Çfarë duhet të bëj nëse makina larëse e enëve nuk e kullon mirë ujin?

Kur makina larëse e enëve bllokohet ose nuk e kullon mirë ujin, ndiqni udhëzimet e mëposhtme. Nëse, edhe pas kësaj, makina larëse e enëve nuk e kullon ujin, kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit Samsung për një shërbim profesional.

Cilat gjëra bazë duhen kontrolluar

Nëse makina larëse e enëve nuk e kullon ujin, kontrolloni fillimisht filtrin ose vendin e kullimit brenda pajisjes. Gjithashtu, në panel mund të shfaqen kode informuese. Kjo mund të ndodhë për shkak të instalimit të pasaktë të tubit të kullimit. Sigurohuni që filtri dhe vendi i kullimit të mos kenë ushqime apo papastërti.

Sistemi i filtrimit përbëhet nga tri pjesë: filtri kryesor, filtri i trashë dhe filtri i imët. Këta filtra i largojnë me efikasitet copat e ushqimit nga uji, për të mundësuar riqarkullimin e ujit gjatë ciklit. Për këtë arsye, është mirë t’i hiqni copat e mëdha të ushqimit të ngecura në filtër, pas çdo cikli larjeje, duke e shpëlarë me ujë të rrjedhshëm filtrin gjysmërrethor dhe gotën.

 

  • Filtri i trashë (A): Copëzat e mëdha, si qelqi, të cilat mund ta bllokojnë tubin e kullimit, i kap filtri i trashë. Për të hequr një objekt të kapur nga ky filtër, kapni butësisht veshët në pjesën e sipërme të këtij filtri dhe nxirreni filtrin duke e ngritur.
  • Filtri kryesor (B): Ushqimet dhe papastërtitë të cilat i kap ky filtër shpërbëhen me anë të një currili të posaçëm të sprucatorit të poshtëm dhe largohen nëpërmjet tubit të kullimit.
  • Filtri i imët (C): Ky filtër mban papastërtitë dhe mbetjet ushqimore në kulluesin e papastërtive, në mënyrë që të mos rikthehen te enët gjatë ciklit të larjes.
  • Kulluesi i papastërtive (D): Pjesëzat ushqimore mund të ngelin në këtë kullues. Kjo mund të shkaktojë bllokim të ujit. Kontrolloni kulluesin e papastërtive dhe hiqni çdo papastërti brenda tij.
dhoma e filtrave

Shënim:

  • Mos e vendosni kokëposhtë filtrin e imët.
  • Është mirë të përdorni doreza mbrojtëse kur të hiqni filtrat apo të kontrolloni kulluesin e papastërtive.
  • Modeli i filtrit mund të ndryshojë sipas modelit të pajisjes që keni.

Si ta pastroni

Hapi 1. Për ta hequr kompletin e filtrave, rrotullojeni në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe ngrijeni lart kompletin.

shkëputja e filtrave

Hapi 2. Pastrojeni filtrin e trashë dhe filtrin e imët me ujë të rrjedhshëm (ose përdorni një furçë të butë për të larguar papastërtitë).

pastrimi i filtrave me ujë të rrjedhshëm

Hapi 3. Rifuteni të gjithë kompletin e filtrave në makinën larëse, duke e pozicionuar në fole, duke e shtyrë poshtë dhe duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës.

Shënim:

  • I gjithë kompleti i filtrave është mirë të pastrohet rregullisht.
  • Mos e përdorni kurrë makinën larëse të enëve, pa pasur filtra të instaluara.
  • Gjatë pastrimit, mos i dëmtoni filtrat.

Nëse paloset, tubi i kullimit nuk e largon siç duhet ujin. Gjithashtu, nëse lavamani është i bllokuar apo nëse ka mbetur ujë në pajisje, uji nuk mund të largohet siç duhet. Kontrolloni me kujdes lidhjen e makinës larëse me lavamanin. Nëse tubi i kullimit është i përkulur ose i palosur, drejtojeni.

 

kontrolloni lidhjen me tubin e kullimit

Kur në panel shfaqen kodi 5C, 5E, SC, SE, kjo do të thotë se makina larëse e enëve nuk e kullon dot si duhet ujin. (Vetëm modelet me ekran digjital mund ta nxjerrin kodin informues në formë kodi.)


Zgjidhje

  • Kontrolloni lidhjen e tubit të kullimit të makinës larëse me lavamanin.
  • Kontrolloni tubin e kullimit.
  • Pastroni tubin e kullimit, filtrin dhe kulluesin e papastërtive.

Faleminderit për komentin tuaj