Skaduar

E vlefshme nga 08/10/2020 15/11/2020

Përfitoni nga promocioni i veçantë i televizorëve Samsung! Blini një QLED Q60T, Q70T 75'' ose UHD ose më të madh nga 17.8 deri në 30.9.2020 dhe përfitoni dhuratë një soundbar HW-T550.

 

Televizorët Q60T dhe Q70T të Samsung do t'ju japin mundësinë të përjetoni të gjithë forcën, fuqinë dhe bukurinë e teknologjisë së njohur QLED. Ata janë të pajisur me "Procesor Quantum" 4K, një procesor i fuqishëm i Samsung që optimizon cilësinë e figurës, fal një performancë shikimi të përkryer dhe përmirëson çdo lloj përmbajtje. Për më tepër, këta televizorë përdorin teknologjinë novatore të "Shkallëzimit të përmirësuar AI", i cili analizon automatikisht sinjalin hyrës për të reduktuar zhurmën digjitale, për të rivendosur detajet që mungojnë dhe për të përcaktuar më qartë skajet rreth objektit dhe tekstit. Tani figurën dhe zërin mund ti keni me rezolucion 4K, pavarësisht nga burimi i origjinës së tyre. Për më tepër, televizorët e kësaj serie gjithashtu karakterizohen nga teknologjia "Dual LED", një teknologji e përparuar ndriçimi në sfond, e cila përshtatet dhe ndryshon në mënyrë inteligjente sipas llojit të përmbajtjes që po shihni. Dhe sigurisht, "Quantum Dot" ju sjell një miliard nuanca të vërteta ngjyrash, sepse ngjyrat me këtë teknologji kanë një diapazon 100% tre-dimensional, pavarësisht nivelit të ndriçimit.

 

Përveç televizorëve të serisë QLED, ju ofrojmë edhe serinë madhështore UHD të televizorëve Samsung për 2020. Shihni figurën që karakterizohet nga një dizajn i hollë dhe elegant që përshtatet me çdo interior modern. Nga çfarëdolloj këndi që ta shihni, duket thjesht si pa kufij dhe pa kornizë. Tani e tutje vetëm do ta shijoni përvojën më intensive të kinemasë. Këta televizorë ju sjellin rezolucionin 4K UHD, i cili është më i përparuar se televizori i zakonshëm FHD me 4 herë më shumë piksela, dhe fotografia është e qartë dhe e mprehtë, ashtu siç meritojnë sytë tuaj. Do ta shihni çdo skenë sikur të ishit brenda saj. Opsioni HDR ju fal edhe më shumë detaje të tjera, një opsion që përmirëson mënyrën e shfaqjes së përmbajtjes së dritës në televizor në një nivel më të lartë, në mënyrë që ju të mund të shijoni spektrin e pakrahasueshëm të ngjyrave dhe detajet vizuale edhe në skenat më të errëta.

 

Cilindo opsion të zgjidhni, do të plotësohet në mënyrë të përkryer nga Soundbar HW-T550 i Samsung, të cilin e përfitoni dhuratë. Ky soundbar fenomenal do të përmirësojë përvojën tuaj të tingullit me tingullin "3D rrethues" që thjesht ju mbështjell dhe ju rrethon nga të gjitha anët, në mënyrë që ju të ndiheni sikur ndodheni në qendër çdo veprimi. Tingulli i tij është edhe më i fuqishëm dhe më i pasur. Me një soundbar që mbështet "Surround Sound" 2,1  dhe një subwoofer 6,5 inç, do të ndjeni intensitetin e basit të fuqishëm dhe të thellë. Ai është jo vetëm i fuqishëm, por edhe inteligjent. Ky soundbar analizon automatikisht tingullin që vjen nga burimi juaj në mënyrë që të përshtatë regjistrimin audio sipas një përmbajtjeje të caktuar. Në çdo rast, gjatë transmetimit të ndeshjeve sportive të zhurmshme ose dialogut të qetë të disa telenovelave, mund të jeni të sigurt se ky soundbar do të rregullojë zërin në mënyrë që t'ju ofrojë përvojën optimale të televizorit.

 

Promocioni zgjat nga 17.08 deri në 30.09.2020 ose deri sa të përfundojë stoku dhe vlen për blerjen disa modeleve të 2020 me diagonale 75’’ ose më të madh: QLED Q60T dhe Q70T dhe modelet UHD.

 

Për tu kualifikuar për këtë dhuratë, duhet të regjistroni blerjen tuaj në adresën ce.promotion@samsung.com jo më vonë se 15 ditë nga data e blerjes, dhe listën e detajuar të pajisjeve dhe më shumë informacion do t’i gjeni këtu.

QLED 60T

Nivel i avancuar i cilësisë së figurës

Përjetoni një miliard nuanca të një ngjyre të vetme me teknologjinë “Quantum dot” që ju fal një figurë fantastike. Me mundësinë e shfaqjes së një game ngjyrash 100% tre-dimensionale, teknologjia “Quantum Dot” shndërron dritën në ngjyra mbresëlënëse që mbeten të njëjta pavarësisht nivelit të ndriçimit. Nuancat e ngjyrave ndryshohen nga teknologjia Dual LED e ndriçimit të sfondit sipas temës së përmbajtjes që po shihni. Ajo që shihni atëherë, po e shihni në mënyrën e duhur.

QLED 70T

Përjetoni fuqinë e një televizori QLED

Përshtatet me hapësirën ku jetoni. Përshtatet në mënyrë aktive me mjedisin ku ndodheni ndërsa shihni përmbajtje, me konfigurimin automatik të dritës. Përjetoni një figurë të hollë, pavarësisht se në ç'kohë të ditës apo përmbajtjes që po shihni. Procesori i fuqishëm i Samsung optimizon cilësinë e figurës deri sa të përmbushë kushtet më të mira të shikimit, duke përmirësuar të gjithë përmbajtjen tuaj.

75" UHD TV

Ngjyra dhe detaje të krijuara vetëm për ju

Ekran i mprehtë dhe plot gjallëri ngjyrash! Lëreni figurën me spektër edhe më të gjerë ngjyrash t'ju rrëmbejë. Ekrani prej kristali ju lejon të shihni me delikatesë detajet plot gjallëri. Me stilin e tij minimalist, pavarësisht se nga cili kënd po shihni, dhe pa asnjë kufi, ky televizor vendos standarde të reja. Tani e tutje vetëm do të shijoni një përvojë intensive të kinemasë. Televizori 4K UHD ju fal një figurë të qartë dhe të përpiktë, ashtu si meritojnë sytë tuaj. Shiheni skenën sikur të ishit brenda saj.

HW-T550 3.1ch Soundbar

Dëgjoni me cilësi më të lartë

Lidheni, dëgjoni, shijoni. Pa kabllo. Soundbar-i juaj, së bashku me paketën Wireless rrethuese, do të kthehet në një sistem të vërtetë rrethues pa asnjë kabllo. Pas lidhjes së soundbar, një sistem i tillë kanalesh do të mbushë ambientin tuaj me efekte zanore rrethuese.