Altoparlant për festa Sound Tower MX-ST50F 240W
Gallery popup
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Pikat kryesore
Veçoritë
Çliroje ritmin kudo
* Sound Tower duhet të vendoset në sipërfaqe të sheshta dhe të mbahet larg nga ekspozimi ndaj rërës apo pluhurit për të siguruar funksionimin e duhur.Veçoritë kryesore
Tingull i fuqishëm në festa
Çdo këngë të godet si kënga më e pritur e momentit
Zhyte veten në tingullin e fuqishëm të cilësisë së lartë me një dizajn të ri elegant. Vuferat dysh dhe tre modalitetet e personalizuara të basit ofrojnë tinguj të ulët të thellë dhe buçitës që përshtaten me çdo atmosferë — pavarësisht nëse po organizon një natë disko apo po çlodhesh me muzikë të lehtë. Gjithashtu, bokset dyshe të pajisura me drejtim valësh ofrojnë mbulim më të gjerë të frekuencave të larta për detaje më goditëse dhe të qarta në çdo notë.
Dritat e festës +
Jetoje plotësisht natën me dritat e personalizueshme të festës
Krijo atmosferën me ndriçimin e personalizueshëm. Dizajni LED i përmirësuar i Sound Tower të lejon t’u shtosh eventeve të tua një prekje festive me një larmi opsionesh për motivet dhe ngjyrat. Përdor aplikacionin celular për të sinkronizuar ndriçimin me muzikën dhe atmosferën.
18 orë luajtje
Ruaj ritmin me një bateri të zëvendësueshme
Shijo deri në 18 orë argëtim me një karikim të vetëm. Me baterinë e tij që zgjat shumë, Sound Tower të ofron tingull të pandërprerë kudo që ndodhesh, pa qenë nevoja për kabllo karikimi, me mjaftueshëm energji që festa të vazhdojë. Dhe kur treguesi me dritë LED sinjalizon bateri të ulët, thjesht zëvendësoje me një të re dhe lëre muzikën të luajë.
Kape dhe tërhiqe
Kap dorezën dhe merre festën me vete
Merre festën me vete kudo që shkon. Me rrota të integruara dhe dorezë teleskopike që rregullohet në pesë nivele të ndryshme, Sound Tower është lehtësisht portativ, duke e bërë ideal për përdorimin në ambiente të jashtme.
Cilësia e tingullit
Fuqi e lartë 240 vat
Përmirësoje festën me një tingull maksimal prej 240 WNgri volumin dhe çliro një maksimum prej 240 vatësh tingull të fuqishëm me bas të thellë dhe dinamik. Pavarësisht nëse po dëgjon në shtëpi apo ke organizuar një mbledhje, ky altoparlant i madh për festa ofron audio të pasur dhe të plotë që e mban çdo notë të qartë dhe zhytëse.
Drejtim valësh
Gamë më e gjerë perhapje tingulliDëgjo alto të qartë dhe të detajuar në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë dhomën. Teknologjia e drejtimit të valëve optimizon përhapjen e tingullit nga bokset dyshe, duke ofruar audio më të përhapur që mbush dhomën me qartësi të përmirësuar për një dëgjim të nivelit më të lartë.
3 modalitete basi
Personalizo basin sipas preferencës sateKonfiguroje basin siç dëshiron. Zgjidh një nga tre modalitetet e personalizuara - I thellë, Goditës dhe I lehtë - për të arritur thellësinë dhe goditjen që përshtatet me tingullin tënd, pavarësisht nëse është një buçitje e thellë, precizion i hollë muzikor apo dëgjim i balancuar i përditshëm.
Përdorimi
Splashproof IPX4
Festa le të vazhdojë, me shi apo diellArgëtohu në ambientet e jashtme me vetëbesim. Me dizajnin rezistent nga uji të Sound Tower, festën mund ta nxjerrësh jashtë pa u shqetësuar për shiun e papritur apo ndonjë spërkatje aksidentale uji nga asnjë kënd.
Aplikacioni Samsung Sound Tower
Kontrollo lehtësisht atmosferën dhe muzikën nga celulari ytPërmirëso përvojën tënde të Sound Tower nga smartfoni yt. Aplikacioni i sapo ridizenjuar e lehtëson rregullimin e dritave dhe të muzikës me një ndërfaqe intuitive miqësore për përdoruesin. Gjithashtu, konfigurimi i lidhur të çon menjëherë tek tingulli i fortë sa hap e mbyll sytë.
Seancat e muzikës
Seancat e muzikës
Sundo skenën me DJ Booth për zërin dhe kitarënBota është skena jote. Përdor efekte si FX dhe mostrat për të amplifikuar vokalet e tua në modalitetin karaoke me një mikrofon të lidhur, ose lidh një kitarë përmes portave fish dyshe për të ngritur nivelin e luajtjes sate. Ky altoparlant për festa të lejon të çlirosh super yllin që ke brenda vetes, dhe që zëri yt të dëgjohet pastër e qartë.
Group Play me Auracast™
Lëre muzikën të shpërthejë me fuqi të plotëÇoje festën në një nivel tjetër. Lidh me valë deri në dhjetë Sound Tower përmes Auracast për të krijuar një atmosferë të madhe dhe të fuqishme tingulli që e mbush hapësirën dhe rrit nivelin e natës në lartësi të reja.
Stereo Play me TWS
Amplifiko audion e TV-së me True Wireless StereoPërmirëso shikimin tënd në TV apo celular me tingull zhytës stereo. Thjesht vendos dy altoparlantë në secilën anë të ekranit dhe aktivizo modalitetin e stereos duke përdorur butonin apo aplikacionin. Teknologjia True wireless stereo ofron audio të pasur dhe realiste që i sjell skenat në jetë.
Lidhja e shumëfishtë me Bluetooth®
Lidh dy smartfona, dyfisho argëtiminLidh deri në dy smartfona me Sound Tower tënd njëkohësisht dhe kalo mes listave të tua të preferuara të luajtjes. Lidhja e shumë pajisjeve me Bluetooth bën të mundur kalimin e lehtë mes pajisjeve në mënyrë që muzika të mos ndalojë asnjëherë.
* Mbështetja për Lidhjen e shumëfishtë me Bluetooth mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të pajisjes së lidhur.* Pajisjet e heqshme ose të shkëputshme Bluetooth (p.sh. pajisje të tjera), telefonat Windows, laptopët, TV, dhe pajisjet e ngjashme nuk mbështesin Lidhjen e shumëfishtë me Bluetooth.Hyrja USB
Transmeto lehtësisht muzikë nga pajisje të jashtmeShijo luajtjen e menjëhershme falë portës USB të integruar. Thjesht lidh një pajisje të përputhshme dhe fillo të dëgjosh.