Odyssey Ark

Një kufi i ri për lojërat

Meteoritët bien përpara me simbolin e Odyssey. Më pas, del një dritë e shndritshme nga prapa planetit të shfaqur.

Teatri juaj personal i lojërave

Shfaqet pjesa e sipërme e një monitori, e cila lëviz për të shfaqur pjesën e përparme. Më pas shfaqet pjesa e pasme e monitorit teksa rrotullohet më tej. Ekrani i monitorit lëviz gjithashtu vertikalisht, me ndriçimin e pasmë të ndezur. Shfaqet sërish pjesa e përparme e monitorit dhe më pas pjesa e tij e pasme. Në fund, ekrani i monitorit rrotullohet horizontalisht dhe ulet poshtë.

Eksploroni të panjohurën me Ark

Mësoni më shumë rreth udhëtimit tuaj në vazhdim. Zbuloni fuqinë absolute, shkëlqimin dhe origjinalitetin e Odyssey Ark me video të detajuara që ju ndihmojnë ta përvetësoni shpejt.

  • Video prezantuese

    Një vështrim i shpejtë i të ardhmes së lojërave me Odyssey Ark.
  • Tutorial

    Përvetësoni bazat dhe më pas shfrytëzoni fuqinë e tyre. Mësoni se si të shfrytëzoni maksimalisht monitorin revolucionar të lojërave.
  • Zbulimi i të gjitha veçorive

    Zhytuni në botën e Odyssey Ark ndërsa ne ju prezantojmë çdo detaj që fuqizon teatrin tuaj personal të lojërave.
  • Vlerësimet e ekspertit 1

    Shikoni reagimet origjinale teksa këta admirues të teknologjisë zbulojnë Ark për herë të parë.
  • Vlerësimet e ekspertit 2

    Shikoni reagimet origjinale teksa këta admirues të teknologjisë zbulojnë Ark për herë të parë.

Një aventurë e përditshme epike me Odyssey Ark

  • Teatri personal i lojërave Shikoni dhe dëgjoni më mirë me ekranin 55 inçë me kurbë 1000R. Mini-LED Quantum dhe teknologjia Sound Dome kombinohen për të ofruar një përfshirje të jashtëzakonshme. Eksploroni më shumë
    A man is in front of the monitor and enjoying it. The monitor screen is vertical.
  • Lojëra plot veçori Një hap i gabuar mund të bëjë diferencën midis fitores dhe humbjes. Bëhuni gati të fitoni me shpejtësinë e rifreskimit 165 Hz, me kohën e reagimit 1 ms dhe FreeSync Premium Pro. Me qendrën e lojërave, merrni konsolën e kontrollit, kompjuterin dhe madje edhe lojërat në renë kompjuterike, të gjitha lehtësisht të aksesueshme në Ark.7 Eksploroni më shumë
    Një burrë duke luajtur një lojë me një monitor. Në skenën e lojës ndodhet një dragua dhe disa njerëz
  • Përdorimet e komanduesiit Ark Krijoni mjedisin tuaj ideal të lojës për çdo lojë. Përdorni komanduesin Ark për të optimizuar shpejt konfigurimin e ekranit me Flex Move Screen ose Multi View. Eksploroni më shumë
    Një person duke komanduar monitorin me komanduesiin Ark.

Drejtoni teatrin tuaj të lojërave

Një burrë është duke luajtur një lojë dhe kamera fokusohet në sytë e tij. Më pas, këndi i kamerës kalon në një portal dhe shfaqet një skenë loje. Në skenën e lojës gjendet logoja e Lost Ark.

I rrethuar në mënyrë kolosale nga saktësia e pazakontë

Jetoni çdo moment me detaje si në jetën reale. Ekrani i pashmangshëm me madhësi 55 inçë me kurbë 1000R përfshin pajisjet tuaja periferike për të krijuar një hapësirë të plotë për destinacione të reja.1 Me lojërat HDR 10+, arratisuni në aventura të reja të mbushura me qartësi dhe gjallëri magjepsëse.
Përfshirje e plotë7

Ekrani i monitorit është i mbushur me një imazh të universit dhe zmadhohet nga 27" në 55". Më pas shfaqet pjesa e sipërme e monitorit, e ndjekur nga shfaqja e një shtrese prapa monitorit. Linja drite lëvizin nga shtresa në drejtim të monitorit.

Tinguj atmosferikë

Eksploroni një nivel tjetër të përfshirjes të krijuar nga teknologjia Sound Dome. Çdo pjesë e përmbajtjes ofrohet me detaje të përsosura të tingullit me ndihmën e katër altoparlantëve të integruar në çdo cep dhe dy altoparlantëve të tjerë qendrorë woofer për të përmirësuar notat e ulëta, duke rezultuar në një konfigurim kanali 60 W 2.2.2.2 I fuqizuar nga Dolby Atmos, tingulli tregon një histori të re me Odyssey Ark
60w
2.2.2ch

Shfaqet një monitor me një video të personazheve të lojërave në ekran dhe në këndin e sipërm të majtë ndodhet një logo e Lost Ark. Pas monitorit dhe poshtë tij shfaqen rrathë për të treguar përvojën e zërit. Më pas, mbi monitor shfaqet një kube e tejdukshme, me rrathë të shumtë që shfaqen në çdo cep të monitorit dhe që dalin nga poshtë ekranit për të përfaqësuar teknologjinë Sound Dome.

Lojëra plot veçori

Ndjehuni të lirë në shpejtësi maksimale

Asgjë nuk ju pengon që të dilni në vendin e parë. Ndjeni rrjedhshmërinë dhe lirinë ndërsa komandat e kontrollit shfaqen pothuajse në çast në monitor. Me shpejtësinë e rifreskimit super të shpejtë prej 165 Hz, me kohën e reagimit prej 1 ms dhe FreeSync Premium Pro, veprimet tuaja në ekran bëhen pjesë e juaja.

Është duke u luajtur një lojë gare shpejtësie dhe shfaqet një UI i shiritit të lojërave. UI ka tetë ikona - koha e reagimit, figura e lojës, raporti i ekranit, zmadhimi i hartës së vogël, ndriçimi kryesor, ambienti aktiv, udhëzuesi ndihmës dhe cilësimet e lojës. Më pas ajo zhduket dhe ekrani ndahet në dy pjesë. Në gjysmë të ekranit, loja po luhet me shpejtësi rifreskimi 120 Hz dhe me kohë reagimi 5 ms; shfaqen disa vija dhe figurë e cila ngec herë pas here. Në pjesën tjetër të ekranit, ajo luhet me shpejtësi rifreskimi 165 Hz dhe me kohë reagimi 1 ms dhe pamja është më e qartë se pjesa tjetër e ekranit.

Ndjehuni të lirë në shpejtësi maksimale

Asgjë nuk ju pengon që të dilni në vendin e parë. Ndjeni rrjedhshmërinë dhe lirinë ndërsa komandat e kontrollit shfaqen pothuajse në çast në monitor. Me shpejtësinë e rifreskimit super të shpejtë prej 165 Hz, me kohën e reagimit prej 1 ms dhe FreeSync Premium Pro, veprimet tuaja në ekran bëhen pjesë e juaja.

Qendra e lojërave: Aty ku lojërat bashkohen

I gjithë universi i lojërave është nën kontrollin tuaj. Përdorni qendrën e lojërave për të aksesuar katalogun e lojërave nga kompjuteri, konsolat dhe reja kompjuterike. Ju gjithashtu mund të eksploroni titujt e rinj të radhës të cilët po presin të luhen.3, 4, 5, 6

Ekrani i monitorit shfaq ekranin fillestar të qendrës së lojërave dhe rreth monitorit shfaqen titujt e disponueshëm të lojërave. Më pas luhet një lojë, pas klikimit të ikonës së aplikacionit Xbox Game Pass. Në fund të skenës së lojës ndodhet logoja e titullit të lojës, "HALO INFINITE".

Fleksibilitet për stilin tuaj të lojës

Ka një shumëllojshmëri fotosh në lidhje me lojërat, si për shembull foto e qendrës së lojërave, foto të videove që po transmetohen etj.

Komanduesi Ark: Filloni të përdorni kontrollorin ekskluziv

Ndryshoni cilësimet dhe lundroni menjëherë nëpër menytë, ekskluzivisht në Ark. Komanduesi i personalizuar Ark është çelësi juaj për të kontrolluar çdo udhëtim, duke krijuar mënyrën më të efektshme për të aksesuar me lehtësi gamën e funksioneve të monitorit.

Komanduesi Ark: Filloni të përdorni kontrollorin ekskluziv

Ka një komandues Ark dhe shfaqet dizajni i tij i përgjithshëm.

Ndryshoni cilësimet dhe lundroni menjëherë nëpër menytë, ekskluzivisht në Ark. Komanduesi i personalizuar Ark është çelësi juaj për të kontrolluar çdo udhëtim, duke krijuar mënyrën më të efektshme për të aksesuar me lehtësi gamën e funksioneve të monitorit.

Krijoni konfigurimin tuaj të përkryer të ekranit

Gjeni formulën tuaj fituese. Personalizoni lojën tuaj duke përdorur komanduesin Ark për të përshtatur shpejt madhësinë e ekranit, pozicionin e ekranit dhe raportin e ekranit, çka ju jep më shumë kontroll mbi mënyrën se si luani.7, 8

Shfaqet skena e loje me një përbindësh, raporti i ekranit të skenës së lojës ndryshon nga 32:9 në 21:9 dhe nga 21: 9 në 16:9.

Zgjidhni butonin e komanduesit Ark. Ekrani i monitorit lëviz.

Shfaqet skena e loje me një përbindësh dhe poshtë ekranit shfaqet komanduesi Ark. Raporti i ekranit të skenës së lojës ndryshon nga 32:9 në 21:9 dhe nga 21: 9 në 16:9. Më pas ekrani lëviz duke shtypur butonat në komanduesin Ark.

Fleksibiliteti i ndarjes në shumë ekrane

Ka një skenë lojërash me logon e Lost Ark në këndin e sipërm të majtë të ekranit. Ndërsa ekrani i lojës kalon në modalitetin Multi View me dy ekrane, shfaqet ekrani i transmetimit të lojës. Kur kalon në modalitetin me tre ekrane, shtohet një ekran me videon e transmetimit të lojërave të sporteve elektronike. Më pas ekrani kalon në një lloj tjetër modaliteti me tre ekrane. Ekrani i lojës në të majtë zhduket dhe ekranet e transmetimit të lojës dhe të transmetimit të lojërave të sporteve elektronike lëvizin në të majtë, dhe në anën e djathtë shfaqet një ekran pasqyrues i një celulari me një grua të lidhur përmes një thirrje me video. Në modalitetin me katër ekrane, poshtë ekranit pasqyrues të celularit shtohet ekrani i një reviste online. Kur rrotullohet, ekrani kthehet në modalitetin me tre ekrane, me ekranin e transmetimit të lojës, ekranin e transmetimit të lojërave të sporteve elektronike dhe ekranin e lojërave të Lost Ark.

Të gjitha botët tuaja në një ekran. Faktori i formës së ekranit të madh krijon fleksibilitet të pashoq në konfigurimin e ekranit, duke ju lejuar të ndani monitorin deri në katër ekrane me madhësi dhe vendosje individuale. Tashmë mund të luani, të aksesoni aplikacionet e integruara si YouTube, të lundroni në internet dhe më shumë - të gjitha në të njëjtën kohë, të gjitha në një ekran me Multi View.9, 10, 11, 12, 13, 14, 15

  • 2 Ekrane

  • 3 Ekrane

  • 4 Ekrane

  • 5 Ekrane

  • Ultra-Wide

Në modalitetin Multi View me dy ekrane, skena e lojës me logon e Lost Ark është në të majtë dhe skena e transmetimit të lojës është në të djathë.
Në modalitetin Multi View me tre ekrane, ekrani i transmetimit të lojës është i vendosur në pjesën e sipërme majtas dhe një video e transmetimit të lojërave të sporteve elektronike është vendosur në pjesën e poshtme të majtë. Në anën e djathtë të ekranit, shfaqet një ekran pasqyrues i një celulari, me një grua të lidhur përmes një telefonate me video që buzëqesh brenda ekranit.
Në modalitetin Multi View me katër ekrane, ekrani i transmetimi të lojës është vendosur në këndin e sipërm majtas, dhe lojërat e sporteve elektronike në këndin e poshtëm majtas, një ekran bisedash në këndin e sipërm djathtas dhe një ekran i një reviste online në këndin e poshtëm djathtas.
Në modalitetin Multi View me ekranin të pozicionuar vertikalisht, ekrani i transmetimit të lojës është vendosur sipër, ekrani me videon e transmetimit të lojërave të sporteve elektronike është vendosur në mes dhe skena e lojës me logon e Lost Ark është vendosur në fund.

Mësoni si të përdorni Odyssey Ark

  1. Distanca optimale e shikimit është mbi 80 cm.
  2. Ofron frekuencën më të ulët ndër ekranet e lojërave ose shiritat e zërit të lojërave në testet e brendshme të Samsung.
  3. Qendra e lojërave ofrohet vetëm në disa vende dhe disponueshmëria e aplikacioneve ndryshon në varësi të shtetit.
  4. Aksesi në qendrën e lojërave është pa pagesë. Mund të nevojitet abonim për të aksesuar përmbajtje të ofruara nga ofruesit e transmetimit të lojërave në platformën e qendrës së lojërave.
  5. Mund të nevojitet një kontrollues tjetër në varësi të lojës që po luani në qendrën e lojërave.
  6. Ikona e burimit të PC në qendrën e lojërave mbështetet vetëm në Ark.
  7. Përmbajtja në ekran është e simuluar për qëllime demonstrimi.
  8. Përshtatni raportin e ekranit nëpërmjet shiritit të lojërave ose cilësimeve të shpejta.
  9. Në modalitetin Cockpit, Multi View mund të shfaqë deri në 3 ekrane në një ekran.
  10. Modaliteti i lojës, VRR, dhe Cloud Game nuk mbështeten në modalitetin Multi View.
  11. Mund të shfaqet vetëm një input i jashtëm (duke përfshirë HDMI) dhe një pajisje e pasqyruar.
  12. Në modalitetin Multi View, shpejtësitë e rifreskimit deri në 120 HZ mbështeten për inpute të jashtme.
  13. Për të shfaqur pamjen në raportin 9:16, kërkohet përzgjedhja e pozicionit vertikal gjatë konfigurimit fillestar.
  14. Ekrani duhet të rrotullohet në mënyrë manuale për modalitetin Cockpit.
  15. Disa veçori të Smart Hub mund të mos mbështeten në varësi të ofruesit të shërbimit, gjuhës ose zonës gjeografike.