Krijuar për të freskuar më shpejt, më gjerë dhe më tej
Ftohje e shpejtë
Freskon dhomat më shpejt nga cepi në cep, që të jeni gjithnjë në rehati. Teknologjia e Nxitjes së Inverterit Dixhital e ftoh ajrin 43% më shpejt*. Dizajni i tij i përparuar gjithashtu ka një ventilator 15% më të madh, hyrje 18% më të gjerë dhe një teh 31% më të gjerë. Kështu që ajri i freskët përhapet më tej dhe më gjerë**, duke arritur deri në 15 metra.

* Analizuar në modelin AR12TXCAAWKEU krahasuar me modelin konvencional Samsung AQ12EASER. ** Analizuar në modelin AR24TXFCAWKNEU.
Kontrollojeni në çdo kohë, kudo
SmartThings
Kontrolloni temperaturën në shtëpinë tuaj kudo dhe kurdoherë. Duke përdorur Aplikacionin SmartThings* mund të kontrolloni nga larg dhe të monitoroni kondicionerin me thjesht një prekje. Ose thjesht tregojini sistemit të inteligjencës artificiale (AI)* se ç’farë dëshironi** dhe ai e bën atë. Madje sugjeron cilësimet më të mira.
* E disponueshme në pajisjet me sistem iOS dhe Android. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung. ** Komandimi me zë i përdorshëm në anglisht (SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Indi), kinezçe, koreançe, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Portugalishtja gjithashtu do të jetë e përdorshme deri në fund të 2019-tës.

Filtër kundër baktereve i thjeshtë për t’u pastruar
Filtër i lehtë plus
Mbajeni kondicionerin tuaj në punë të efektshme me më pak mundim. Filtri i lehtë plus është i vendosur jashtë, në krye, kështu që mund të hiqet dhe të pastrohet lehtësisht. Rrjeta e tij e dendur e mban Shkëmbyesin e Nxehtësisë të pastër dhe një shtresë kundër baktereve ndihmon në mbrojtjen ndaj papastërtive të rrezikshme në ajër*.
* Analizuar në laboratorin e analizave në Kore. Të dhënat janë matur sipas kushteve specifike të analizave dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit dhe përdorimit individual.

* Analizuar në laboratorin e analizave në Kore. Të dhënat janë matur sipas kushteve specifike të analizave dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit dhe përdorimit individual.
Ftohës që nuk dëmton mjedisin
Ftohës R32
Mbroni planetin duke pakësuar ndikimin e ndryshimit të klimës. Kondicioneri përdor gjeneratën e ardhshme të ftohësit R32, që ndihmon në ruajtjen e shtresës së ozonit dhe ka një ndikim të vogël mbi ngrohjen globale në krahasim me ftohësit konvencionalë R22 ose R410A. Kështu që është shumë më pak dëmtues ndaj mjedisit*.
* Analizuar në ftohës R32 në krahasim me ftohës konvencionalë Samsung R410A dhe R22.

* Analizuar në ftohës R32 në krahasim me ftohës konvencionalë Samsung R410A dhe R22.
* Disa veçori të përshkruara mund të jenë subjekte të ekzekutimit ose mund të jenë opsionale.
Kategoritë Tona të Produkteve