Lajme globale

Samsung prezantoi në CinemaCon 2026 ekranin gjigant Onyx Cinema LED me përmasa 14 metra

Modeli më i fundit sjell të njëjtat performanca kyçe dhe besueshmëri si versionet 5 dhe 10 metra, tashmë të optimizuara për salla kinemaje premium më të mëdha

Falë një dizajni fleksibël, besueshmërisë së lartë sipas standardeve të industrisë dhe pranisë në rritje në tregjet globale, Samsung konsolidon edhe më tej rolin e tij si lider në segmentin e ekraneve LED premium për kinema

14.04.2026

Tiranë, 14 prill 2026 – Samsung Electronics zbuloi në CinemaCon 2026 një format të ri standard prej 14 metrash për linjën e ekraneve LED për kinema Onyx (modeli ICD), duke zgjeruar më tej këtë platformë për sallat premium me përmasa më të mëdha. Modeli i ri është i dedikuar për kinematë e formatit Premium Large Format (PLF) dhe në një përmasë më të madhe, ofron të njëjtën cilësi imazhi, besueshmëri dhe fleksibilitet për të cilat platforma Onyx tashmë njihet.

 

Ndërsa kinematë investojnë gjithnjë e më shumë në përvoja premium dhe unike, sallat me kapacitet më të madh po bëhen një nga prioritetet kryesore të industrisë së kinemasë. Formati i ri prej 14 metrash¹ i Samsung është projektuar pikërisht për t’iu përgjigjur kësaj kërkese, duke mundësuar një përvojë edhe më gjithëpërfshirëse, një organizim më të optimizuar të ulëseve dhe një shfrytëzim më efikas të hapësirës në sallë.

 

“Vizitorët zgjedhin kinematë premium për përvojën që nuk mund ta përjetojnë në shtëpi,” u shpreh Hyoung Jae Kim, Zëvendëspresident Ekzekutiv i divizionit Visual Display (VD) në Samsung Electronics. “Kjo rrit standardin për çdo element të sallës së kinemasë, duke filluar nga vetë ekrani. Ekrani i ri Samsung Onyx prej 14 metrash u mundëson operatorëve të kinemave ta sjellin përvojën premium edhe në sallat më të mëdha dhe ta rikthejnë daljen në kinema në një eksperiencë të veçantë.”

 

Zgjerimi i eksperiencës premium në kinema me ekrane deri në 20 metra

 

Që nga prezantimi i tij në vitin 2017, Samsung Onyx ka zgjeruar kufijtë e asaj që mund të ofrojë teknologjia LED për kinema, falë të zezës së thellë, nuancave të pasura dhe kontrastit mbresëlënës. Pas prezantimit vitin e kaluar të modelit prej 5 metrash për salla boutique dhe modelit prej 10 metrash për kinema premium², Samsung tani e zgjeron më tej portofolin me modelin standard prej 14 metrash, të dedikuar për ambiente më të mëdha kinemaje.

 

Modeli i ri sjell të njëjtën eksperiencë bazë Onyx, duke përfshirë mbështetje për rezolucion deri në 4K me 120 Hz³, qartësi të jashtëzakonshme të imazhit dhe lëvizje ultra të butë, bashkë me dy veçori të posaçme të përshtatura pikërisht për formatin 14-metërsh:

 

  • Hapësirë pikseli prej 3.3 mm: E optimizuar për formatin 14-metërsh, duke siguruar cilësi të mprehtë dhe uniforme të imazhit në sipërfaqe më të madhe të ekranit.
  • Mbështetje fleksibël : Mundëson zgjerimin e formatit 14-metërsh deri në 20 metra, duke ofruar më shumë se dyfishin e sipërfaqes së ekranit pa kompromentuar cilësinë e shfaqjes. Modulet individuale LED mund të shtohen në anë dhe në pjesën e poshtme për të arritur përmasën e dëshiruar, duke krijuar një përvojë vizuale të pandërprerë nga dyshemeja deri në tavan.

 

Si ekrani i parë LED për kinema në botë me certifikim DCI⁴, Onyx mbështet formatet e imazhit scope (2.39:1) dhe flat (1.85:1). Teknologjia HDR e Samsung ofron ndriçim maksimal deri në 300 nits, rreth gjashtë herë më i lartë se standardet e zakonshme të kinemasë⁵. Onyx arrin gjithashtu 100% volum ngjyrash në ndriçimin maksimal, ndërsa kontrasti i tij i pafund mundëson shfaqjen e vërtetë të të zezës për një përvojë më të thellë dhe më shumë detaje në skenat e errëta.

 

Përveç projeksioneve klasike filmike, Onyx është i përshtatshëm edhe për përmbajtje të tjera si transmetime sportive, koncerte, evente gaming dhe prezantime biznesi. Ndryshe nga sistemet tradicionale të projeksionit, ekrani LED Onyx ofron ndriçim dhe cilësi imazhi të qëndrueshme, pavarësisht madhësisë së ekranit apo pozicionit të uljes. Përputhshmëria me serverët mediatikë Dolby dhe GDC e bën edhe më të lehtë menaxhimin teknik të projeksioneve.

 

Onyx vazhdon zgjerimin e tij global në kinematë premium

 

Që nga prezantimi vitin e kaluar për linjën më të fundit të ekraneve Onyx (modeli ICD), Samsung ka zgjeruar më tej praninë e tij në segmentin e kinemave premium, falë rritjes së adoptimit nga operatorët e kinemave dhe një sërë projektesh të rëndësishme. Një nga shembujt më të fundit është Pathé Dar Essalam në Rabat, Marok, ku versioni më i ri i Onyx është instaluar si pjesë e një kompleksi të ri kinemaje premium në një zonë luksoze të qytetit.

 

I dizajnuar në bashkëpunim me selinë e Pathé, ky kompleks është pozicionuar si një destinacion përfaqësues, i krahasueshëm me Pathé Palace në Paris, ku të katër sallat janë të pajisura me ekrane Onyx në konfigurime prej 10 metrash, 5 metrash dhe 6.4 metrash të shkallëzuar. Me gjithsej 12 ekrane Onyx, përfshirë katër ekrane të gjeneratës më të fundit, Pathé tani operon numrin më të madh të ekraneve Onyx në Europë krahasuar me çdo kompani tjetër kinemaje.

 

Zgjerimi që Samsung po arrin me linjën më të fundit Onyx është i pranishëm edhe në Shtetet e Bashkuara. Në dhjetor 2025, Trilith Cinemas në Fayetteville, Georgia, u bë kinemaja e parë në SHBA që prezantoi gjeneratën më të re të ekraneve LED për kinema Samsung Onyx, duke i instaluar ato në pesë salla kinemaje. E vendosur në një nga komunitetet më aktive të produksionit në vend, kjo kinema i ofron publikut një ambient që përputhet me shkallën, saktësinë vizuale dhe qëllimin krijues të vetë procesit të prodhimit filmik.

 

“E ardhmja e shfaqjes së filmave drejtohet nga inovacionet që përmirësojnë mënyrën se si publiku e përjeton filmin,” deklaroi Bo Chambliss, president i kompanisë Georgia Theatre Company. “Bashkëpunimi me Samsung për sjelljen e zgjidhjes më të re Onyx Cinema LED në GTC Trilith Cinemas përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ardhmen. Falë ndriçimit të jashtëzakonshëm, kontrastit dhe saktësisë së ngjyrave, Onyx vendos një standard të ri të cilësisë së shfaqjes, duke mbetur njëkohësisht besnik ndaj vizionit të autorëve. Besueshmëria e tij na mundëson t’u ofrojmë vizitorëve një përvojë të nivelit të lartë në mënyrë të vazhdueshme, çka e bën një zgjedhje natyrale për një vend kaq të lidhur me komunitetin krijues.”

 

Vizitorët e CinemaCon 2026 mund të mësojnë më shumë rreth inovacioneve më të fundit të Samsung për industrinë e kinemasë në hapësirën ekspozuese të Samsung në sallat Roman Ballroom 1 dhe 2 në hotelin Caesars Palace në Las Vegas, ku prezantohen ekrani më i ri Onyx Cinema LED, 3D Spatial Signage pa syze, si dhe ekrani digital signage 115-inç. Cinema United Convention zhvillohet nga 13 deri më 16 prill dhe është konventa zyrtare e organizatës Cinema United, si dhe mbledhja më e madhe vjetore e industrisë së shfaqjes së filmave.

 

Për më shumë informacion, vizitoni samsung.com.

 

Rreth Samsung Electronics

 

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

  • ¹ Të gjitha përmasat e shprehura në metra i referohen gjerësisë së ekranit, ndërsa përmasat në inç i referohen diagonales së ekranit.
  • ² Të gjitha përmasat e shprehura në metra i referohen gjerësisë së ekranit, ndërsa përmasat e shprehura në inç i referohen diagonales së ekranit.
  • ³ Bazuar në kapacitetin e brendshëm të transmetimit të të dhënave të ekranit. Shpejtësia reale e kornizave mund të ndryshojë në varësi të IMB-së së lidhur.
  • ⁴ Digital Cinema Initiatives është një konsorcium i studiove kryesore të filmit, i themeluar me qëllim përcaktimin e specifikimeve për një arkitekturë të hapur të sistemeve të kinemasë digjitale.
  • ⁵ Termi “standardet e zakonshme të kinemasë” i referohet specifikimeve të përcaktuara nga konsorciumi Digital Cinema Initiatives për sistemet klasike të projeksionit. Ndriçimi maksimal deri në 300 nits mbështetet kur përdoret me një IMB që mbështet DCI-HDR.