Skaduar

Promocion për televizorë: Televizor kur është i ndezur, vepër arti kur është i fikur.

Me televizorin The Frame, ju përfitoni 4 muaj përdorim falas të galerisë së Artit dhe kornizën për televizorin tuaj të ri. Shijoni figurën e cilësisë së lartë të televizorit kur është i ndezur dhe një vepër arti përpara jush kur është i fikur.

E vlefshme nga 02/07/2020 16/08/2020

Blini televizorin The Frame me të cilin përfitoni 4 muaj përdorim falas të galerisë së Artit dhe kornizën me një dizajn elegant* që do ta bëjë më të veçantë televizorin tuaj të ri. Me televizorin The Frame, përjetoni një mënyrë unike të shfaqjes së një koleksioni veprash arti.

 

Kur televizori është i ndezur, ai ofron një përvojë ideale kur shihni ekranin, me mbi një miliardë nuanca ngjyrash të figurës falë teknologjisë Quantum Dot. 

 

Kur televizori është i fikur, sensori i lëvizjes e njeh që ju jeni pranë dhe televizori ndizet, dhe më pas një imazh vepre arti shfaqet në ekran. Për sa kohë që ndodheni pranë sensorit, imazhi do të qëndrojë në ekran, dhe kur të largoheni, ekrani do të fiket duke kursyer kështu energji.

 

Me këtë ofertë të veçantë, për 4 muaj do t'ju mundësohet galeria e imazheve të Artit. Në të mund të kërkoni vepra arti të rangut botëror, përzgjidhini ato dhe ruajini në formë digjitale, dhe kur televizori të ndizet, muri i ambientit tuaj të ndenjes do të bëhet edhe më i bukur.

 

Shijoni kombinimin ideal të teknologjisë moderne dhe artit me televizorin tuaj të ri The Frame.

 

Promocioni zgjat nga 02.07 deri në 16.08.2020 ose deri sa të përfundojë inventari dhe i referohet modeleve The Frame 2020. 

 

*Kontrolloni disponueshmërinë e ngjyrave të kornizës në pikën e shitjes.

Televizori që sjell artin në jetë

Televizori inteligjent The Frame 4K 75" (2020)

Televizori unik The Frame 4K 2020 ju sjell një dimension të ri përsosmërie në shtëpinë tuaj. Veprat e artit nga muzetë dhe galeritë më të famshme në botë tashmë do t’i gjeni në shtëpinë tuaj me galerinë e Artit.

Zgjidhni ngjyrën e kornizës që ju pëlqen më shumë!

Korniza 75 inç ju ofron një ekran më të madh dhe mbi një miliardë ngjyra. Shijoni kujtimet më të bukura dhe shihini ato në një ekran të gjerë. Thjesht ngarkoni imazhet tuaja të preferuara në televizorin The Frame duke përdorur aplikacionin Smart Things ose një pajisje USB.