Lajme globale
Pamja e re e shtëpisë europiane: Si teknologjia e adaptueshme po ndryshon mënyrën se si jetojmë
22.04.2026

Tiranë, 22 prill 2026 – Shtëpitë tipike europiane janë kryesisht të ndërtuara prej kohësh, por me evolucionin e shoqërisë po ndryshojnë në mënyrë të pakthyeshme edhe pritshmëritë tona nga hapësira e jetesës. Ndërtesat e vjetruara, rritja e kostove të energjisë dhe ndryshimet demografike nxjerrin në pah faktin se hapësirat e sotme të banimit nuk janë ndërtuar për nevojat e njeriut modern.

 

Fox Al Rajim, menaxher i departamentit Lifestyle Lab Insights për Samsung në Europë, ka analizuar rolin e kompanisë Samsung në përshtatjen e shtëpive ekzistuese me jetën moderne përmes inteligjencës artificiale (AI).

 

Në mbarë Europën, çdo një në katër të rritur jeton me një formë të aftësisë së kufizuar, që përbën rreth 90 milionë njerëz¹. Duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të popullsisë mbi 65 vjeç², modernizimi i shtëpive po bëhet një prioritet. Shumë banesa nuk janë projektuar për një gamë kaq të gjerë nevojash, dhe duke qenë se ndërtimi i banesave është në rënie, teknologjia e adaptueshme po bëhet një zgjidhje kyçe.

 

“Koha e jetesës në të njëjtën shtëpi po zgjatet gjithnjë e më shumë, prandaj shtëpitë duhet të evoluojnë dhe të përshtaten me ndryshimet që kalojnë banorët”, thekson Fox. “Qëllimi ynë është ta bëjmë përditshmërinë më të lehtë dhe më intuitive, ndërsa nevojat tona ndryshojnë me kalimin e kohës.”

 

Dizajn i përshtatur me jetën reale

 

Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si ndërveprojmë me shtëpinë tonë. Në vend që përdoruesit të përshtaten me pajisjet, tani janë vetë ata që vendosin kushtet. Kontrolli me zë, cilësimet e personalizuara dhe funksionet e automatizuara po bëhen pjesë e përditshmërisë, duke nxitur pavarësinë dhe duke lehtësuar punët e shtëpisë.

 

Veçoritë e Samsung si Voice Control dhe Auto Open Door, të disponueshme në frigoriferët e serisë Family Hub, pasqyrojnë këtë ndryshim dhe janë konceptuar që në fillim me fokus te përfshirja.

 

Qëndrueshmëria është një tjetër faktor kyç që po formëson shtëpitë europiane, veçanërisht në kontekstin e përpjekjeve për efikasitet energjetik dhe zgjedhje më të ndërgjegjshme ndaj mjedisit. Të dhënat nga studimi Lifestyle Lab Europe i Samsung tregojnë se deri në 60% e të anketuarve përballen me stres energjetik, ndërsa pothuajse gjysma e tyre (45%) hasin humbje të nxehtësisë në shtëpitë e tyre³.

 

“Fatmirësisht, përmirësimet e reja të AI mund t’i ndihmojnë konsumatorët të optimizojnë konsumin e energjisë dhe të rrisin efikasitetin me ndikim të dukshëm në kohë reale,” thekson Fox. Pajisjet më të fundit të larjes nga Samsung përdorin teknologji si Enhanced AI Wash+, duke i bërë deri në 65% më efikase në energji krahasuar me kërkesat e standardit europian të klasës A. Kjo arrihet përmes detektimit të saktë të peshës së rrobave dhe përshtatjes automatike të sasisë së ujit, detergjentit dhe parametrave të ciklit të larjes, duke ndihmuar familjet të ulin konsumin e energjisë dhe të menaxhojnë më mirë kostot⁴.

 

Nga shtëpitë inteligjente te ato të përshtatshme

 

Koha është gjithashtu një faktor që përmirëson mënyrën se si i përjetojmë shtëpitë tona. Jeta moderne është e ngarkuar, ndërsa detyrat e shtëpisë vazhdojnë të shpërndahen në mënyrë të pabarabartë. Gratë në Europë ende mbajnë pjesën më të madhe të përgjegjësive në familje, ndërsa konsumatori mesatar shpenzon çdo javë orë të vlefshme në punë rutinë si larja e rrobave⁵.

 

Si rezultat, qëndrimet ndaj inteligjencës artificiale po ndryshojnë. “Hulumtimi ynë tregon se 63% e të anketuarve janë të gatshëm të përdorin më gjerësisht teknologjinë AI në shtëpitë e tyre,” thotë Fox⁶. “Për këdo që përballet me mungesë kohe, adoptimi i inteligjencës artificiale është zgjidhja më praktike.”

 

Kjo sjell një koncept të ri, shtëpia e përshtatshme. Ndryshe nga shtëpitë tradicionale inteligjente që mbështeten në komanda të paracaktuara, shtëpitë e përshtatshme janë dinamike. Ato mësojnë nga sjellja e banorëve, parashikojnë nevojat e tyre dhe reagojnë në kohë reale.

 

“Qëllimi i inteligjencës artificiale nuk është të zëvendësojë vendimmarrjen njerëzore, por ta fuqizojë atë,” përfundon Fox. “Ajo funksionon në shtëpi si një shoqërues që mëson, ofron mbështetje dhe zhvillohet së bashku me banorët.”

 

Ky ndryshim është veçanërisht i rëndësishëm për Europën, ku rinovimet e mëdha janë shpesh të ngadalta dhe të kushtueshme. Teknologjitë inteligjente ofrojnë një rrugë më të shpejtë drejt përmirësimit, duke integruar zgjidhje digjitale në hapësirat ekzistuese, shtëpitë bëhen më të aksesueshme dhe më efikase pa pasur nevojë për ndërhyrje të mëdha ndërtimore.

 

Në praktikë, pritshmëritë ndaj shtëpisë po ndryshojnë. Teknologjia po bëhet një mjet kyç që u mundëson shtëpive të përshtaten me nevojat e përditshme të banorëve, shpesh pa kërkuar ndryshime rrënjësore në hapësirë.

 

Për Samsung, mundësia e vërtetë qëndron në shndërrimin e këtij vizioni në realitet: krijimin e teknologjive që nuk janë vetëm inteligjente, por edhe kuptimplota, të dizajnuara për të përmirësuar jetën e përditshme në mënyrë intuitive, gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë. Në fund të fundit, e ardhmja e banimit nuk ka të bëjë vetëm me inovacionin apo teknologjinë më të avancuar, por me krijimin e një jete më të mirë për të gjithë.

 

Rreth Samsung Electronics

 

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

  • ¹ Këshilli i Bashkimit Europian (2026), Personat me aftësi të kufizuara në BE: fakte dhe shifra (infografik që bashkon të dhënat statistikore të Eurostat-it mbi popullsinë e BE-së mbi 16 vjeç dhe të dhënat e sondazheve të Eurobarometrit mbi diskriminimin).
  • ² Eurostat (2024), Shkalla e aftësisë së kufizuar (kufizimi i aktivitetit) sipas gjinisë, moshës dhe kuintilit të të ardhurave. https://ec.europa.eu/eurostat
  • ³ Samsung (2024), Lifestyle Lab Europe: Studim sasior mbi mjedisin e banimit në Europë (BE9, tremujori i katërt 2024, n=4,583).
  • ⁴ Bazuar në testime të brendshme të Samsung. Konsumi i energjisë i modelit WF90H/24 (9 kg) arrin një indeks të efikasitetit energjetik (EEI) prej 18,2 (18,2 kWh / 100 cikle), që përfaqëson deri në 65% efikasitet më të lartë krahasuar me pragun minimal për klasën A (EEI 52 për modelet 9 kg), sipas Rregullores (BE) nr. 2019/2014. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të mjedisit ku përdoret pajisja. Klasat e energjisë janë testuar duke përdorur programin Eco 40-60.
  • ⁵ Instituti Europian për Barazinë Gjinore (2021), Raporti i Indeksit të Barazisë Gjinore 2021: Fusha e kohës – dallimet gjinore në kryerjen e punëve të shtëpisë janë thellësisht të rrënjosura që nga fëmijëria. https://eige.europa.eu/publications-resources/toolkits-guides/gender-equality-index-2021-report/gender-differences-household-chores
  • ⁶ SmartLab (2025), studimi AI Home, një hulumtim mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në shtëpi, realizuar me porosi të Samsung (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Koreja e Jugut, gusht i vitit 2025, n=1,212).