Fillimi i shpejtësisë
3G ishte hapi i parë i celularit me brez të gjerë, që transformoi mënyrën si jetonim, punonim dhe luanim në telefonat tanë.
Para një dekade, 3G i hapi dyert shpejtësisë të së dhënave që na lejuan të aksesonim median me valë. Ai gjithashtu hapi rrugën për aplikacionet — pa të cilat tashmë nuk mund të jetojë dot asnjë përdorues.
Por 3G akoma ishte i kufizuar në gjerësinë e brezit, duke ju dashur 10 minuta për të shkarkuar një video të shkurtër. Duhet ta përmirësonim.
Shpejtësia e novacionit
Kemi qenë gjithmonë përshtatës të hershëm të teknologjisë celulare — Samsung ishte i pari që prezantoi pajisjet 4G në tregun e celularëve.
Një hap përpara në shpejtësi krahasuar me 3G, 4G ende linte diçka për të dëshiruar. Ngecjet rastësore dhe problemet me gjerësinë e brezit nuk i përmbushnin plotësisht kërkesat e popullsisë që është gjithnjë aktive.
Hapi i radhës te shpejtësia
4G LTE-A na solli më afër lidhjeve në kohë reale, mbështetjes së lojërave, celularëve, televizorit HD dhe video konferencave.
Edhe pse rriti shpejtësinë e të dhënave nga 4G, ngecja që mbeti dhe mundësia për shkëputjen e telefonatave, bëri që kjo lidhje të mos i kënaqte njerëzit.
Brezi HyperFast
Kjo është lidhja më e shpejtë e disponueshme e të dhënave celulare — dhe Samsung tashmë ka një listë të pajisjeve të afta për të përfituar plotësisht nga 5G.
Tani është koha e lidhjes pa ndërprerje dhe me shumë më pak pritje. Është koha të përjetoni shpejtësitë gjithmonë të lidhura të 5G në kohë reale.
Ajo lidh të gjitha pajisjet tuaja me shpejtësi 3 herë më të shpejtë se 4G dhe ne zotohemi të shtyjmë novacionin 5G më tej për t'ju dhënë një përvojë HyperFast edhe më të mirë.
*Kërkon lidhje optimale 5G. Shpejtësia reale mund të ndryshojë në varësi të vendit, operatorit dhe mjedisit të përdorimit.
*Kërkon lidhje optimale 5G. Shpejtësia reale mund të ndryshojë në varësi të vendit, operatorit dhe mjedisit të përdorimit.
Galaxy S22 Ultra
Vendosim një standard epik me shpejtësitë e pabesueshme 5G të shkarkimit dhe ngarkimit, e përkrahur nga çipi ynë më i shpejtë ndonjëherë dhe bateria që zgjat më shumë se një ditë.
**S Pen është i përfshirë dhe mbështetet vetëm nga Galaxy S22 Ultra.
***Jetëgjatësia e baterisë përllogaritet kundrejt profilit të përdorimit të një përdoruesi të zakonshëm/tipik. Vlerësuar në mënyrë të pavarur nga Strategy Analytics mes datave 8 dhjetor 2021 dhe 20 dhjetor 2021 në SHBA dhe MB me versionet para hedhjes në treg të SM-S901, SM-S906, SM-S908, sipas cilësimit të parazgjedhur duke përdorur rrjetet 5G Sub6 (NUK është testuar nën rrjetin 5G mmWave). Jetëgjatësia reale e baterisë varion sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së telefonatave dhe mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë.
Galaxy Z Fold3 5G
I palosu, ju ofron atë çfarë doni në një smartfon premium 5G. I hapur, është një ekran i madh novator për të parë, punuar dhe luajtur si të doni.
**Varianti i palosur i S Pen shitet veçmas dhe është i përputhshëm vetëm me Galaxy Z Fold3.
Galaxy Z Flip3 5G
Mund të paloset thuajse në çdo xhep, të futet në çdo çantë, kostume të personalizuara apo edhe në xhepat e xhinseve më të ngushta. Madje lë vend bosh edhe për portofolin.