Tiranë, 21 prill 2026 – Samsung Electronics prezanton pajisjet më të fundit të kuzhinës me inteligjencë artificiale të personalizuara për vitin 2026, duke sjellë në Europë vizionin e ndihmësve të vërtetë shtëpiakë që ndihmojnë në uljen e stresit të detyrave të përditshme. Eventi, i cili zhvillohet në hapësirën Samsung Smart Home në Milano, do të prezantojë inovacionet më të fundit në dizajnin premium të kuzhinave, teknologji, materiale dhe pajisje.
Në këtë edicion të këtij viti, Samsung prezanton një gjeneratë të re pajisjesh të zhvilluara në përputhje me evolucionin e kuzhinave në të gjithë Europën, duke mbështetur mënyrën se si njerëzit gatuajnë, lidhen dhe organizojnë jetën e përditshme në shtëpi. Me Bespoke AI që mundëson një jetë më të mirë, optimizon performancën dhe personalizon përvojën e përdoruesit, pajisjet Samsung me standarde të larta janë projektuar gjithashtu për qëndrueshmëri afatgjatë.
Projektuar për kuzhinat moderne europiane
Nga menaxhimi i një jete familjare dinamike deri te shfrytëzimi më efikas i hapësirave të hapura, këto pajisje janë krijuar për të mbështetur në mënyrë më të zgjuar rutinat e përditshme në kuzhinë. Më shumë informacion dhe veçoritë kryesore përfshijnë:
- Frigoriferi Bespoke AI Single 1Door me funksionin Metal Cooling: Ruan temperatura të qëndrueshme për ta mbajtur ushqimin më të freskët për më gjatë1, ndërsa mënyra AI Energy përmirëson efikasitetin energjetik2. Funksioni All-Around Cooling shpërndan në mënyrë të barabartë ajrin e ftohtë në të gjithë frigoriferin, ndërsa Auto Open Door lehtëson aksesin kur duart janë të zëna.
- Pianura me induksioni dhe me aspiratorë të integruar (Extractor Induction Hob): Kombinon gatimin dhe ventilimin në një pajisje të vetme, duke eliminuar nevojën për një aspirator të veçantë. Është ideale për hapësira të hapura, duke ruajtur njëkohësisht performancë të fuqishme të ventilimit.
- Lavastovilje Bespoke AI: Përshtat automatikisht konsumin e ujit, temperaturën dhe kohëzgjatjen e ciklit në varësi të çdo ngarkese, duke ndihmuar në rezultate të qëndrueshme pastrimi dhe rritje të efikasitetit, deri në 20% më efiçente në energji se kërkesa minimale e klasës A në ciklin ECO3. Dizajni i integruar dhe funksioni Auto Open Door mundësojnë përshtatje perfekte në kuzhinat moderne.
Në kategorinë e jetesës në shtëpi, pajisjet më të reja tregojnë se si Samsung po zgjeron përvojat inteligjente dhe të lidhura në të gjithë shtëpinë. Linja e re përfshin:
- Lavatrice Bespoke AI A-65%: Konsumon 65% më pak energji se kërkesat minimale të efikasitetit energjetik për klasën A në tregun europian4. Kjo lavatriçe përfshin një ekran inteligjent intuitiv 7-inç dhe funksionin e përmirësuar AI Wash+, i cili identifikon në mënyrë inteligjente peshën, nivelin e papastërtisë dhe më shumë lloje tekstilesh se më parë, për të përshtatur sasinë e ujit dhe detergjentit për rezultate optimale.
- Jet Stick 85S/95S: Me fuqi thithëse prej 250W dhe 280W, modelet 85S/95S ofrojnë gjithashtu përputhshmëri me furçat për fleksibilitet më të madh në pastrim.
“Kuzhina është zemra e shumë shtëpive; është vendi ku gatuajmë së bashku, kalojmë kohë dhe hamë bashkë”, deklaroi Benjamin Braun, Drejtor Kryesor i Marketingut në Samsung Europe. “Duke integruar përmirësimet e inteligjencës artificiale në dizajne tashmë të konsoliduara, ne mund të kursejmë si kohë ashtu edhe energji, duke e bërë jetën e përditshme më të thjeshtë dhe më të përshtatur me stilin modern të jetesës.”
Përmbledhja e Samsung në Milano
Në Milano, Samsung prezantoi një vizion më të gjerë të jetës së lidhur përmes ekosistemit SmartThings. Pjesëmarrësit patën mundësi të përjetonin nga afër pajisjet e reja përmes prezantimeve të produkteve, demonstrimeve live dhe sesioneve interaktive.
Përveç kësaj, CK Kim, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Drejtues i biznesit të pajisjeve digjitale (DA), mbajti një briefing ku prezantoi vizionin e Samsung për një shtëpi të drejtuar nga pajisjet Bespoke AI, të cilat përmirësojnë jetën e përditshme përmes komoditetit më të madh, lidhshmërisë dhe efikasitetit energjetik. Benjamin Braun, Drejtor Kryesor i Marketingut në Samsung Europe, vazhdoi me strategjinë rajonale të tregut, duke prezantuar konceptin “Home Companion” dhe duke theksuar pajisje intuitive dhe të lidhura, të dizajnuara për të përmbushur nevojat në ndryshim të konsumatorëve europianë.
Në të gjithë gamën e produkteve, teknologjia e avancuar është kombinuar me dizajn të menduar në mënyrë njerëzore, duke nënvizuar më tej përkushtimin e Samsung ndaj inovacioneve me qëllim dhe qasje të menduar mirë.
Ekspozita “Dizajni është një akt dashurie”
Përveç inovacioneve më të fundit të produkteve, Samsung gjithashtu thekson filozofinë e tij të dizajnit përmes ekspozitës me titull “Dizajni është një akt dashurie” në Milan Design Week. Ekspozita i përfshinë vizitorët në një përvojë të natyrës dhe eksploron anën njerëzore të teknologjisë përmes dialogut midis koncepteve eksperimentale dhe produkteve më të fundit komerciale.
Për më shumë informacion mbi linjën e re Bespoke AI të Samsung, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të Samsung.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.
- 1. Kur aktivizohet ftohja e saktë me AI, analizohet modeli i përdorimit të frigoriferit dhe shkrirja (defrost) aktivizohet kur dera nuk hapet shpesh, me qëllim uljen e luhatjeve të temperaturës dhe sigurimin e efikasitetit optimal të frigoriferit. Rezultatet reale mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit individual.
- 2. Bazuar në testimet e brendshme. Rezultatet e testimit bazohen në krahasimin e temperaturës së vendosur nga fabrika gjatë përdorimit të modalitetit AI Energy dhe pa përdorimin e AI Energy. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve dhe modeleve të përdorimit. E disponueshme në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung. SmartThings do të shfaqë një njoftim para aktivizimit të algoritmit të kursimit në të dy mënyrat, “Modaliteti maksimal” dhe “Modaliteti i personalizuar”.
- 3. Sipas testimeve të brendshme të Samsung, modelet DW90H/24 janë deri në 20% më efikase sesa kërkohet për të arritur kufirin e efikasitetit energjetik të klasës A sipas Rregullores (BE) nr. 2019/2014. Kursimi prej 20% është testuar me ciklin ECO.
- 4. Bazuar në testimet e brendshme të Samsung. Konsumi i energjisë i modelit WF90H/24 (9kg) arrin një EEI prej 18,2 (18,2 kWh / 100 cikle), që është deri në 65% më efikas në energji krahasuar me pragun minimal për klasën A (EEI 52 për modelet 9kg) sipas Rregullores (BE) nr. 2019/2014. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të mjedisit të përdorimit. Vlerësimet e energjisë janë testuar me programin Eco 40–60.