MW5100H Mikrovalë konvencionale me sensor gatimi, 28L
MC28A5135CK/OL
Skanoni këtë kod QR me telefonin tuaj dhe vendoseni objektin në hapësirën tuaj.
Veçoritë
Finiturë e cilësisë më të lartë
Furra inteligjente MW5100H e Samsung ofron një dizajn elegant dhe cilësor për t'iu përshtatur deri në perfeksion çdo lloj dekori të kuzhinave moderne. Ngjyra e zezë e tejdukshme e dorezës dhe e diskut të gradimit me dizajnin Crystal Gloss™ i jep një paraqitje elegante. Ekrani në ngjyrë të kaltër ndriçon parametrat dhe orën, duke thjeshtësuar leximin dhe përdorimin e tyre.
Nuk nevojitet vaj shtesë
Shijoni ushqimet e skuqura pa pasur nevojë për fritezë me furrën inteligjente MW5100H. Teknologjia SLIM FRY™ përdor qarkullimin e ajrit të nxehtë për të ofruar ushqime krokante nga jashtë dhe të buta e të shijshme nga brenda me vetëm një pikë vaj. E vënë në funksion përmes mikrovalës, skarës dhe ngrohëseve me konveksion, tashmë mund t'i thoni lamtumirë tiganëve të yndyrshëm dhe spërkatjeve të vajit, duke shijuar kështu ushqimin e gatuar me më pak yndyrë.
Ruan teksturën natyrale dhe shijen origjinale
Shërbeni perime të freskëta, fruta deti, makarona dhe një sërë ushqimesh të tjera të gatuara në mënyrë të përsosur me furrën inteligjente MW5100H. Me një shtypje butoni, sensori inteligjent lagështimatës, ekskluziv i Samsung, përcakton lagështinë e ajrit të brendshëm për të ruajtur teksturën natyrale dhe shijen origjinale të përbërësve.
Gatimi i shëndetshëm më pranë jush
Janë programuar paraprakisht deri në 15 receta për t'iu përshtatur nevojave tuaja. Gatuani me lehtësi çdo ushqim, duke filluar që nga mashurkat, deri te orizi kaf, nga gjoksi i pulës pa kocka, deri te filetot e pjekura të salmonit, dhe jini të sigurt që rezultati do të jetë një ushqim plot shije dhe lëng.
Hani kos kurdo që të dëshironi
Shijoni brumin ose kosin e bërë në shtëpi në çdo moment të ditës përmes funksionit të brumit dhe kosit, i cili përdor teknologjinë e fermentimit të avancuar për të graduar temperaturën e duhur, duke ofruar për familjen tuaj edhe më shumë opsione për vakte të shijshme e të freskëta.
Shfrytëzoni çdo hapësirë
Furra inteligjente MW5100H e Samsung ofron opsionin e çaktivizimit të pllakës rrotulluese, në mënyrë që të shfrytëzoni të gjithë hapësirën e brendshme për të vendosur në të pjata më të mëdha, në formë katrore.
Specifikimet
-
Lloji i produktit
Konveksion
-
Kapaciteti i furrës
28 L (1 këmbë kubike)
-
Lloji i produktit
Konveksion
-
Lloji i instalimit
E pavarur
-
Kapaciteti i furrës
28 L (1 këmbë kubike)
-
Ngjyra (Dera)
I zi
-
Ngjyra(Kabineti)
I zi
-
Metoda e kontrollit
Çelës rrotullues me shtypje
-
Lloji i derës
Dorezë
-
Materiali i hapësirës së brendshme
Emalim prej qeramike
-
Madhësia e rrotullimit
318 mm
-
Lloji i ekranit
LED (blu akulli)
-
Ngrohës me konveksion
Kuarc
-
Ngrohësi grill
Veshja
-
Burimi i energjisë
230V/50Hz
-
Fuqia dalëse (Mikrovalë)
900 W
-
Konsumi i energjisë (Mikrovalë)
1400 W
-
Konsumi i energjisë (Grill)
1500 W
-
Konsumi i energjisë (konveksioni)
2100 W
-
Konsumi i energjisë (Maks.)
2900 W
-
Niveli i Fuqisë
6
-
Mënyra të ndryshme gatimi
Po
-
Temperatura e konveksionit
40 - 200 °C
-
Ngrohje paraprake
Po
-
Mbani ngrohtë
Jo
-
Ora
Po
-
30 sek. Plus
Po
-
Regjimi Eco
Po
-
Shkrirja (Auto / Fuqia / Sensori)
Fuqia
-
Sensor gatimi
Po
-
Gatim me avull
Jo
-
Gatim me avull automatik
Jo
-
Programet automatike
Po
-
Gatim automatik
Po
-
SLIM FRY™
Po
-
Mbrujtja e brumit/kosit
Po
-
Pastrim me avull
Jo
-
Pjata rrotulluese ndezur/fikur
Po
-
Aromatizim
Jo
-
Bllokimi i sigurisë për fëmijët
Po
-
Orë kuzhine me zile
Jo
-
Memorja
Jo
-
Tingulli ndezur/fikur
Po
-
Opsionet e gjuhës
Jo
-
Të tjera
Gatim i shëndetshëm
-
Grill metalike
Po
-
Pjatë krokante
Po
-
Etiketë udhëzuese e shpejtë
Po
-
Hapësira e brendshme (GjxLxTh)
358 x 235.5 x 327 mm
-
Hapësira e jashtme (GjxLxTh)
517 x 310 x 475.6 mm
-
Transporti (GjxLxTh)
586 X 371 X 518 mm
-
Pesha (neto)
17.8 kg
-
Pesha (Transporti)
21.0 kg
-
Sasia e ngarkimit (20/40ft)
251 / 511
-
Prodhuesi / Importuesi
Samsung Electronics Co.,Ltd.
-
Origjina e Produktit
Malajzi
-
Kuti paketimi
Eco (imazh)
Shikuar së fundmi