• Home /
  • ELEKTROSHTËPIAKE

ELEKTROSHTËPIAKE

Ejani në shtëpi

Mirë se vini në shtëpinë tuaj të re

Frigoriferë

Freski e padiskutueshme

Frigoriferi Samsung RS8000 ofron më shumë hapësirë ruajtje, në sajë të SpaceMax Technology™ që krijon kapacitet shtesë të brendshëm pa rritur dimensionet e jashtme (100L më shumë se modelet e zakonshme).

Siguron që ushqimet të mbeten të njoma dhe të freskëta për dy herë më shumë*. Twin Cooling Plus™ optimizon temperaturën dhe lagështinë në frigorifer dhe tek ngrirja me ftohje të pavarur. Kjo ruan ushqimin më mirë dhe mbron shijen e tij duke parandaluar përzierjen e aromave.

Frigorifer Samsung

Furrë

Gatuani pa limite

Ato janë dizenjuar të lehtësojnë jetën tuaj - dhe duken mjaft tërheqëse. Me kaq shumë lloje të ndryshme të furrave, nuk ka asgjë që nuk mund të bëni.

Teknologjia Dual Cook ju jep fleksibilitet të plotë me zonat e sipërme dhe të poshtme të gatimit që mund të përdoren në mënyrë të pavarur, me temperatura dhe cilësime kohe të ndryshme, ose mund të përdorni të gjithë furrën për gatesa më të mëdha.

Furra Samsung

Lavatriçe

Inovacionet që e bëjnë larjen më të lehtë

Lavatriçet tona janë të pajisura me karakteristika inovative dhe ofrojnë teknologji të lartë pastrimi, për t'ju kursyer kohë dhe mundim.

QuickDrive™ redukton kohën e larjes me 50% dhe përdorimin e energjisë me 20%, pa kompromentuar performancën në larje. *Kazani i saj Q-Drum™ ka një kazan kryesor dhe një pllakëz të pasme që rrotullohen në mënyrë të pavarur, duke garantuar që rrobat të lëvizin me veprim dinamik të fuqizuar nga forca të dyfishta. Ajo lan me shpejtësi, me fuqi dhe me delikatesë.*

Lavatrice Samsung

Fshesa me korent

Fshesë me korent inteligjente

Nga tapetet në dysheme të vështira, rreth mobiljeve, fshesa jonë me korrent është e lehtë për t'u përdorur dhe e lehtë për t'u ndjekur në çdo hap.

POWERbot trajton çdo sipërfaqe me thithje të fuqishme. Duke përdorur Visionary Mapping ™, fshesa e di se ku të drejtohet dhe çfarë të evitojë - duke krijuar kështu mënyrën më të mirë dhe më efikase të pastrimit.

Fshesa me korrent Samsung

Pajisjet e integruara

Pajisjet e integruara të kuzhinës

Sistemi Twin Cooling Plus™ ftoh ndarjet veç për të ndalur aromat e papritura që përhapen nga frigoriferi në pjesën e akullit. Pra, ushqimi ruan më shumë shijen e tij origjinale.

Teknologjia Dual Cook ju jep fleksibilitet të plotë me zonat e sipërme dhe të poshtme të gatimit që mund të përdoren në mënyrë të pavarur, me temperatura dhe cilësime kohe të ndryshme, ose mund të përdorni të gjithë furrën për gatesa më të mëdha.

pajisje te integruara te kuzhines

Mikrovalë

Shumë më tepër se një mikrovalë

Kaloni përtej një mikrovale të thjeshtë. Askush nuk do ta besojë se mikrovala juaj ka bërë diçka kaq të shijshme.

Funksioni Shkrirje e Shpejtë shkrin ushqimin shpejt dhe në mënyrë uniforme. Algoritmi automatik i shkrirjes së tij llogarit kohën e saktë të shkrirjes për 5 lloje të zakonshme të ushqimit, prandaj duhet shumë më pak kohë për përgatitjen e përbërësve.

Mikrovale Samsung

Lavastovilje

Lavastovilje e integruar

Shijoni procesin më të thjeshtë dhe intuitiv të larjes me lavastoviljen Samsung. Brendësia fleksibël krijon më shumë hapësirë për enë të mëdha.

Teknologjia WaterWall™ pastron çdo pjatë në çdo cep, pa humbur kohë dhe ujë në shpëlarje paraprake. Ajo siguron një performancë revolucionare pastrimi duke krijuar një mur të gjerë të ujit me presion të lartë që mbulon vendet e vështira për t’u arritur në raftin e poshtëm, ku shpesh vendosni enët më të pista.

Lavastovilje e integruar

Kondicionerë

Së fundi, një zgjidhje e ftohtë

Që nga fillimi, dizajni i kondicionerit Samsung funksionon në mënyrë efikase . Dizajni i tyre unik, teknologjia bashkëkohore dhe një gamë e gjerë modelesh garantojnë një cilësi të shkëlqyer.

Me sistemet tepër të efektshme të ajrit të kondicionuar të Samsung, ju mund të shijoni rehati të pashembullt në shtëpinë tuaj gjatë gjithë ditës dhe natës.

kondicionerë