Zgjidh vendndodhjen dhe gjuhën tënde.
Lajme globale

Kompania dallohet për përsosmërinë e dizajnit që ngre në një tjetër nivel stilin e jetës së konsumatorit nga produkti në modelin e shërbimit

21.04.2021

Samsung Electronics njoftoi sot se ka marrë një rekord prej 71 çmimesh në International Forum (iF) Design Award 2021 me famë botërore. Samsung fitoi dy Gold Awards si pjesë e 36 çmimeve për Dizajnin e Produktit, 10 për Konceptet Profesionale, 11 për Communication Design, 5 për Dizajnin e Paketimit dhe 9 për Përvojën e Përdoruesit (UX), User Interface (UI) dhe Dizajn Shërbimi.

Çmimet e Gold Award iu dhanë filtruesit të ajrit BESPOKE AX9000N dhe BESPOKE City Color Edition. Filtruesi i ajrit BESPOKE AX9000N u njoh për konceptin e tij inovativ të lejimit të konsumatorëve në zgjedhjen modelin e pjesës së përparme të pastruesit në përputhje me stilin e jetës së konsumatorëve.

 

Përveç kësaj, koleksioni i panelit BESPOKE City Color Edition u njoh për gamën e tij të ngjyrave dhe materialeve për pajisjet e kuzhinës duke përfshirë frigoriferë, pianura me induksioni dhe furra. BESPOKE City Color Edition ofron paleta ngjyrash të frymëzuara nga qytete të ndryshme si Stokholmi, Berlini dhe Seuli.

 

"Është e rëndësishme të sigurojmë përvoja të diferencuara për konsumatorët dhe të shtojmë vlerë domethënëse në jetën e tyre", tha Dontae Lee, Zëvendës President i Përgjithshëm dhe Shefi i Qendrës së Dizajnimit të Korporatave në Samsung Electronics. "Ne do të bëjmë më shumë përpjekje për të siguruar dizajne që kontribuojnë në shoqëri dhe jetën e konsumatorëve tanë përmes njohurive të reja dhe qasjeve inovative."

 

Në kategorinë e produkteve, një gamë e gjerë e dizajneve të Samsung fituan çmime, duke përfshirë:

 

• QLED 8K, TV i cili përdor dizajnin e ekranit të pafund që maksimizon “zhytjen në figurë” duke zvogëluar kornizën.

 

• The Premiere, projektori premium për shtëpinë i pajisur me teknologji Triple Laser dhe Ultra Short Throw.

 

• Lavatriçja WW8000T & Tharësja DV8000T që mund të vendosen mbi njëra tjetrën vertikalisht, horizontalisht ose më vete në varësi të hapësirës së disponueshme.

 

• Galaxy Z Fold2 dhe Galaxy Z Flip, smartphone-t të cilët ofrojnë përvojën unike dhe inovative të përdoruesit të telefonave inteligjentë të palosshëm.

 

Në kategori të tjera, dizajnet e Samsung që konsiderojnë ‘mundësinë e hyrjes’ dhe ‘mjedisin’ kanë fituar çmimet, duke përfshirë:

 

• Lavatriçja WW8000T & tharësja DV8000T UX me përdorim të zgjuar dhe të lehtë, duke shfaqur etiketat Braille dhe modelin e kthimit të zërit për të treguar cikle të ndryshëm ose cilësimet e temperaturës për mundësi më të zgjeruara.

 

• Eco-Packaging - një paketim i qëndrueshëm i produktit që lehtëson riciklimin e kutive.

 

Organizuar nga iF International Forum Design GmbH, konkursi i iF Design Award filloi në Gjermani në 1953. Çmimi vlerëson në mënyrë gjithëpërfshirëse, bazuar në kriteret e tij, të cilat përfshijnë diferencimin dhe ndikimin, në 9 disiplina dhe kategori - Produkt, Paketimi, Komunikim, Koncept Profesional, Arkitektura e brendshme, Arkitektura, Service Design, Përvoja e Përdoruesit (UX) dhe User Interface (UI).

 

Fituesit e Çmimit iF Design 2021 janë shpallen në internet në website-n e Çmimit iF Design dhe aplikacionit iF Design. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni https://ifworlddesignguide.com.