Ftohje inteligjente. Pa fryrje të ftohte.

Samsung WindFree™

Me mijëra mikrovrima që përhapin ajër të freskët butësisht dhe barabar anembanë çdo dhome, sfera WindFree™ ju lejon të jetoni, punoni dhe çlodheni në rehati pa përjetuar rryma ajri të pakëndshme.

Si funksionon?

Sfera jonë e WindFree™

Sfera WindFree™:
Përjetoni rehatinë më të mirë

Sfera e re WindFree™ e Samsung përdor teknologji inovative për të siguruar nivele të rinj të rehatisë në çdo hapësirë - në mënyrë që të mund të përjetoni mirëqenien më të mirë pavarësisht se ku jeni ose çfarë jeni duke bërë.

AI Automatik Rehati

Komforti automatik IA ju prezanton një mënyrë inteligjente të jetesës. Për ta bërë jetën më të thjeshtë dhe më të efektshme, analizon kushtet e dhomës dhe mënyrat e përdorimit. Mbështetur në preferencën tuaj dhe temperaturat jashtë, rregullon automatikisht temperaturën për të optimizuar kushtet e klimës të dhomës, duke garantuar rehati të plotë gjatë gjithë kohës.

Sensori i Zbulimit të Lëvizjes

Sensori i zbulimit të lëvizjes (MDS) e ftoh shtëpinë në mënyrë të efektshme duke vetërregulluar veprimtarinë e kondicionerit. Nëse nuk zbulohet asnjë lëvizje pas 20 minutash, do të kalojë automatikisht në modalitetin WindFree™ të kursimit të energjisë, por do të kthehet tek normali pasi të rifillojë veprimtari. Gjithashtu lejon drejtimin e personalizuar të rrjedhës së ajrit.

SmartThings

SmartThings të Samsung shton zgjuarsinë në shtëpinë tuaj. Lidhni, automatizoni dhe menaxhoni të gjitha elektroshtëpiaket dhe pajisjet tuaja elektronike të përputhshme me Samsung dhe SmartThings me një Aplikacion të vetëm, të thjeshtë për t’u përdorur. Pasi të keni krijuar profilin tuaj të SmartThings, Aplikacioni gjen automatikisht pajisjet e përputhshme.

Filtri me kujdes të trefishtë

Mbajeni ajrin higjenik me filtrin me kujdes të trefishtë. Tre shtresat e tij përfshijnë një filtër me dendësi të lartë që heq grimcat e mëdha të pluhurit, fibrat dhe qimet e kafshëve të shtëpisë. Gjithashtu ka një Filtër me shtresë zeolite që kap pluhurin e imët dhe ndihmon në pakësimin e viruseve, baktereve dhe alergjenëve.

Mësoni më shumë për sferën tonë të plotë WindFree™

* ASHRAE (Shoqëria Amerikane e Inxhinierëve të Ngrohjes, Frigoriferëve dhe Kondicionerëve) e përkufizon “Ajrin e palëvizshëm” si valë të ajrit në shpejtësi nën 0.15m/s, që i mungon prania e rrjedhës së ftohtë.

* Aplikacioni SmartThings është i disponueshëm në pajisjet Android dhe iOS. Shqyrtoni udhëzuesin/manualin përkatës të përdoruesit për të siguruar përputhshmërinë e produktit me Samsung SmartThings.

* Për funksionalitetin e Komfortit Automatik IA, kërkohet një lidhje me Wi-Fi dhe llogaria e aplikacionit të Samsung SmartThings. Funksionaliteti i Komfortit Automatik IA ruan të dhënat, preferencat dhe mënyrat e përdorimit të përdoruesit për të sugjeruar opsionet më të dobishme.

* Sensori i zbulimit të lëvizjes është i zbatueshëm vetëm në modelin Elite WindFree™.

* Filtri me kujdes të trefishtë është analizuar nga laboratori korean i analizave (FITI/KRICT) kundër baktereve dhe virusit dhe laboratori japonez i analizave (ITEA) kundër alergjisë. Të dhënat janë matur sipas kushteve specifike të analizave dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit dhe përdorimit individual. Analizuar në modelin AR13TYCABWKNST. Është i disponueshëm vetëm në modelet Elitë dhe Avant WindFree™.