43" LS01T The Serif 4K Smart TV 2020
Gallery popup
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Pikat kryesore
Veçoritë
Marka nr.1 e televizorëve për 14 vjet2
' Dizajn i bukur + Teknologji e klasit botëror... Nëse keni sens dizajni si unë, atëherë ky televizor është ai që bën për ju. Forma e bukur takohet me funksionin pragmatik...“ 55' Class The Serif QLED Smart 4K UHD TV - E bardhë (2019), SHBA, samsung.com3
Ndryshe nga televizorët tradicionalë, nuk e ka vendin pas murit
Mbajtëse e shkëputshme për dysheme
Vendoseni The Serif kudo në dhomë. Ai vjen me një mbajtëse metalike elegante që gërshetohet në mënyrë të përkryer me kornizën e vet elegante. Ajo duket e mirë edhe në hapësira të vogla, dhe opsioni për të hequr këmbët e bën atë më të gjithanshme. Lëvizeni rrotull si të doni.
Mënyra të reja për të shijuar përmbajtjen
NFC në TV
Kur ju duhet muzikë, thjesht lidheni dhe shijoni pamjen. 4
Shikojeni botën në teknologjinë QLED
Color Volume 100% dhe HDR 10+
Teknologjia Quantum Dot e Samsung përdor pika kuantike me nano-madhësi për të prodhuar volum ngjyrash 100%, prandaj edhe nëse skena është shumë e ndritshme apo e errët, tani do të shikoni vetëm pamje vizuale realiste. Dhe HDR10+ analizon çdo skenë kuadër pas kuadri për të rregulluar ndriçimin në çdo moment specifik. 5
Përshtatet në mënyrë të përkryer kudo që e vendos
Një pamje e bukur sigurisht
Dizajni në formë I-je
I-ja e madhe paraqet një pamje të dukshme që kap syrin e të gjithëve që e shikojnë. Dizajni ikonë në formë I-je, i paketuar në një kornizë të hollë e kthen The Serif në një pajisje të veçantë në një mënyrë ndryshe nga çdo televizor tjetër. Merr I-në për t'u dalluar nga të tjerët.
Ja se si ta instaloni
Nuk keni vegla? Nuk ka problem
Gjithçka është shumë e drejtpërdrejtë. Thjesht vendoseni televizorin me kokë poshtë për të nxjerrë foletë e këmbëve dhe vendoseni mbajtësen në vend. Vendoseni përsëri në këmbë, lidheni me prizën dhe gjithçka mbaroi.
Plus, disa këshilla për të fshehur kabllot
Menaxhoni me rregull të gjithë kordonët për një pamje të pastër. Thjesht hiqni kapakun e pasmë, tërhiqni kordonin e energjisë përmes hapjes, dhe kaloni kabllon përmes kanalit në fund. Pamja e rregullt nuk është dukur asnjëherë aq bukur.
Ka ngjyra që dallojnë
Opsione të ndryshme ngjyrash
Ja dy ngjyra që vërtet dallojnë. Blu pambuku sjell një atmosferë natyrale te The Serif dhe E bardha e ëmbël është gjithmonë e pëlqyer. Tani ja se si e plotësoni enterierin e shtëpisë suaj.6
Motive ekskluzive
Ekrani juaj nuk duhet të jetë bosh kur nuk shikoni. E krijuar veçanërisht nga Ronan & Erwan Bouroullec, Ambient Mode i ri përmban dy motive ekskluzive të frymëzuara nga bota natyrore rrotull nesh, një gjethe e bukur dhe një tekstil me teksturë, si edhe opsione të ndryshme ngjyrash për t'iu përshtatur gjendjes suaj emocionale.
Shijoni çdo moment me The Serif
Ambient Mode +
Informacion i dobishëm direkt përpara se të dilni nga dera në mëngjes, një sërë atmosferash për festa me miqtë, tinguj të qetë që luhen ndërsa lexoni një libër, ose ndarja e fotografive që keni bërë me të dashurit tuaj, The Serif ju jep një sërë zgjedhjesh dhe cilësimesh që e transformojnë televizorin tuaj ashtu siç e doni
Krijoni atmosferën me zërin tuaj
Përshtatni atmosferën në programin tuaj
Zgjeroni jetën tuaj me lidhjet e pandërprera8
Pasqyroni të gjitha përvojat tuaja
Të gjitha pajisjet tuaja, të lidhura brenda pak sekondash dhe në një mënyrë më të thjeshtë. 9
AirPlay 2
Me AirPlay 2 të integruar, mund të luani pa u munduar filmat, shfaqjet, muzikën, fotot në The Serif direkt nga iPhone, iPad ose Mac.10
SmartThings
Filloni një film në smartfonin tuaj gjatë udhëtimeve tuaja ditore dhe kaloni me lehtësi te Samsung TV kur arrini në shtëpi. Qoftë Android ose iOS, aplikacioni SmartThing e bën të lehtë lidhjen dhe shijimin. 11
Mjafton një trokitje
Tap View
Çfarëdo që të ishit duke parë në telefonin tuaj celular mund ta kaloni në ekranin e televizorit vetëm me një trokitje të shpejtë në The Serif. 12
Edhe multi-tasking ndihmon
Multi View
Ndajeni ekranin e televizorit që të shikoni se çfarë ka në televizor dhe në smartfonin tuaj njëkohësisht pa qenë nevoja që të shikoni diku tjetër. Thjesht lidhni celularin tuaj dhe bëni multi-task me Multi View. Kjo është një mënyrë mëse mbresëlënëse për të përdorur televizorin.13
Si të përdorni NFC në TV
Ai madje i përgjigjet gjithçkaje që i kërkoni
Disa asistentë zanorë (Kontrolloni disponueshmërinë e veçorisë)
Ajo ka fuqinë e QLED dhe një inovacion në audio
Ajo sigurohet që të dëgjoni atë që ka rëndësi
Active Voice Amplifier (AVA)
Active Voice Amplifier përdor inteligjencën audio spaciale për të dalluar kur ka tinguj që mund të jenë shpërqendrues për ju. Ajo qartëson automatikisht zërat në ekran në mënyrë që të mos ju duhet të largoni përqendrimin nga dialogët që kanë rëndësi përmes përpunimit të përparuar të sinjalit të zërit.
Zyra juaj e re në shtëpi
Remote Access
Mbaroni punën e zyrës në televizorin në shtëpi. Remote Access ju lejon të pasqyroni ekranin e kompjuterit tuaj në ekranin e televizorit me valë. Madje mund të trokisni në kompjuterin e zyrës për të aksesuar skedarët ose të punoni në dokumente duke përdorur Microsoft Office 365, gjithçka nga komoditeti i divanit tuaj.21