV, WEBM
- Rezolucioni i luajtjes së videos UHD 4K (3840 x 2160)@30fps
- Formati i luajtjes së audios MP3, M4A, 3GA, AAC, OGG, OGA, WAV, WMA, AMR, AWB, FLAC, MID, MIDI, XMF, MXMF, IMY, RTTTL, RTX, OTA
-
Shërbimet dhe aplikacionet
- Mbështetja e Gear Galaxy Buds, Galaxy Watch, Galaxy Watch Active, Gear Circle (Mbështetja e menaxherit), Gear Fit, Gear Fit2, Gear Fit2 Pro, Gear Sport, Gear1, Gear2, Gear2 Neo, Gear S, Gear S2, Gear S3, Gear IconX, Gear IconX (2018)
- Suporti Samsung DeX Jo
- Mobile TV Jo
*Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.
Memoria përdoruese e disponueshme është më e vogël se memoria përdoruese totale e aparatit për shkak të pjesës së saj të zënë nga sistemi operativ dhe programet e nevojshme për funksionimin normal të aparatit.
Sasia e memories së disponueshme për konsumatorin mund të ndryshojë në varësi të operatorit celular dhe mund të ndryshojë pas përditësimit të softuerit.
Kohëzgjatja e punës së baterisë në bazë të matjeve laboratorike të kompanisë mund të ndryshojë edhe në varësi të parametrizimit të aparatit, mënyrës së përdorimit dhe kushteve në të cilat aparati funksionon.
*Mbulimi i rrjetit: Rrjeti i mbështetur nga kjo pajisje mund të ndryshojë në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
*Vlera tipike e testuar nën kushtet e laboratorit të palës së tretë. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterive në mesin e mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar (minimumi) është 4,400 mAh. Jeta aktuale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, modeleve të përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
*Matur diagonalisht, madhësia e ekranit është 170.3mm (6.7") si drejtkëndësh i plotë dhe 166.0mm (6.5") duke llogaritur këndet e rrumbullakosura. Zona e ekranit me të vërtetë e dukshme është më pak për shkak të këndeve të rrumbullakosura dhe hapjes së kamerës.
Mbështetje teknike