Mundësia e hyrjes në telefonat "Galaxy"
Lexuesi i ekranit
Voice Assistant /
Programi udhëzues për
Voice Assistant
Kur Voice Assistant është aktiv, telefoni jep komente me zë për të ndihmuar përdoruesit që kanë probleme me shikimin. Në programin udhëzues mund të mësosh më shumë rreth funksionaliteteve që ofrohen, si dhe t'i provosh ato.
Ekran i errët me Menyja e shpejtë
Për privatësi, mund ta bësh telefonin të funksionojë normalisht me ekranin të fikur.
Të shtypurit e shpejtë
Kur prek tastierën e "Samsung", telefoni mund të lexojë me zë tastin që ndodhet poshtë gishtit tënd. Thjesht hiq gishtin nga ekrani për të zgjedhur karakterin që dëshiron.
Përmirësime të dukshmërisë
Temë me kontrast të fortë
Për të lexuar më lehtë dhe për një pamje më të mirë, përdor një temë me përmbajtje në ngjyrë të ndezur në sfond të errët. Kjo gjë ndihmon në reduktimin e lodhjes së syve gjatë përdorimit të telefonit në një ambient të errët për një kohë të gjatë. Në "Galaxy Themes" ofrohen tema të ndryshme me kontrast të fortë.
Fonte me kontrast
Rregullo ngjyrën dhe konturet e fonteve për të rritur kontrastin ndërmjet tekstit dhe sfondit.
Tastierë me kontrast
Larmia e opsioneve të tastierës me kontrast rrit madhësinë e tastierës së "Samsung" dhe ndryshon ngjyrën e tasteve për të rritur kontrastin ndërmjet tekstit dhe sfondit.
Trego format e butonave
Shfaq butonat me ngjyra që t’i nxjerrësh ato në pah.
Ngjyra negative
Ndërro ngjyrat për një pamje më të mirë.
Rregullimi i ngjyrës
Nëse ke vështirësi me dallimin e ngjyrave, rregullo mënyrën e shfaqjes së ngjyrave në ekran. Më pas, telefoni do t'i rregullojë sërish për t'i bërë ngjyrat më të dukshme.
Lente me ngjyrë
Për disa njerëz, leximi në ekran të bardhë është i vështirë ose turbullues, duke e bërë të vështirë për ta të përqendrohen në një artikull apo mesazh. Nëse e ke këtë problem, opsioni "Lente me ngjyrë" mund të të ndihmojë. Është provuar se ndryshimi i ngjyrës së ekranit përmirëson shpejtësinë dhe komoditetin e leximit.
* Ky funksionalitet mund të mos mbështetet sipas specifikimeve të modelit.
* Ky funksionalitet mund të mos mbështetet sipas specifikimeve të modelit.
Dritarja e Zmadhuesit
Përdor "Dritaren e zmadhuesit" për të zmadhuar përmbajtjen që është e vështirë të lexohet në një dritare të veçantë dhe të lëvizshme.
Madhësia dhe stili i fontit
Ndrysho madhësinë dhe stilin e fontit.
Zoom-i në ekran
Ndrysho zoom-in në ekran. Do të rregullojë madhësinë e objekteve në ekran.
Widget-i zmadhues
"Widget-i zmadhues" përmban funksionalitete të tilla si zmadhimi dixhital, opsionet e ngjyrës dhe shkrepjet duke përdorur kamerën.
Hiqni animacionet
Ulni lodhjen e syve duke hequr efektet e animacioneve që shfaqen kur ndërroni faqet.
Zmadhimi
Prekni tri herë në ekran ose prekni ekranin "Asistenca" në këndin djathtas poshtë, për të zmadhuar përmbajtjen në ekran.
Përmirësime të dëgjimit
Detektorët e tingullit
Detektorët e tingullit i lejojnë pajisjes të diktojë tingullin e një bebeje që qan apo zilen e derës. Njoftimet merren përmes sugjerimeve vizuale dhe dridhjes.
Heshto të gjithë tingujt
Opsioni "Heshto të gjithë tingujt" çaktivizon të gjithë tingujt e pajisjes.
Mbështetje për apar. e dëgjimit
Përmirësoni cilësinë e zërit për të punuar me aparat dëgjimi.
Funksioni i transmetimit të multimediave dhe i ridrejtimit të zërit të thirrjes me lidhje energjie të ulët Bluetooth (BLE) do të lejohet të përdoret nga Android 10.
* Ky funksion mund të mos lejohet të përdoret, në varësi të specifikimit të modelit.
* Ky funksion mund të mos lejohet të përdoret, në varësi të specifikimit të modelit.
Balanca tinguj mjt/djtht
Rregullo balancën e tingujve mjt/djtht për t'iu përshtatur preferencave të dëgjimit.
Audio mono
Opsioni "Mono audio" ndërthur tingullin e stereos në një sinjal që luhet përmes të gjithë altoparlantëve të mikrokufjeve. Përdore nëse ke probleme me dëgjimin ose nëse një minikufje e vetme është më e përshtatshme.
Live Transcribe
Flisni lirshëm me anë të Live Transcribe në Android.
Funksioni do të diktojë gjuhën që po flitet nga mbi 70 gjuhë e dialekte. Ndihmë për rregullim të titrave gjatë rrjedhës së bisedës.
* Mundësuar nga teknologjia e njohjes së ligjërimit nga Google.
* Bisedat qëndrojnë vetëm në telefonin tuaj, nuk ruhen në serverë të tjerë.
* Mundësuar nga teknologjia e njohjes së ligjërimit nga Google.
* Bisedat qëndrojnë vetëm në telefonin tuaj, nuk ruhen në serverë të tjerë.
Live Caption
Me një prekje të vetme, Live Caption në Android titron çfarëdo multimedia në telefonin tuaj. Çfarëdo video, transmetimi dhe mesazhi audio në çfarëdo aplikacioni – edhe gjërat që regjistroni vetë.
* Sot Live Caption lejon përdorimin e anglishtes dhe ka plane për të lejuar përdorimin e më shumë gjuhëve në të ardhmen e afërt.
* Ky funksion mund të mos lejohet të përdoret, në varësi të specifikimit të modelit.
* Sot Live Caption lejon përdorimin e anglishtes dhe ka plane për të lejuar përdorimin e më shumë gjuhëve në të ardhmen e afërt.
* Ky funksion mund të mos lejohet të përdoret, në varësi të specifikimit të modelit.
Amplifikim i zërit të ambientit
Dëgjojeni bisedën më qartë duke pakësuar zhurmën përreth vetes.
* Ky funksion mund të mos lejohet të përdoret, në varësi të specifikimit të modelit.
* Ky funksion mund të mos lejohet të përdoret, në varësi të specifikimit të modelit.
Ndërveprimi & shkathtësia
Çelësi universal
Kontrollo ekranin me prekje duke lidhur një çelës të jashtëm, duke trokitur ekranin ose duke përdorur lëvizjet me kokë apo gjestet e fytyrës.
Menyja e asistentit
Shfaq ikonën e shkurtores ndihmëse për të hapur aplikacionet, funksionet dhe cilësimet. Mund ta kontrollosh lehtësisht telefonin duke prekur menytë ndihmëse në ikonë.
Komandimi i ndërveprimit
Aktivizo modalitetin e komandimit të veprimit për të kufizuar ndjeshmërinë e telefonit në ndërveprimin e prekjes gjatë përdorimit të aplikacioneve.
Cilësimet e prekjes
Disa njerëzve ndërveprimi me prekje u duket i vështirë për shkak të dridhjes së duarve. Funksionet e cilësimit të prekjes më poshtë mund t'ju ndihmojnë të pakësoni gabimet dhe të personalizoni ndërveprimet tuaja.
- Vonesa për prekje e mbajtje: Rregulloni kohëzgjatjen brenda së cilës ndërveprimi duhet njohur si ndërveprim mbajtje.
- Kohëzgjatja e prekjes: Për të pakësuar veprimet e paqëllimta të prekjes, rregulloni gjatësinë e një periudhe ndërveprimi.
- Shpërfillni prekjet e përsëritura: Caktoni një kohëzgjatje për të shpërfillur prekjet e përsëritura pas prekjes fillestare.
Tastiera fizike
Personalizojini ndërveprimet tuaja me tastierë fizike për mbështetje në rast dridhje duarsh, duke prekur kombinimin e tasteve etj.
- Tastet ngjitëse: Shtypni një tast për rast për kombinim tastesh.
- Tastet e ngadalta: Për të pakësuar ndërveprimet e paqëllimshme, rregulloni kohëzgjatjen brenda së cilës një shtypje tasti duhet njohur si komandë.
- Tastet me kthim: Caktoni një kohë pritje për një shtypje të dytë nga i njëjti tast, për të evituar komandat e shumëfishta pa dashje nga i njëjti tast.
Përgj. dhe mbarimi thirrjeve
Për t'iu përgjigjur thirrjeve, mund të përdorësh tastin "Volumi lart" dhe tastin "Ndezës" për t'i përfunduar.
Ndezje e lehtë e ekranit
Aktivizo ekranin duke lëvizur dorën mbi sensorin në pjesën e sipërme të telefonit. Ekrani mund të ndizet pa shtypur asnjë tast.
* Kjo veçori mund të mos mbështetet në disa modele të nxjerra në vitin 2019 ose më vonë në varësi të specifikimeve të produktit.
* Kjo veçori mund të mos mbështetet në disa modele të nxjerra në vitin 2019 ose më vonë në varësi të specifikimeve të produktit.
Një-trokit për të rrëshqitur
Nëse bie një alarm ose nëse vjen një thirrje, trokit butonin për të ndërprerë alarmin ose për t'iu përgjigjur thirrjes në vend që të zvarritësh butonin.
* Kjo veçori mund të mos mbështetet në disa modele të nxjerra në vitin 2019 ose më vonë në varësi të specifikimeve të produktit.
* Kjo veçori mund të mos mbështetet në disa modele të nxjerra në vitin 2019 ose më vonë në varësi të specifikimeve të produktit.
Bllokim me drejtime
Nëse e ke të vështirë të përdorësh modelet e bllokimit, thjesht zhblloko telefonin me kombinimin e drejtimeve që ke caktuar.
* Ky funksionalitet nuk mbështetet për modelet e reja nga viti 2019.
* Ky funksionalitet nuk mbështetet për modelet e reja nga viti 2019.
Cilësime të avancuara
Tastet anësore dhe të ngritjes së volumit
Shtypni njëherësh me të shpejtë tastin anësor dhe të ngritjes së volumit për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionet e asistencës.
Njoftim Flash
Opsioni "Njoftim Flash" pulson me dritën e kamerës ose ekranin kur merr njoftime ose kur bien alarmet.
Përkujtesat njoftuese
Caktoje pajisjen që të të sinjalizojë për njoftimet që nuk ke hapur në intervalet e paracaktuara.
Etiketa Zanore
Mund të përdorësh etiketat "NFC" për të dalluar objektet të përmasave të njëjta duke u bashkëngjitur etiketa. Mund të bësh një regjistrim zanor dhe t'ia bashkëngjisësh atë etiketës "NFC". Regjistrimi zanor luhet kur vendos telefonit pranë etiketës "NFC".
Bixby Vision për asistencë
Mund të përdorni funksione të ndryshme të asistencës së Bixby Vision, si p.sh. "Lexoje tekstin me zë", "Përshkruaj skenat", "Zbulo ngjyrat" etj.
Rivendos cilësimet e mundësisë së hyrjes
Rivendos cilësimet e mundësisë së hyrjes te parazgjedhjet e tyre veçmas cilësimeve të tjera.
* Figurat e pajisjes të simuluara për qëllime ilustrimi.