Skaduar

E vlefshme nga 07/08/2020 20/08/2020

Nëse dëshironi një orë inteligjente si një aksesor shtesë për celularin tuaj, për të plotësuar stilin tuaj autentik, tashmë ka ardhur momenti i duhur për t'ja plotësuar vetes këtë dëshirë. Vetëm në periudhën nga 7 deri në 20 gusht 2020, nëse blini një pajisje të re Galaxy Watch3, si dhuratë ju përfitoni një bateri të jashtme me karikim me valë. Tashmë mund të keni një lidhje që zgjat më shumë, pavarësisht nëse ju po e kaloni verën me aventura emocionuese në rajone të pazbuluara të vendit, apo nëse keni ndërmarrë një udhëtim më të gjatë.

 

Produkti i ri Galaxy Watch3 prezanton funksione inteligjente të përmirësuara, të kombinuara me natyralitetin dhe vlerat universale të një ore analoge siç vetëm Samsung di të prodhojë.

 

Dizajni i ri vihet re menjëherë - Galaxy Watch3 është më e hollë, fine dhe e lehtë, por me një ekran më të madh për lundrim sa më të lehtë krahasuar me modelet e mëparshme. Vjen si opsion dhe rikthimi i unazës rrotulluese aktive në ekran e cila mundëson lundrim më të lehtë përmes funksioneve novatore. Është vërtet e dobishme nëse dëshironi të zmadhoni fotot sa më shpejt dhe të zbuloni detajet në to, e mundur kjo madje edhe në ekranin e orës inteligjente.

 

Galaxy Watch3 prezanton gjithashtu monitorimin më novator të gjendjes së përgjithshme fizike të trupit dhe kujdesit për mirëqenien shëndetsore. Në rast se konstatoni parregullsi, produkti i ri Galaxy Watch3 do t'ju informojë menjëherë në mënyrë që të reagoni në kohë. Për më tepër, monitoron nivelin e oksigjenit në trupin tuaj, një faktor kyç dhe parametër që përcakton nivelin e aktivitetit fizik dhe gjendjen e përgjithshme fizike të trupit tuaj.

 

Por jo vetëm kaq, Galaxy Watch3 kujdeset jo vetëm për mirëqenien tuaj shëndetsore, por gjithashtu për mirëqenien e të dashurve dhe familjarëve tuaj të cilët janë në rrezik apo kërkojnë vemendje të veçantë ndërkohë që nuk janë fizikisht pranë me ju. Në rast të një rënie aksidentale ose dëmtimi të mundshëm të personit që e mban orën, kjo orë e mrekullueshme dërgon menjëherë një telefonatë SOS dhe mesazhe me vendndodhjen e saktë GPS ku ngjau aksidenti.

 

Përveç të gjitha këtyre funksioneve novatore, dizajnerët e Samsung nuk e lënë kurrë pas dore dizajnin e bukur dhe pamjen estetike ndërthurur me një cilësi të lartë të këtij modeli. Kjo orë mbart brenda saj karakteristikat më të vlefshme dhe universale të një ore origjinale, analoge. Veçanërisht ju do të plotësoni stilin tuaj unik me një përzgjedhje të shiritave elegantë, të krijuar nga lëkura më e mirë origjinale.


Këtë verë, zgjidhni bashkëudhëtarin tuaj që do t'ju ndjekë në të gjitha aventurat tuaja autentike dhe do të përfitoni një bateri shtesë me karikim me valë, të cilën e merrni si dhuratë. Vetëm për blerjet e bëra deri më 20 gusht 2020!

 

Afatet dhe Kushte e promocionit i gjeni këtu.

Galaxy Watch3

Lidhuni, kudo që të ndodheni!

Ju mund të porosisni paraprakisht Samsung Galaxy Tab S7 ose Tab S7+ të ri në faqet e internetit të partnerëve të mëposhtëm të autorizuar Samsung: