Tiranë, 4 maj 2026 – Samsung Electronics ka njoftuar sot një fushatë të përbashkët me filmin shumë të pritur “The Devil Wears Prada 2”, e cila bashkon botën e modës së lartë me teknologjinë më të fundit të Samsung për inteligjencën artificiale në larjen e rrobave. Në videon e publikuar së fundmi të fushatës, veshja ikonike prej pëlhure të kuqe takohet me lavatriçen Samsung Bespoke AI, duke sjellë një rezultat revolucionar që ripërcakton kujdesin ndaj tekstileve.
Moda elitare takohet me inovacionin në kujdesin e rrobave
Videoja e fushatës sjell inovacionet e Samsung në larjen me AI në botën e modës elitare. Veshja ikonike prej pëlhure të kuqe, simbol i stilit pa kompromis, zë qendër të vëmendjes teksa takohet me lavatriçen Bespoke AI, duke treguar se si teknologjia e avancuar e Samsung ofron kujdes të jashtëzakonshëm edhe për tekstilet më delikate.
Lavatriçja më e fundit Samsung Bespoke AI¹ është e pajisur me teknologjinë AI Wash+², e cila njeh automatikisht llojet e tekstileve për sasi më të vogla rrobash dhe optimizon në përputhje me to performancën e larjes. Duke zbuluar karakteristikat e çdo ngarkese, lavatriçja Bespoke AI përshtat nivelin e ujit, shpejtësinë e centrifugimit dhe kohëzgjatjen e ciklit të larjes për të arritur rezultate optimale dhe për të siguruar nivelin e saktë të kujdesit që kërkohet në çdo cikël larjeje.
Përveç fushatës digjitale, Samsung ka lançuar një fushatë të madhe DOOH në Piccadilly Circus në Londër, një nga hapësirat më ikonike të reklamimit në botë. Fushata do të zgjerohet edhe në rajone të tjera globale, përfshirë Korenë e Jugut, ku përdoruesit do të mund ta përjetojnë përmes ekraneve DOOH në zona të frekuentuara të Seulit, si Myeongdong dhe stacioni Gangnam.
“Bashkëpunimi me filmin ‘The Devil Wears Prada 2’ është një festë e ndërthurjes mes modës dhe teknologjisë,” tha Sang Jik Lee, zëvendëspresident ekzekutiv dhe drejtues i ekipit të shitjeve dhe marketingut për divizionin e pajisjeve digjitale (DA) në Samsung Electronics. “Ashtu si filmi vendos standarde të reja për stilin, edhe Samsung Bespoke AI vendos një standard të ri për kujdesin inteligjent të tekstileve.”
Filmi “The Devil Wears Prada 2” nga 20th Century Studios është aktualisht në kinema.
Rreth filmit “The Devil Wears Prada 2”
Dy dekada pas roleve të tyre ikonike si Miranda, Andy, Emily dhe Nigel, Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci rikthehen në rrugët moderne të Nju Jorkut dhe në zyrat elegante të revistës Runway në filmin “The Devil Wears Prada 2” nga 20th Century Studios, vazhdimi shumë i pritur i fenomenit të vitit 2006 që përcaktoi një gjeneratë. Filmi me regji të David Frankel, skenar nga Aline Brosh McKenna, prodhuar nga Wendy Finerman, ndërsa producentë ekzekutivë janë Michael Bederman, Karen Rosenfelt dhe Aline Brosh McKenna.
“The Devil Wears Prada 2” shfaqet në kinema që prej datës 1 maj 2026.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.
- 1 Disponueshmëria dhe veçoritë mund të ndryshojnë në varësi të modelit, rajonit dhe vendit. (Modeli i aplikueshëm në Evropë: WF90H09C4***)
- 2 Sensori i tekstileve përdor një algoritëm AI për të njohur 5 lloje tekstilesh (pambuk, rroba delikate, peshqirë, xhins, veshje outdoor) për ngarkesa deri në 3 kg. Sensori i turbullirës funksionon për të gjitha peshat e ngarkesës. Përzierja e llojeve të ndryshme të tekstileve mund të ulë saktësinë e njohjes. Rezultatet reale mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit individual. Për të parandaluar konsumimin e rrobave, lani së bashku tekstile të ngjashme.