Tiranë, 28 prill 2026 – Samsung Electronics sot njoftoi lançimin global të ekranit të reklamimit me efekt 3D, 32-inç (modeli SMHX), duke shtuar një format kompakt në linjën e tij të ekraneve komerciale 3D. I projektuar për rafte dhe banakë të ngushtë, ai u ofron brendeve një mënyrë fleksibile për të prezantuar përmbajtje të fokusuar te produkti me rotacion të plotë 3D¹.
“Ekrani e reklamimit për ambiente komerciale 32-inç e bën përvojën mbresëlënëse 3D të aksesueshme në një gamë shumë më të gjerë mjedisesh komerciale,” tha Hyoung Jae Kim, Zëvendëspresident Ekzekutiv i Divizionit të Ekraneve Vizuale (VD) në Samsung Electronics. “Në kombinim me portofolin tonë në rritje të ekraneve dhe zgjidhjeve, modeli i ri pasqyron angazhimin tonë për të ndërtuar një ekosistem të lidhur të ekraneve komerciale, ku klientët mund të mbështeten, kudo që operojnë.”
Format më i vogël, ndikim më i madh në raft
Modeli 32-inç vjen pas prezantimit global të ekranit të e reklamimit 3D 85-inç më herët këtë vit. Ndërsa modeli 85-inç është projektuar për instalime të mëdha në retail me prezantime produktesh në madhësi reale, modeli 32-inç sjell të njëjtën përvojë 3D pa nevojën e syzeve në rafte, banakë dhe hapësira të tjera kompakte.
I përshtatshëm për një gamë të gjerë ambientesh, përfshirë rrjetet e shitjes, hapësirat publike, industrinë e argëtimit, arsimin dhe hotelerinë, ky format më i vogël sjell përmbajtje 3D mbresëlënëse aty ku shikueshmëria nga afër është thelbësore. Ekrani 32-inç ndihmon në theksimin e produkteve kryesore, përmbajtjeve promocionale, informacionit për ekspozita, njoftimeve në universitete dhe kampuse, si dhe përmbajtjeve të tjera me ndikim të lartë.
Ekrani i reklamimit 3D përdor teknologjinë e patentuar Samsung 3D Plate, e cila aplikon efekt vizual 3D për secilin sy për t’i paraqitur imazhe të ndryshme, duke krijuar një thellësi kinematografike pa pasur nevojë për syze 3D. Ai ruan qartësinë e plotë ndërsa shfaq të gjitha anët e produktit në një rotacion realist 360 gradë.
Me peshë vetëm 8.5 kg dhe një profil elegant prej 49.4 mm, modeli 32-inç ofron rezolucion FHD (1080 x 1920) në format portret 9:16. Ndryshe nga ekranet 3D voluminoze të tipit “box”, ai është i lehtë, i thjeshtë për instalim dhe i pajtueshëm me mbajtëset standarde VESA për montim në mur ose në stendë, njësoj si ekranet tradicionale².
Ekrani i reklamimit 3D ka fituar vlerësime në industri, përfshirë çmimin për inovacion në panairin CES 2026 në kategorinë Enterprise Tech dhe çmimin e argjendtë në Edison Awards. Në të ardhmen, Samsung Electronics planifikon të zgjerojë më tej linjën e ekraneve të reklamimit 3D me madhësi të reja, përfshirë modelin 55-inç.
Më shumë kontroll dhe kreativitet me Samsung VXT
Samsung Electronics ka njoftuar gjithashtu përditësime të reja për Samsung VXT, platformën e tij cloud për menaxhimin e ekraneve digjitale³. Përditësimi sjell mundësi të reja për të gjithë portofolin e ekraneve digjitale të Samsung⁴, përfshirë edhe ekranet e reklamimit 3D. Bizneset mund të përdorin VXT për të menaxhuar ekranet e lidhura në disa lokacione, për të planifikuar dhe automatizuar shpërndarjen e përmbajtjes, si dhe për të krijuar video të gatshme për reklama drejtpërdrejt brenda platformës.
Për të përmirësuar më tej menaxhimin në distancë, Samsung ka prezantuar mundësi të avancuara për planifikimin e cilësimeve. Kjo funksion lejon aplikimin automatik të parametrave si ndriçimi, volumi dhe oraret e ndezjes ose fikjes në të gjitha ekranet e lidhura sipas një orari të paracaktuar, madje edhe jashtë orarit të punës. VXT gjithashtu përfshin Smart Download, i cili ndihmon në uljen e ngarkesës së rrjetit duke mundësuar shkarkimin e përmbajtjes nga disa ekrane dhe shpërndarjen e saj në ekrane të tjera të lidhura në të njëjtin rrjet⁵.
Aplikacioni AI Studio, i lansuar më herët këtë muaj, u mundëson përdoruesve të krijojnë video të gatshme për ekrane nga një imazh produkti dhe udhëzime tekstuale, me mundësi për përmirësim të rezolucionit deri në 4K UHD në 60 frame për sekondë. Aplikacioni gjithashtu ofron opsion për optimizimin e përmbajtjes për ekranet e reklamimit 3D, duke përmirësuar përvojën e përgjithshme të shikimit tredimensional.
Samsung Electronics VXT ka zgjeruar gjithashtu mundësitë e tij të menaxhimit të përmbajtjes me funksionet e mëposhtme:
· Event tani përfshin tranzicione të automatizuara të përmbajtjes, duke shtuar lloje të reja eventesh, si kushtet atmosferike. Kjo u mundëson bizneseve të shfaqin automatikisht përmbajtje bazuar në kushtet reale të motit⁶. Për shembull, ekranet mund të promovojnë pajisje për shi gjatë motit me reshje dhe të kalojnë te kapelet e diellit në kushte me diell, duke mundësuar menaxhim më dinamik të përmbajtjes në skenarë të ndryshëm.
· Multiple Takeover mundëson tranzicione të sinkronizuara të përmbajtjes në të gjitha ekranet e lidhura, bazuar në një orar dhe cikël riprodhimi të paracaktuar, duke ofruar kontroll të centralizuar për fushata të mëdha të përmbajtjes.
· Streaming Widget mundëson transmetim të drejtpërdrejtë të përmbajtjes në kohë reale direkt në ekranet e lidhura, me mbështetje për konfigurime të titrave.
Fokusi i pandërprerë i Samsung Electronics në përmirësimin e harduerit të ekraneve dhe aftësive të platformës ka kontribuar në pozicionin e tij si ofruesi numër një në botë i ekraneve komerciale për 17 vite me radhë⁷. Për më shumë informacion, ju vizitoni
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.
- 1 Aktualisht i disponueshëm në Korenë e Jugut, ekrani 32-inç për reklamim digjital do të jetë i disponueshëm në tregjet globale gjatë vitit 2026. Disponueshmëria e ekraneve të reklamimit 3D mund të ndryshojë në varësi të madhësisë dhe rajonit.
- 2 Ekrani 3D për reklamim digjital mbështet montimin në mur. Aksesorët për mbajtëse muri dhe stendë shiten veçmas.
- 3 Samsung Electronics VXT shitet veçmas, ndërsa disponueshmëria e tij ndryshon në varësi të rajonit. Për disa aplikacione brenda platformës mund të aplikohen tarifa shtesë përdorimi.
- 4 Samsung Electronics VXT është i disponueshëm në ekranet me Tizen 4.0 ose version më të ri.
- 5 Smart Download mbështetet në pajisjet me Tizen 6.5 ose version më të ri.
- 6 Të dhënat mbi kushtet e motit merren përmes widget-it The Weather Channel (TWC).
- 7 Raporti i kompanisë Omdia për ekranet publike për tremujorin e katërt të vitit 2025, sipas shitjes së njësive. Nuk përfshin televizorët për konsumatorë. Omdia. Vetëm për informacion të përgjithshëm; nuk përbën miratim/certifikim/rekomandim; nuk mbajmë përgjegjësi për besueshmërinë.