DVM, Water outdoor

AM300KXWANR/EU

Zgjidhni kapacitetin tuaj

Më efikas, më miqësor me mjedisin

Sistemi i kondicionimit "DVM S WATER" kursen para dhe mbron mjedisin, duke ofruar një performancë të fuqishme. Kompresori me inverter dysh me sistem mbushjeje me avull me efikasitet të lartë siguron ftohje dhe ngrohje të fuqishme me konsum minimal energjetik, prandaj është dhe kaq miqësor me ambientin. Për më tepër, shkëmbyesi i nxehtësisë me pllakë përmirëson efikasitetin e shkëmbimit të nxehtësisë, si dhe siguron performanca të qëndrueshme të ftohjes dhe të ngrohjes.

Montim fleksibël pothuajse kudo

Sistemi i kondicionimit "DVM S WATER" mund të instalohet pothuajse kudo, pavarësisht vendndodhjes ose distancës nga ndërtesa. Ai ka një gjatësi maksimale tubacionesh deri në 170 metra (558 këmbë) ndërmjet njësive të jashtme dhe të brendshme, duke siguruar siguri të plotë. Mund të arrijë deri në një lartësi prej 50 metrash (164 këmbë), e cila është e barabartë me 10 kate.

Ftohje dhe ngrohje e pavarur

Me anë të njësisë opsionale të kontrollit të modalitetit (MCU) të sistemit të kondicionimit "DVM S WATER", mund të ftohni të ngrohni në mënyrë të pavarur hapësira të ndryshme njëkohësisht. Në vend të ngrohjes apo ftohjes së thjeshtë të të gjitha hapësirave njëkohësisht, me MCU çdo njësi e brendshme mund të operohet veç, pra ndërsa ftohni disa dhoma ose zona të ndërtesës, mund të ngrohni të tjerat në të njëjtën kohë.

Kontrollues optimal i rrjedhës së ujit

Kontrolluesi i integruar i rrjedhës së ujit të sistemit të kondicionimit "DVM S WATER" ndihmon në kontrollin e sasisë së ujit që përdoret për të ftohur dhe për të ngrohur njësinë e jashtme. Ai përcakton rrjedhjen optimale të ujit bazuar në temperaturën e brendshme të hapësirave, duke optimizuar konsumin energjetik të pompës së qarkullimit, si dhe duke pakësuar kostot. Dhe për shkak se ofrohet si standart, nuk ka nevojë të blini një paketë të veçantë të kontrollit të rrjedhës së ujit.

Montim pa grilë ajrimi

Sistemi i instalimit pa grilë ajrimi i "DVM S WATER" siguron rregullsinë dhe pastërtinë e pjesës së jashtme të ndërtesën. Duke qenë se ftohet me ujë, nuk është e nevojshme që të montoni grila të pakëndshme për të lejuar qarkullimin e ajrit dhe për të eliminuar nxehtësinë e tepër. Mund të montohet lehtësisht brenda ndërtesës, pa ndikuar në integritetin e dizajnit arkitekturor të saj.

Zhurmë minimale për komoditet maksimal

Sistemi i kondicionimit "DVM S WATER" ka nivel të ulët zhurme, në këtë mënyrë nuk ka se si të ndikojë në mjedisin e ndërtesës apo t'i krijojë dikujt shqetësime në punë. Vlen për t'u përmendur se, për shkak të përdorimit të një shkëmbyesi nxehtësie me pllakë ftohëse uji, ventilatori i njësisë së jashtme nuk bën zhurmë, si dhe kasa e njësisë së jashtme e mbyllur hermetikisht dhe rripi i transmisionit i kompresorit reduktojnë çdo zhurmë të mundshme.

Specifikimet

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi