Skaduar

E vlefshme nga 02/07/2020 16/08/2020

Përfitoni nga promovimi dhe rifreskoni hapësirën tuaj me ngjyra të këndshme dhe tinguj të mahnitshëm. Me blerjen e një QLED Q80T ose Q95T ju merrni një zbritje prej 50% në blerjen e një soundbar-i!

 

Pikselet tona nuk digjen nga puna. Ne garantojmë 10 vjet pa efekt „Burn-in“ në televizorin tuaj QLED.

 

Promovimi referohet blerjes së të gjitha modeleve QLED 4K të vitit 2019 dhe 2020. Për të realizuar të drejtën në garancion, duhet ta regjistroni blerjen tuaj në ce.promotion@samsung.com, ndërsa më shumë informacione mund të gjeni në www.samsung.com/al/offer/qled2020-no-burn-in-xk

 

Promovimi zgjat nga 2.7 deri më 16.8.2020 ose deri në përfundimin e stokut.

 

Hyni në botën emocionuese të ngjyrave të gjalla. Teknologjia Quantum Dot ju jep një dimension të ri të shikimit me mbi një miliardë ngjyra. Me ndihmën e një procesori inteligjent 4K, ju keni mundësinë të shijoni cilësinë moderne të imazhit në një mënyrë revolucionare.


QLED Q80T sjell realitete dhe vizibilitet qind për qind  të ngjyrave si në kuadrot e errëta ashtu edhe në ato të ndriçuara duke përdorur teknologjinë e pikës kuantike. Çdo detaj i imazhit do t'ju tregohet deri në detajet më të vogla. Modelet QLED shfaqin tiparin Direct Full Array 6X, i cili siguron nuanca më të thella të së zezës dhe siguron mprehtësi të përsosur për çdo skenë në ekran. Me imazhin më të gjerë vjen një entuziazëm më i madh! Do të jeni më afër çdo transmetimi sportiv, do të ndjeni çdo shpërthim të filmit dhe do të shijoni një prezantim realist të serialit tuaj të preferuar. Nëse jeni një gamer para jush është një përvojë plotësisht e re dhe unike. Tani asgjë nuk do t'ju ngadalësojë. TV QLED përdor teknologjinë FreeSync (VRR), e cila shkurton përgjigjen ndaj komandës dhe siguron lojëra në kohë reale pa copëtuar imazhin. Shijoni lojrat tuaja të preferuara!


Me QLED, Q95T përjeton rezolutën më të fuqishme 4K ndonjëherë. Kudo që të uleni, imazhi i siguruar nga QLED Q95T do të jetë i shkëlqyeshëm. Kjo është bërë e mundur nga teknologjia moderne Ultra Viewing Angle e gjeneratës së re. Imazhi në TV është gjithmonë i shkëlqyeshëm, pavarësisht nga ambienti që ndryshon, sepse ekrani rregullohet në mënyrë aktive duke rregulluar automatikisht shkëlqimin. Pavarësisht se në cilën orë të ditës ose përmbajtjes që shikoni, përvoja juaj e shikimit do të jetë unike.


Me TV QLED, soundbar i Samsung është një kombinim i shkëlqyeshëm. Direkt nga Laboratori Audio i Samsung duke përdorur metoda të përparuara teknologjike nga inxhinierë të lartë, lindi një përvojë unike që sjell tinguj jashtëzakonisht të ekuilibruar në të gjithë dhomën dhe ky kombinim i soundbar dhe TV QLED sjell harmoni të vërtetë.Soundbar Samsung gjithashtu ju jep mundësinë të dëgjoni me zgjuarsi përmes aplikacionit SmartThings, përmes të cilit mund të shtoni altoparlantë në rrjetin tuaj të pajisjeve inteligjente dhe kështu të pasuroni shtëpinë tuaj me një pajisje tjetër të zgjuar.

Nuanca për t'i shijuar

QLED Q80T - Televizori i gjeneratës së re

Përjetoni ato që deri më tani nuk keni qenë në gjendje të bëni në televizorët konvencional. Ekrani më i madh dhe ngjyra më e plotë ofrojnë një pamje të gjerë dhe skena të shkëlqyera të përmbajtjes tuaj të preferuar. Funksioni i këndit jashtëzakonisht të gjerë ju lejon të mos keni nevojë të uleni direkt para TV. Tani çdo vend është i rehatshëm për të parë TV.

Një realitet i ri

QLED Q95T -Tingull i përparuar në të gjitha drejtimet

QLED Q95T jep ngjyra të pasura realiste që gjallërojnë çdo nuancë. Tonet paraqiten në mënyrë dinamike dhe sigurojnë një harmoni të gjallë midis imazhit dhe tingullit. Teknologjia HDR10+ rregullon ngjyrat dhe kontrastet dhe siguron përvojën më të mirë të shikim.

Teknologjia unike e Quantum Dot ngjyros imazhin me një gamë 100% tre-dimensionale!

Tingulli i kënaqësisë

Soundbar HW-Q70T - tingulli i cili do të të pushtojë

Me tinguj më të qartë, çdo përvojë bëhet e paharrueshme. Me tingullin rrethues të rregullueshëm, sigurohet një ton i qartë edhe kur tingulli është i qetë. Kështu, edhe dialogët shumë të qetë dëgjohen qartë e mirë. I përshtatet regjimit profesional të video lojërave.

Është e lehtë për të lidhur altoparlantët në TV përmes Wi-Fi ose Bluetooth.
Lidhuni lehtë, dëgjoni me kujdes dhe kënaquni në maksimum!