Lajme globale

Samsung House mirëpret zyrtarisht vizitorët në Milano Cortina 2026

06.02.2026

Tiranë, 6 shkurt 2026 – Në qendër të Milanos, Samsung, partner global i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike, hapi zyrtarisht Samsung House në Pallatin historik Serbelloni¹, i cili do të shërbejë si një qendër e re për sportistët, median dhe partnerët gjatë Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore Milano Cortina 2026.

 

Ceremonia e hapjes, e mbajtur më 4 shkurt, ku u shënua zyrtarisht me prerjen e shiritit, e ndjekur nga fjalime dhe përshëndetje nga të ftuar kyç, mes tyre Anne-Sophie Voumard, Drejtoreshë e IOC Television & Marketing Services, Andrea Varnier, Drejtor Ekzekutiv i Milano Cortina 2026, si dhe përfaqësues të Rajonit të Lombardisë dhe Bashkisë së Milanos.

 

Në ceremoni morën pjesë edhe përfaqësues të Samsung. Fjalën hyrëse e mbajti Stephanie Choi, Zëvendëspresidente Ekzekutive dhe Drejtuese e Mobile Marketing Center, MX Business, Samsung Electronics, ndërsa delegacionit të Samsung iu bashkua edhe Mauro Porcini, President dhe Drejtor Kryesor i Dizajnit.

 

Hapja zyrtare përfshiu gjithashtu performanca live dhe një menu të veçantë milaneze, të konceptuar nga shefi italian me yll Michelin, Enrico Bartolini.

 

Samsung House mishëron bindjen e Samsung se qasje gjithëpërfshirëse lidh njerëzit, duke treguar se si teknologjia e markës mundëson një përvojë olimpike dhe paralimpike më të lidhur, jo vetëm në Milano Cortina 2026, por përgjatë gati 30 viteve të historisë së Samsung si partner global i Lojërave Olimpike dhe Paralimpike. Hapësira, e konceptuar nga Balich Wonder Studio nën drejtimin e Marco Balich, drejtor kreativ i ceremonisë së hapjes Milano Cortina 2026, është dizajnuar të lëvizë në ritmin e Lojërave Olimpike Dimërore: jo si një ekspozitë e pavarur, por duke kapur atmosferën e ceremonisë së hapjes dhe duke e sjellë atë në përvojën e përditshme të vizitorëve. Ambienti përfshin zona të dedikuara për të theksuar trashëgiminë e Samsung, inovacionin dhe për të nxitur lidhje autentike dhe domethënëse.

 

Samsung House do të jetë e hapur gjatë gjithë Lojërave Olimpike Dimërore deri më 22 shkurt 2026 dhe do të rihapet për Lojërat Paralimpike Dimërore nga 6 deri më 15 mars 2026.

 

 

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

 

 

Rreth Angazhimit të Samsung në Lojërat Olimpike

Samsung është partner global i Lojërave Olimpike që nga Lojërat Olimpike Dimërore Nagano 1998. Për më shumë se 25 vjet, atletët dhe tifozët kanë besuar tek teknologjia mobile transformuese e Samsung për të ndarë shpirtin olimpik në mbarë botën dhe për të ndihmuar në formësimin e të ardhmes digjitale të Lojërave Olimpike për Milano Cortina 2026 dhe më tej. Angazhimi i kompanisë ndaj Lëvizjes Olimpike po hyn në dekadën e katërt të partneritetit dhe shtrihet deri te Los Angeles 2028. Inovacionet e qëllimshme të Samsung në kategorinë e komunikimeve wireless dhe pajisjeve kompjuterike, përfshirë pajisje me inteligjencë artificiale, realitet virtual, realitet të shtuar dhe 5G, do të ndryshojnë mënyrën se si bota përjeton Lojërat Olimpike.

 

 

Rreth Angazhimit të Samsung në Lojërat Paralimpike

Samsung është partner global i Komitetit Ndërkombëtar Paralimpik (IPC) në kategorinë e komunikimeve wireless dhe pajisjeve kompjuterike. Që nga Lojërat Paralimpike Dimërore Torino 2006, kompania ka mbështetur me krenari Lëvizjen Paralimpike dhe ka mundësuar që atletët dhe tifozët në mbarë botën të ndajnë emocionin dhe frymëzimin e lojërave përmes teknologjisë mobile transformuese të Samsung. Angazhimi i Samsung ndaj Lojërave Paralimpike do të vazhdojë deri te Los Angeles 2028 dhe do të shpërfaqet përmes përvojave inovative mobile dhe kompjuterike, të fuqizuara nga inovacione me qëllim në kategorinë e komunikimeve pa tela dhe pajisjeve kompjuterike, përfshirë pajisje me inteligjencë artificiale, realitet virtual, realitet të shtuar dhe 5G.

1. Pallati Serbelloni është një pallat neoklasik në Milano. Pallati në këtë vend është ndërtuar për aristokratin Gabrio Serbelloni. Në fund të shekullit të 18-të, pallati u rikonstruktuar në mënyrë të gjerë, përfshirë fasadën, sipas planeve të Simone Cantoni. Në vitin 1796, Napoleon dhe Josephina përdorën pallatin për tre muaj.