55" LS03B The Frame 4K Smart TV (2022)

55" LS03B The Frame 4K Smart TV (2022)

QE55LS03BAUXXH

  • Ekran Mat
  • Dizajni modern i The Frame
  • Art Mode

Zgjidhni madhësinë tuaj

  • Ekran mat
    Ekran mat
  • Dizajni modern i The Frame
    Dizajni modern i The Frame
  • Kornizë e personalizueshme
    Kornizë e personalizueshme
  • Art Mode
    Art Mode

The Frame - Krijoni televizorin tuaj

Shijoni çfarë ka në ekran, me më pak reflektim

Ekran mat

Mund të shijoni çfarë ka në ekran qartë dhe të ndjeni teksturat e artit siç janë bërë për t'u shijuar. Shijoni artin si art dhe televizorin si televizor.

* Produkti tradicional i referohet modelit të mëparshëm të The Frame. *Verifikuar si pa shkëlqim nga UL bazuar në metodat e verifikimit të përdorura nga UL. Për më shumë informacion mbi metodat e verifikimit të përdorura, ju lutemi vizitoni: https://verify.ul.com/verifications/732

Dizajnuar që të duket si kornizë e hollë pikture

Dizajni modern i The Frame

Dizajni elegant dhe modern i The Frame shkrihet në mënyrë të përsosur për të përmirësuar dekorin e shtëpisë suaj.

Përshtateni hapësirën tuaj me korniza të personalizuara

Kornizë e personalizueshme

The Frame ofron një larmi kornizash magnetike të personalizuara, në mënyrë që ju të zgjidhni me lehtësi ose të ndryshoni ngjyrën tuaj të preferuar për t'iu përshtatur më së miri hapësirës suaj.

* Kornizat e personalizueshme shiten veç.

Kur The Frame është i fikur, shfaqen artet

Art Mode

Transformoni The Frame në art kur nuk jeni duke parë televizor. Do t'ju pëlqejë shumë të shikoni veprat e bukura të artit në The Frame.

Art

Galeritë me famë botërore brenda dhomës suaj të ndenjes

Art Store

Zgjidhni nga mbi 1600 vepra arti nga institucionet e njohura në nivel global në Art Store. Art Store ju jep akses nga klasikët e famshëm, deri te mrekullitë moderne dhe fotografitë mahnitëse.

* Kërkohet abonim në Art Store për të aksesuar koleksionin e plotë. Zbatohen tarifa për shërbimin e abonimit.
* Veprat e artit në Art Store mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.
* Art Store mund të mos jetë i disponueshëm në disa shtete.

Vendosni në kornizë momentet tuaja të preferuara

My Photo

Mund të ngarkoni dhe të afishoni me lehtësi fotografitë tuaja ose një portret të ri të familjes. Thjesht dërgoni fotografitë te The Frame përmes telefonit ose përmes një njësie USB.

* Kërkon shkarkimin dhe instalimin e aplikacionit SmartThings për të ngarkuar fotot personale në The Frame nëpërmjet pajisjes celulare.

Arti juaj, sipas mënyrës suaj

Kanavacë mat

Shtoni një kanavacë mat prapa fotove ose veprave tuaja artistike për t'i bërë ato që të duken edhe më realiste. Zgjidhni midis 5 sfondeve mat dhe 16 ngjyrave për të gjetur përshtatjen e përkryer.

Dallon praninë tuaj

Sensori i lëvizjes

The Frame ndizet automatikisht për të shfaqur veprën tuaj të artit kur dallon që keni hyrë në dhomë. Dilni nga dhoma dhe ai fiket vetë për të kursyer energji.

* Sensori i lëvizjes aktivizohet pasi ta keni aktivizuar te cilësimi.
* Disponueshmëria e sensorit të lëvizjes mund të variojë sipas shtetit.

Ndriçim me përshtatje për artin tuaj

Sensori i ndriçimit

Sensori i ndriçimit dikton dritën e ambientit dhe rregullon automatikisht ndriçimin e ekranit dhe tonin e ngjyrës për të mbajtur pamjen origjinale të veprës suaj të artit, pavarësisht kushteve të ndriçimit të dhomës suaj.

Dizajni

Qëndron rrafsh me murin

Slim Fit Wall Mount

Slim Fit Wall Mount e mban televizorin tuaj të instaluar mirë në mur, në mënyrë që të duket bukur nga çdo kënd. Për më tepër, kablloja e vetme e hollë ndihmon që hapësira përreth televizorit tuaj të jetë shumë e pastër.

* Distanca mes murit dhe televizorit mund të variojë sipas llojit të murit dhe metodës së instalimit.
* Kërkohet One Connect Box për instalim.
* Slim Fit Wall Mount, One Invisible Connection (5 m) dhe One Connect Box janë të përfshira me blerjen e The Frame.
* One Connect Cable (15 m) shitet veç.

Lartësi që i përshtatet hapësirës suaj

Mbajtëse me lartësi të rregullueshme

Vendoseni The Frame në lartësinë tuaj të preferuar - ngrijeni lart për të krijuar hapësirë për një altoparlant shirit dhe pajisjet përreth.

* Altoparlanti shirit shitet veçmas. Imazhet mund të ndryshojnë në varësi të modelit të altoparlantit shirit.
* Mbajtësja me lartësi të rregullueshme nuk mbështetet në modelin The Frame 32 inç.
* Diapazoni për rregullimin e lartësisë është 25 mm. Detajet e dimensioneve mund të gjendet te specifikimet. (Madhësia e kutisë me mbajtësen, madhësia e kutisë pa mbajtësen)

Personalizimi

Eksploroni mundësitë e ekranit rrotullues

Kllapa e murit me rrotullim automatik

Rrotullojeni televizorin tuaj - horizontalisht ose vertikalisht - me kllapën e murit me rrotullim automatik për të parë përmbajtjet tuaja të preferuara sipas dëshirës.

* Kontrolloni për zgjatimet në mur: Zgjatimet ose zonat e paniveluara do të ndërhyjnë te rrotullimi.
* Kablloja brenda në mur nuk mbështetet: kabllot brenda në mur do të shkaktojnë rezistencë dhe do të ndërhyjnë në rrotullimin e duhur.
* Nuk duhet të vendosen aksesorë të tjerë përveç kornizës The Frame. (p.sh. kamera e uebit etj.)
* Imazhet janë të simuluara dhe vetëm për arsye ilustrimi.
* Kllapa e murit me rrotullim automatik shitet veç.
* Kllapa e murit me rrotullim automatik disponohet vetëm me ekranet me madhësi 43~65".

Horizontalisht apo vertikalisht? Zgjedhja është e juaja

Mbajtëse me rrotullim automatik

Mbajtësja me rrotullim automatik ju lejon të bëni zgjedhjen tuaj duke rrotulluar ekranin horizontalisht ose vertikalisht. Në mënyrë që ju të shijoni përmbajtjet që preferoni.

* Nuk duhet të vendosen aksesorë të tjerë përveç kornizës The Frame. (p.sh. kamera e uebit etj.)
* Mbajtësja me rrotullim automatik disponohet vetëm me ekranet me madhësi 43~65".
* Mbajtësja me rrotullim automatik shitet veç.
* Mbajtësja me rrotullim automatik mund të instalohet vetëm në modelet e përputhshme specifike. Lista e pajisjeve të përshtatshme mund të gjendet te specifikimet.
* Imazhet janë të simuluara dhe vetëm për qëllime ilustrimi.

Shfaqni televizorin tuaj në çdo vend

Mbajtësja Studio

Hiqeni The Frame nga muri dhe vendoseni televizorin tuaj kudo në shtëpi me një mbajtëse me këmbalec që e kthen televizorin tuaj në një vepër arti.

* Mbajtësja Studio shitet veç.
* Mbajtësja Studio disponohet me The Frame 50~65".

Imazhi

Një miliard nuanca ngjyrash

100% Color Volume me Quantum Dot

Teknologjia Quantum Dot shfaq çdo nuancë të bukur ngjyre me 100% Color Volume që qëndron e vërtetë në çdo nivel ndriçimi.

* 100% Color Volume matet sipas standardit DCI P3, të certifikuar nga VDE.

Inteligjenca pas figurës dhe tingullit të mrekullueshëm

Quantum Processor 4K

Quantum Processor 4K drejton performancën e pajisjes, duke optimizuar në mënyrë inteligjente figurën, tingullin dhe më shumë veçori për t’ju dhënë një përvojë vërtet të mahnitshme shikimi.

* Përvoja e shikimit mund të variojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe formatit. Përshkallëzimi mund të mos zbatohet për lidhjen e kompjuterit dhe Game Mode.

Figurë e optimizuar për syrin tuaj

Modaliteti Eye Comfort

Modaliteti Eye Comfort i The Frame rregullon në mënyrë automatike ndriçimin dhe ngjyrën e ekranit tuaj sipas orareve lokale të perëndimit dhe lindjes së diellit për të mbrojtur sytë tuaj.

Smart

Zbulim i lehtë i përmbajtjes

Smart Hub

Smart Hub i ri i Samsung i jep përparësi seleksionimit dhe zbulimit të përmbajtjes, në mënyrë që të shpenzoni më pak kohë duke kërkuar dhe më shumë kohë duke transmetuar.

* Shërbimet dhe rekomandimet e përmbajtjes mund të variojnë sipas rajoneve. Përpara përdorimit, kërkohet Marrëveshja e Kushteve të përgjithshme dhe Politikës së privatësisë të Smart Hub.

Pasqyroni pajisjen tuaj celulare

Pasqyrimi i celularit

Pasqyroni përmbajtje për një përvojë më të madhe dhe më të mirë nga pajisja juaj celulare nëpërmjet SmartThings ose çiftoni me pajisjet tuaja Apple për të projektuar nëpërmjet AirPlay.

* Ky shërbim funksionon vetëm kur televizori dhe celulari janë të ndezur.
* Kërkon shkarkimin dhe instalimin e aplikacionit SmartThings.
* Apple dhe AirPlay janë marka tregtare të Apple Inc., të regjistruara në SHBA dhe në shtete të tjera. AirPlay kërkon iOS 12.3 e lart ose macOS 10.14.5 e lart.
* Apple AirPlay mund të mos mbështetet në varësi të modelit ose zonës gjeografike.

Ekrane të shumtë në ekranin tuaj të madh

Multi View

Shikoni çfarë ka në televizor dhe në celular në të njëjtin ekran dhe në të njëjtën kohë. Thjeshtë shtoni përmbajtjet për t'i parë njëkohësisht dhe krijoni kombinimin tuaj të ekraneve.

* Mbështet Android OS dhe smartfonë të bazuar në iOS.

Tingulli

Tingull që lëviz me aksionin

Object Tracking Sound (Dolby Atmos®)

Përjetoni nuancat në çdo skenë me audion që ndjek çdo lëvizje. Me altoparlantë të dedikuar me drejtim për lart, mund të përjetoni tinguj realistë 3D që ju përfshijnë akoma më shumë.

* Tingulli me drejtim për lart disponohet vetëm për The Frame 85/75/65/55".
* The Frame 50/43/32": OTS Lite

Televizori dhe altoparlanti shirit në harmoni të përkryer

Q-Symphony

Rrethojeni veten me tinguj të orkestruar në harmoni të përkryer. Altoparlantët në altoparlantin shirit dhe televizorin tuaj sinkronizohen për të funksionuar në të njëjtën kohë për një efekt më të mirë të tingullit rrethues, pa vendosur në heshtje altoparlantët e televizorit.

* Altoparlanti shirit shitet veçmas. Imazhet mund të ndryshojnë në varësi të modelit të altoparlantit shirit.

Sound Wow together

Specifikimet

Suporti

Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin

Mbёshtetje pёr produktin Shih më shumë përmbajtje
Manuali i përdorimit dhe shkarkimet
  • e-Manual
    ANGLISHT
  • e-Manual
    SHQIP
  • Remote control
    ANGLISHT, HUNGARISHT, POLONISHT, GREQISHT, BULLGARISHT, KORSIKANE, ÇEKISHT, SLLOVAKISHT, RUMANISHT, SERBISHT, SHQIP, MAQEDONISHT, SLLOVENISHT, LETONISHT, LITUANISHT, ESTONISHT
  • Quick Guide
    ANGLISHT
Shih më shumë përmbajtje

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.