Stacioni i pastrimit me mirëmbajtje të lehtë
Gallery popup
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Pikat kryesore
Veçoritë
Mirëmbajtje e lehtë
Zbrazje automatike e koshit të pluhurave
Shijoni një mënyrë më praktike të zbrazjes së koshit të pluhurave. Thjesht hiqeni dhe vendoseni koshin e pluhurave në krye të stacionit të pastrimit, i cili do të zbrazë automatikisht pluhurin, pa pasur nevojë të ndani tubin ose ciklonin. Përveç kësaj, nuk do t'ju duhet ta hiqni pluhurin me dorë.
* Imazhi i shfaqur mund të ndryshojë nga produkti aktual.
Zbrazja e koshit në mënyrë higjienike
Struktura kundër emetimit të pluhurit
Thithni ajër të pastër kur zbrazni koshin e pluhurave. Koshi i pluhurave hapet kur futet në stacionin e pastrimit dhe ka një dizajn hermetik. Kështu që mund të zbrazet në mënyrë higjienike pasi parandalon shpërndarjen e pluhurit të shumë të imët në ajër. Është 400 herë më higjienik sesa koshi i zakonshëm i pluhurave*.
* Niveli i emetimit të pluhurit të imët i testuar gjatë zbrazjes së koshit të pluhurave. Bazuar në përqendrimin e PM10 (µg/m3), niveli maksimal krahasuar me Samsung VC7000. Bazuar në testimet UL. Rezultatet mund të variojnë sipas përdorimit individual.** Imazhet mund të ndryshojmë nga imazhi aktual.
Sinjalizime për ndryshimin e koshit
Njoftim intuitiv
Sigurohuni që të ndryshoni gjithmonë qesen e pluhurave në kohën e duhur. Qesja e pluhurave 2 L duhet të ndërrohet vetëm çdo 2-3 muaj* dhe drita blu LED e njoftimit në pjesën e përparme kthehet e kuqe kur qesja është plot. Kjo do të thotë që ju mund të kontrolloni shpejt statusin e koshit të pluhurave, duke shtuar gjithashtu një ambient elegant në dhomë.
* Bazuar në testimet e brendshme. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit individual.