HW-Q930D Soundbar Seria-Q (2024)
Gallery popup
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Pikat kryesore
Veçoritë
Niveli tjetër i përfshirjes në tingull
* Imazhet janë të simuluara dhe vetëm për qëllime ilustrimi. * Televizori shitet veç.Dolby Atmos me valë
Dolby Atmos me valë me televizorët Samsung
Formatet audio të bazuara në objekte të Dolby Atmos janë të integruara me valë në soundbarin Samsung. Përjetoni tingullin më të mirë 3D, pasi çdo ritëm dhe puls përhapet sipër dhe rreth jush.
* Dolby Atmos me valë kërkon Wi-Fi dhe funksionon me televizorët Samsung të viteve 2022 ~ 2024.* Kërkohet përmbajtja burimore Dolby Atmos dhe DTS:X.
Tingulli i vërtetë 9.1.4ch
Zhytuni në tingull magjepsës
Me 9 kanale të përparme dhe rrethuese duke përfshirë altoparlantët e pasmë, 1 kanal nënvuferi dhe 4 kanale up-firing, tingulli lëviz rreth jush në 3 dimensione për të krijuar një zonë dëgjimi të gjerë dhe të detajuar.
Q-Symphony
Televizori dhe soundbari të orkestruar në harmoni
Teknologjia Q-Symphony mundëson që si altoparlantët e televizorit ashtu edhe Soundbari të luajnë së bashku duke krijuar një sinergji të plotë tingulli, me audio të optimizuar nga AI që përhapet në të gjitha kanalet.
* Q-Symphony është e përputhshme me disa televizorë Samsung të caktuar.* Nevojitet HDMI, lidhje optike ose lidhje Wi-Fi me televizorin.
SpaceFit Sound Pro
Tingull i kalibruar për ambientin tuaj deri në përsosmëri
SpaceFit Sound Pro e çon SpaceFit Sound në lartësi të reja. Tani është vetë pajisja Soundbar që analizon dhomën dhe përshtat tingullin me hapësirën dhe madje bashkon qartësinë e lartë dhe gjithëpërfshirjen me një dozë basi të optimizuar.
Cilësia e tingullit
Altoparlantë të pasmë up-firing të përfshirë
Tingull kinematografik me audio magjepsëse nga sipër
Me anë të altoparlantëve të pasmë up-firing me valë, tingulli projektohet lart edhe rreth jush duke u reflektuar në tavan, duke krijuar një audio mbresëlënëse nga lart për një përvojë si në kinema drejt e në shtëpinë tuaj.
* Samsung Wireless Rear Speaker Kit i përfshirë.
Private Rear Sound
Aktivizoni vetëm altoparlantët e pasmë për të parë televizorShikoni televizor pa shqetësuar të tjerët. Mund ta ulni tonin e volumit duke aktivizuar vetëm altoparlantët e pasmë dhe duke çaktivizuar altoparlantët e tjerë.
Sound Grouping
Luani në grup me anë të altoparlantëve të pasmë për ta mbushur dhomën plot me muzikëSinkronizoni altoparlantët e pasmë me soundbarin kryesor për të luajtur të njëjtin tingull në harmoni. Me muzikë gjithëpërfshirëse që mbush tërë dhomën, mund të kërceni me ritmin që përshkon gjithë trupin.
Adaptive Sound
Tingull i optimizuar për çdo skenë
Adaptive Sound optimizon automatikisht tingullin për përmbajtje të caktuara audioje, duke ofruar zëra të qartë dhe tinguj të detajuar sipas përmbajtjes dhe volumit.
Active Voice Amplifier (AVA)
Kapni çdo fjalë pa shpërqendrimeDëgjoni dialogun qartësisht, edhe në mjedise shpërqendruese. Active Voice Amplifier ngre volumin e zërave dhe i përshtat me nivelet e ndryshme të zhurmave, në mënyrë që të mos humbni asnjë fjalë.
Samsung Audio Lab
Projektuar nga ekspertë në novacionin e tingullitTestuar dhe sintonizuar në California Audio Lab, inxhinierët e audios të klasit botëror aplikojnë teknikat e përparuara akustike për një tingull të balancuar që mbush dhomën.
Prakticitet
HDMI eARC
Cilësia e tingullit e ofruar në mënyrë të përsosur
Teknologjia e mbështetur HDMI eARC ofron tingull në mënyrë të përsosur. Lidhni konsolat e lojërave dhe luajtësit UBD me soundbarin me anë të televizorit tuaj, dhe shijoni formate tingulli rrethues 3D si Dolby Atmos ashtu siç duhet.
* Nevojiten televizorë të përputhshëm, pajisje burimi dhe përmbajtje e specializuar.
* Nevojiten televizorë të përputhshëm, pajisje burimi dhe përmbajtje e specializuar.
AirPlay
Transmetoni muzikën tuaj të preferuar
Me Apple AirPlay mund të shijoni muzikën ose podkastet tuaj të preferuar nga iPhone ose iPad. Thjesht prekni ikonën e AirPlay nga pajisja juaj Apple për t'u lidhur me soundbarin.
* Apple, AirPlay, iPad dhe iPhone janë marka tregtare të Apple Inc., regjistruar në SHBA dhe në vende e rajone të tjera.* Ky soundbar Samsung mbështet AirPlay dhe kërkon iOS 11.4 e lart.* Disponueshmëria e veçorisë mund të variojë sipas rajonit/ofruesit të shërbimit/gjuhës.* Për të lidhur një soundbar me një pajisje celulare nëpërmjet një rrjeti me valë (Wi-Fi), kërkohet aplikacioni SmartThings.
* Apple, AirPlay, iPad dhe iPhone janë marka tregtare të Apple Inc., regjistruar në SHBA dhe në vende e rajone të tjera.* Ky soundbar Samsung mbështet AirPlay dhe kërkon iOS 11.4 e lart.* Disponueshmëria e veçorisë mund të variojë sipas rajonit/ofruesit të shërbimit/gjuhës.* Për të lidhur një soundbar me një pajisje celulare nëpërmjet një rrjeti me valë (Wi-Fi), kërkohet aplikacioni SmartThings.
Tap Sound
Thjesht prekni për t'u lidhurPasqyroni audion e celularit tuaj në soundbar. Mjafton një prekje e thjeshtë, muzika juaj kalon lehtësisht në cilësinë e pabesueshme të soundbarit.
* Tap Sound funksionon me pajisje celulare Samsung me Android 8.1 e lart që kanë aplikacionin SmartThings të instaluar.
Modaliteti i lojës Pro
Bëhuni pjesë e lojës me tingullin dinamikZhytuni brenda në lojë me tingull të fuqishëm 3D. Soundbari optimizon automatikisht tingullin për lojëra kur dikton një konsolë të lidhur me televizorin Samsung, madje e optimizon edhe sipas zhanrit në Qendrën e lojërave të televizorit Samsung.
* Optimizimi i tingullit në Qendrën e lojërave Samsung mund të variojë sipas rajonit dhe modelit të televizorit.* Konsola e lojës shitet veç.* Pajisjet e përputhshme mund të variojnë.
Aplikacioni SmartThings
Përputhet me aplikacionin SmartThingsLidhni pajisjet tuaja zanore me aplikacionin SmartThings me anë të Wi-Fi dhe kontrolloni lehtësisht cilësimet e tingullit dhe funksionin "luajtje në grup" nga pajisja juaj celulare. SmartThings ju mundëson gjithashtu të përdorni asistentin zanor dhe veçoritë e transmetimit të muzikës duke i shndërruar lehtësisht pajisjet tuaja zanore në luajtës të muzikës që mund të përdoren pa duar.
* Nevojitet pajisje celulare me Android 9.0 e lart ose iOS 15.0 e lart (mund të ndryshojë sipas përditësimeve të softuerit) me aplikacionin SmartThings të instaluar. * "Luajtje në grup" mund të mbështesë deri në pesë pajisje dhe duhet të jetë e lidhur me 5Ghz në të njëjtin rrjet Wi-Fi.* Funksionet e disponueshme mund të variojnë sipas rajonit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose pajisjes celulare, dhe mund të ndryshojnë pa njoftim.
Sinergji me televizorin
Një telekomandë
Një telekomandë për kontroll të plotë
Telekomanda e televizorit tuaj Samsung nuk është vetëm për televizorin. Përdoreni për të kontrolluar veçoritë kryesore të soundbarit si ndezja/fikja, volumi edhe efektet e tingullit.
* I disponueshëm në televizorë Samsung të përputhshëm me Bluetooth.
* I disponueshëm në televizorë Samsung të përputhshëm me Bluetooth.
Lidhja e televizorit me valë
Lidhni me valë soundbarin me televizorin
Lidhni soundbarin me televizorin Samsung me anë të Wi-Fi ose Bluetooth në thjesht disa hapa. Audioja dhe videoja sinkronizohen në mënyrë të përsosur për shikim tërësisht gjithëpërfshirës.
* I disponueshëm në televizorë Samsung të përputhshëm me Bluetooth ose Wi-Fi.
* I disponueshëm në televizorë Samsung të përputhshëm me Bluetooth ose Wi-Fi.
* Imazhet janë të simuluara dhe vetëm për qëllime ilustrimi. Pamja dhe specifikimet mund të ndryshojnë pa njoftim.