Tiranë, 16 prill 2026 – Samsung Electronics së fundmi ka prezantuar telefonat Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G, duke zgjeruar aksesin ndaj inovacioneve të tij më të fundit në fushën e celularëve. Seria e re Galaxy A pasqyron angazhimin e Samsung për përmirësimin e inteligjencës artificiale, duke ofruar përvoja të avancuara me një çmim më të përballueshëm.
Samsung Newsroom ka analizuar kapacitetet e këtyre pajisjeve në fushat e inteligjencës artificiale, kamerës, dizajnit dhe performancës.
Awesome Intelligence: Inteligjenca artificiale për detyrat e përditshme
Në zemër të modeleve Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G qëndron Awesome Intelligence¹, një grup funksionesh të fuqizuara nga inteligjenca artificiale, të dizajnuara për të thjeshtuar detyrat e përditshme.
Një nga risitë më të dukshme është Voice Transcription², i cili për herë të parë është i disponueshëm në serinë Galaxy A. Me aplikacionin Diktafon, përdoruesit mund të regjistrojnë audio, ta shndërrojnë fjalën në tekst dhe ta përkthejnë në disa gjuhë, duke e bërë më të lehtë rishikimin e takimeve, rishikimin e leksioneve ose organizimin e thirrjeve të regjistruara.
Funksioni Circle to Search with Google³, i preferuar nga përdoruesit e Galaxy, vazhdon të evoluojë dhe tani mundëson njohjen e disa objekteve njëkohësisht. Për shembull, nëse përdoruesit vërejnë një stil që u pëlqen, mund të rrethojnë elementët në ekran dhe të marrin informacione në një kërkim të vetëm për secilin prej tyre, nga veshjet deri te këpucët.
Funksioni AI Select⁴ sugjeron veprime të përshtatshme bazuar në përmbajtjen në ekran, si krijimi i GIF-eve, ruajtja e imazheve ose vendosja e sfondit. Tani ky funksion mund të aksesohet duke mbajtur gjatë të shtypur Panelin anësor.
Përdoruesit gjithashtu mund të lëvizin përmbajtje pa ndërprerje mes aplikacioneve. Funksioni Multi-Window Drag & Drop, i përmirësuar me AI Select, mundëson multitasking më të shpejtë në aplikacione si Samsung Internet dhe Samsung Notes. Për shembull, imazhet mund të tërhiqen direkt në Samsung Notes dhe të përshtaten sipas nevojës.
Vegla e përmirësuar Object Eraser⁵ heq elementët e padëshiruar me saktësi më të lartë në skaje, duke krijuar imazhe më të pastra dhe më natyrale me më pak nevojë për redaktim.
Kamera: Pamje më të qarta në dritë dhe në natë
Fotografia mbetet në qendër të serisë Galaxy A, me përmirësime të kamerave që ofrojnë rezultate të mprehta dhe plot ngjyra si në kushte me dritë të fortë, ashtu edhe në ato me ndriçim të ulët.
Të dy modelet kanë një sistem të trefishtë kamerash të pasme për më shumë fleksibilitet. Kamera makro 5 MP mundëson kapjen e detajeve të afërta, duke zbuluar tekstura që ndryshe do të mbeteshin të padukshme. Kamera ultra e gjerë 12 MP në Galaxy A57 5G mundëson pamje më të gjera, ideale për peizazhe dhe fotografi në grup.
Funksioni Nightography⁶ është përmirësuar për të ofruar foto më të ndritshme dhe më të qarta në kushte me pak dritë, me ngjyra më natyrale. Përmirësimet janë veçanërisht të dukshme në pamjet urbane dhe skenat e rrugës, ku zakonisht shfaqen më shumë zhurmë dhe shtrembërime të imazhit.
Dizajni: I hollë, i lehtë dhe i rafinuar
Seria e re Galaxy A sjell një dizajn të përpunuar që kombinon elegancën me përdorshmërinë e përditshme.
Galaxy A57 5G paraqet një strukturë më të hollë dhe më të lehtë, me trashësi 6.9 mm dhe peshë 179 g, që është 0.5 mm dhe 19 g më pak se paraardhësi i tij. Kjo e bën edhe më të lehtë për t’u mbajtur në dorë, duke mbetur njëkohësisht praktik për t’u mbajtur në xhep.
Vendosja e kamerës së trefishtë krijon një pamje të harmonizuar, në përputhje me gjuhën dizajnuese të Galaxy, duke theksuar më tej rafinimin dhe precizitetin e përgjithshëm.
Përmirësimet e ekranit e çojnë edhe më tej përvojën e përdoruesit. Galaxy A57 5G ka korniza vetëm 1.5 mm të holla në pjesën e sipërme dhe anësore. Ato janë 0.7 mm më të holla sipër dhe 0.5 mm më të holla anash, duke ofruar një përvojë më immersive shikimi pa rritur madhësinë e pajisjes.
Të dy modelet janë të disponueshme në dy ngjyra të hapura dhe dy të errëta. Galaxy A57 5G vjen në blu marinë fantastike, gri fantastike, jargavan fantastik dje blu akulli fantastike⁷, ndërsa Galaxy A37 5G ofrohet në ngjyrat qymyri fantastike, gri në jeshile fantastike, e bardhë fantastike dhe livando fantastike⁸.
Korniza metalike e Galaxy A57 5G e plotëson më tej dizajnin, duke kombinuar qëndrueshmërinë me estetikën e rafinuar.
Performanca: Më shpejt, më rrjedhshëm dhe më jetëgjatë
Performanca mbetet një pjesë kyçe e përvojës së përgjithshme të përdoruesit. Me procesor të përmirësuar (CPU) dhe procesor grafik (GPU), Galaxy A57 5G ofron performancë më të shpejtë dhe më të rrjedhshme gjatë transmetimit të përmbajtjes, redaktimit dhe përdorimit të përditshëm⁹. Një sistem ftohjeje 13%¹⁰ më i madh ndihmon që pajisja të qëndrojë e freskët edhe gjatë lojërave të zgjatura ose regjistrimit të videove.
Bateria me kapacitet 5000 mAh¹¹ mundëson deri në dy ditë përdorim me një karikim të vetëm¹². Karikimi super i shpejtë 2.0 e mbush Galaxy A57 5G deri në 60% në rreth 30 minuta, duke reduktuar kohën e mos-përdorimit.
Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G sjellin një qasje të fokusuar te përdoruesi, e cila përqendrohet në inovacionet kryesore në fushat e inteligjencës artificiale, kamerës, dizajnit dhe performancës në një mënyrë praktike dhe të aksesueshme.
Nga Awesome Intelligence deri te aftësitë e avancuara të kamerës, seria e re Galaxy A sjell inovacionet më të fundit për një audiencë më të gjerë. Samsung do të vazhdojë të zgjerojë aksesin ndaj inovacioneve të tij mobile dhe të fuqizojë edhe më shumë njerëz në mbarë botën.
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.
- 1. Për përdorimin e disa funksioneve të inteligjencës Samsung mund të kërkohet hyrja në llogarinë Samsung. Samsung nuk jep asnjë premtim, garanci apo siguri lidhur me saktësinë, plotësinë apo besueshmërinë e rezultateve të ofruara nga funksionet e Inteligjencës. Disponueshmëria e funksioneve të Awesome Intelligence mund të ndryshojë në varësi të rajonit/vendit, versionit të sistemit operativ/One UI, modelit të pajisjes dhe operatorit celular. Shërbimi Awesome Intelligence mund të jetë i kufizuar për përdoruesit e mitur në disa rajone ku zbatohen kufizime për përdorimin e inteligjencës artificiale.
- 2. Përkthimi në disa gjuhë është i mundur, por njëkohësisht mund të përkthehet vetëm një gjuhë.
- 3. “Circle to Search” është markë tregtare e Google LLC. Rezultatet janë vetëm ilustruese. E disponueshme në pajisje të përzgjedhura; kërkohet lidhje interneti. Funksionon në aplikacione të përputhshme dhe në sipërfaqe të mbështetura. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të përputhjeve vizuale. Rekomandohet të verifikohet saktësia e përgjigjeve.
- 4. Kërkon lidhje interneti dhe hyrje në një llogari Samsung. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë në varësi të vendit, gjuhës ose modelit të pajisjes. Disponueshmëria e gjuhëve të mbështetura mund të ndryshojë. Për disa gjuhë mund të jetë i nevojshëm shkarkimi i një pakete gjuhësore. Në hapjen e parë të aplikacionit mund të kërkohet shkarkimi dhe instalimi i funksionit Galaxy AI Select.
- 5. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve të fotografimit, përfshirë praninë e disa subjekteve, mungesën e fokusit ose lëvizjen e subjekteve. Disponueshmëria e ngjyrave dhe modeleve mund të ndryshojë në varësi të vendit, rajonit ose operatorit.
- 6. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të kushteve të fotografimit, përfshirë praninë e disa subjekteve, mungesën e fokusit ose lëvizjen e subjekteve. Disponueshmëria e ngjyrave dhe modeleve mund të ndryshojë në varësi të vendit, rajonit ose operatorit.
- 7. Disponueshmëria e ngjyrave dhe modeleve mund të ndryshojë në varësi të vendit, rajonit ose operatorit.
- 8. Disponueshmëria e ngjyrave dhe modeleve mund të ndryshojë në varësi të vendit, rajonit ose operatorit.
- 9. Përmirësimet e performancës janë paraqitur në krahasim me modelin Galaxy A56 5G. Performanca reale varet nga mjedisi i përdoruesit, kushtet e përdorimit, si dhe nga softueri i parainstaluar dhe aplikacionet.
- 10. Në krahasim me modelin e mëparshëm. Performanca reale varet nga mjedisi i përdoruesit, kushtet e përdorimit, si dhe nga softueri i parainstaluar dhe aplikacionet.
- 11. Vlera tipike është testuar në kushte laboratorike nga një palë e tretë e pavarur. Vlera tipike përfaqëson një rezultat mesatar të vlerësuar, duke marrë parasysh devijimet në kapacitetin e baterisë midis mostrave të testuara në përputhje me standardin IEC 61960. Kapaciteti nominal (minimal) është 4905 mAh. Jetëgjatësia reale e baterisë mund të ndryshojë në varësi të mjedisit të rrjetit, mënyrës së përdorimit dhe faktorëve të tjerë.
- 12. Jetëgjatësia reale e baterisë ndryshon në varësi të mjedisit të rrjetit, funksioneve dhe aplikacioneve të përdorura, shpeshtësisë së thirrjeve dhe mesazheve, numrit të karikimeve dhe shumë faktorëve të tjerë. Vlerësimi bazohet në një profil mesatar përdorimi të përgatitur nga UX Connect Research. Vlerësimi i pavarur është kryer nga UX Connect Research midis 8.1.2026 dhe 18.1.2026 në Mbretërinë e Bashkuar, me një version para-lançimi të modelit SM-A576 në cilësimet standarde në rrjete LTE dhe 5G Sub6. Testimi nuk është kryer në rrjetin 5G mmWave.