75" The Frame LS03D (2024)
Gallery popup
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Pikat kryesore
Veçoritë
The Frame Galeria juaj e artit në televizor
Shijoni çfarë ka në ekran me më pak pasqyrim
Ekrani mat
Jeni lodhur nga shkëlqimi shpërqendrues në ekranin e televizorit tuaj? Ekrani revolucionar mat i The Frame përthith pasqyrimet, në mënyrë që të shikoni qartësisht çfarë ka në ekran dhe të shijoni teksturat dhe detajet e artit ashtu siç janë bërë për t'u shijuar. 1
Dizajnuar që të duket si kornizë e hollë pikture
Dizajni modern i kornizës
Minimal dhe modern në mënyrë elegante, televizori The Frame instalohet gati rrafsh me murin si një kornizë e vërtetë pikture, duke u ndërthurur bukur me shtëpinë tuaj. 2
Përshtateni hapësirën tuaj me korniza të personalizueshme
Ndërroni ngjyrën dhe stilin e televizorit The Frame me anë të kornizave të personalizueshme. Zgjidhni nga një shumëllojshmëri opsionesh ngjyrash për të gjetur atë që përshtatet me hapësirën tuaj. Korniza elegante magnetike kapet te cepat për një instalim të shpejtë dhe të lehtë. 3
Kur The Frame është i fikur, shfaqen vepra arti
Modaliteti i artit
Transformoni The Frame në art kur nuk jeni duke parë televizor. Do t'ju pëlqejë shumë të shikoni veprat e bukura të artit në ekranin e madh.
ART
Sillni galeritë më të famshme në botë në dhomën tuaj të ndenjjes
Samsung Art Store
Aksesoni mbi 2500 vepra arti dhe fotografi nga institucione të njohura botërisht në Art Store. Nga klasikët e mirënjohur deri në kryeveprat moderne, ka një larmi zgjedhjesh për të krijuar galerinë tuaj të artit në shtëpi. 4
Eksploroni falas një transmetim të kuruar arti
Samsung Art Store - TransmetimeZhytuni në botën e artit dhe zbuloni vepra të reja të preferuara me anë të televizorit tuaj. Me anë të The Frame, ju keni akses në një koleksion të përditësuar rregullisht të veprave të artit të kuruara nga artistë dhe institucione kryesore.
Shijoni ngjyrat artistike
Vërtetuar nga PANTONENjihuni me shprehjen e ngjyrave plotësisht autentike të vërtetuara nga PANTONE. The Frame riprodhon ngjyrat e pasura dhe teksturat e veprës suaj të preferuar të artit me saktësi të lartë. Bashkë me ekranin mat që ul shkëlqimin, mund të shijoni një pamje të qartë të koleksionit tuaj dhe ta vlerësoni si në një muze të vërtetë.
DIZAJNI
Lartësi që i përshtatet hapësirës suaj
Mbajtësja me lartësi të rregullueshmeVendosni The Frame në lartësinë tuaj të preferuar me anë të mbajtëses me lartësi të rregullueshme. Mund ta ngrini lart për të krijuar hapësirë për një soundbar dhe pajisje të tjera.
Qëndron rrafsh me murin
Slim Fit Wall Mount
Slim Fit Wall Mount e mban televizorin tuaj të instaluar mirë në mur, në mënyrë që të duket bukur nga çdo kënd. Për më tepër, kablloja e vetme e hollë ndihmon që hapësira përreth televizorit tuaj të jetë shumë e pastër. 9
Teknologjia QLED
-
Përvoja e sistemit operativ Samsung Tizen
Përmirësoni argëtimin tuaj me sistemin operativ Samsung Tizen
Sistemi operativ Samsung Tizen (Vetëm për BE)
Përfitoni më shumë nga televizori juaj me aplikacionet dhe shërbimet e fundit në sistemin operativ Samsung Tizen. Shijoni kanale të drejtpërdrejta televizive falas dhe mijëra filma me Samsung TV Plus dhe lojëra të resë kompjuterike pa ndërprerje me Qendrën e lojërave. Mund të menaxhoni edhe aktivitetet ditore me Daily+ dhe të kontrolloni pajisjet tuaja inteligjente nga televizori juaj me anë të SmartThings – të gjitha këto ndërkohë që Knox Security mbron privatësinë tuaj. 18