Gjej telefonin tënd Galaxy

Shfleto një përzgjedhje të kuruar të pajisjeve Galaxy, të gjitha të dizajnuara për të përmirësuar stilin tënd të jetesës.

Performanca

Për fansat e lojërave në telefon

Qoftë gjatë një raid-i apo duke luajtur solo, rruga drejt fitores varet nga pajisjet që ke — dhe linja Galaxy të jep fuqinë për të qëndruar fitues. Ekranet e mëdha dhe kinematografike të Galaxy S26 Ultra dhe Galaxy Z Fold7 të japin një pamje të plotë të lojës, me bateri që zgjat gjithë ditën, kështu që mund të luash për orë të tëra pa ndërprerje. Procesori ynë më i fuqishëm ndonjëherë në Galaxy është i personalizuar për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin e Galaxy S26 Ultra, me një rritje prej 24% të GPU-së që përmirëson ray tracing-un dhe mund të përballojë lojërat më kërkuese për lojtarët e rregullt në telefon. Dhe falë Vapor Chamber të ridizenjuar në Galaxy S26 Ultra, që menaxhon ngrohjen e procesorit me efikasitet, mund të luash lojëra me grafikë intensive pa u shqetësuar se telefoni do të nxehet.1,2,3,4

Vapor Chamber

Luaj më gjatë. Qëndro më i freskët.

Vapor Chamber

Luaj më gjatë. Qëndro më i freskët.

Vapor Chamber brenda Galaxy S26 Ultra është ridizenjuar për të rritur performancën në lojëra, pa sakrifikuar dizajnin e hollë dhe elegant të telefonit. Konfigurimi i ri multi-kanal i Galaxy S26 Ultra shpërndan ngrohjen më shpejt dhe më eficient se më parë. Së bashku me materialin e përshtatur të ndërfaqes termale (TIM), sistemi i avancuar i ftohjes është projektuar saktësisht për të thithur dhe shpërndarë ngrohjen në mënyrë optimale. Me ftohjen inovative dhe materialet e personalizuara, telefoni yt mbetet i ftohtë, i shpejtë dhe i përgjegjshëm.1,5
Bateria

Karikim super i shpejtë. Bateri që zgjat shumë.

Bateria

Karikim super i shpejtë. Bateri që zgjat shumë.

Telefonat Galaxy janë krijuar që të mund të luash për orë të tëra pa ndalur. Bateria me kapacitet të lartë funksionon në mënyrë efikase falë optimizimit të softuerit të procesorit. Si rezultat, bateria 5000 mAh e Galaxy S26 Ultra mund të ofrojë deri në 31 orë video pa ndërprerje. Kur të duhet një karikim, ai mbështet Super Fast Charging 3.0, që ngarkon telefonin me shpejtësi marramendëse — deri në 75% brenda rreth 30 minutash. Ose mund të përdorësh Magnet Wireless Charger për të përfituar nga Super Fast Wireless Charging.1,6,7,8
Ray Tracing

Grafikat e lojërave marrin jetë

Ray Tracing

Grafikat e lojërave marrin jetë

Procesori i fuqishëm i personalizuar brenda Galaxy S26 Ultra ka përmirësime në GPU dhe CPU që lejojnë performancë më të lartë në ray tracing. Kjo teknologji e avancuar e rendering-ut bën që grafikat e lojërave të duken më 3D dhe të gjalla, me ngjyra dhe drita realiste, duke krijuar hije dhe reflektime dinamike. Telefoni gjithashtu integron graphics API Vulkan për të përmirësuar ngarkimin pa ndërprerje dhe për të siguruar lojë të qëndrueshme — kështu që mund të zhytesh totalisht në lojë me skena që ngarkohen në kohë reale.3,4
Kamera

Për fotografin e përditshëm

Pavarësisht nëse preferon të jesh pas kamerës apo përballë saj, do të gjesh një kamera Galaxy që të përshtatet. Për foto të papozuara dhe portrete, modaliteti Pro të jep kontroll të plotë të sistemit të fuqishëm të kamerës së Galaxy S26 Ultra, duke përfshirë apertura më të gjera dhe të ndritshme, në mënyrë që të mund të bësh rregullime manuale dhe ta shtysh kreativitetin tënd në limite. Ose hape në aplikacionin Expert RAW për të ruajtur skedarët RAW që të lejojnë të hysh në modifikim për të përftuar fotografinë pikërisht siç e kishe paramenduar. Dhe kur dëshiron të jesh ylli i portreteve të tua, Galaxy Z Flip7 dhe FlexCam i tij unik të lejon të konfigurosh dhe shkrepësh pa duar.

Nëse je i apasionuar në krijimin e videove, aktivizo modalitetin Pro Video për ta ndryshuar dhe rregulluar skenën në mënyrën se si e kishe paramenduar, duke përdorur në maksimum aperturat e gjera në Galaxy S26 Ultra nëse je duke shkrepur me ndriçim të ulët. Shto Nightography, që ofron reduktim të zhurmës të aktivizuar nga procesori i avancuar, dhe do të nxjerrësh detajet nga errësira për t'i kapur me qartësi.1,9

Fotografi profesionale

Nga shkrepja te modifikimi, ti je profesionisti

Fotografi profesionale

Nga shkrepja te modifikimi, ti je profesionisti

Aktivizo modalitetin Pro në aplikacionin e kamerës për kontroll më të gjerë modifikimi, madje përpara se të shtypësh butonin e obturatorit. Funksionet manuale të kamerës të lejojnë t'i ndryshosh elemente si ISO, shpejtësinë e obturatorit, balancën e ngjyrës së bardhë, ekspozimin dhe fokusin drejtpërdrejt në kamera. Ose mund të përdorësh Expert RAW për kontrolle të ngjashme manual dhe të shkrepës në RAW për aftësi modifikimi më të detajuara pas shkrepjes. Pro Mode dhe Expert RAW sigurojnë që të mund të shfrytëzosh deri në fund sistemin e kamerës më të fuqishme të Galaxy dhe të ësh fotografinë pikërisht siç e do, si një kamera tradicionale automatike në xhepin tënd.1,9
Video Nightography

Më shumë dritë, më pak zhurmë

Video Nightography

Më shumë dritë, më pak zhurmë

Aperturat më të gjera dhe përpunimi i përmirësuar në kamerën Galaxy S26 Ultra ofrojnë video superiore me dritë të ulët. Kamera e gjerë tani hapet deri në F1.4, është 47% më e ndritshme se F1.7 e mëparshme, dhe kamera Telefoto me zmadhimin e cilësisë optike 10x ka një aperturë prej F2.9 për shkrepje më të ndritshme edhe kur zmadhohen. Pasi preket obturatori, Video Nightography fillon punën për të reduktuar zhurmën dhe pastruar pamjen gjatë filmimit. Rezultati është një galeri plot ngjyrash vibrante dhe qartësi të detajuar, duke ndriçuar skenat me dritë të ulët dhe gjatë natës.1,9,10,11
FlexCam

Kamera fleksibël për kënde të reja

FlexCam

Kamera fleksibël për kënde të reja

Me faktorin e saj unik të formës dhe kamerë të gjerë 50 MP, FlexCam e Galaxy Z Flip7 e çon artin e selfie në lartësi të reja. Zgjidh këndin tënd dhe pozicionoje, telefoni do ta ruajë pozën për aq kohë sa të duhet. Mund të shikosh një pamje paraprake të fotografisë tënde në FlexWindow të zgjeruar dhe të përdorësh Galaxy Watch tënd si kontrolluesin e kamerës për të shtypur obturatorin sapo të jesh gati. Sensori 50 MP me rezolucion të lartë dhe ProVisual Engine punojnë bashkë për të kapur teksturat dhe tonet e lëkurës natyrale, më pas shto filtrat e personalizuar për të shtuar një modifikim unik për t'i bërë selfie-t e tua formën më të vërtetë të vetëshprehisë.1,9,12
Muzika

Për tifozët e vërtetë të muzikës

Nëse të pëlqen të dëgjosh, të duhet dyshja me intonim perfekt Galaxy S26 Ultra dhe Galaxy Buds4 Pro. Rrethohu nga tingulli i spektrit të plotë 24-bit / 96 kHz të ofruar me lidhjen e tyre të lehtë. Pasi të lidhet, kontrollet shfaqen në telefonin tënd në mënyrë që të sintonizosh lehtësisht dhe shpejt atë që po dëgjon dhe të bësh rregullime individuale specifike për secilin aplikacion të luajtjes. Dhe je i mbështjellë në audio të pasur me cilësi ultra të lartë që përshtatet në mënyrë inteligjente me veshët e tu dhe ambientit nga i cili rrethohesh, duke krijuar një përvojë natyrale dhe të balancuar dëgjimi të përshtatur me ty duke i qëndruar besnike regjistrimit origjinal.1,13

Hi-Fi Duet

Një lidhje Hi-Fi e përshtatur siç duhet

Hi-Fi Duet

Një lidhje Hi-Fi e përshtatur siç duhet

Me Samsung Seamless Codec, Galaxy S26 Ultra dhe Galaxy Buds4 Pro janë bërë për njëri-tjetrin. Galaxy S26 Ultra dërgon audio Ultra cilësore 24-bit / 96 kHz SSC-UHQ te Galaxy Buds, të cilat transmetojnë tingullin në veshët e tu me aq qartësi dhe detaje sa do të ndihesh sikur je direkt në studio. Dhe lidhja nuk ndalon këtu — ky çift me performancë të lartë të lejon të përdorësh ndihmën e AI ose të menaxhosh njoftimet në telefon pa u prekur kurrë ekrani.1,13,14
Adaptive ANC

Fshirja e zhurmës e përshtatur për ty

Adaptive ANC

Fshirja e zhurmës e përshtatur për ty

Kontrollo zhurmën me kufjet inteligjente që mund t'i ndryshosh që të përshtaten me mënyrën si i mban. Adaptive ANC optimizon performancën ANC përmes një algoritmi të përmirësuar që përshtatet me formën e veshit tënd për të zbuluar sa zhurmë po rrjedh. Mund të përjetosh një përfshirje më të thellë në audion e gjallë dhe të qartë Hi-Fi, shpërqendrimet zbehen në kohë reale, duke lënë pas vetëm një tingull shumë angazhues.1
Cilësime të pandërprera

Konfigurim i shpejtë për tingull të mrekullueshëm

Cilësime të pandërprera

Konfigurim i shpejtë për tingull të mrekullueshëm

Lidhja me Galaxy Buds të tu të rinj është super e lehtë, nuk të duhet asnjë aplikacion tjetër — thjesht hap kapakun për t’i lidhur. Pasi të lidhen, mund të tërheqësh poshtë ekranin e Galaxy-t për të kontrolluar lehtësisht Buds nga Quick Panel. Bëje këtë ndërsa po transmeton tingull nga një aplikacion për të rregulluar audio sipas shijes tënde, si p.sh. zgjedhja e nivelit të noise cancelling, aktivizimi i 360 Audio mode ose rregullimi i equalizer-it. Pasi t’i personalizosh, telefoni do t’i ruajë automatikisht këto cilësime për përdorimin e ardhshëm.1,14
Shëndeti

Për ata që kërkojnë mirëqenien

Në mënyrë që të mund të ndihesh dhe të jesh më mirë, të transformosh rrugëtimin e shëndetit tënd me një ekosistem të unifikuar që nuk fle kurrë. Galaxy Watch dhe Galaxy Ring veprojnë si monitorues që nuk fiken kurrë, duke mbledhur metrika të sakta për plane trajnimi të personalizuara dhe këshilla mirëqenieje që të ndihmojnë të arrish objektivat e tua. Çiftoji me smartfonët Galaxy dhe mund të shikosh të dhënat e tua në Samsung Health ku jepen me shpjegime dhe grafikë të thjeshtë për t'u kuptuar. Pra kur qëllimet e tua janë që të flesh më mirë, shto ushtrimet ose thjesht ji pak më i qëllimshëm me aktivitetet e tua të përditshme, pajisjet Galaxy janë partnerët më të mirë për mirëqenien.1

Gjumi

Udhëzues për një orar gjumi më të mirë

Gjumi

Udhëzues për një orar gjumi më të mirë

Nëse gjumi të duket i vështirë ose thjesht do të kesh ëndrra më të ëmbla, merr me vete Galaxy Watch ose Galaxy Ring në shtrat. Me Samsung Health në pajisjen tënde Galaxy, mund të monitorosh gjëra si fazat e gjumit, modeli i gjumit, lëvizjet, temperaturën e lëkurës dhe rrahjet e zemrës, dhe të zgjohemi me një analizë të detajuar të gjumit tënd. Pas një jave, të caktohet një avatar kafshe bazuar në llojin tënd të gjumit, plus këshilla dhe udhëzime për gjëra si si të përmirësosh gjumin dhe në çfarë ore të shtrihesh. Shumë shpejt netët pa gjumë do të jenë vetëm një kujtim.1,15,16
Trajner vrapimi

Trajnimi i personalizuar për ty

Trajner vrapimi

Trajnimi i personalizuar për ty

Gati, pozicion, nisu! Hap Running Coach për të shfrytëzuar maksimumin e vrapimeve të tua. Me Galaxy Watch7 ose më të ri të lidhur me Galaxy S26 Ultra, Samsung Health analizon të dhënat e stërvitjes për të matur kapacitetin tënd të vrapimit dhe krijon një plan stërvitjeje të personalizuar për ty. Ndiq planin e krijuar dhe do të mund të rritësh distancat dhe të arrish qëllimet e tua. GPS-i i përmirësuar në Galaxy Watch të ndihmon të ndjekësh rrugët më lehtë, qoftë duke vrapuar maratona, qoftë për një stërvitje të zakonshme, duke bërë që çdo hap të vlejë.18
Rezultati i energjisë

Nise ditën tënde me informacion

Rezultati i energjisë

Nise ditën tënde me informacion

Fokusohu te energjia jote ditore me Energy Score. Me Galaxy S26 Ultra dhe Galaxy Watch ose Galaxy Ring, mund të ndjekësh të dhëna si mesatarja e orëve të gjumit, aktivitetet e ditës së kaluar dhe rrahjet e zemrës gjatë gjumit. Në mëngjes do të marrësh një Energy Score së bashku me këshilla për të optimizuar energjinë tënde. Shiko trendet e Energy Score në Samsung Health për të parë kur energjia ishte më e lartë ose më e ulët dhe për të kuptuar ku duhet të fokusohesh për të përmirësuar mirëqenien tënde.19

Pyetjet e shpeshta

  • Çfarë duhet të kem parasysh kur blej një telefon të ri celular?

    Kur je duke kërkuar për një telefon të ri, ka disa specifikime kyçe që duhet të marrësh në konsideratë për t'u siguruar që përshtatet me nevojat e tua dhe stilin tënd të jetesës.

    • Mendo nëse do të doje një smartfon të stilit standard ose nëse do të doje një faktor forme të palosshme. Për llojin e parë, telefonat e S Series janë një opsion i mirë. Për llojin e dytë, shiko Galaxy Z Fold7 ose Galaxy Z Flip7.

    • Nëse të pëlqen të bësh fotografi dhe video, do të duash kamerën më të mirë që Samsung Galaxy mund të ofrojë. Galaxy S26 Ultra ofron sistemin më të avancuar të kamerës që mund të ofrojë një smartfon Galaxy, me sensorin e rezolucionit të lartë 200 MP dhe apertura më të gjera që e bëjnë kamerën më të ndritshme deri më sot. Galaxy Z Flip7 gjithashtu ka një kamerë 50 MP që mund të përdoret për selfie me rezolucion të lartë kur përdoret me FlexCam.9,11,12

    • Nëse luan lojëra, performanca e lartë është ajo që duhet të marrësh në konsideratë. Galaxy S26 Ultra dhe Galaxy Z Fold7 janë të pajisur me harduerë dhe softuerë që loja të jetë e shpejtë dhe e qartë, si procesori më i fuqishëm i personalizuar për Galaxy si edhe teknologjia novatore Vapor Chamber për ta mbajtur telefonin të freskët.
  • Nëse po kërkon telefonin më të mirë Samsung Galaxy për të blerë, shiko Galaxy S26 Ultra – një smartfon që përshtatet perfekt me stilin tënd të jetesës dhe përdorimin e përditshëm.

    • Me kamerën 200 MP me rezolucion të lartë, diafragmat më të gjera dhe përmirësime me AI për foto dhe video të qarta edhe në dritë të ulët, sistemi i kamerës në Galaxy S26 Ultra është aktualisht kamera më e mirë në një telefon Samsung Galaxy.9

    • Gjenerata e ardhshme e procesorit Snapdragon®, e personalizuar për Galaxy, ofron një përvojë të shpejtë dhe të qetë edhe kur luan lojëra me grafikë të rënda. CPU, GPU dhe NPU janë përmirësuar të gjitha për të bërë softuerin të funksionojë më shpejt se kurrë më parë.2,3
  • Me procesorë të fuqishëm dhe sistemin inovativ të ftohjes Vapor Chamber, përvoja e lojërave në Galaxy është e ftohtë, e shpejtë dhe gati për fitore.

    • Galaxy S26 Ultra vjen me procesorin e gjeneratës së ardhshme 3 nm, Snapdragon® 8 Elite Gen 5 për Galaxy. Është përmirësuar në CPU, GPU dhe NPU dhe përfshin edhe teknologjitë unike të Galaxy, si ProScaler dhe motorin mobile Digital Natural Image (mDNIe), për efikasitet më të madh në përpunim që ndihmon të ruhet bateria pa komprometuar pamjen.2,3

    • Për të përshtatur dizajnin e hollë të Galaxy S26 Ultra, kemi rikonfiguruar Vapor Chamber për një përmirësim performance prej 21%, duke të lejuar të përdorësh telefonin më rehatshëm dhe më gjatë.5

    • Përmirësimet e GPU dhe CPU në procesorin e gjeneratës së ardhshme ofrojnë deri në 20% performancë më të mirë në ray tracing për Galaxy S26 Ultra, për një përvojë më tërheqëse në lojëra mobile. Për më tepër, grafikat janë optimizuar nga Vulkan për të përshpejtuar ray tracing, për të përmirësuar ngarkimin pa ndërprerje dhe për të siguruar lojë të qëndrueshme.4
  • Telefonat Galaxy vijnë me kapacitet të madh baterie dhe optimizim të softuerit që ndihmon për të siguruar jetëgjatësi maksimale të baterisë.

    • Galaxy S26 Ultra ka kapacitetin më të lartë të baterisë në Serinë Galaxy S me 5000 mAh. Kjo është e barabartë me 31 orë kohë shikimi video.6,7,8

    • Me mundësinë e përdorimit të Super Fast Charging 3.0, mund të karikoni deri në 75% brenda rreth 30 minutash.
  • Galaxy Z Flip7 është një opsion i shkëlqyer për ata që duan të shkrepin pa mundim selfie ose foto në grup kudo që ia vlejnë të ndahen.

    • Kamera 50 MP e gjerë me rezolucion të lartë dhe kamera Ultra Wide 12 MP ofron selfie me detaje të qarta.9,12

    • FlexCam të lejon ta përdorësh pa duar, me opsionin Shqyrtim i Dyfishtë që tregon pamjen e kamerës tënde në ekranin e kapakut në mënyrë që të mund të shikoni fotografinë përpara se ta shkrepni.

    • Zmadhimi automatik rregullon zmadhimin për t'u siguruar që të keni kuadrimin më të mirë për fotografitë e tua, pavarësisht nëse është një selfie në grup apo një selfie më krijuese.
  • Krijuesit e përmbajtjes kanë nevojë për një mjet të fuqishëm që e bën të gjithçka, nga xhirimi te montazhi, të duket e lehtë, dhe Galaxy S26 Ultra është pikërisht ai mjet.

    • Ai ka kamerën më të mirë aktualisht të disponueshme në një telefon Samsung Galaxy, me kamerën Wide me rezolucion të lartë 200 MP.

    • Sistemi i kamerave përfshin kamerat 10 MP 3x Telefoto dhe 50 MP 10x Telefoto me cilësi optike, si dhe kamerën 50 MP Ultra Wide për xhirime makro dhe peizazhesh. Kamerat 200 MP Wide dhe 50 MP 10x Telefoto me cilësi optike gjithashtu kanë diafragma më të gjera që tërheqin më shumë dritë për të bërë foto dhe video më të ndritshme në kushte të dobëta drite.9,10

    • Procesori i avancuar përmirëson edhe më tej performancën e videos në kushte të dobëta drite duke mundësuar Nightography. Ai zbulon karakteristikat e secilit sensor të kamerës dhe ofron reduktim të optimizuar të zhurmës.

    • Mund të afrohesh më shumë pa lëvizur një hap me zoom optik 3x dhe 5x, si dhe zoom me cilësi optike 2x dhe 10x. Kamera mund të zoom-ojë deri në 100x me Space Zoom digjital. Kamera Telefoto 50 MP, e cila ka zoom optik 5x dhe zoom me cilësi optike 10x, gjithashtu ka një diafragmë F2.9 që është 37% më e ndritshme se Galaxy S25 Ultra.21
  • Dueti Hi-Fi i Galaxy S26 Ultra dhe Galaxy Buds4 Pro u jep dashamirësve të audios mundësinë që të marrin tingull me cilësi studioje kudo që shkojnë.

    • Samsung Seamless Codec 24-bit / 96 kHz, i disponueshëm në Galaxy S26 Ultra dhe Galaxy Buds4 Pro, ofron audio Hi-Fi duke ruajtur qartësinë dhe detajet e imta.13

    • Kur lidhet me një pajisje Galaxy, mund të aktivizosh 360 Audio në Galaxy Buds4 Pro të tua për të përjetuar tingullin vërtet rrethues që ndryshon sipas lëvizjeve të tua.

    • Powerful ANC dhe Adaptive ANC të ndihmojnë të zhytesh thellë në tingull, duke e mbajtur përvojën tënde të lirë nga ndërprerjet dhe shpërqendrimet.

    • Lidhja mes Galaxy S26 Ultra dhe Galaxy Buds4 Pro është e pamundimshme dhe pothuajse e menjëhershme, duke të të lejuar të lidhesh me një prekje në vend që të të duhet të shkarkosh një aplikacion tjetër. Pasi të jetë lidhur, mund të kontrollosh Galaxy Buds4 Pro të tua duke rrëshqitur poshtë në ekranin e Galaxy S26 Ultra për të hapur Panelin e shpejtë.
  • Të mbash gjurmët e qëllimeve tuaja për shëndetin dhe mirëqenien në aplikacionin Samsung Health është i thjeshtë me ekosistemin Galaxy, duke përfshirë pajisje si Galaxy S26 Ultra, Galaxy Watch dhe Galaxy Ring.

    • Aplikacioni Samsung Health në Galaxy S26 Ultra ofron analiza të thelluara për gjëra si gjumi, ushtrimet, ushqimi, shëndeti i zemrës dhe më shumë.

    • Kur lidhet me Galaxy S26 Ultra, Galaxy Watch mëson për trupin dhe rutinën tuaj, duke analizuar gjumin dhe stërvitjet për të krijuar plane të personalizuara që ju ndihmojnë të merrni vendime të informuara për shëndetin tuaj.

    • Galaxy Ring gjithashtu ndihmon në monitorimin e modeleve të gjumit, aktiviteteve dhe ritmit të zemrës gjatë javës për analiza të mirëqenies, si Pika juaj e Energjisë.19

    • Kur të tre pajisjet janë të lidhura, ato punojnë së bashku në mënyrë të pandërprerë për t’ju dhënë analiza dhe sugjerime gjithëpërfshirëse që ju ndihmojnë të ndiheni më mirë gjatë gjithë ditës, çdo ditë.
  • Po, Smart Switch e bën të lehtë transferimin e të dhënave tuaja nga iOS në pajisjet Galaxy, përfshirë smartfonët dhe tabletët.

    • Kontaktet, fotot, videot, shënimet dhe ngjarjet e kalendarit mund të transferohen lehtësisht.

    • Aplikacioni ynë Smart Switch ju lejon të lidhni pajisjen tuaj të re me atë të vjetër pa tela ose të përdorni një kabllo për transferim më të shpejtë.21,22,23

    • Procesi i thjeshtë i konfigurimit do të thotë që mund të filloni përdorimin e pajisjes suaj të re Galaxy me të dhënat e mëparshme menjëherë.

 

  1. Imazhe të simuluara për qëllime ilustruese.
  2. Produktet e markës Snapdragon janë produkte të Qualcomm Technologies, Inc. dhe/ose degëve të saj. Snapdragon është markë tregtare ose markë e regjistruar tregtare e Qualcomm Incorporated.
  3. Përmirësimet e performancës së AP-së u shfaqën krahasuar me Galaxy S25 Ultra. Performanca aktuale do të varet nga mjedisi i përdoruesit, kushtet dhe softueri dhe aplikacionet e parainstaluara.
  4. Gjurmimi i rrezeve mbështetet në pajisjet Galaxy S26. Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të pajisjes, përmbajtjes dhe aplikacionit.
  5. Përmirësime të performancës së Vapor Chamber të paraqitura krahasuar me Galaxy S25 Ultra. Performanca aktuale do të varet nga mjedisi i përdoruesit, kushtet dhe softueri dhe aplikacionet e parainstaluara.
  6. Jetëgjatësia aktuale e baterisë ndryshon sipas mjedisit të rrjetit, veçorive dhe aplikacioneve të përdorura, frekuencës së thirrjeve dhe mesazheve, numrit të herëve që karikohet dhe shumë faktorëve të tjerë. Është vlerësuar bazuar në profilin mesatar të përdorimit të mbledhur nga UX Connect Research. Vlerësim i pavarur nga UX Connect Research midis datave 8.1.2026 – 30.1.2026 në SHBA dhe MB me versionet para-lëshimit të SM-S948 nën cilësimet e paracaktuara duke përdorur rrjetet LTE dhe 5G Sub6. Nuk është testuar në rrjetin 5G mmWave.
  7. Bazuar në kushtet e testimit në laboratorin e brendshëm të Samsung me versionin para-lëshimit të modelit të dhënë, i lidhur me kufje përmes Bluetooth-it nën cilësimet e paracaktuara mbi LTE. Është vlerësuar duke u bazuar në kapacitetin e baterisë dhe rrymën e matur mbi konsumimin e energjisë së baterisë gjatë shikimit të videos (rezolucioni i skedarit video 720p, i ruajtur në pajisje) në ekranin kryesor. Koha aktuale e shikimit të videos mund të ndryshojë në varësi të lidhjes me rrjetin, cilësimeve, formatit të skedarit video, ndriçimit të ekranit, gjendjes së baterisë dhe shumë faktorëve të tjerë.
  8. Vlerë tipike e testuar në kushte laboratorike të palës së tretë. Vlera tipike është vlera mesatare e vlerësuar duke marrë parasysh devijimin në kapacitetin e baterisë midis mostrave të baterive të testuara sipas standardit IEC 61960. Kapaciteti i vlerësuar është 4855 mAh për Galaxy S26 Ultra.
  9. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve të dritës dhe/ose të kushteve të fotografimit, duke përfshirë subjektet e shumta, daljen jashtë fokusit apo subjektet në lëvizje.
  10. Zmadhimi i cilësisë optike në Galaxy S26 Ultra aktivizohet nga sensori Piksel me përshtatje. Largësia 10x është e zmadhimit të cilësisë optike.
  11. Përmirësimet e ndriçimit të treguara krahasuar me Galaxy S25 Ultra.
  12. Rezolucioni 50 MP ofrohet vetëm në kamerën e pasme të gjerë të Galaxy Z Flip7.
  13. Audio me cilësi ultra të lartë deri në 24-bit/96 kHz është e disponueshme në Galaxy S26 Series, S25 Series, S24 Series, S23 Series, Z Fold7, Z Flip7, Z Fold6, Z Flip6, Z Fold5, Z Flip5 dhe Tab S11 Series, Tab S10 Series, Tab S9 Series dhe One UI 6.1.1 ose më të ri. Mund të disponohet në pajisje të tjera në të ardhmen.
  14. Përmban imazhe të gjeneruara nga AI me modifikim pasues të aplikuar.
  15. Disponueshmëria e funksioneve mund të ndryshojë në varësi të shtetit, gjuhës, modelit të pajisjes dhe aplikacioneve. Disa widgets funksionale mund të kërkojnë një lidhje me rrjetin dhe/ose identifikim në Samsung Account. Në dispozicion në pajisjet Samsung Galaxy me One UI 8.0 ose më të ri. Mund të disponohet në pajisje të tjera në të ardhmen.
  16. Bedtime Guidance disponohet në telefonat Android (Android 11 ose më lart) dhe kërkon aplikacionin Samsung Health (v6.30.2 e lart). Udhëzuesi për kohën e gjumit bazohet tek analiza e ritmit cirkadian dhe presionit të gjumit të përdoruesit duke analizuar të dhënat për 3 ditë gjumi të njëpasnjëshme. Synohet vetëm për qëllime të përgjithshme mirëqenieje dhe fitnesi. Matjet janë vetëm për referencë personale. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin apo trajtimin e problemeve shëndetësore apo çrregullimeve të gjumit. Për këshilla, konsultohu me një specialist mjekësor.
  17. Sleep Coaching disponohet në serinë Galaxy Watch4 ose ato të mëvonshme. Sleep Coaching kërkon aplikacionin Samsung Health versionin 6.24 ose më të ri. Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Trajnimi për gjumin kërkon të dhëna gjumi për të paktën 7 ditë, duke përfshirë të paktën 1 ditë pune dhe 1 ditë pushimi. Synohet vetëm për qëllime të përgjithshme mirëqenieje dhe fitnesi. Matjet janë vetëm për referencë personale. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin apo trajtimin e problemeve shëndetësore apo çrregullimeve të gjumit. Për këshilla, konsultohu me një specialist mjekësor.
  18. Programi Runnig Coach është i disponueshëm në telefonat Android (Android 10 ose më i ri) dhe kërkon aplikacionin Samsung Health (v6.30.2 ose më i ri). Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Shërbimi është i disponueshëm vetëm me Galaxy Watch7 Series ose me Galaxy Watch Series të lëshuar më vonë. Për të përdorur programin e Trajnerit të vrapimit, përdoruesi duhet të bëjë një test të nivelit të vrapimit dhe të përcaktojë nivelin përpara se të fillojë programin e trajnerit.
  19. Energy Score disponohet në telefonat Android (Android 11 ose më lart) dhe kërkon aplikacionin Samsung Health (v6.27 e lart). Kërkohet identifikimi në Samsung Account. Disponueshmëria e shërbimit mund të variojë sipas shtetit, rajonit ose gjuhës. Për të kontrolluar Rezultatin e energjisë, të dhënat shëndetësore të gjurmuara nga Samsung Galaxy Watch duhet të sinkronizohen me aplikacionin Samsung Health. Kërkon minimalisht të dhënat e aktivitetit të një dite më parë dhe të gjumit, si dhe të dhënat e rrahjeve të zemrës gjatë gjumit. Nuk synohet të përdoret për zbulimin, diagnostikimin ose trajtimin e ndonjë problemi shëndetësor. Rezultati është vetëm për referencë personale. Për këshilla, konsultohu me një specialist mjekësor.
  20. 100x Space Zoom përfshin zmadhim të cilësisë optike 10x dhe zmadhim dixhital 100x me teknologjinë Super Resolution. Distancat e zmadhimit mbi 10x mund të shfaqin përkeqësim të imazhit.
  21. Transferimet me tel nga pajisjet Android™ kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë Android 4.3™ e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhjeje me valë. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë Android™ 4.0 e lart. Hap Smart Switch Mobile te "Cilësimet" në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarko aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Të dhënat, përmbajtjet dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas metodës së transferimit.
  22. Transferimet me tel nga pajisjet iOS kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.3 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Transferimet mund të kryhen pa kabllo përmes një lidhjeje me valë ose iCloud. Për lidhjet me valë, pajisja marrëse duhet të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese duhet të ketë iOS 12 e lart. Transferimet përmes iCloud kërkojnë që pajisja marrëse të ketë Android™ 4.0 e lart dhe pajisja dërguese të ketë iOS 5 e lart. Hap Smart Switch Mobile te "Cilësimet" në pajisjen marrëse Galaxy ose shkarko aplikacionin Smart Switch Mobile nga Galaxy Store. Për transferimet me valë, shkarko Smart Switch për iOS nga App Store në iPhone ose iPad tënd. Të dhënat, përmbajtjet dhe aplikacionet e disponueshme për transferim mund të variojnë sipas metodës së transferimit. Contacts, Gallery, videot, kalendarët dhe përkujtuesit mund të transferohen me valë nga një pajisje iOS.
  23. Rekomandohet të përdorni një lidhje me tel kur transferoni grupe të ndryshme të dhënash njëherazi.