Asnjë sugjerim
AI Suggested Searches
Kërkime të sugjeruara
KËRKIMET MË TË SHPESHTA
KËRKIMET E FUNDIT
TË REKOMANDUARA
Duke shënuar 20 vite si marka globale numër 1 për televizorë, Samsung prezanton Micro RGB, një përparim revolucionar në teknologjinë e ekraneve. Linjën e tij më inteligjente dhe më të personalizuar të televizorëve deri më tani, Samsung do t’ua prezantojë mediave dhe partnerëve europianë në panairin “Inside Samsung: The First Look Europe” në Eschborn, Frankfurt
15.04.2026Tiranë, 15 prill 2026 – Samsung Electronics prezanton sot në panairin “Inside Samsung – The First Look Europe” në Frankfurt gjeneratën e tij më të fundit të ekraneve dhe përvojave të lidhura me inteligjencë artificiale, duke ndërtuar mbi dy dekada lidership si marka numër 1 globale për televizorë1.
Samsung vazhdon të përmirësojë argëtimin në shtëpi përmes inovacioneve pioniere në fushën e ekraneve, duke përfshirë prezantimin e teknologjisë Micro RGB, së bashku me veçori të avancuara të bazuara në inteligjencë artificiale, të dizajnuara për t’i bërë ekranet më inteligjente, më personale dhe të integruara në mënyrë të përsosur në jetën e përditshme.
“Në Samsung, inovacioni nuk ka të bëjë kurrë vetëm me diçka të re, ka të bëjë me sfidimin e vazhdueshëm të vetes për të ofruar përvojat më të mira të shikimit, kudo dhe çfarëdo që të shikoni”, tha Benjamin Braun, Drejtor i Marketingut në Samsung Europe.
“Prej 20 vitesh jemi marka lider globale për televizorë duke sfiduar vazhdimisht standardet tona, nga momente të veçanta në dizajn si televizioni Bordeaux në vitin 2006, deri te teknologjitë revolucionare të ekranit si QLED dhe Neo QLED.
Këto teknologji janë rezultat i viteve të tëra inxhinierie, mendimi dizajni dhe inovacioni të pandalshëm për të krijuar diçka vërtet të jashtëzakonshme. Sot, ne hapim kapitullin e radhës me Micro RGB dhe një gamë të gjerë përvojash të fuqizuara nga inteligjenca artificiale, që i bëjnë ekranet tona më inteligjente, më gjithëpërfshirëse dhe më personale se kurrë më parë.”
“Gjatë 20 viteve të fundit, Samsung ka udhëhequr gjithmonë tregun e televizorëve përmes një mendësie sfiduese,” tha Charlie Bae, Drejtor i Menaxhimit të Produkteve për TV dhe pajisje audio në Samsung Europe. “Kjo mendësi vazhdon edhe sot. Në ‘Inside Samsung: The First Look Europe’, jemi krenarë që prezantojmë në tregun europian Micro RGB dhe një valë të re inovacionesh të nxitura nga inteligjenca artificiale, që shtyjnë kufijtë e asaj që njerëzit presin nga një televizor.”
Prezantimi i Micro RGB: Epoka e re e teknologjisë së ekraneve
Në qendër të linjës së Samsung për vitin 2026 qëndron Micro RGB, një përparim revolucionar në inxhinierinë e ekraneve që ripërcakton mënyrën se si prodhohen ngjyrat në ekran.
Ndryshe nga televizorët tradicionalë që mbështeten në ndriçim të bardhë në sfond dhe filtra ngjyrash, Micro RGB përdor dioda LED të kuqe, jeshile dhe blu të kontrolluara individualisht, secila më e vogël se 100 mikrometra, për të prodhuar drejtpërdrejt ngjyrat.
Rezultatet janë një përvojë shikimi e pakrahasueshme, me ndriçim të jashtëzakonshëm, kontrast të lartë dhe riprodhim realist të ngjyrave, duke arritur 100% mbulim të gamës së ngjyrave sipas standardit BT.2020.
Fillimisht i prezantuar me modelin 115 inç, Samsung zgjeron portofolinMicro RGB në vitin 2026 me një ekran të ri flagship prej 130 inç, si dhe me një gamë më të gjerë që përfshin madhësi 55, 65, 75, 85 dhe 100 inç, duke e sjellë këtë teknologji të gjeneratës së ardhshme në më shumë shtëpi se kurrë më parë.
Përvoja përmirësohet më tej nga Micro RGB AI Engine, i cili optimizon figurën dhe zërin në kohë reale, kuadër pas kuadri. Me kontroll të saktë të ndriçimit, kontrastit dhe detajeve në hije, ai ofron një përvojë shikimi thellësisht imerzive dhe natyrale për çdo lloj përmbajtjeje.
Seria Micro RGB do të jetë e disponueshme në Europë duke filluar nga muaji maj.
Ekrane më inteligjente dhe më të personalizuara me Vision AI Companion
Televizorët Samsung për vitin 2026 prezantojnë Vision AI Companion, një shtresë inteligjente e krijuar për ta bërë ndërveprimin me televizorin më natyral dhe intuitiv2.
Falë kuptimit të avancuar të gjuhës natyrore, përdoruesit mund t’i kërkojnë televizorit informacion, rekomandime apo ndihmë në kohë reale, qoftë duke ndjekur një ndeshje emocionuese futbolli, duke kërkuar receta nga një emision kulinar apo duke zbuluar eksperienca lokale të frymëzuara nga ajo që shfaqet në ekran.
Veçori të fuqizuara nga inteligjenca artificiale përfshijnë:
• AI Picture Optimisation: Procesori AI i Samsung analizon llojin e përmbajtjes që po luhet dhe më pas optimizon figurën dhe zërin për t’iu përshtatur asaj. Qoftë optimizimi i tonit apo i skenave muzikore, qëllimi është përdorimi i ngjyrave më të përshtatshme për aksionin që shfaqet.
• AI Sound Controller Pro: Zgjidhja e parë që ju lejon të rregulloni çdo element të miksit audio të televizorit në kohë reale, përmes komandave zanore të thjeshta dhe kontekstuale.
• AI Football Mode: Ju ofron vendin më të mirë për të ndjekur çdo moment të aksionit; ai njeh ndeshjen në ekran dhe optimizon cilësimet për një përvojë si në stadium, në ambientin tuaj të shtëpisë.
Është e rëndësishme të theksohet se Vision AI Companion është i disponueshëm në të gjithë linjën e televizorëve për vitin 2026, përfshirë edhe modelet UHD.
Zgjerimi i inovacioneve OLED për shikim pa reflektime
Samsung vazhdon të përmirësojë linjën e saj OLED në vitin 2026, duke zgjeruar teknologjinë Glare-Free në më shumë modele, përfshirë S90H, S95H dhe S99H3.
Duke reduktuar reflektimet pa kompromentuar saktësinë e ngjyrave, teknologjia Glare-Free siguron një përvojë të qëndrueshme dhe realiste shikimi në çdo kusht ndriçimi, qoftë gjatë përmbajtjeve të ditës apo eventeve sportive në mbrëmje.
Modeli flagship S99H sjell gjithashtu një dizajn të rafinuar me mbajtësen murale Zero Gap, e cila mundëson montim elegant, pothuajse të integruar, duke përmirësuar si estetikën ashtu edhe lehtësinë e instalimit.
Ekrane të dizajnuar për çdo stil jete
Samsung vazhdon të rishpikë rolin e televizorit në shtëpi, me produkte të krijuara për të reflektuar stile jetese dhe hapësira individuale.
Frame Pro ndërton mbi televizorin ikonik lifestyle të Samsung, duke kombinuar cilësinë e imazhit Neo QLED pa reflektime me një dizajn të frymëzuar nga arti dhe Wireless One Connect Box, për një konfigurim më të pastër dhe më fleksibël.
Samsung gjithashtu prezanton Movingstyle, një ekran inteligjent portativ dhe shumëfunksional me bateri të integruar dhe ndërveprim me prekje, i dizajnuar për lëvizje të lehtë mes hapësirave, nga dhoma e ndenjjes deri te zyra në shtëpi, duke reflektuar natyrën dinamike dhe fleksibile të jetës moderne.
Zë dhe dizajn i përmirësuar
Inovacionet më të fundit të Samsung në fushën e audios plotësojnë lidershipin e tij në ekranet, me prezantimin e Music Studio 5 dhe 7, altoparlantë Wi-Fi të dizajnuar në bashkëpunim me Erwan Bouroullec, të cilët do të jenë në shitje nga maji i vitit 2026. Duke kombinuar estetikë të rafinuar me cilësi të lartë zëri, ata sjellin një nivel të ri ngrohtësie dhe ekspresiviteti në sistemet audio të shtëpisë.
Për tubime më të mëdha, Sound Tower ofron një zë të fuqishëm që mbush hapësirën, së bashku me funksionin dinamik Party Lights, i cili ju lejon të personalizoni ngjyrat sipas ekipit tuaj përpara një vere të madhe sportive këtë vit.
Ndërtuar për të ardhmen: Siguri dhe jetëgjatësi
Ndërsa inteligjenca artificiale bëhet një element kyç i përvojës në shtëpi, Samsung po forcon angazhimin e tij ndaj sigurisë dhe vlerës afatgjatë.
Të gjithë televizorët e vitit 2026 mbrohen nga Samsung Knox Security⁴ , i cili mbron të dhënat personale dhe pajisjet e lidhura, ndërkohë që sjell edhe shtatë vite përditësime të Tizen OS, duke siguruar akses të vazhdueshëm në funksionet më të fundit, aftësitë e inteligjencës artificiale dhe përmirësimet e sigurisë.
Riformësimi i së ardhmes së argëtimit në shtëpi
Me Micro RGB, Vision AI dhe fokus të vazhdueshëm në dizajn dhe personalizim, Samsung po hyn në një epokë të re të inovacionit në ekranet.
Duke kombinuar teknologji të avancuar me përvoja domethënëse për përdoruesit, Samsung jo vetëm që ruan pozicionin e tij si marka numër 1 në botë për televizorë, por vazhdon gjithashtu të shtyjë kufijtë e teknologjisë së TV.
Për më shumë informacion mbi gamëne plotë të televizorëve Samsung me inteligjencë artificiale, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të Samsung.
###
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.
1 Omdia, shkurt 2026. Pjesa globale e tregut e prodhuesve të televizorëve, bazuar në shitjet vjetore sipas volumit dhe të ardhurave. Sipas të dhënave të Omdia-s, Samsung është marka udhëheqëse në botë për televizorë për 20 vite radhazi. Vetëm për informacion të përgjithshëm; nuk përbën miratim, certifikim apo rekomandim nga kompania Omdia.
2 Disponueshmëria, veçoritë e mbështetura dhe ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojnë në varësi të shtetit, rajonit, modelit dhe kushteve të shikimit.
3 Performanca e konfirmuar “Glare Free” nga UL Solutions, bazuar në vlerësimet e Unified Glare Rating (UGR). Certifikimi lëshohet kur: UGR i reflektimeve të shkëlqimit ≤ 10, UGR i shkëlqimit të bezdisshëm ≤ 22 dhe UGR i shkëlqimit të paaftësueshëm ≤ 34.
4 Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit: https://www.samsungknox.com/en/secured-by-knox