Tiranë, 9 prill 2026 - Europianët shpesh i konsiderojnë smartfonët e tyre si diçka private, por në hapësirat publike ata shpesh vijnë me një audiencë të papritur. Një studim i ri¹ nga Samsung Electronics zbulon një kontrast të qartë, ndërsa 48% e njerëzve besojnë se përdorimi i telefonit në publik është privat, 52% thonë se është e lehtë të shohësh ekranin e dikujt tjetër.
Pikërisht ky hendek në perceptim krijon një realitet të ri, “publikun e rastësishëm”.
Kush është “publiku i rastësishëm”?
“Publiku i rastësishëm” përbëhet nga njerëzit që, në vende publike, hedhin një vështrim në ekranin e telefonit të dikujt tjetër. Kjo nuk është e planifikuar dhe ndonjëherë as e vetëdijshme, thjesht ndodh spontanisht, në situata të përditshme.
Studimi tregon se:
- 56% e europianëve të paktën një herë kanë hedhur rastësisht një sy në telefonin e një personi të panjohur
- 24% pranojnë se kureshtja i ka shtyrë ndonjëherë të shohin
- 49% thonë se kanë ndier që dikush tjetër ka parë ekranin e tyre
Ku e sheh më shpesh “publiku i rastësishëm” ekranin tuaj?
Situata të tilla ndodhin më shpesh në hapësira të përbashkëta dhe të ngushta. Sipas 57% të të anketuarve, transporti publik është vendi më i zakonshëm ku kjo ndodh.
Situata të tjera të përditshme përfshijnë:
- Pritjen në radhë (35%)
- Qëndrimin ulur në kafene, bare apo restorante (13%)
Në këto mjedise, vështrimet e shpejta janë pjesë e përditshmërisë dhe ekranet e telefonëve shpesh hyjnë spontanisht në fushën e shikimit të të tjerëve.
Çfarë shohin njerëzit në të vërtetë?
Më shumë nga sa mund të mendojmë, shpesh edhe përmbajtje me natyrë private. Plot një e treta e europianëve (33%) thonë se kanë parë pikërisht një përmbajtje të tillë personale në telefonin e dikujt tjetër.
Përmbajtjet që shihen më shpesh përfshijnë:
- Foto personale ose galerinë (38%)
- Telefonata me video me pamje të fytyrës ose zërit (33%)
- Mesazhe private (29%)
- Njoftime nga rrjetet sociale (27%)
- Blerje online (17%)
- Përmbajtje nga aplikacionet e njohjeve (12%)
- Të dhëna bankare ose financiare (11%)
Për shumë njerëz, këto janë vetëm momente kalimtare, por 27% e të anketuarve thonë se kanë parë diçka që besojnë se nuk duhej ta kishin parë, çka e thekson edhe më shumë se sa lehtë përmbajtja private mund të bëhet publike.
Si mbrohen njerëzit në publik?
Ndërsa rritet ndërgjegjësimi për “publikun e rastësishëm”, gjithnjë e më shumë njerëz po e përshtatin mënyrën se si e përdorin telefonin në publik. Studimi i Samsung Electronics tregon se 38% e europianëve kanë shtyrë ose shmangur aktivitete të caktuara në pajisjet e tyre kur ndodheshin në hapësira të përbashkëta.
Përshtatjet më të zakonshme përfshijnë:
- Kryerjen e shërbimeve bankare online në një moment tjetër (62%)
- Shtyrjen e vendosjes së fjalëkalimeve (49%)
- Ruajtjen e mesazheve personale për më vonë (43%)
Në situata të tilla:
- 42% ndalojnë së përdoruri telefonin
- 28% vazhdojnë ta përdorin si zakonisht
- 27% e “publikut të rastësishëm” e largojnë shikimin
- 7% vazhdojnë të vëzhgojnë në mënyrë diskrete
Vetëm 10% e njerëzve do të reagonin drejtpërdrejt, çka sugjeron se shumica i pranojnë këto situata si pjesë të jetës moderne dhe thjesht përshtaten me to.
A mund të kenë smartfonët mbrojtje të integruar të privatësisë?
Ndërsa kjo sjellje po bëhet gjithnjë e më e zakonshme, edhe dizajni i smartfonëve po evoluon për t’iu përgjigjur kushteve reale të përdorimit. Samsung Galaxy S26 Ultra sjell Privacy Display², një ekran që redukton dukshmërinë nga këndet anësore dhe kufizon atë që të tjerët mund të shohin³.
Në këtë mënyrë, kontrolli i rikthehet përdoruesit, duke ofruar një nivel më të lartë privatësie dhe menaxhim më të mirë të dukshmërisë së përmbajtjes.
Një realitet i ri i përdorimit të smartfonëve
Në një botë ku smartfonët përdoren gjithkund, momentet e vogla të ekspozimit janë të pashmangshme. Ajo që po ndryshon është ndërgjegjësimi. Europianët po mendojnë gjithnjë e më shumë se kush mund të shohë ekranin e tyre dhe, si pasojë, po përshtatin zakonet e tyre.
Sepse sot, kur përdorni telefonin në publik, mund të mos jeni të vetmit që po e shihni atë.
###
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com
- ¹ Studimi u krye tek 11,000 përdorues të smartfonëve (1000 në çdo treg) në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani, Spanjë, Itali, Suedi, Danimarkë, Finlandë, Norvegji, Holandë dhe Belgjikë, nga agjencia Censuswide.
- ² Përdorimi kërkon aktivizim manual në cilësimet.
- ³ Kur aktivizohet, disa të dhëna mund të mbeten të dukshme për të tjerët, në varësi të kushteve të shikimit, si këndi apo ndriçimi i ekranit. Rekomandohet kujdes kur shfaqni të dhëna të ndjeshme.