HW-LS60D Altoparlantët Music Frame me funksionin Dolby Atmos (2024)
Gallery popup
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Dizajni i Music Frame
Krijoni atmosferën që dëshironi me opsionet e personalizuara
Me një dizajn si kornizë fotografie, ky altoparlant përshtatet në mënyrë të hijshme me dekorin e shtëpisë suaj. Kombinojeni me stilin tuaj ekzistues me një Panel arti të koordinuar dhe plotësojeni me një Kornizë me ngjyrë.
Ambienti i gjerë dhe i këndshëm
Shijoni tingull të qëndrueshëm dhe të balancuar kudo ku jeni
Me altoparlantë me 3 drejtime dhe një drejtim valësh, Music Frame e shpërndan tingullin në mënyrë të barabartë në një zonë të gjerë. Kështu, ju përjetoni të njëjtën cilësi të shkëlqyer të audios kudo që ndodheni në fushën zanore.
Transmetimi me valë i muzikës
Luani muzikë nga pajisja juaj celulare me valë
Transmetoni me lehtësi muzikën nga pajisja juaj celulare në Music Frame. Thjesht lidheni me Wi-Fi ose Bluetooth dhe mund të luani të gjitha këngët që pëlqeni me cilësi të lartë të audios.
Dolby Atmos
Një përvojë tingulli që mund ta ndjeni përreth jush
Me më shumë shtresa dhe detaje më të mprehta, Dolby Atmos ju fton në një përvojë më të mirë të audios që ju lidh më shumë me muzikën, filmat, lojërat tuaja të preferuara dhe më shumë.
Q-Symphony
Televizori dhe Music Frame orkestrohen në harmoni të përsosur
Teknologjia Q-Symphony bën të mundur që televizori juaj dhe Music Frame të luajnë së bashku pa u hequr zëri nga ndonjëri nga altoparlantët. Krijoni sistemin ideal të tingullit rrethues me audio të sinergjuar mirë që del nga shumë burime.
SpaceFit Sound Pro
Tingull i kalibruar për ambientin tuaj deri në përsosmëriSpaceFit Sound Pro e çon SpaceFit Sound në nivele të reja. Music Frame analizon ambientin e dhomës dhe personalizon tingullin sipas hapësirës dhe madje bashkon qartësinë e lartë dhe gjithëpërfshirjen me një dozë basi të optimizuar.
Adaptive Sound
Tingull i optimizuar për çdo skenëAdaptive Sound optimizon automatikisht tingullin për përmbajtje të caktuara audioje, duke ofruar zëra të qartë dhe tinguj të detajuar sipas përmbajtjes dhe volumit.
Active Voice Amplifier (AVA)
Kapni çdo fjalë pa shpërqendrimeDëgjoni dialogje me qartësi, edhe në mjediset më shpërqendruese. Active Voice Amplifier ngre volumin e zërave dhe i përshtat me nivelet e ndryshme të zhurmave, në mënyrë që të mos humbni asnjë fjalë.
AirPlay
Transmetoni muzikën tuaj të preferuarMe Apple AirPlay mund të shijoni muzikën ose podkastet tuaj të preferuar nga iPhone ose iPad. Thjesht prekni ikonën e AirPlay në pajisjen tuaj Apple për ta lidhur atë me Music Frame.
SmartThings: Qendra me njësi USB
Kontrolloni pajisjet e shtëpisë suaj nëpërmjet SmartThingsTransformoni Music Frame në një qendër inteligjente në shtëpi duke e lidhur në një njësi USB të SmartThings. Music Frame do të zbulojë dhe do të lidhet me pajisjet e përputhshme, duke përfshirë pajisjet Zigbee, të cilat mund t'i komandoni nëpërmjet aplikacionit SmartThings.
Aplikacioni SmartThings
I përputhshëm me aplikacionin SmartThingsLidhni pajisjet tuaja zanore me aplikacionin SmartThings me anë të Wi-Fi dhe kontrolloni lehtësisht cilësimet e tingullit dhe funksionin "luajtje në grup" nga pajisja juaj celulare. SmartThings ju mundëson gjithashtu të përdorni asistentin zanor dhe veçoritë e transmetimit të muzikës duke i shndërruar lehtësisht pajisjet tuaja zanore në luajtës të muzikës që mund të përdoren pa duar.
Tap Sound
Thjesht prekni për t'u lidhurPasqyroni audion në pajisjen tuaj celulare në Music Frame. Me vetëm një prekje për t'u lidhur, këngët në pajisjen tuaj kalojnë lehtësisht për t'u luajtur në Music Frame.
Paneli i artit
Transmetoni energji të këndshme me një Panel arti të personalizuarMusic Frame nuk shërben vetëm për të luajtur muzikë, por edhe për të treguar stilin tuaj. Futni artin ose fotografitë tuaja tek ekrani, ose zgjidhni nga një shumëllojshmëri e opsioneve te Paneli i artit derisa të gjeni atë të duhurën.
Korniza me ngjyrë
Zbukuroni Music Frame tuaj me një kornizë me ngjyrëPlotësoni Music Frame me një kornizë që duket si një kornizë e vërtetë fotografie dhe që përshtatet hijshëm në ambientin tuaj të ndenjjes.
Sinergjia me televizorin
Një telekomandë
Një telekomandë për kontroll të plotëTelekomanda Samsung nuk shërben vetëm për televizorin. Përdoreni për të kontrolluar veçoritë kryesore të Music Frame si ndezja/fikja, volumi edhe efektet e tingullit.
Lidhja e televizorit me valë
Lidheni Music Frame me televizorin pa kablloLidhni Music Frame me televizorin Samsung me anë të Wi-Fi ose Bluetooth në vetëm disa hapa. Audioja dhe videoja sinkronizohen në mënyrë të përsosur për shikim tërësisht gjithëpërfshirës.
Samsung Audio Lab
Projektuar nga ekspertë në novacionin e tingullitTestuar dhe sintonizuar në California Audio Lab, inxhinierët e audios të klasit botëror aplikojnë teknikat e përparuara akustike për një tingull të balancuar që mbush dhomën.