34'' UWQHD Monitor i harkuar CJ791

34'' UWQHD Monitor i harkuar CJ791

LC34J791WTRXEN

Zgjidhni ngjyrën tuaj

Ngjyra :
  • Thunderbolt™ 3
    Thunderbolt 3
  • I harkuar për rehati
    Ekran i harkuar
  • Ekran ultra i gjërë 34”
    21:9 Ekran ultra i gjerë
  • Ngjyra e pikës kuantum
    Ngjyra e pikës kuantum

Lidhu me mundësi të pafundme

Thunderbolt™ 3

CJ79 paraqet dy priza Thunderbolt™ 3 për të lidhur Mac dhe PC të përputhshëm. Thunderbolt™ 3 transmeton video dhe të dhëna me shpejtësi deri në 40Gbps — 8 herë më shpejt sesa USB 3.0 — dhe në të njëjtën kohë karikon pajisje (deri në 85W), githçka përmes një kabulli të vetëm.

I harkuar për rehati

Ekrani i harkuar është krijuar për të ndjekur kurbën e natyrshme të syve tuaj për një përvojë më përfshirëse dhe më të rehatshme të shikimit. Studime nga Shkolla Mjekësore e Harvardit dhe Spitali i Universitetit Kombëtar të Seulit zbuluan se ekrani pakësoi lodhjen e syve tek përdoruesit në krahasim me ekrane të rrafshtë dhe monitorë më pak të harkuar.

Ekran ultra i gjërë 34”

Ekrani i harkuar ultra i gjërë 34’’ me raportin e tij të aspektit 21:9 siguron të gjithë vendin e punës që ju nevojitet për të kryer shumë detyra në të njëjtën kohë me efektshmëri dhe rehati. Harroni vendosjet e papërshtatshme të dy monitorëve dhe përjetoni kryerjen e shumë detyrave në të njëjtën kohë me të vërtetë pa probleme në një ekran të vetëm.

PBP dhe PIP

Imazh-pas-imazhi (PBP) ju lejon të shfaqni dy burime në ekran me rezolucionin origjinal të tyre. Dhe për kryerjen optimale të shumë detyrave në të njëjtën kohë, me Picture-by-Picture (PIP) mund të ricaktoni madhësinë e burimit të dytë deri në 25% të ekranit dhe t’a poziciononi atë kudo.

Ngjyra e pikës kuantum

Duke lejuar përdorimin e deri në 125% të hapësirës së ngjyrës sRGB, teknologjia e Pikës Kuantum jep jo vetëm më shumë nuanca sesa monitorët tradicional, por gjithashtu ngjyra që janë më të shkëlqyeshme, më të mprehta dhe më të natyrshme — sidomos të kuqet dhe jeshilet. Dhe çdo monitor është i kalibruar nga fabrika për të siguruar imazhet më të sakta dhe të gjalla

Ngjyra e pikës kuantum Ngjyra e pikës kuantum

Raporti i kontrastit 3000:1

Teknologjia e panelit VA të Samsung siguron një raport të kontrastit 3000:1 që jep të zeza më të thella, të bardha më të shkëlqyeshme dhe ngjyra më të pasura për imazhe më të qarta, më të gjalla.

AMD FreeSync

AMD FreeSync sinkronizon nivelet e rifreskimit të kartës tuaj të grafikëve dhe CJ79 për të minimizuar grisjen e imazhit dhe ngecjen. Kalimi i patrazuar ndërmjet kuadrove të imazhit siguron lojra dhe shikimin e videove pa probleme për shikim të pandërprerë.

AMD FreeSync AMD FreeSync

Niveli i shpejtë i rifreskimit 100 Hz

Niveli i shpejtë i rifreskimit të ekranit 100 Hz siguron ndjeshmëri më të patrazuar të mouse-it për rendiment të përmirësuar në çdo aplikacion. Gjithashtu pakëson ngecjen e ekranit në skena të veprimit që lëviz shpejt për një përvojë të lojrave pa të meta.

Dizajn elegant

Me ekranin e tij të harkuar pa kornizë në tre anë për shikim të përmirësuar dhe panelin e pasmë të tij — me finiturë me të bardhë me shkëlqim dhe të harkuar horizontalisht dhe vertikalisht — duke fshehur me kujdes kabllot, profili i hollë dhe mahnitës i CJ79 është shoqëruesi i përsosur për çdo Thunderbolt 3 Mac ose PC.

Dizajn elegant

Me ekranin e tij të harkuar pa kornizë në tre anë për shikim të përmirësuar dhe panelin e pasmë të tij — me finiturë me të bardhë me shkëlqim dhe të harkuar horizontalisht dhe vertikalisht — duke fshehur me kujdes kabllot, profili i hollë dhe mahnitës i CJ79 është shoqëruesi i përsosur për çdo Thunderbolt 3 Mac ose PC.

Futje të shumta

Me dy prizat e Thunderbolt 3 si dhe futjet DP, HDMI dhe USB, CJ79 siguron opsione të lidhjeve të shumta për kompjuterë, pajisje dhe pajisje të jashtme. Dhe altoparlantët stereo të brendshëm 7-watt ofrojnë një përvojë të përmirësuar të argëtimit kur shihni video dhe luani lojra.

Specifikimet

  • Rezolucioni 3,440 x 1,440
  • Raporti i pamjes 21:9
  • Koha e reagimit 4(GTG)
  • Shpejtësia e rifreskimit Maks 100Hz

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.