Tiranë, 22 janar 2025 – Samsung Electronics njoftoi sot lançimin e Galaxy S25 Ultra, Galaxy S25+ dhe Galaxy S25, duke vendosur një standard të ri si një shoqërues i vërtetë i AI-së me përvojat celulare më të natyrshme dhe të vetëdijshme rreth kontekstit krijuar ndonjëherë. Duke prezantuar agjentët multimodalë të AI, prezantimi i serisë Galaxy S25 është hapi i parë në vizionin e Samsung për të ndryshuar mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me telefonin e tyre – dhe me botën e tyre. Një platformë celulare e personalizuar e para në llojin e saj për çipset Galaxy, Snapdragon 8 Elite jep akoma më shumë fuqi përpunimi për Galaxy AI[1] dhe më shumë ndërveprime superiore të kamerës me ProVisual Engine të gjeneratës së ardhshme të Galaxy.
“Inovacionet më të mëdha janë një reflektim i përdoruesve të tyre, kjo është arsyeja pse ne evoluam Galaxy AI për të ndihmuar të gjithë përdoruesit të ndërveprojnë me pajisjet e tyre në mënyrë më të natyrshme dhe pa mundim, duke besuar se privatësia e tyre është e sigurtë,” tha TM Roh, President dhe Drejtues i Biznesit Mobile eXperience në Samsung Electronics. “Seria Galaxy S25 hap derën për një OS të integruar me AI që ndryshon rrënjësisht mënyrën se si ne përdorim teknologjinë dhe si jetojmë jetën tonë.”
Ndërveprimet më intuitive dhe më të lehta celulare deri më tani
Me One UI 7[2], seria Galaxy S25 është një shoqërues i vërtetë i AI që kupton kontekstin e nevojave dhe preferencave tuaja dhe ofron përvoja të personalizuara të AI me privatësi të sigurtë në çdo hap. Është pika fillestare e një vizioni të përbashkët me Google për të imagjinuar Android me Inteligjencën Artificale në thelb, duke bashkuar zhvillues dhe partnerë nga e gjithë bota.
Agjentët e AI-së me aftësi multimodale i mundësojnë Galaxy S25 të interpretojë tekstin, përmbajtjet, imazhet dhe videot për ndërveprime që ndihen më të natyrshme. Përmirësimet në Circle to Search with Google[3] e bëjnë kërkimin në ekranin e telefonit tuaj më të dobishëm, të shpejtë dhe më kontekstual. Circle to Search njeh tani shpejt numrat e telefonit, email-et dhe URL-të në ekranin tuaj, duke ju lejuar të telefononi, dërgoni email ose të vizitoni një faqe interneti me një prekje të vetme.
Me serinë Galaxy S25, mund të kryeni gjithashtu kërkime vepruese me sugjerime të ndërlidhura me kontekstin për hapat e ardhshëm. Plus, Galaxy S25 e bën pa mundim kalimin midis aplikacioneve për veprime të shpejta pasuese, si p.sh. ndarja e një GIF ose ruajtja e detajeve të një eventi.
Galaxy S25 përfaqëson gjithashtu një përparim në të kuptuarit e gjuhës, të shrehurit në mënyrë natyrale, duke i bërë më të lehta ndërveprimet e përditshme. Thjesht pyesni dhe gjeni në mënyrë intuitive një foto specifike në Galerinë Samsung ose rregulloni madhësinë e shkronjave të ekranit te "Settings".
Thjesht shtypni dhe mbani shtypur butonin anësor për të aktivizuar Gemini dhe për të kryer ndërveprime pa probleme me aplikacionet Samsung dhe Google, plus aplikacionet e palëve të treta si Spotify. Për shembull, gjeni orarin e ndeshjes së ekipit tuaj të preferuar dhe shtojeni atë në Kalendarin Samsung – me një komandë të vetme.
Këto ndërveprime intuitive rriten nga zgjerimet dhe futja e Galaxy AI në komandat më popullore për komunikim, produktivitet dhe kreativitet. Galaxy S25 mban telefonatat të organizuara me Call Transcrip[4]. Karakteristikat e Writing Assist si përmbledhja e përmbajtjes ose formatimi automatik i shënimeve mund të aktivizohen ku teksti mund te selektohet, pa pasur nevojë të kaloni nga një aplikacion në tjetrin. Drawing Assist[5] zhbllokon mënyra të reja për të sjellë në jetë idetë përmes kombinimeve të skicave, teksteve ose kërkesave të imazhit.
Përvoja të hiper-personalizuara me privatësi të sigurtë
Në epokën e AI, personalizimi shkon krah për krah me privatësinë. Në Galaxy S25, Personal Data Engine[6] fuqizon veçoritë e personalizuara të AI duke analizuar në mënyrë të sigurt të dhënat tuaja në pajisje për të ofruar përvoja të personalizuara që pasqyrojnë preferencat tuaja dhe modelet e përdorimit të telefonit tuaj. Këto të dhëna mundësojnë përvoja të përshtatura, të tilla si kërkimi i një fotografie të vjetër në Galeri duke përdorur gjuhën natyrale, ose të jeni të udhëzuar gjatë ditës me Now Brief[7], i cili ofron në mënyrë proaktive sugjerime të aksesueshme nëpërmjet Now Bar[8] në ekranin e kyçjes. Të gjitha të dhënat e personalizuara mbahen private dhe sigurohen nga Knox Vault. E kombinuar me aftësitë e përmirësuara të përpunimit në pajisje, kjo krijon një përvojë të fuqishme, të mbrojtur të AI që është unike për Galaxy.
Galaxy S25 prezanton gjithashtu kriptografinë post-kuantike, duke mbrojtur të dhënat personale kundër kërcënimeve në zhvillim që mund të rriten ndërsa informatika kuantike evoluon.
Për shkak se nuk ka privatësi pa siguri gjithpërfshirëse, One UI 7 hodhi themelet për këto risi duke prezantuar një shtresë shtesë, të fortifikuar të sigurisë së pajisjes, e krijuar për epokën e AI dhe hiperkonektivitetit. Përditësimet shtesë përfshijnë cilësime të shtuara të kufizimeve maksimale, mbrojtje të përmirësuar nga vjedhja dhe një panel të ri Knox Matrix për të monitoruar statusin e sigurisë në një ekosistem pajisjesh të lidhur.
Performanca më e fuqishme e Galaxy ndonjëherë
Seria Galaxy S25 është e fuqizuar nga Snapdragon® 8 Elite për Galaxy. Me personalizimet unike nga Galaxy, ky është procesori më i fuqishëm ndonjëherë në serinë Galaxy S, duke ofruar një rritje të performancës prej 40% në NPU, 37% në CPU[9] dhe 30% në GPU krahasuar me gjeneratën e mëparshme. Kjo fuqi ushqen aftësitë e serisë Galaxy S25 për të përpunuar më shumë përvoja të AI-së në pajisje pa kompromis, duke përfshirë detyrat e mëparshme të inteligjencës artificiale, si p.sh. Generative Edit[10].
Samsung dhe Qualcomm Technologies kanë punuar së bashku për të personalizuar Snapdragon® 8 Elite për Galaxy. Seria Galaxy S25 karakterizohet nga përpunimi I avancuar dhe efikas i imazhit me AI me ProScaler[11] për të arritur një përmirësim prej 40%[12] në cilësinë e shkallëzimit të imazhit të ekranit, ndërkohë që përfshin teknologjinë e personalizuar me motorin Digital Natural Image të Samsung (mDNIe) të integruar brenda procesorit duke përdorur Galaxy IP për të mundësuar efikasitet më të madh të fuqisë së ekranit.
Snapdragon® 8 Elite për Galaxy është gjithashtu i pajisur me Vulkan Engine dhe Ray Tracing të përmirësuar, gjë që bën lëvizjet gjatë lojërave celulare më të buta dhe më realiste.
I gjithë përdorimi intensiv i pajisjes dhe përpunimi i AI funksionojnë pa probleme falë strukturës së ndryshuar të shpërndarjes së nxehtësisë me dhomën e avullit 40% më të madhe dhe një material të përshtatur të ndërfaqes termike (TIM) që ofron përmirësim shtesë në efikasitetin termik.
Çlirimi i vërtetë i krijimit të përmbajtjeve profesionale
Seria Galaxy S25 ofron shkrepje ultra të detajuara në çdo gamë me sensorë me rezolucion të lartë dhe ProVisual Engine, duke vendosur një standard të ri për fotografinë në celular. Me një sensor të ri të kamerës ultra të gjerë 50 MP të përmirësuar nga 12 MP i mëparshëm, Galaxy S25 Ultra ofron qartësi dhe gjallëri të jashtëzakonshme.
Regjistrimi 10-bit HDR tani aplikohet si parazgjedhje, duke ofruar shprehje ngjyrash katër herë më të pasura në krahasim me 8-bit. Në këtë mënyrë, Galaxy S25 mund të kapë detaje në çdo kusht ndriçimi. Plus, videot me dritë të ulët nuk kanë qenë kurrë më të qarta se sa me Galaxy S25[13]. Bazuar në procesorin e fuqishëm, Galaxy S25 analizon lëvizjen dhe kohën për të reduktuar zhurmën në mënyrë më efektive. Ky integrim lejon zbulimin e objekteve në lëvizje dhe atyre statike me saktësi më të madhe, duke siguruar pamje më të mprehta dhe më të pastra në çdo skenar.
Galaxy S25 prezanton gjithashtu një sërë mjetesh dikur të kufizuara në softuer të specializuar, duke e bërë modifikimin e avancuar të aksesueshëm për të gjithë. Tani çdokush mund të jetë profesionist në redaktimin e fotove dhe videove. Audio Eraser[14] thjeshton heqjen e zhurmës së padëshiruar në video. Duke izoluar kategoritë e tingujve – duke përfshirë zërat, muzikën, erën, natyrën, turmat dhe zhurmën – mund të kontrolloni se çfarë të ulni ose eliminoni plotësisht.
Për një përvojë të ngjashme me DSLR në celular, Galaxy S25 prezanton kontrollin e thellësisë së fushës me Virtual Aperture, të integruar në Expert RAW[15]. Galaxy S25 gjithashtu zhvillon më tej krijimtarinë kinematografike me Galaxy Log, duke mundësuar opsione precize të klasifikimit të ngjyrave për prodhim video më profesional.
Portrait Studio[16] është përmirësuar gjithashtu, duke i lejuar përdoruesit të krijojnë avatarë të personalizuar me shprehje të fytyrës më të vërteta. Filters prezanton filtra të rinj të stilit analog, duke ofruar estetikë të ngjashme si nëpër fima, për fotot dhe videot e tyre.
Dizajni i qëndrueshëm duke përqafuar një qasje më ricikluese
Seria Galaxy S25 bazohet në "Dizajnin Thelbësor" të Galaxy themeluar mbi elementë "Të thjeshtë, me ndikim dhe emocionues". Galaxy S25 Ultra e rafinon këtë esencë në serinë më të hollë, më të lehtë dhe më të qëndrueshme Galaxy S deri më tani, me një skaj të rrumbullakosur për një kapje të rehatshme që plotëson identitetin estetik të serisë.
Galaxy S25 Ultra përmban titan të qëndrueshëm dhe Corning® Gorilla® Armor 2 të ri, një material i parë në llojin e tij që është më i qëndrueshëm se xhami. Ai kombinon materialet Corning si qelqi dhe qeramika me një trajtim të veçantë një veçori anti-reflektuese, duke ofruar një siguri të avancuar mbrojtëse në rast rënieje dhe rezistencë ndaj gërvishtjeve[17].
Çdo komponent i jashtëm i Galaxy S25+ dhe S25 tani përfshin të paktën një material të ricikluar[18], pasi korniza e tyre metalike përfshin aluminin e armaturës së ricikluar për herë të parë[19].
Për më tepër, ndërsa çdo pajisje e serisë Galaxy S25 përdor një minimum prej 50% kobalt të ricikluar për baterinë[20] e saj, Galaxy S25 do të jetë telefoni i parë inteligjent Galaxy që do të ketë bateritë e bëra me kobalt të ricikluar me burim nga pajisjet e mëparshme Galaxy ose bateritë e hedhura gjatë procesit të prodhimit. Samsung kalon nëpër faza të shumta me partnerët e tij me të njëjtin mendim, nga nxjerrja e kobaltit nga bateritë e përdorura deri te ripërdorimi i kobaltit të ricikluar për bateritë e Galaxy S25.
Kombinuar me shtatë gjenerata të përmirësimeve të sistemit operativ dhe shtatë vjet përditësime sigurie[21], seria Galaxy S25 siguron një performancë të besueshme dhe të optimizuar për një jetëgjatësi më të gjatë.
Të gjitha pajisjet Galaxy S25 do të vijnë me 6 muaj Gemini Advanced dhe 2 TB hapësirë ruajtëse në cloud pa kosto shtesë. Gemini Advanced vjen me modelet tona më të afta të AI dhe akses me përparësi në veçoritë më të reja si Gems, ekspertë të personalizuar të AI për çdo temë dhe Deep Research, i cili vepron si asistenti juaj personal i kërkimit të AI.
Seria Galaxy S25 do të jetë e disponueshme[22] për porosi nga data 22 janar 2025. Galaxy S25 Ultra do të jetë i disponueshëm në ngjyrat Titanium Silverblu, Titanium i Zi, Titanium I bardhë Argjendi dhe Titanium Gri. Galaxy S25 dhe Galaxy S25+ do të jenë të disponueshëm në ngjyrat Navy Blu, Silver Shadoë, E kaltët qielli dhe mente.
Për më shumë informacion rreth serisë Galaxy S25, ju lutemi vizitoni: Samsung Newsroom, SamsungMobilePress.com ose Samsung.com.
Kujdesi i klientit
Kujdesi i klientit Samsung ofron një gamë të gjerë ndihme, që nga ofrimi i manualeve të përdoruesit, zgjidhja e problemeve në pyetjet tona të shpeshta dhe mënyra e shfaqjes së videove, deri te gjetja e Authorised Service Centre, ku për pajisjet celulare janë 546 në mbarë Evropën.
Për pajisjet celulare, mund të përdorni shërbimin tonë Remote Management, i cili lejon një nga ekspertët tanë të trajnuar posaçërisht të shikojë dhe kontrollojë nga distanca telefonin inteligjent Samsung Galaxy për t'ju ndihmuar drejtpërdrejt me pajisjen tuaj. Ne kemi gjithashtu opsione alternative të mbështetjes në dispozicion, duke përfshirë Live Chat[23] dhe WhatsApp[24] ku mund të bisedoni me një nga agjentët tanë të trajnuar. Komuniteti Samsung është një platformë tjetër që është vetë-shërbyese, duke ju lejuar të flisni drejtpërdrejt me klientët e tjerë të Samsung për të folur për pajisjet tuaja të reja, për të bërë pyetje dhe për të shkëmbyer përvoja.
Për të gjetur opsionin më të përshtatshëm të mbështetjes, ju lutemi vizitoni https://www.samsung.com/al/support/
[1] Mund të kërkohet identifikimi në llogarinë Samsung për të përdorur disa veçori të AI të Samsung. Samsung nuk bën asnjë premtim e nuk jep asnjë garanci për saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë e rezultatit, pergjigjes së ofruar nga veçoritë e AI. Disponueshmëria e veçorive të Galaxy AI mund të ndryshojë në varësi të rajonit/shtetit, versionit të OS/One UI, modelit të pajisjes dhe operatorit të telefonit. Disponueshmëria e disa funksioneve mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes. Shërbimi Galaxy AI mund të jetë i kufizuar për të miturit në rajone të caktuara me kufizime moshe mbi përdorimin e AI. Karakteristikat e Galaxy AI do të ofrohen falas deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy. Mund të zbatohen kushte të ndryshme për veçoritë e AI të ofruara nga palët e treta.
[2] Publikimi zyrtar i One UI 7 do të fillojë me pajisjet e ardhshme të serisë Galaxy S. Përditësimi pritet të shpërndahet gradualisht në pajisjet e tjera Galaxy.
[3] Circle to Search është një markë tregtare e Google LLC. Sekuenca tw shkurtuara dhe të simuluara. Rezultate vetëm për qëllime ilustruese. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas shtetit, gjuhës, modelit të pajisjes. Kërkon lidhje interneti. Përdoruesit mund të kenë nevojë të përditësojnë aplikacionin Android dhe Google në versionin më të fundit. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjeve vizuale ose audio. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar. Punon në aplikacione dhe sipërfaqe të përputhshme dhe vetëm me muzikë ambienti. Nuk do të identifikojë muzikën që vjen përmes kufjeve ose nëse volumi i telefonit është i fikur.
[4] Veçoria e "Call Transcript " kërkon një lidhje rrjeti për të marrë telefonata. Kërkohet identifikimi në llogarinë Samsung. Funksioni i përmbledhjes për Call Transcript është në gjendje të transkriptojë automatikisht thirrjet e regjistruara kur plotësohet një numër i caktuar karakteresh dhe është nën kufirin e karaktereve. Regjistrimi i telefonatave mund të mos jetë i disponueshëm në disa vende. Aktualisht disponohet në telefonat Samsung të para-instaluar dhe në aplikacionin e regjistrimit zanor. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas gjuhës ose rajonit. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkimin e paketës së gjuhës. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
[5] Drawing Assist kërkon një lidhje interneti dhe hyrje në llogarinë Samsung. Një filigran i dukshëm mbivendoset në daljen e imazhit pas ruajtjes në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e prodhimit të gjeneruar nuk është e garantuar
[6] Personal Data Engine funksionon me kusht që menyja Personal Data Intelligence të jetë e aktivizuar. Të dhënat e analizuara do të fshihen sapo të çaktivizohet menyja e Personal Data Intelligence. Personal Data Engine njeh gjuhë të zgjedhura dhe thekse/dialekte të caktuara, duke përfshirë por pa u kufizuar në arabisht, (të thjeshtuar) kinezisht, holandisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, hindisht, indonezisht, italisht, japonisht, koreanisht, polonisht, portugalisht, rumanisht, rusisht, spanjisht, turqisht, suedisht, gjuhën tai dhe vietnameze. Motori i të dhënave personale aktualisht analizon aplikacionet origjinale të Samsung.
[7] Funksioni "Now Brief" kërkon hyrjen në llogarinë Samsung. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas shtetit, gjuhës, modelit të pajisjes, aplikacioneve. Disa veçori mund të kërkojnë një lidhje interneti
[8] Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë sipas shtetit. Disa miniaplikacione funksionale mund të kërkojnë një lidhje interneti dhe/ose hyrje në llogarinë Samsung.
[9] Përmirësime të performancës së AP krahasuar me Galaxy S24 Ultra. Performanca aktuale do të varet nga mjedisi i përdoruesit, kushtet dhe programet dhe aplikacionet e para-instaluara.
[10] Funksioni i Generative Edit për Photo Assist kërkon një lidhje interneti dhe hyrje në llogarinë Samsung. Redaktimi me Generative Edit mund të rezultojë në një fotografi me përmasa të ndryshuara. Një filigran i dukshëm mbivendoset në daljen e imazhit pas ruajtjes në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e prodhimit të gjeneruar nuk është e garantuar.
[11] Funksioni ProScaler mbështetet në modelet Galaxy S25+ dhe Ultra. Cilësia e imazhit mund të rritet deri në QHD+, në varësi të cilësimeve të rezolucionit të ekranit të pajisjes.
[12] Krahasuar me serinë Galaxy S24. Bazuar në testin PSNR (Peak Signal-to-Noise Ratio).
[13] Krahasuar me xhirimin e videove në dritë të ulët në serinë Galaxy S24.
[14] Rezultatet mund të ndryshojnë për video në varësi të mënyrës sesi tingujt janë të pranishëm në video. Kërkohet identifikimi në llogarinë Samsung. Mund të zbulohen lloje të caktuara tingujsh si zërat, muzika, era, natyra, turma dhe zhurma. Zbulimi aktual i zërit mund të ndryshojë në varësi të burimit të audios dhe gjendjes së videos. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
[15] Expert RAW mund të shkarkohet nga Galaxy Store. Aplikacioni është i disponueshëm në modelet Galaxy S20 ose më të fundit.
[16] Funksioni i Portrait Studio për Photo Assist kërkon një lidhje interneti dhe hyrje në llogarinë Samsung. Redaktimi me Portrait Studio rezulton në një fotografi me përmasa të ndryshuara. Një filigran i dukshëm mbivendoset në daljen e imazhit pas ruajtjes në mënyrë që të tregojë se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e prodhimit të gjeneruar nuk është e garantuar.
[17] Krahasuar me Corning® Gorilla® Armor në Galaxy S24 Ultra.
[18] Çdo komponent i jashtëm i Galaxy S25+ dhe S25, duke përfshirë ekranin e përparmë, montimin e xhamit të pasmë, kornizën metalike (përpara), butonin anësor, butonin e volumit dhe pjesën e kartës SIM, përmbajnë të paktën një material të ricikluar.
[19] Korniza metalike (pjesa e përparme) e Galaxy S25+ dhe S25 përmban një minimum prej 20% alumini të ricikluar.
[20] Një minimum prej 25% e baterisë Galaxy S25 është kobalt sipas peshës, 50% e së cilës është kobalt i ricikluar. Seritë 21 Galaxy S25 do të mbështesin shtatë gjenerata të përmirësimeve të sistemit operativ dhe shtatë vjet përditësime sigurie nga data e lançimit global. Koha e përmirësimeve të sistemit operativ dhe përditësimeve të sigurisë mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes, ofruesit të rrjetit dhe tregut
[21] Zbatohen Terms and conditions. Lloji i shërbimit të New Galaxy Club dhe detajet e promovimit mund të ndryshojnë sipas vendit/rajonit dhe mund të zbatohet zbritja (tarifa e shërbimit). Për t'u kualifikuar për përfitimin e promovimit, mund të kërkohet regjistrim.
[22] Ngjyrat mund të ndryshojnë sipas tregut dhe ofruesit të rrjetit
[23] Live Chat është e disponueshme për Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën, Francën, Gjermaninë, Austrinë, Zvicrën, Spanjën, Portugalinë, Poloninë, Kroacinë, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, Slloveninë, Serbinë, Shqipërinë, Greqinë, Hungarinë, Suedinë, Norvegjinë, Finlandën, Danimarkën, Lituania, Letonia, Estonia,Republika Çeke, Sllovakia, Rumania, Bullgaria dhe Ukraina.
[24] WhatsApp është i disponueshëm për Francën, Gjermaninë, Italinë, Austrinë, Zvicrën, Belgjikën, Holandën, Spanjën, Poloninë, Kroacinë, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, Slloveni, Serbi, Shqipëri, Greqi, Hungari, Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë, Lituani, Letonia, Estonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Rumania.