Pranvera po vjen dhe bashkë me të edhe pastrimi pranveror. Është momenti i duhur të shijoni freskinë dhe pastërtinë e shtëpisë suaj, dhe njëkohësisht kurseni edhe para. Samsung është përpjekur të krijojë një ofertë të parezistueshme për lavatriçet dhe fshesat me korrent me një zbritje deri në 30% dhe 5 vjet garanci, duke bërë të mundur që ju të shijoni kështu pastërtinë e përkryer të shtëpisë suaj. 

Zgjidhni lavatriçen WW8500T dhe eliminoni deri në 99,9% të baktereve dhe alergjentëve nga rrobat tuaja duke përdorur pastrimin e thellë dhe higjienik me avull. Falë teknologjisë Eco Bubble™, detergjenti kthehet në flluska dhe depërton shpejt në copë duke hequr lehtë papastërtitë, njëkohësisht duke kursyer energji dhe duke ruajtur ngjyrën dhe përbërjen e copës.*

Me tharësen DV8000T, rrobat tuaja do të thahen dhe do të jenë gati shumë shpejt për t’u veshur. Me ciklin me super shpejtësi (Super Speed), mund të thani një ngarkesë të përzierë rrobash prej pambuku ose material sintetik në 81 minuta**, dhe me ndihmën e teknologjisë Tharje pa Zhurmë (Silent Dry) që eliminonin zhurmat dhe algoritmin e optimizimit të shpejtësisë së rrotullimit, niveli i zhurmës do të reduktohet.

Shijoni kohën tuaj të lirë pasi shtëpinë nuk e keni pastruar kurrë më parë kaq shpejt. Fshesa me korrent Jet 90E pastron lloje të ndryshme dyshemesh shumë thjesht dhe me themel, ndërsa furça turbo mbledh grimcat e imëta të pluhurave nga tapeti. Merrni frymë thellë dhe ndjeni pastërtinë e ajrit, pasi sistemi i filtrimit me pesë shtresa eliminon pluhurat dhe alergjentët që qarkullojnë në ajër.

Me fuqinë e kombinuar, këto pajisje e bëjnë shtëpinë tuaj të freskët dhe të pastër duke ju kursyer kohë, dhe tani me një zbritje deri në 30% ju kursejnë edhe buxhetin e shtëpisë. Gjithashtu, këto produkte të përzgjedhura vijnë me 5 vjet garanci, dhe më shumë informacion mund të gjeni këtu.

Promocioni zgjat nga 19.3. deri në 2.5.2021. ose deri sa të përfundojë stoku.

Përqindja e saktë e kursimit ndryshon në varësi të produktit dhe çmimit të tij në dyqanet e autorizuara të Samsung, për të cilat klienti mund të informohet në pikën e autorizuar të shitjes të Samsung.

Promocioni me 5 vjet garanci (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci shtesë) është i vlefshëm për disa frigoriferë, lavatriçe, pajisje kuzhine inkaso dhe fshesa me korrent të blera nga 1.2. deri në 31.5.2021, si dhe për tharëset dhe larëset-tharëset e kombinuara të blera në periudhën nga 1.4. deri 31.5.2021.

* Bazuar në raportin e laboratorit të testimit të performancës së shoqërisë Springboard Engineering lidhur me shiritat EMPA, në krahasim me detergjentet e zakonshëm dhe teknologjinë me flluska pa veprime mekanike

**E testuar në modelet Samsung DV8000T në përputhje me standardin IEC dhe një peshë ngarkese të larjes 3 kg

Zgjidhni zbritjet pranverore

Lavatriçja WW8500T

Tharësja DV8000T

Jet 90E premium

Jet 90E premium

Flluska të fuqishme

Lavatriçja WW8500T

Me teknologjinë Eco Bubble™ përfitoni pastrim efikas, edhe në temperatura të ulëta. Detergjenti kthehet në flluska, prandaj depërton me shpejtësi në pëlhurë dhe heq me lehtësi papastërtitë, ndërsa kursen energji dhe mbron ngjyrat dhe teksturën.

Tharëse super e shpejtë

Tharësja DV8000T

Thani dhe lani rrobat gati për t’u veshur në më pak se dy orë duke kursyer më shumë energji. Programi me super shpejtësi (Super Speed) mund thajë njëkohësisht materialet sintetike dhe prej pambuku, të cilat thahen vetëm pas 81 minutash.

Ruan pastërtinë e ajrit

Jet 90E premium

Shtëpia juaj me ajër më të pastër dhe me një sistem filtrimi me pesë shtresa. Në fillim, cikloni kryesor dhe filtri me rrjetë metalike ndajnë dhe kapin grimcat e mëdha të pluhurave. Cikloni Jet dhe mikrofiltri kapin edhe pluhurat më të vogla. Më në fund, filtri ultra i imët i pluhurave mbledh 99,9% të pluhurave dhe alergjenëve.