Informacion rreth kompanisë

Informacion rreth kompanisë

Misioni dhe
vlerat tona

Misioni dhe vlerat tona

Premtimi ynë për të vepruar me përgjegjësi si
një kompani kryesuese e rangut botëror.

Premtimi ynë për të vepruar me përgjegjësi si një kompani kryesuese e rangut botëror.

Një ndërtesë e madhe dhe moderne e zyrave të Samsung përballë një qielli të ndritshëm blu. Një ndërtesë e madhe dhe moderne e zyrave të Samsung përballë një qielli të ndritshëm blu.

Samsung është e përkushtuar në pajtimin me ligjet dhe rregulloret lokale, si dhe në zbatimin e një kodi të rreptë sjelljeje për të gjithë punonjësit. Kompania beson se menaxhimi etik nuk është vetëm një formë për t’iu përgjigjur ndryshimeve marramendëse në mjedisin botëror të biznesit, por dhe një mënyrë për të ngritur besimin me palët e ndryshme të interesuara, duke përfshirë klientët, aksionarët, punonjësit, partnerët e biznesit dhe komunitetet lokale. Me synimin për t'u bërë një nga kompanitë më etike në botë, Samsung vazhdon të trajnojë punonjësit e saj dhe të zbatojë sisteme kontrolli, duke realizuar një menaxhim korrekt dhe të drejtë të korporatave.

Misioni dhe metoda jonë

Samsung ndjek një filozofi të thjeshtë Oss të biznesit: t'i përkushtojë talentin dhe teknologjinë e saj krijimit të produkteve dhe shërbimeve superiore që kontribuojnë në një shoqëri më të mirë globale. Për ta arritur këtë, Samsung u jep vlerë të lartë njerëzve dhe teknologjive të saj.

Pamnje nga pas e një gruaje që qëndron në një skenë dhe shikon një ekran të madh që shfaq ngjyra bojëqielli dhe të purpurtë. Pamnje nga pas e një gruaje që qëndron në një skenë dhe shikon një ekran të madh që shfaq ngjyra bojëqielli dhe të purpurtë.

Vlerat që përcaktojnë shpirtin e Samsung

"Samsung" beson se jetesa sipas vlerave të forta është parimi kyç i një biznesi të mirë. Prandaj dhe këto vlera themelore, së bashku me një kod rigoroz sjelljeje, janë në zemër të çdo vendimi që merr kompania.

Një pamje nga afër e syve të një gruaje pas syzeve mbrojtëse që tregojnë një imazh të reflektuar të një qarku elektrik tek syzet. Një pamje nga afër e syve të një gruaje pas syzeve mbrojtëse që tregojnë një imazh të reflektuar të një qarku elektrik tek syzet.

Pesë parimet e punës të Samsung

Në shprehje të angazhimit të saj për përgjegjësinë shoqërore të korporatave si një kompani udhëheqëse në botë, Samsung Electronics shpalli "Pesë parimet e punës të Samsung" më 2005. Parimet shërbejnë si baza e kodit botëror të sjelljes së kompanisë në pajtim me standardet ligjore dhe etike, si dhe përmbushjen e përgjegjësive të saj shoqërore si kompani.

Një pamje nga afër e duarve të një burri. Një pamje nga afër e duarve të një personi. Personi mban një tabletë në dorën e majtë dhe kalon përmes një dokumenti në ekran me gishtin tregues të djathtë. Një pamje nga afër e duarve të një burri. Një pamje nga afër e duarve të një personi. Personi mban një tabletë në dorën e majtë dhe kalon përmes një dokumenti në ekran me gishtin tregues të djathtë.

Njihuni me drejtorët tanë të përgjithshëm ekzekutivë

Historia

Fortune Global Top Company, Samsung.

Me suksesin e biznesit të saj elektronik, Samsung është njohur globalisht si udhëheqës i industrisë në teknologji dhe tani renditet si një nga 10 markat kryesore në botë.

2020

  • Renditur ndër pesë të parat në markat më të mira globale të Interbrand më 2020
  • Përkrahje në luftën globale kundër COVID-19 me iniciativa CSR siç është programi Smart Factory dhe ofrimi i lehtësirave për trajnimin e burimeve njerëzore si qendra të trajtimit të komunitetit në Kore
  • Nxerrja në treg e Raportit 6G
  • Fillimi i programit Generation17 në partneritet me UNDP
  • Prezantimi i Galaxy Z Flip dhe Galaxy Z Fold2 me faktorë të formës inovative
  • Nxjerrja e serisë së Samsung Galaxy S20, formacioni i parë i plotë 5G i Samsung
  • Shpalosja e MICRO LED 110 inç e Samsung
  • Prezantimi i formacionit të lavanderisë të fuqizuar nga inteligjenca artificiale me efiçiencë të lartë energjie
  • Zgjerimi i formacionit të Bespoke në tregun global
  • Marrja e vlerësimit të parë global në industri për qëndrueshmërinë mjedisore të zgjidhjeve të saj gjysmëpërçuese
  • Fillimi i prodhimit masiv në linjën e re të prodhimit EUV në Hwaseong, Kore
  • Fillimi i prodhimit masiv i LPDDR5 DRAM 16 Gb në Pyeongtaek, Kore

2019

  • Shpalosja e MicroLED të parë në botë prej 75 inç
  • Shpalosja e ‘Samsung Bot’, platformat robotike për të ardhmen e inteligjencës artificiale
  • Njoftimi i një vizioni të ri CSR: ‘Bashkë për të nesërmen! Krijimi i mundësive për njerëzit’
  • Shënimi i një dekade si udhëheqësi botëror i industrisë në sinjalistikën dixhitale
  • Nxjerrja e smartfonit 5G ‘Galaxy S10 5G
  • Përfundimi i zhvillimit të teknologjisë të procesit me 5nm të bazuar në EUV
  • Lajmërimi i planeve pvr investimin prej 133 trillionësh KRW në çipat logjik deri më 2030
  • Fillimi i prodhimit në masë të DRAM celular 12Gb LPDDR5 për smartfonët premium
  • Shpalosja e sensorit të imazhit 108MP për smartfonët, i pari në industri
  • Nxjerrja e ‘Galaxy Fold’, duke krijuar një kategori krejtësisht të re celulare
  • Prezantimi i frigoriferit BESPOKE, duke filluar një epokë të re të pajisjeve shtëpiake të personalizuara
  • Ofrimi i përmbajtjes 8K HDR10+ në televizorë, i pari në botë
  • Festimi i 50-vjetorit të saj

2018

  • Nxjerrja e 'QLED 8K' dhe TV të parë modular në botë ‘The Wall’
  • Shpalosja e ‘Kroskotit digjital 2018' të Samsung dhe HARMAN
  • Ndërtimi i linjës më të avancuar të gjysmëpërçuesve EUV në Hwaseong, Kore
  • Nxjerrja e 'Galaxy S9/S9+' dhe 'Galaxy Note9'
  • Debutimi me ‘Kinemanë 3D LED’ të parë në botë për kinema
  • Njoftimi i planeve për zgjerimin global afat-mesëm dhe afat-gjatë të energjisë së rinovueshme
  • Prodhimi masiv i ‘gjeneratës së pestë të V-NAND’ në botë dhe zhvillimi i ‘LPDDR5 D-RAM 8GB'
  • Njoftimi i investimit të 180 trilionë KRW dhe i punësimit të 40,000 personave për tre vitet e ardhshme për të ringjallur ekonominë
  • Themelimi i shtatë qendrave globale të inteligjencës artificiale në Kore, SHB, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Rusi
  • Furnizimi i pajisjeve tregtare të rrjetit të parë 5G në botë në SHBA (FWA) dhe Kore (NR Mobile)

2017

  • Përfundimi i blerjes së HARMAN
  • Fillimi i prodhimit masiv në impiantin e ri të gjysmëpërçuesve në Pyeongtaek, Korea e Jugut
  • Fillimi i prodhimit masiv i teknologjisë së procesit FinFET 10nm të gjeneratës së dytë dhe forcimi i portofolit të avancuar të shkritoreve me LPP të ri 11nm dhe LPP nm me teknologjinë EUV
  • Shpalosja e Galaxy S8, S8+ dhe Note8
  • Futja e TV QLED dhe The Frame në tregjet globale
  • Aftësitë e zërit Bixby tani të disponueshme në mbi 200 vende të botës
  • Debutimi i ekranit të parë në botë LED kinematografik
  • Renditur në vendin e 6 në Markat më të mira në botë për vitin 2017 të Interbrand

2016

  • Njoftimi i planeve për blerjen e HARMAN
  • Njoftimi i udhërrëfyesit gjithëpërfshirës për të rritur krijimin e vlerave afat-gjata të aksionarëve
  • Blerja e Dacor, Joyent dhe Viv Labs
  • Fillimi i prodhimit masiv për herë të parë në industri i sistemit në çip me teknologjinë FinFET 10 nanometër
  • Prezantimi i formacionit të parë në botë i kartave të memories së lëvizshme Universal Flash Storage (UFS), që ofrojnë kapacitet deri në 256 gigabajt (GB)
  • Futja e Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge në tregun global
  • Fillimi i prodhimit masiv të DRAM më të shpejtë në botë, bazuar në ndërfaqen më të re me memorie të lartë të gjerësisë së brezit (HBM)
  • Nxjerrja e formacionit spektakolar Quantum dot më 2016 duke filluar një dekadë të re të udhëheqjes të televizorëve

2015

  • Mbajtja e vendit Nr. 1 në tregun global të televizorëve për 10 vite rrjesht
  • Fillimi i prodhimit masiv të DRAM celulare LPDDR4 12 Gb të parë në industri
  • Shpalosja e SleepSense, pajisje për kontrollin personal të gjumit e cila ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit të tyre
  • Nxjerrja e Gear S2, orë inteligjente elegante me një dizajn rrethor të gjithanshëm dhe kornizë rrotulluese
  • Fillimi i prodhimit masiv të memories V-NAND 256 Gb të parë në industri
  • Nxjerrja e shërbimit të pagesave celulare, Samsung Pay
  • Blerja e YESCO, prodhues me bazë në Amerikë për prodhimin e ekraneve LED, dhe fillimi i biznesit të sinjalistikave LED
  • Shpalosja e Galaxy S6 dhe Galaxy S6 edge me ekranin e harkuar në të dyja anët për herë të parë në botë
  • Njoftimi i prodhimit masiv të AP celulare FinFET 14 nm për herë të parë në industri

2014

  • Renditur si marka e 7-të më e vlerësuar në botë në raportin e Interbrand 100 markat më të mira në botë më 2014
  • Shpalosja e Galaxy Note Edge, smartfoni i parë në botë me ekran me cepa të harkuar, së bashku me Gear S, pajisja e parë elektronike që mund të vishet  me veçorinë me lidhje 3G
  • Blerja e SmartThings, zhvillues platforme me bazë në Amerikë për internetin e gjërave (IoT)
  • Rinovimi i marrëveshjes së Samsung me IOC, duke zgjatur sponsorizimin e Lojërave Olimpike deri më 2020
  • Hapja e fabrikës së re të gjysmëpërçuesve në Xi’an, Kinë
  • Nxjerrja e TV UHD 105 inç të parë në botë
  • Fillimi i prodhimit në masë të DRAM me teknologjinë e procesit 20nm të parë në industri (4Gb DDR3)
  • Shpalosja e TV UHD të përkulshëm 85 inç të parë në botë

2013

  • Nxjerrja e Galaxy S4 në tregjet globale
  • Fillimi i prodhimit në masë të DRAM celular 20nm 4GB të parë në botë me shpejtësi ultra të lartë

2012

  • Renditur në vendin e 9-të ndër 100 markat më të mira globale me vlerë të markës 32.9 miliardë dollarë
  • Biznesi i LCD u dërgua në Samsung Mobile Display

2011

  • Fillimi i ndërtimit të fabrikës së prodhimit të LCD 7.5G në Suzhou, Kinë
  • Nënshkrimi i marrëveshjes së licensimit për ndarjen e patentës me IBM

2010

  • Blerja e kompanisë së pajisjeve mjekësore, Medison
  • Reditur si kompania e elektronikës Nr. 1 në botë për shitjet
  • Fillimi i prodhimit në masë të memories NAND të klasës 20nm, 64 gigabajt 3 bajt
  • Shkrirja me Samsung Digital Imaging
  • Nxjerrja e serisë së smartfonëve Galaxy me Android OS

2009

  • Zhvillimi i DRAM 40 nanometër të parë në botë
  • Vlera e markës së Samsung u rendit në vendin e 19-të në botë nga Markat më të mira globale më 2010 e Interbrand

2008

  • Themelimi i prodhimit të TV në Rusi

2007

  • Sponsor zyrtar i teknologjisë olimpike

2006

  • Zhvillimi i memorjes NAND 40 nm 32Gb dhe memories DRAM 50nm 1GB për herë të parë në botë
  • Sponsor zyrtar i Lojërave Paraolimpike
  • Nr. 1 në tregun global të TV

2005

  • Sponsor zyrtar i Chelsea, klubi i futbollit në Premier League angleze
  • Zhvillimi i memories NAND 50 nm 16GB së parë në botë
1/15