Politika e Samsung për Cookie-t

Përditësuar 04/06/2019

Kjo Politikë për Cookie-t përshkruan llojet e ndryshme të cookie-ve që mund të përdoren në lidhje me faqen e internetit në pronësi ose të kontrolluar nga Samsung Electronics Co., Ltd (Korea) së bashku referuar si "Samsung Electronics". Kjo Politikë gjithashtu përshkruan si mund t'i menaxhoni cookie-t.

Është e rëndësishme që të kontrolloni shpesh për përditësime të Politikës, pasi ne mund ti ndryshojmë ato here pas here për të pasqyruar ndryshime në përdorimin e cookie-ve nga ana jonë. Ju lutemi kontrolloni datën në krye të kësaj faqeje për të parë kur kjo Politikë është ndryshuar për herë të fundit. Çdo ndryshim i kësaj Politike do të hyjë në fuqi, në momentin kur Politika e rishikuar publikohet në faqen tonë të internetit.

Samsung Electronics ka zyra në të gjithë Europën, kështu që ne mund t’ju sigurojmë që kërkesa juaj, ose pyetja juaj do të trajtohet nga departamenti i mbrojtjes së të dhënave që ndodhet në rajonin tuaj. Nëse keni ndonjë pyetje, mënyra më e lehtë për të na kontaktuar është përmes Faqes sonë të Mbështetjes në lidhje me Privatësinë në https://www.samsung.com/request-desk .

Ju gjithashtu mund të na kontaktoni në:

Komisioneri Europian për Mbrojtjen e të Dhënave
Samsung Electronics (UK) Limited
Samsung House 1000 Drive Hillswood, Chertsey, Surrey KT16 0PS

Cookie-t

Cookie-t janë skedarë të vegjël që ruajnë informacion në kompjuterin tuaj, TV-në, telefonin celular ose pajisje të tjera. Ato i mundësojnë shoqërisë që vendos cookie-t në pajisjen tuaj, t'ju njohë përmes faqeve të internetit, shërbimeve, pajisjeve dhe / ose sesioneve të shfletimit. Cookie-t shërbejnë për shumë qëllime të dobishme.

Për shembull:
o    Cookie-t mund të memorizojnë kredencialet e identifikimit tuaj, në mënyrë që të mos jeni të detyruarr t’i futni ato kredenciale çdo herë që hyni në një shërbim.
o    Cookie-t na ndihmojnë ne dhe palët e treta të kuptojnë cilat pjesë të Shërbimeve pëlqehen më shumë, sepse na ndihmojnë të shohim se cilat faqe dhe vecori shihen nga vizitorët dhe sa kohë shpenzojnë në faqe. Duke studiuar këtë lloj informacioni, ne mund t’i përshtasim më mire shërbimet në faqen tonë të internetit dhe t'ju ofrojmë një përvojë më të mirë.
o    Cookie-t na ndihmojnë ne dhe palët e treta të kuptojnë cilat reklama keni parë në mënyrë që ne të mund të përshtasim një komunikim dhe shërbim më të përshtatshëm për ju.
o    Cookie-t na ndihmojnë ne dhe palët e treta t'ju sigurojnë përmbajtje dhe reklama të përshtatshme duke mbledhur informacion rreth përdorimit nga ana juaj të Shërbimeve tona, faqeve të tjera dhe aplikacioneve.

Kur të hyni në faqen e internetit, do t'ju kërkohet të pranoni të gjitha cookie-t në Mjetin e Menaxhimit të Cookie-ve, të cilat janë kategorizuar në 'llojet' të përshkruara me hollësi më poshtë. Mjeti i Menaxhimit të Cookie-ve do t'ju lejojë gjithashtu të konfiguroni preferencat tuaja për të pranuar disa cookie, në rast se nuk dëshironi t'i pranoni të gjitha cookie-t. Ju mund të konfiguroni gjithashtu preferencat tuaja në cilësimet e shfletuesit tuaj të cilat do të ndikojnë në cookie-t që do të shihni në Mjetin e Menaxhimit të Cookie-ve (për shembull, ju nuk mund të shihni cookie të palëve të treta). Çdo shfletues është i ndryshëm, prandaj kontrolloni menunë "Ndihmë" të shfletuesit tuaj për të mësuar se si të ndryshoni preferencat tuaja në lidhje me cookie-t. Sistemi operativ i pajisjes suaj mund të përmbajë kontrolle shtesë për cookie-t.
Megjithatë, vini re, se disa aspekte të faqes sonë të internetit janë dizenjuar për të punuar duke përdorur cookie dhe që çaktivizimi i cookie-ve mund të ndikojnë në aftësinë tuaj për të përdorur këto aspekte të faqes sonë të internetit ose disa pjesë të tyre. Për më shumë informacion rreth mënyrës se si preferencat tuaja do të ndikojnë në funksionalitetin e faqes tonë të internetit, ju lutemi t’i referoheni Mjetit të Menaxhimit të Cookie-ve.

Ne përdorim llojet e mëposhtme të cookie-ve në faqen tonë të internetit:
Cookie-t thelbësorë: ju mundësojnë të merrni shërbimet që kërkoni përmes faqes sonë të internetit. Pa këto cookie, shërbimet që keni kërkuar nuk mund të ofrohen. Për shembull, cookie-t thelbësorë ju mundësojnë të porositni produkte në mënyrë që ne të memorizojmë artikujt që vendosni në shportën e blerjes dhe të merrni shërbime nga faqja jonë e internetit. Këto cookie aktivizohen automatikisht dhe nuk mund të çaktivizohen, sepse ato janë thelbësorë për t'ju mundësuar të shfletoni faqen tonë të internetit. Pa këto cookie shërbimet tona të tregtimit elektronik nuk do të mund të ofroheshin;

Cookie-t e performancës: na mundësojnë të analizojmë performancën dhe dizenjon e faqes sonë të internetit dhe të zbulojmë gabime. Për shembull, ky lloj cookie na lejon të kuptojmë se ju e keni vizituar edhe më parë faqen tonë të internetit dhe tregon cilat pjesë të faqes sonë të internetit janë më të vizituara, duke na lejuar të shohim se cilat faqe vizitohen më shpesh nga vizitorët dhe sa kohë vizitorët shpenzojnë në çdo faqe. Ne përdorim, pa kufizim, Google Analytics, Adobe dhe cookie të ngjashme analitike për ta arritur këtë qëllim.
Për shembull, informacioni i gjeneruar nga cookie-t për përdorimin e faqes së internetit normalisht do të ruhet në një server të Google në Shtetet e Bashkuara dhe adresa juaj IP do të shkurtohet paraprakisht nga Google. Vetëm në raste të jashtëzakonshme, adresa juaj e plotë do të transmetohet në një server të Google në Shtetet e Bashkuara dhe do të shkurtohet atje. Për llogarinë tonë, Google do të përdorë këtë informacion me qëllim të përpilimit të raporteve për veprimtarinë e faqes së internetit dhe sigurimin e shërbimeve të tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e faqes së internetit dhe përdorimin e internetit. Adresa IP e transmetuar nga shfletuesi juaj si pjesë e Google Analytics nuk do të shoqërohet me ndonjë të dhënë tjetër të mbajtur nga Google. Për më shumë informacion mbi ofruesit e tjerë të shërbimeve, ju lutemi na kontaktoni duke vizituar Faqen tonë të Mbështetjes në lidhje me Privatësinë në https://www.samsung.com/request-desk.
Ky lloj cookie aktivizohet automatikisht dhe mund të konfigurohet sipas preferencave tuaja të veçanta.

Cookie-t funksionale: na lejojnë të ofrojmë një përvojë më të mirë për përdoruesit. Për shembull, ky lloj cookie siguron që informacioni që shfaqet në vizitën tuaj të ardhshme në faqen tonë të internetit të përputhet me preferencat tuaja të përdoruesit, ose me llogarinë tuaj Samsung nga e cila jeni lidhur me faqen tonë të internetit, ose faktin që jeni lidhur me faqen tonë përmes një email-i që ju është dërguar nga Samsung apo nga njëri prej ofruesve të shërbimeve të besuara palë të treta që ju kontaktojnë për llogarinë tonë.
Ky cookie aktivizohet automatikisht dhe mund të konfigurohet sipas preferencave tuaja të veçanta.

Cookie-t reklamuese: na mundësojnë që partnerët tanë të përzgjedhur me kujdes, t’ju dërgojnë reklama, ose t'ju kontaktojnë drejtpërsëdrejti në rastin që ju keni dhënë pëlqimin tuaj veçmas për komunikime të tilla, të cilat përputhen me interesat tuaja, për shembull, mbledhjen e informacionit rreth produkteve që keni shfletuar ose porositur në faqen tonë të internetit. Për shembull, dhe pa kufizim, ne përdorim etiketat e Google të rimarketingut për të lejuar partnerët tanë të shitjes me pakicë të reklamojnë produktet që ju keni shfletuar në faqen tonë të internetit. Për më shumë informacion rreth mënyrës se si funksionojnë etiketat e rimarketingut në Google, ju lutemi klikoni këtu.
Faqja jonë e internetit mund të shfaqë përmbajtje nga faqja e internetit ose shërbimi i një pale të tretë, që mund të rezultojë në ruajtjen e cookie-ve të palëve të treta në hard drive-in ose shfletuesin tuaj. Këto palë të treta mund të shihen dhe cookie-t e tyre mund të bllokohen në Mjetin e Menaxhimit të Cookie-ve. Ne nuk e kontrollojmë ruajtjen dhe përdorimin e këtyre cookie-ve nga këto palë të treta dhe ju duhet t'i referoheni politikave të privatësisë së palës së tretë përkatëse për më shumë informacion.
Ky lloj cookie aktivizohet automatikisht dhe mund të konfigurohet sipas preferencave tuaja të veçanta.

Magazinim tjetër lokal i informacionit

Ne, së bashku me disa palë të treta, mund të përdorin teknologji të tjera të magazinimit local të informacionit, siç janë Objektet e Ndara Lokalisht (të cilat njihen edhe me emrin "Flash Cookies") dhe magazinim lokal HTML5, në lidhje me Shërbimet tona. Këto teknologji janë të ngjashme me cookie-t e përmendura më lart për sa kohë ato janë të ruajtura në pajisjen tuaj dhe mund të përdoren për të ruajtur informacione të caktuara rreth veprimtarive dhe preferencave tuaja. Megjithatë, këto teknologji mund të përdorin pjesë të ndryshme të pajisjes tuaj nga cookie-t standarde dhe kështu ju nuk mund t'i kontrolloni ato duke përdorur mjetet dhe cilësimet standarde të shfletuesit. Për informacion rreth çaktivizimit ose fshirjes së informacioneve që gjenden në Flash cookie-t, klikoni këtu http://www.allaboutcookies.org/manage-cookies/ .

Menaxhimi i cookie-ve dhe teknologjive të tjera

Nëse ndodheni në Europë, mund të përshtatni preferencat tuaja të cookie-t gjithashtu nëpërmjet përshtatjes së cilësimeve të cookie-t nëpërmjet Mjetit të Menaxhimit të Cookie-ve, të cilat mund të gjenden këtu: Menaxhimit të Cookie-ve.

Nëse doni të hiqni ose bllokoni cookie-t nga pajisja juaj në çdo kohë, ju mund të përditësoni cilësimet e shfletuesit tuaj (konsultoni menunë "ndihmë" të shfletuesit tuaj për të mësuar se si të hiqni ose bllokoni cookie-t). Samsung Electronics nuk është përgjegjës për cilësimet e shfletuesit tuaj. Ju mund të gjeni udhëzime të mira dhe të thjeshta se si të menaxhoni cookie-t në tipet e ndryshme të shfletuesit të internetit në http://www.allaboutcookies.org/manage-cookies/.

Ju lutemi të keni parasysh se refuzimi i cookie-ve mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të kryer transaksione të caktuara në faqen e internetit dhe aftësinë tonë për të njohur shfletuesin tuaj nga një vizitë në tjetrën.