WHY GALAXY

Mësohuni me të jashtëzakonshmen

Një i ri në plazh pretendon të kërcejë mbi diellin që perëndon në sfond.

Ka ardhur koha që të mos zgjidhni ndërmjet asaj që ju pëlqen dhe asaj që ju nevojitet.
I krijojmë pajisjet tona në mënyrë që pasi t’i keni në dorë do të pyesni veten sesi ia bëtë pa to.

Gjithçka tjetër por jo minimale

Zgjedhja e Galaxy do të thotë zgjedhja e një pajisje të krijuar më mirë nga fillimi, duke filluar me elementët thelbësorë.

Përpiqemi të krijojmë pajisje Galaxy për shpejtësi me Bateri që zgjat gjithë ditën1) dhe përpunim me rendiment të lartë që fuqizon gjithçka që bëni.

Synojmë të krijojmë produkte superiore, duke përdorur materiale të qëndrueshme me cilësi të lartë dhe që kanë kaluar përmes analizave rigoroze—rrëzim, temperaturë, ujë dhe më shumë—jo vetëm që të durojnë motin e nxehtë dhe të ftohtë, por gjithashtu mbrojtjen nga elementët si pluhuri dhe uji.2) Dhe gjithçka është e mbrojtur nga platforma jonë e sigurisë së integuar, me shumë shtresa e harduerit dhe softuerit—Samsung Knox.

Një këngëtar qëndron në një skenë të ndriçuar shkëlqyeshëm, me ndriçim të kuq në të majtë dhe ndriçim të gjelbërt në të djathtë. Imazhi është disi i turbullt, duke treguar lëvizje.

Teknologjia që tërheq vëmendjen

Pikërisht kur menduat se një telefon nuk mund të bëhej më inovativ, ne gjejmë një mënyrë.

Teknologjia revolucionare 5G3) rrit shpejtësinë në lojrat, vendosjet, shkarkimet dhe transmetimet tuaja. Kamerat tona të kategorisë profesionale sjellin përmbajtje mahnitëse të fotografive dhe videove në çdo dorë nga fillestarë tek profesionistë. Jepini krahë aftësisë tuaj krijuese me S Pen4) tonë të mrekullueshëm—bën atë që nuk mund të bëjë asnjë stilolaps tjetër.

Kur bëhet fjalë për inovacionin e dizajnit, bota shikon drejt Galaxy—dhe japim rezultate. Galaxy ka prezantuar një faktor të formës së palosshme, i cili na lejon të krijojmë dhe të dizenjojmë në mënyrë më inovative ekrane për mbartshmëri dhe komfort të shtuar.

Një pasqyrë rrethore që pasqyron një qiell blu me re mbahet mbi një vend me ujë blu të errët.

I krijuar për të gjithë, i synuar për ju

Me One UI të thjeshtë për t’u përdorur, Galaxy është gati në momentin që e merrni dhe është e personalizueshme në mënyrë të përshtatshme për t’iu përshtatur stilit tuaj personal.

Drejt e nga kutia, Galaxy juaj është gati për lidhjen pa mundim me Galaxy Buds, Galaxy Watch dhe pajisje të tjera të Galaxy. Ka ardhur koha të përmirësoni jo vetëm punën dhe lojën tuaj por gjithçka që është e rëndësishme për ju.

Fuqizuar nga ajo që ju pëlqen, përdoruesit e Galaxy i gëzohen mundësisë së përdorimit të përmbajtjes dhe shërbimeve të partnerëve me oferta ekskluzive të optimizuara për pajisjet Galaxy, përfshirë aplikacione, muzikë dhe argëtim.5)

Dhe për t’ju ndihmuar që të qëndroni të frymëzuar, vazhdojmë të bashkëpunojmë me artistët, stilistët dhe krijuesit tuaj të preferuar të kulturës.

Disa pemë qëndrojnë në plan të parë me kontrast ndaj një qielli të pafund me yje.

Kalimi, në shërbimin tuaj

Ndryshimi mund të duket i vështirë, por kalimi ose përmirësimi është i lehtë me Smart Switch, aplikacioni i Galaxy që e bën transmetimin me siguri të të dhënave tuaja nga pajisja juaj e vjetër aq thjeshtë sa 1-2-3. Realisht.

Vazhdojmë të kujdesemi për pajisjen tuaj duke e mbajtur atë të azhornuar me edicionet dhe azhornimet më të fundit të sistemit të përdorimit,6) por me ndihmë për klientin të cilësisë më të lartë që di gjithçka që mund të dihet për telefonin tuaj.

Imazhi i aplikacionit të Samsung Members shfaqet majtas sipër, me ikonën e aplikacionit Smart Switch që shfaqet djathtas poshtë. Të dyja janë të vendosura ndaj një sfondi të butë me ngjyrë pasteli.

Cila Galaxy është ajo që ju duhet?

Nga smartfonë inovativë të palosshëm tek i vetmi S Pen tek teknologjia e kamerave të kategorisë profesionale, Galaxy ka diçka për çdo person që kalon dhe përmirëson.

Shihni pajisjet më të reja të Galaxy.

Shikojeni botën ndryshe #withGalaxy

Me kamerën e kategorisë profesionale të Galaxy, nuk ka më nevojë të jeni profesionist për të bërë poza si një i tillë. Të gjitha fotografitë që shihni në këtë faqe u bënë nga @mycameradoesntlie @fransiscusyana @maphornjama_2 @mblockk4 #withGalaxy.

Jo të gjitha specifikimet dhe veçoritë janë të disponueshme në të gjitha pajisjet Galaxy. Informacion i hollësishëm mbi specifikimet dhe veçoritë për produktin specifik është i disponueshëm në faqen e informacionit për secilin nga produktet Galaxy.

1) Galaxy Z Fold2, Galaxy Z Flip (vetëm LTE), seria Galaxy S20 dhe seria Galaxy Note20 lejojnë përdorimin e baterisë Gjithë Ditën. Kohëzgjatja konkrete e baterisë ndryshon sipas sistemit të rrjetit, funksioneve dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe të mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë.
2) Elementët dhe kushtet e analizës së qëndrueshmërisë mund të ndryshojnë sipas pajisjes dhe modelit. Analizat mund të përfshijnë nivele të nxehtësisë së pajisjes, rrëzim, qëndrueshmëri, rezistencën ndaj ujit, të mjedisit, si nivelet e lagështirës e të temperaturës dhe më shumë.
3) Kërkon lidhjen optimale 5G. Shërbimi 5G është i disponueshëm vetëm në pajisjet që lejojnë përdorimin e 5G dhe vetëm i lejueshëm në vendndodhjet që janë të aktivizuara për rrjetin 5G. Shpejtësia e vërtetë mund të ndryshojë sipas shtetit, operatorit dhe mjedisit të përdoruesit.
4) Të gjitha seritë e Galaxy Note dhe disa pajisje të Galaxy Tab lejojnë përdorimin e S Pen.
5) Galaxy ka krijuar partneritet me partnerë të tillë si Microsoft, Netflix, Spotify, Google dhe më shumë. Disponueshmëria e përmbajtjes dhe shërbimeve të partnerëve mund të ndryshojë sipas pajisjes Galaxy dhe vendit ose rajonit që mund të kërkojnë abonime me pagesë. Informacion i hollësishëm mund të gjendet në faqen e informacionit për secilin nga produktet Galaxy. I gjithë informacioni lidhur me partneritetet, përfshirë por jo i kufizuar në vetë partneritetet, shërbimet, ofertat, përmbajtjen dhe disponueshmërinë mund të ndryshojë pa njoftim ose detyrim.
6) Disa pajisje Galaxy kualifikohen për tre gjenerata të azhornimeve të sistemit të përdorimit Android. Disponueshmëria e azhornimeve dhe veçorive të sistemit të përdorimit Android mund të ndryshojë sipas pajisjes dhe vendit. Plani i azhornimit do të varet nga faktorë që përfshijnë, por nuk janë të kufizuar në kompleksitetin e azhornimit, modelin, si dhe hyrjen në treg e më shumë.

Të gjitha specifikimet dhe përshkrimet e dhëna këtu mund të jenë të ndryshme nga specifikimet dhe përshkrimet e vërteta për produktin. Samsung rezervon të drejtën që të bëjë ndryshime në këtë dokument dhe produktin e përshkruar këtu në çdo kohë pa detyrim që Samsung të japë njoftim të këtij ndryshimi. E gjithë funksionueshmëria, veçoritë, specifikimet, GUI dhe informacioni tjetër i produktit i dhënë në këtë dokument, përfshirë por jo të kufizuar tek përfitimet, dizajn, çmimi, elementët përbërës, performanca, disponueshmëria dhe kapacitetet e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim ose detyrim. Përmbajtjet brenda ekranit janë imazhe të simuluara dhe janë vetëm për qëllime treguese. © 2020 Samsung Electronics Co., Ltd. 'Samsung', 'Samsung Galaxy' dhe të gjitha seritë e produkteve të tjera Samsung janë marka tregtare të Samsung Electronics. Markat tregtare dhe logot e tjera të treguara janë pronë e pronarëve përkatës të tyre.