Lajme globale

Galaxy S26 Ultra sjell në jetë momentet më të bukura nga koncertet K-Pop

20.04.2026

Tiranë, 23 prill 2026 – Samsung Electronics prezantoi Galaxy S26 Ultra përmes një serie rajonale koncertesh K-Pop, duke treguar se si kamera dhe teknologjia Galaxy AI e këtij smartphone-i e bëjnë më të lehtë krijimin e përmbajtjes, personalizimin dhe mbrojtjen e privatësisë në një mjedis dinamik si ai i performancave live.


Nga dritat verbuese të skenës dhe kushtet me ndriçim të ulët, deri te lëvizjet e shpejta në turmë, pajisja u testua në kushte reale. Vizitorët patën mundësinë të regjistronin, modifikonin dhe ndanin përmbajtje në kohë reale, pikërisht në momentin kur ajo po ndodhte. Aktivizimet u zhvilluan në Arenën e Zagrebit më 20 mars dhe në Arenën Stožice në Lubjanë më 27 mars, duke e afruar teknologjinë Galaxy me fansat e K-Pop përmes zonave interaktive.


Forcimi i besnikërisë përmes Samsung Members


Javë përpara koncerteve, Samsung pozicionoi programin e tij të besnikërisë si një avantazh kyç për përdoruesit e pajisjeve. Në total, 200 anëtarë të komunitetit Samsung Members përjetuan këtë eksperiencë unike, duke përfituar akses në bileta, takime “meet-and-greet” me artistët si dhe hyrje në zonën speciale të fansave. Kjo qasje krijoi një lidhje të drejtpërdrejtë midis inovacioneve Galaxy, angazhimit të komunitetit dhe përvojës reale.

 

Galaxy S26 Ultra në aksion


Në të dy lokacionet, rreth 1150 vizitorë provuan Galaxy S26 Ultra përmes demonstrimeve live. Përdoruesit eksploruan veçoritë e pajisjes në kushte tipike koncertesh, me ndriçim të ulët, në lëvizje të vazhdueshme dhe në mes të turmës. Zonat interaktive treguan se si pajisja mbështet krijimin e përmbajtjes, përpunimin me Galaxy AI dhe mbrojtjen e privatësisë në kohë reale.


Ambienti i koncerteve nxori në pah në praktikë aftësitë kryesore të kamerës. Super Steady Video mundësoi regjistrim të qëndrueshëm edhe gjatë lëvizjes në turmë, ndërsa funksioni Nightography kapi në mënyrë të përsosur ndriçimin e skenës dhe atmosferën në errësirë. Me Privacy Display, përmbajtja personale në ekran mbeti e dukshme vetëm për përdoruesin.


Vizitorët theksuan veçanërisht vlerën praktike të këtyre funksioneve: “Nightography më mahniti vërtet. Regjistrimet në errësirë duken të ndritshme dhe natyrale, edhe në kushte me ndriçim të dobët”, tha Blanka (38). “Super Steady Video bën një diferencë të madhe gjatë regjistrimit në turmë. Videoja mbetet stabile edhe kur je në lëvizje”, shtoi Karla (36).

 

Nga momentet e fansave te përvoja e personalizuar Galaxy


Zonat interaktive të fotografisë dhe “glitter” u shndërruan në pikat kryesore të aktivitetit, duke i nxitur fansat të krijonin dhe të ndanin përmbajtje të personalizuar. Në zonën e fotografisë, vizitorët realizonin foto dhe i përpunonin më tej me mjetet Photo Assist dhe Generative Edit, duke shtuar elemente të frymëzuara nga kultura K-Pop. Vizualet përfundimtare shndërroheshin në sticker-a unikë ose shpërndaheshin në mënyrë digjitale përmes shërbimit Quick Share.


Zona “glitter” demonstroi më tej kamerën me rezolucion të lartë dhe mjetet Galaxy AI. Stilistë profesionistë ndihmuan fansat të krijonin look-e në stilin K-Pop, pas së cilës selfiet përpunoheshin me funksionin Photo Assist, duke u mundësuar përdoruesve të rregullonin ngjyrat, ndriçimin dhe efektet vizuale direkt në vend.


Për shumë vizitorë, kjo krijoi kujtime të paharrueshme: “Më pëlqyen shumë glitter bar-i dhe zona e fotografisë. Ishte fantastike të shtoja artistin tim të preferuar në foto, dhe sticker-in do ta ruaj përgjithmonë”, tha Ela (14).


Galaxy si pjesë e përvojës live


Aktiviteti rajonal në koncertet K-Pop tregoi se sa natyrshëm përshtatet Galaxy S26 Ultra me kreativitetin, komunikimin dhe ndërveprimin e sigurt digjital. Në të dy koncertet, Galaxy S26 Ultra nuk shërbeu vetëm për të regjistruar performancat, ai u bë pjesë e përvojës, duke i ndihmuar fansat të krijojnë, të ndajnë dhe të mbrojnë momentet e tyre më të dashura, ndërkohë që forcon vlerën e gjithë ekosistemit Samsung Galaxy.

 

Rreth Samsung Electronics


Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.