Samsung health


Mirëqënie e përditshme

*Imazhet e pajisjeve dhe të ekraneve janë të simuluara për qëllime ilustruese. Ndërfaqja UX/UI mund të ndryshojë në varësi të versionit të softuerit, modelit, rajonit dhe faktorëve të tjerë.

Pushimi i mirë i natës fillon me zakone të mira të gjumit

Cilësia e përgjithshme e gjumit tuaj është po aq e rëndësishme sa orët e gjumit. Monitoroni gjumin tuaj gjatë gjithë natës dhe merrni njohuri të vlefshme se si jeni duke fjetur në të vërtetë.
Samsung Health ofron qëllime ditore dhe programe stërvitore për t'ju ndihmuar të arrini një zakon të shëndetshëm gjumi.

  • *Synuar vetëm për qëllime të mirëqenies së përgjithshme. Ofron udhëzime për gjumin vetëm për referencën tuaj personale. S’është synuar për përdorim në zbulimin, diagnostikimin, trajtimin e ndonjë gjendjeje mjekësore apo çrregullimi të gjumit. Ju lutemi konsultohuni me një profesionist mjekësor për këshilla.
  • *Ofrohet në seritë Galaxy Watch4 dhe më lart.
  • *Imazhet e pajisjeve dhe të ekraneve janë të simuluara për qëllime ilustruese. Ndërfaqja UX/UI mund të ndryshojë në varësi të versionit të softuerit, modelit, rajonit dhe faktorëve të tjerë.
  • *Për të regjistruar gërhitjen tuaj, mbani orën ndërsa flini dhe vendoseni telefonin tuaj në një sipërfaqe të sheshtë pranë kokës tuaj, si një komodinë, me pjesën e poshtme të telefonit të drejtuar nga ju.

Kontrolloni dhe përmirësoni mirëqenien tuaj

Gjurmoni progresin tuaj ditor, javor dhe mujor të stërvitjes me një shikim me Samsung Health. App-i mbështet përdorimin e mbi 100 lloje ushtrimesh, përfshirë vrapin, çiklizmin dhe marshimin, të gjitha të përmirësuara nga gjurmimi i GPS. Lidhni app-in me aksesorë të ndryshëm ushtrimesh, përfshirë treadmill-a, biçikleta dhe monitorues të rrahjeve të zemrës (HRM), si dhe Galaxy Watch për të rregulluar dhe optimizuar rutinën e stërvitjes tuaj.

Realizoni qëllimin tuaj të fitnesit në mënyrë efektive me përbërjen trupore

Vendosni qëllimet e duhura bazuar në matjen e trupit me Monitorimin e përbërjes trupore. Gjithashtu mund të merrni këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini objektivat tuaja.

  • *Synuar vetëm për qëllime të mirëqenies së përgjithshme dhe stërvitjes. S’është synuar për përdorim në zbulimin, diagnostikimin, trajtimin e ndonjë gjendjeje apo sëmundjeje mjekësore. Matjet janë vetëm për referencën tuaj personale. Ju lutemi konsultohuni me një profesionist mjekësor për këshilla.
  • *Ofrohet vetëm në seritë Galaxy Watch4 dhe më lart.

Përmirësoni jetën tuaj

Përmbushni qëllimet tuaja me miq dhe familjen


Arrini qëllimet e stërvitjes tuaj në një mënyrë argëtuese dhe ndëraktive me Samsung Health. Krijoni një konkurrim miqësor me miqtë dhe familjen për t’i mbajtur të gjithë të përgjegjshëm dhe në drejtimin e duhur ndaj qëllimeve të tyre.

Mësoni nga ekspertët

Të lodhur nga e njëjta rutinë? Samsung Health ka përgatitur video të trainerëve ekspertë që do t’ju mësojnë programe të reja të stërvitjes, përfshirë shtrirje, humbje të peshës, trainime të qëndrueshmërisëdhemë shumë. Është tamam ç’farë ju nevojitet për të rritur ritmin tuaj përsëri. Merrni informacion menjëherë nga ora juaj ndërsa stërviteni. Tani mund të regjistroni rrahjet e zemrës tuaj dhe kaloritë në ekran.

*Kërkon mbajtjen e Galaxy Watch ndërsa bëni një program stërvitjeje në Samsung Health.

Le ta mbyllim ditën duke reflektuar në qetësi

Shlodhni trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj. Zbuloni mjete të fuqishme meditimi që do t'ju ndihmojnë të lehtësoni stresin gjatë gjithë ditës tuaj. Përfundoni ditën tuaj me reflektim të qetë dhe çlodheni mendjen tuaj me muzikë qetësuese dhe përmbajtje historish që do t'ju ndihmojnë të bini në gjumë*.

*Një pjesë e përmbajtjes mund të kërkojë tarifa shtesë dhe kërkohet hyrja në llogarinë Calm.

Mbështetja që dëshiron

Gjurmimi i ciklit i fuqizuar nga Natural Cycles° ju ndihmon të kuptoni aspektet unike të menaxhimit të simptomave lidhur me shëndetin tuaj ndërsa jep informacion të personalizuar dhe përmbajtje edukative. Telefoni Galaxy dhe Galaxy Watch tani janë gati të ndihmojnë gratë që i duam në çdo hap të tyre.

Çfarë ha, ashtu dukesh

Krijoni zakone të ngrënies së shëndetshme duke regjistruar vaktet dhe ushqimet tuaja të përditshme me Samsung Health. Zbuloni zakohet tuaja të ngrënies, bazuar në konsumin tuaj të vitaminave dhe lëndëve ushqyese gjatë ditës dhe merrni masa drejt një diete më të balancuar.

Kombinohet mirë me


Përjetoni një jetë më inteligjente me një Galaxy që ju ndjek kudo.

Galaxy
Z Fold5

Galaxy
Watch6

Galaxy
Buds2 Pro

Galaxy Buds2 Pro Galaxy Buds2 Pro

Përdorimi

Gjeni mënyra të thjeshta për të përdorur Samsung Health

Siguria e të dhënave me Samsung Knox

Të dhënat e shëndetit tënd ruhen në mënyrë të sigurt me "Samsung Knox".

Merr aplikacionin

Shkarkoje tani aplikacionin "Samsung Health".

 

Smartfonë

Galaxy S24 | S24+ | S24 Ultra
 

Aplikacione dhe shërbime


  • Të gjitha shërbimet, veçoritë, funksionalitetet, përmbajtjet, ndërfaqet dhe përdorimet e përdoruesit të përshkruara këtu mund të ndryshojnë pa njoftim dhe disponueshmëria e tyre mund të ndryshojë sipas vendit/rajonit, modelit të pajisjes dhe versionit të sistemit të përdorimit.
    Shërbime me pagesë janë të disponueshmë pas blerjes.
  • Imazhet e pajisjes dhe të ekranit të simuluara për qëllime ilustrimi.